Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Greqia saboton hyrjen e Shqipërisë në NATO

    Greqia saboton hyrjen e Shqipërisë në NATO

    Saturday, 08 March 2008 gazeta Sot

    Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, në një deklaratë të saj publike, theksoi se kërkesa e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO, duhet të ketë si matës, respektimin e të drejtave të minoriteteve, mbasi po sipas saj, këto të drejta nuk respektohen nga shteti shqiptar. Ndërsa realiteti flet krejt ndryshe: Minoritetet në Shqipëri, kanë të njëjtin pozicion si shqiptarët, madje mund të themi, se janë më të privilegjuar në të gjithë drejtimet. Dhe kjo, nuk mund të mohohet e as nuk mund të provokohet si “precedent” nga kryediplomatja greke, mbasi nuk ka asnjë “grimcë” dhunimi, mohimi,apo qoftë edhe neglizhimi, në të drejtat e minoriteteve në Shqipëri. Këto pjesë popullsie, që jetojnë brenda kufijve e trojeve zyrtarë dhe etnikë shqiptarë, janë pjesë e plotë integrale e shoqërisë dhe e shtetit shqiptar. Në asnjë moment, në asnjë rrethanë dhe për asnjë motiv, nuk është dëgjuar asnjë “belbëzim” shqiptar, si shoqërisht dhe zyrtarisht, që të përshpëritet kundër minoriteteve.

    Në jugun shqiptar, ka jetuar dhe ka punuar minoritet grek. Pak kanë qënë, por kanë qënë tepër të vlerësuar, kanë qënë të përfshirë në të gjithë spektrin e jetës, politikës dhe administratës shqiptare. Madje mund të thuhet, se kanë qënë më të privilegjuar se shqiptarët. Kështu ka qënë realiteti gjatë 50 viteve të ish-pushtetit komunist. Kështu është realiteti dhe tani. Por, meqë këtë deklaratë e bënë Bakojanis e Greqisë, po i kujtojmë edhe realitetin e sotëm të minoritetit grek, që jeton në Shqipëri. Ata janë ministra, janë deputetë, kanë parti politike parlamentare, kanë bizneset më të fuqishme, kanë shkollim të plotë e të lirshëm, kanë lëvizje të lirë (fal ambasadës tuaj në Tiranë dhe konsullatat në Korçë e Gjirokastër, që për shqiptarët e keni bllokuar), kanë universitete, kanë shoqata, kanë kisha, madje edhe në krye të Kishës autoqefale shqiptare është vendosur Janullatosi Grek, i cili thuhet, se “punon edhe në sektorë” të tjerë në Shqipëri. Madje, po sërsih, mund të themi, se shteti ka qënë edhe tolerant.

    Shteti shqiptar, ka lejuar deri në mënyrë anti-kushtetuese, që në disa zona të jugut, të ndërtohen varreza për ushtarët grekë. Ka lejuar të ngrihen edhe kryqe e kisha, atje ku nuk ka minoritete. Ka lejuar po në mënyrë anti-kushtetuese, që të krijohet parti etnike dhe kjo të jetë pjesë e parlamentit. Kryediplamatja greke Bakojanis, i di të gjitha këto, sepse qeveria shqiptare e ka lejuar shtetin grek, që të përdor ushtarakisht edhe bldozerët në Peshkëpi të Gjiokastrës, në vitin 1993. E ka lejuar edhe të shkruhen tabela e parulla greqisht në rrugët nacionale. E ka lejuar edhe ta hapen shkolla greke në qytete. E ka lejuar, që në disa bashki e komuna shqiptare, të përdoret flamuri zyrtar grek në vend të flamurit zyrtar shqiptar. E ka lejuar që në zgjedhjet parlamentar e vendore, të përdoren simbole zyrtare greke, që nga flamujt e deri tek thirrjet antishqiptare. Kush dhunon, zonja bakojanis? Po kështu e ka lejuar, që ushtarët grekë të dislokohen në territorin shqiptar edhe pse Greqia, nuk ka qënë pjesë e NATO!

