Mancini trajneri më i mirë i vitit
Mancini trajneri më i mirë i vitit
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, e ka fituar çmimin Trofeo Maestrelli, çmim vjetor i cili i jepet trajnerit më të mirë në Serie A.
Mancini ka fituar tri Scudetto radhazi me zikaltrit, mirëpo ishte shkarkuar nga presidenti Massimo Moratti për shkak të mungesë së suksesit në Ligën e Kampionëve.
Dhe tani në mënyrë ironike, njeriu i zëvendësuar nga Jose Mourinho është nderuar me Trofeo Maestrelli për punën e tij në krye të Interit.
“Ky çmim më jep shumë kënaqësi, pasi që mban emrin e trajnerit të madh të Lazios, Maestrelli, prandaj si një ish-lojtar dhe trajner i Lazios, ky çmim më sjell kënaqësi të veçantë”.
“Interi ka qenë skuadër e fuqishme kur unë kam marrë drejtimin, ndërsa tani ata janë edhe më të fortë, dhe janë favoritë kryesorë për Scudetto para Milanit dhe Juventusit”, ka thënë Mancini.
Krijoni Kontakt