Me rastin e shpalljes se pamvarsise se shtetit te ri te kosoves ne prishtine, pra ne kryeqytete u mblodhen gati nje milion njerez !
Si e pam, atmosfera ishte e kendshme sepse shpallej pamvarsia e Kosoves por ne anen tjeter vrehej se ketij qyteti gjitheqka i mungon, mos te flasim per lumin apo ndonje prrua si ajo Lan e Tiranes, do te ndiheshim te knaqur por as ate nuke e ka. prishtina tani ka edhe Skenderbeun por i mongon Sheshi... Gjergjit pra i duhet nje fushe e madhe qe te ladroje kalin neper prishtine gjere e gate, i duhet nje hapesire si ajo ne Tiranė ku njerzit per festa do e ndjenin veten me te lumtur ne nje hapsire me te madhe.
Kuptohet qe regjimi i atehershem serbe iu eshte drojtur shesheve te medha ne kosove ku nga sheshet gati se gjithkund kane filluar revoltat te percjellura me revolucione e permbysje qeverie andaj edhe nuke ka dashur qe prishtina te kete kete perparesi mirepo me ne fund edhe pa sheshe fare Prishtina ia arrit te behet Kryeqytete i nje shteti te ri.
Thuhet me plote lavdata se ne kemi arkitekte e njerez te zgjuar qe dijne te ndertojne objekte dhe ate objekte te larta kushedi sa kateshe...
Mua nuke po me interesojne ndertesat e larta si ato ne Nju Jork por po me intereson te dija se a jemi ne gjendje qe edhe ne shqiptaret ta ndertojmi nje kryeqytete si i ka hije nje shteti me sheshe, me bulevarde me parqe te gjelbruara e me ndertesa te bukura apo nuke jemi ne gjendje ?
Pse nuke jemi ne gjendje ?
Pse ka mbetur prishtina ne kete gjendje te mjerueshme ?
![]()
Krijoni Kontakt