    Këto janë fakte dhe Bakojanis, nuk i mohon dot, qoftë edhe sikur të “plas”. Mirëpo synimi i saj “noton” në tjetër “pellg”. Qëllimi i saj e nëpërmjet saj i shtetit grek, është, që Shqipëria të pengohet për të nisur procedurat faktike zyrtare, për pranimin në NATO. Dhe e vetmja “kartë” ( e djegur), që i ka mbetur politikës dhe diplomacisë zyrtare greke, për të përmbushur edhe këtë mision, ndoshta të fundit kundër Shqipërisë, mbetet karta e minoriteteve, që në fakt është një fiasko e plotë. Bota e njeh realitetin e minoriteteve në Shqipëri, për më tepër të minoritetit grek, ndaj të cilit shqiptarët janë treguar tepër respektues e privilegjues. Siç dihet, tre vendet tona fqinje Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia, janë në “startin” e pranimit në NATO. E vetmja që ka dalë si “pyk” në pengimin e këtij procesi të madh e historik është Greqia. Ndërsa për Maqedoninë, ka vënë si kusht ndryshimin e emrit të shtetit, për Shqipërinë po hedh “shashkën” e “mos respektimit të të drejtave të minoriteteve”.

    Të përfshira në projektin “Adriatiku 3”, të anëtërsimit të tre shteteve në NATO, natyrshëm që ky anëtarsim, duhet bërë në grup. Këtë antarësim të Shqipërisë po e saboton hapur Greqia. Qëllimi i saj është, që Shqiëpria, të mos futet në këtë organizëm të fushqiëshm, mbasi nuk ka asnjë interes, që Shqipëria të integrohet. Dhe për këtë mosintegrim të shqiptarëve, Greqia ka mbi 100 e kusur vjet që “punon” intensivisht. Kaq mjafton përfundimisht, për të kuptuar pa asnjë dyshim më të vogël, se kjo deklaratë nuk është thjeshtë një qëndrim personal i ministres së jashtme greke, por një synim djallëzor i shtetit dhe i qeverisë ku ajo bënë pjesë, për të bllokuar edhe këtë mundësi aktuale të Shqipërisë, për të qënë pjesë strukturore e institucioneve të fuqishme të Europës e të Botës. Kryediplomatja greke e bënë këtë deklaratë, në një moment, kur po hidhen firmat e para të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ky realitet, duket se e ka shqetësuar politikën dhe diplomacinë zyrtare Greke për këtë integrim serioz të Shqipërisë. Në fakt, diplomacia greke, historikisht ka mbajtur qëndrime të tilla, në momentet kur bota perëndimore, ka përcaktuar “fatet” e Shqipërisë. Këtu nuk është fjala thjeshtë për trojet shqiptare të zhvatur nga shteti grek, zhvatje që synohet të bëhet prej tyre edhe me “Vorio-Epirin”, të cilin grekët e konsiderojnë tokë dhe vend të tyre.

    Problemi tashmë, ka lidhje me bllokimin që Greqia, vazhdon t’i bëjë Shqipërisë në planin e integrimit të saj në Europë dhe në strukturat ekonomike, ushtarake, arsimore, shëndetsore e financiare perëndimore. Dhe këtë, shteti, diplomacia greke e ka bërë me shumë pasion dhe intensitet. Kujtojmë faktin, që në vitet 1995-1996, Greqia bllokoi tre herë radhazi, grandet nga 20 milion ECU, të akorduar nga KE. Dhe për të gjithë këto bllokazhe financiare që i bëheshin vendit tonë nga fqinji, nuk kishin asnjë motiv konkret mospërmbushje detyrimesh, por vetëm synim, për të mos patur një zhvillim ekonomik vendi ynë. U desh ndërhyrja e ministrit të jashtëm gjerman Klaus Kinkel, që Greqia, të mos vendoste më veton kundër Shqipërisë. Ka ardhur momenti, që Greqia të ndalohet të mbajë qëndrime të tilla, të cilat cënojnë rëndë klimën e bashkëpunim-mirëkuptimit mes vendeve, për më tepër fqinjëve.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Artikull i shkruar shume mire dhe objektiv.
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    U bo greku te mbaje leksione mbi respektimin e te drejtave te minoriteteve. Po te merrej nje gje e tille per kriter vleresimi, Greqia do duhej te zhdukej nga harta e botes!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #4
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Pse ça prisnit ju qe Greqia te na prese ne NATO me buqeta me lule !!

    Normale kuptohet fare mire se ku i rref mendja grekut ndaj kerkon te fshihet mbas justifikimeve dhe alibive te kota qe historikisht ka qene pjese e platformave te diplomacise greke !

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  5. #5
    Kete ge ka thene Greku, duhet ta thote Shteti Shqiptar per Maqedonine, per te drejtat e Shqiptareve ne Maqedoni, ndoshta do te mjaftoje kundershtimi Grek per Maqedonine, se Shqiperia heziton qe mos e humb shansin per Nato, duke ngritur probleme te pazgjidhura, duke paraqitur rajonin si jostabil, dhe duke involvuar veten e saje ne probleme.

