Si fillim dua te theksoj qe jam nje tifoz i FC Inter, per te treguar qe opinioni im nuk eshte dashakeqes.
Eshte kthyer ne nje menyre tradicionale strategjia e Interit, bli dhe shit. Shume lojtare i ka nxjerre skarco, shume te rinj qe ka zbuluar i ka "hequr qafe", e megjithate historia vazhdon po njesoj.
Me ne fund gjeti nje trajner qe arriti ti jap tituj dhe per me teper nje ekip qe te fitoj tituj, por zakonet e vjetra qenkan shume te veshtira per tu harruar.
A mendoj une se Mancini ishte nje trajner qe nuk duhej zevendesuar ?? Aspak ! Por jo ne kete menyre, jo ne kete moment. Nje klub dinjitoz duhet te dije te respektoje figuren e cdo anetari te tij, aq me teper te nje trajneri fitues qe megjithese kishte shume nevoje per permiresime, arriti ti ofroje Interit trofe qe te tjere nuk kishin arritur.
Tradita e keqe vendos te godase. Mourinho ( trajner me merita te padiskutueshme ), paraqet planin e tij afatshkurter, ndoshta te gabuar. Inter serish kerkon te shpenzoje dhe neqoftese fillimi ishte premtues ( ku u permenden emra futbollistesh te te ardhmes si Hleb,Giovani apo Quaresma ), plani i Mourinhos i kalon serisht ne rruge te mbrapsht.
Kerkohet Eto'o dhe treshja e Chelsea-t Lampard-Carvalho-Drogba. Te gjithe lojtare tek te tridhjetat. Pra strategjia eshte e thjeshte : Mourinho duhet te vere bast qe Interin i madh do ta ndertoje brenda dy vjeteve, ose deshtimi eshte i sigurte.
Nuk duhet vene ne dyshim fakti qe Inter kishte dhe ka nevoje per ndryshime per ne Champions, por a eshte kjo menyra se si mund te arrihet ? A nuk eshte me mire qe lojtareve qe jane tu tregohet besim dhe stime nga ana e drejtuesve per ta bere grupin me te bashkuar ? Nje apo dy emra te rendesishem patjeter duhet te vijne, por per te ndihmuar qe Interin ta cojne nje nivel me larte, jo per te bere revolucion !
Interi, ky klub i pandreqshem, rrezikon edhe nje here kenaqesine e gjithe tifozeve qe e ndjekin, duke u treguar i nxituar dhe pasionant ne vendimet e merkatos. Perbrenda me lin nje dyshim dhe nje pyetje :
Po nese Mourinho deshton te organizoje kete grup te ri dhe Inter as kampionatin nuk arrin te fitoje, cfare do t'ju thote Moratti tifozeve te tij ??!!!
Pratolini
Krijoni Kontakt