    Ndoshta ja vlen anetarsimi ne Nato ne kompenzim me roberine e nje pjese te kombit, duke shtuar edhe Shtetin e Kosoves.

  6. #6
    cool as .... Maska e tani27
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    edinburgh
    Postime
    64
    kjo tregon qe ata pissa na kane friken se ne po zhvillhemi shume shpejt dhe do sh....jm
    zvarre derrat..
    padrejtesire dhe krimet qe ata kan kryer kundra shqipetarve do dalin ne shesh dhe do tju kerkojme llogari
    its not bad at all ..... this pigs see us as a threat............
    2 albanian states means we are going places they cant just ignore us any more.
    gamuti putanat e tyre

  7. #7
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    Greqia saboton hyrjen e Shqipërisë në NATO

    Saturday, 08 March 2008 gazeta Sot

    Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, në një deklaratë të saj publike, theksoi se kërkesa e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO, duhet të ketë si matës, respektimin e të drejtave të minoriteteve, mbasi po sipas saj, këto të drejta nuk respektohen nga shteti shqiptar.
    Ne fakt Bakojanis nuk thote tamam keshtu sic e perkthen gazetari i Sot.

    Ajo thote:

    “Στο πλαίσιο αυτό και κατ΄εφαρμογήν της συμφωνίας ότι η πρόσκληση για ένταξη απευθύνεται σε κάθε υποψήφιο κράτος χωριστά, η Ελλάδα υποστήριξε την πρόσκληση προς την Κροατία και την Αλβανία, η οποία όμως θα πρέπει να κάνει και άλλα σημαντικά βήματα προόδου στον τομέα της προστασίας των ανθρωπίνων και μειονοτικών δικαιωμάτων”.
    http://www.mfa.gr/www.mfa.gr/Articles/el-GR/60308_%CE%971614.htm

    “Në këto kuadër, dhe përsa i përket zbatimit të marrëveshjes se ftesa për anëtarësim i drejtohet çdo shteti në veçanti,Greqia, mbështeti ftesën drejtuar Kroacisë dhe Shqipërisë, e cila gjithsesi, duhet të hedhë dhe hapa të tjerë të rëndësishëm progresi në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave.”
    Nejse, po qe se na shitet ndonje cope gazete me shume, kush e (pardon) rruan per profesionalizmin.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga D@mian Lexo Postimin
    Ne fakt Bakojanis nuk thote tamam keshtu sic e perkthen gazetari i Sot.

    Ajo thote:



    Nejse, po qe se na shitet ndonje cope gazete me shume, kush e (pardon) rruan per profesionalizmin.
    Shume nderhyrje me vend D@mian. Por, fjala kyc eshte te drejtat e minoritetit. Nese gazetaret i japin nje ngjyrim me te theksuar asaj qe duan, ajo eshte nderkombetare, jo vetem shqiptare. Fakti eshte se ne kete deklarate Shqiperise i "terhiqet veshi" per te drejtat e minoritareve, nga nje shtet si puna e Greqise, e cila edhe pse shtet i BE-se, eshte "delja e zeze", persa i perket zbatmit te te drejtave te njeriut.

    Megjithate, ti je shume profesional, por megjithe korrektimin tend, nuk mendoj se Bakojani ka te drejte.



    ------------------------

    Eshte pak jashte teme, po duket sikur Dora ia fut kot per te drejtat e minoritetit ne Shqiperi, kur lexon shkrime te tilla...
    Mbase eshte edhe ky shkrim shume i fryre... Ku i dihet

    .....

    Gjermania nuk do të kthejë emigrantët e huaj në Greqi

    Pas Norvegjisë, Gjermania mund të jetë shteti i dytë evropian që pezullon kthimin e të gjithë emigrantëve azilkërkues në Greqi, pasi cilëson trajtimin e emigrantëve nga Greqia, si cenim të të drejtave të njeriut. Momentalisht ajo ka pezulluar kthimin e emigrantëve minorenë të pashoqëruar në drejtim të Greqisë. Të gjithë azilkërkuesit që vijnë nga vende të Bashkimit Evropian dhe që kanë kaluar nga Greqia nuk do të kthehen në vendin fqinj, sipas këtij plani të Gjermanisë. Qeveria gjermane mendon se në këtë rast duhet të lihet mënjanë dokumenti i Bashkimit Evropian “Dublin 2”, i cili thotë që Kryeministri i vendit të BE-së, kur një emigrant kërkon azil, duhet t’i referohet përgjigjes së dhënë nga vendi paraardhës i BE-së, ku është bërë kërkesë analoge. Në një rast të tillë, emigrantët që kërkojnë azil në Gjermani dhe kanë shkuar në këtë vend me anë të Greqisë, duhet të rikthehen në Greqi e më pas të riatdhesohen. Por diçka e tillë nuk do të bëhet më nga Gjermania, sipas burimeve që citon agjencia greke “Spero”, pasi Greqia cilësohet si “keqtrajtuese” e refugjatëve. Sakaq, ende në Gjermani nuk ekziston zyrtarisht një vendim i tillë.

    Duam të bëjmë të ditur se deri më tani Gjermania ka pezulluar vetëm kthimin e minorenëve, ndërkohë që po presim ministrin e Brendshëm gjerman, për të marrë parë nëse ky vendim do të merret parasysh edhe për pjesën tjetër të emigrantëve, bazuar në dokumentet që disponon ky shtet deri më tani”, - ka konfirmuar Karl Kop, zëdhënësi i organizatës gjermane për të drejtat e njeriut. E gjitha kjo ka lindur pas problemeve të shfaqura nga emigrantët që janë kthyer në Greqi. Ndërkohë ambasadori gjerman në Athinë, Volfgang Shulthis, ka thënë për agjencinë e lajmeve greke që nuk ka pasur asnjë informacion mbi çështjen në fjalë, por se deri tani nuk ka pasur asnjë kthim drejt Greqisë së minorenëve të pashoqëruar. “Kemi ekzaminuar 85 rastet e fundit nga Dublini dhe rezulton se asnjë azilkërkues nën 18 vjeç nuk është kthyer vetëm”, - konfirmojnë burime nga Greqia. Lajmi se Gjermania nuk do të kthejë emigrantët në Greqi është shuplakë në fytyrën e këtij shteti nga Evropa, sipas agjencisë “Spero”. Qeveria e Norvegjisë ka vendosur që të injorojë vendimet e Dublinit dhe të marrë në konsideratë aplikimet e të gjithë atyre që kanë kërkuar azil në Norvegji, duke kaluar nga Greqia. Vendimi i qeverisë norvegjeze u publikua më 8 shkurt dhe është rasti i parë në Evropë që ndërmerret. Tashmë, pasi Gjermania po mendon të bëjë të njëjtin veprim, duket qartë se monitorimet e organizatave ndërkombëtare për dhunimin e emigrantëve në Greqi po merren parasysh.


    11/03/2008 Standard
    Ndryshuar për herë të fundit nga BARAT : 12-03-2008 më 12:20

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Greqia saboton hyrjen e Shqipërisë në NATO

    Pse nuk çuditem ? Do më bënte përshtypje po të ndodhte e kundërta , megjithatë
    siç thotë dhe shprehja "Grekut ruaju kur te vjen dhe me dhurata" .

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Natyrisht qe te gjithe duhet ti prisnim te tilla deklara nga ana e shtetit Grek. Te gjithe e dime se sa na "duan" ata neve. Por, jam i gezuar qe Greqia nuk eshte nje nder faktoret kryesor qe mund te na bllokoje neve per hyrjen ne NATO. Lobi Grek ne USA, e ka humbur paksa Shkelqimin e tij nen administraten e presidentit Bush, pasi sjelljet e shtetsave Greke kane qene paksa vandale, duke sulmuar shpesh here Ambasaden e USA ne Greqi. Dhe kjo ka patur ndikimin e saj, per ti hapur syte USA qe eshte nje superfuqi, qe te njohe me mire shtetet e Ballkanit Perendimor dhe te vleresoje me drejt situaten ketu.

    Per ato qe ka thene Ministrja e Jashtme e Greqise, nuk jam aspak dakort. Minoretet jane te shume te respektuara, sidomos minoriteti grek. Por, nqs ajo do te kapet ne te tilla fakte, atehere Greqia duhet te perjashtohet nga organizmat nderkombetar, pasi Greqia ka ushtruar dhune ndaj Çameve ne greqi, duke i shpronesuar pa te drejte etj etj.

    Sipas mendimit tim, Greqia nuk do te kete ndikim negativ per hyrjen e Shqiperise ne NATO, pasi vendet kryesore te kesaj organizate jane pro pranimit te Shqiperise, dhe do apo nuk do Greqia, do te pranoje edhe ajo.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  5. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •