KOMBI PERBALLE SHKERMOQJES DHE MBROTHESIMIT
Nga Kico Blushi
E haperdare si egjeri ne mbare boten, rraca shqiptare, ne kete mijevjecar te ri, ngjan ndjellazishem e shkermoqur, e drobitur, e dobesuar, a thua se po riperseritet koha e arberesheve e arvaniteve.
Ikjet e panderprera nga syte kembet, sidomos e rinise dhe e popullsise vitale qe prodhon jo vetem pune e begati, po edhe femije, pra, kryen lidhjen e se djeshmes e te sotmes me te ardhmen, te japin pershtypjen e trishte se kombi yne dita-dites po tretet e po mbetet pa potencen qe sjell mbrothesim te qenesishem e te patjetersueshem rreth shtetit, tokes ame, interesit, varrezave te te pareve, fese, gjuhes se njejte dhe njeri-tjetrit. Kete pamje te brengosur paraqesim ne ne kete kaperxyell te sistemit. Po a eshte vertet keshtu dhe a do t'i dorezohet raca e shqiptareve cberjes e thermimit? Nuk ka statistika e studime te s akta e te peraferta se sa shqiptare kane mbetur ketu,sa do te pranojne mbas sodit te vdesin ketu, sa ja kane mbathur pergjithmone e nuk do te duan te kethehen me kurre, sa do te vijne serrish.
Nuk mund te parashikohet c'ndryshime demografike pritet te shperthejne, c'ngateresa e c'kolokrepsje sociale, botekuptimore e fiziologjike do te ngjallen ne shpirtin e ne trupin e njeriut urban nga tjetersimi i kendveshtrimit, i vendbanimit, i ushqimit,i klimes, i marredhenieve, i menyres se jeteses, i perzjerjes se gjakut nepermjet martesave me raca te tjera, nga trysnia e eger, gati e paperballueshme,qe ben mbi ne bota e konsumit nepermjet reklamave, vitrinave, modes, shfaqjes neper TV te miseve, kengetareve e artisteve gjysem, ose fare lakuriq, krahasimi i najtklubeve me kasollet ku flejme,verbimit tundues te semaforeve, joshjes per t'u pasuruar sa me shpejt,si dhe nepermjet perballjes dramatike me lirine e thikte seksuale,me anarkine qe sjell liria e menjehershme e fjales e levizjes, perdorimi i droges dhe "mungesa e frikeshme e moralit" qe ofron bashkejetesa ne liri e demokraci.
Nuk dihet gjithashtu se sa jane realisht shqiptaret ne Kosove, ne Maqedoni, ne Mal te Zi,ne Greqi,ne Itali e ne Turqi. Popullata shqiptare eshte shtrire dhe ngulitur tashme ne te gjitha shtetet fqinje. E verteta eshte se ne te gjitha keto vende shqiptaret ndjehen te perndjekur,te percmuar, ekstrakomunitare, ilegale, e, pse jo, edhe te penalizuar.
Ne qofte se ne Shqiperi flinin neper kasolle, jashte,si emigrante, flejne ne kembet e urave, haureve, germadhave, duke qene gjithenje te sulmuar e te rrezikuar nga frika e xhandarit. Asnje prej tyre nuk do te pranonte te bente pune te zeza ne Shqiperi, pasi do t'u vinte turp, kurse ketu, pra,ne vendlindje, shqiptari karfoset si fodull, kapardiset i zengjin, fle me kercu ne koke ne vend te jastekut e ne oborr mban benzin, vishet me zhins e minifund dhe mendon per gjakmarrjen, flet per besen e burrit e te vret po e parakalove me makine.Edhe pse jashte behet i lumtur kur e vene te pastroje gjirizet, teksa parate i ve me gjak e me djerse, kur vjen ketu, ne dasmen e vellait ka per borxh te hedhe te gjitha parate te koka e sazexhiut. Kete tipar tonin e ka pas zbuluar gati nje shekull me pare edhe Konica,edhe M.Frasheri. Keto veti prej kaposhi qe kapardiset maje plehut e nuk e di c'vlere e rrezik ka per te thika e zotit te shtepise, pak kane ndryshuar, ashtu si pak ka ndryshuar menyra se si e veshtrojme dhe si e gjykojme ne veten,si i ndeshkojme gabimet e fajet qe bejme vete,po edhe si na gjykojne e na ndeshkojne fqinjet,te cilet duket se,edhe per fajet tona, nuk i kane hequr ende syzet e vjetra.Hapja jone me boten, krahasimi dhe jeta brenda civilizimit evropjan, ndonese me kosto te larte, here dramatike e here tragjike, do te sjelle ndryshimet e pritura, pozitive, shume me shpejt e me me rezultat se perpjekjet e bera me ane te "formave te edukimit" qe aplikoheshin dikur e qe e bene njer iun e ri te ngjaje edhe si monster, edhe si foshnje te papergatitur.
Jeta e veshtire prej te neperkemburi, prej gjallese pa dokumenta-thuajse pa identitet e pa te drejta minimale njerezore, prej refugjati qe me c'do kusht kerkon te mbijetoje perballe nje bote armiqesore, sic eshte ajo qe e rrethon c'do emigrant ilegal, shpesh i ben shqiptaret te ngjajne shumice per shkak te propogandes qe ben thuajse cdo nate kronika e zeze, po edhe per shkak te perpjekjeve mbinjerezore e, jo rralle, edhe jo njerezore qe ata jane te detyruar te bejne per te mbijetuar e per t'i shpetuar ndeshkimit, tundimeve, debimit, burgimit, percmimit e poshterimit qe te ben bota e huaj ne cdo hap e ne cdo cep.
Kjo jete e veshtire nuk na dobeson, ajo na forcon e na ben si ai lloji i rralle i nje brumbulli qe thyen edhe ligjin e fizikes, pasi mban mbi shpine nje peshe shume me te madhe se pesha e trupit. Ndersa shoqerite rrotull rrezikohen nga plakja,nga steriliteti,nga vetngopja qe sjell mi reqenia e dhuruar jo nepermjet djerses vetjake, me shqiptaret do te ndodhe ndryshe: revolucioni demografik, shtimi natyral i popullsise, sigurimi i mbijeteses me sakrifica shume te medha, do ta beje, per nje dhjetvjecar genin shqiptar me potentin ne Ballkan, jo vetem ne sasi, po edhe ne inteligjence.
Vetem se duhet kuptuar, me ne fund, se kjo klime antishqiptare jashte vendit nuk mund te ndryshoje, po qe se, sidomos ne, shqiptaret qe kemi mbetur ketu, nuk e permiresojme jeten Brenda Shqiperise, d.m.th. emrin, imazhin, respektin per veten e per njeritjetrin dhe sidomos po qe se, me zemer e me djerse nuk forcojme peshen ekonomike e politike te Shqiperise.
Sa me e keqe e pa rrugedalje behet jeta ketu, sa me teper leqendiset emri i shtetit shqiptar neper bote,sa me pak shprese mbin ketu,aq me kritike do te behet jetesa e emigranteve tane jashte. Cifutet e shperndare ne gjithe rruzullin,edhe pse grumbulluan shume pasuri, u bene pre e genocideve te pashembullta gjat e dy mije vjeteve,edhe pse nuk kishin shtet te vetin. Pas dy mijevjecaresh ata e mblodhen mendjen dhe ngriten me sakrifica te jashtezakoneshme shtetin e tyre,jo thjesht per te patur nje cader, nje simbol, nje himn kombetar e nje flamur, por per t'i shpetuar shprehjes tragjike:
Ka mbetur si cifuti ne shkretetire.
Sepse shkretetire eshte per nje cifut edhe Berlini, edhe Parisi, edhe Njy Jorku, edhe sikur te jesh bankjer i madh, po qe cifut pa atdhe, pa Izrael. Historia ka provuar, jo shume larg ne kohe, po para pesedhjete vjeteve, se mund te mbetesh si cifuti ne geto e neper kampe te shfarrosjes kolektive, d.m.th. te firohesh krejt si farre e si rrace, ne qofte se nuk ke prapa shpatullave nje shtet!
Kjo dihet, Por kete, fatkeqesisht, nuk do qe t'a kuptoje ndonje partiak i ketueshem qe e shpall boterisht Shqiperine si kryevendin e krimit e te droges dhe ndonje ikurak i kahershem qe tash e quan veten diaspore e qe kete avantazh e artikulon me nje veshtrim nga siper kunder Shqiperise e shqiptareve te ketushem, duke u shprehur, me nje gjuhe gjoja nacionaliste e pamje gjasme filozofike:
Ky vend nuk mund te behet, derisa Shqiperine e drejtojne komunistet dhe agjentura greke!
Kjo gjuhe vjellvrerese nuk helmon e nuk paralizon vetem ata qe degjojne rreth sofres e prane oxhakut, por ajo perhapet nga mediat si mikrobi SARS ne te gjitha mjediset ku jetojne shqiptaret, e,me keq akoma,ajo u shkon per hosh edhe platformave te vjetra e te reja te shovinisteve ballkanike qe edhe sot e kesaj dite synojne ta lene Shqiperine te izoluar, te varfer e te drobitur nga krizat e brendeshme, per t'i gjykuar me pas shqiptaret si te destinuar per t'u kriminializuare te paafte per t'u vetqeverisur.
Pasojat e zezones
Cilat jane pasojat e kesaj zezone,ne i dime, por ne distance me fatkeqesite qe na pruri historia e jone e larget dhe shume e afert, ndoshta eshte me mire te leme prapa kraheve pasojat e te kerkojme shkakun, pra: arsyen se perse shqiptaret, ndonese jane te kudondodhur ne Ballkan, te pranishem si force reale dhe teper te domosdoshem jo vetem per pune krahu e per pune te zeza, por edhe per raportet dhe ekuilibret nderetnike e politike neper disa nga vendet e rajonit,ndjehen me te dobetit, me te shperberet e me te paperfillurit, per te mos thene edhe me te poshteruarit.
Sepse faktori shqiptar eshte i pranishem ne te gjithe rajonin e ne te gjitha shtetet ballkanike,jo vetem si numur, por tashme si prezence edhe politike,me vetedije te plote kombetare, si ne Kosove, Maqedoni e Mal te Zi, gje qe do te thote se ne rast forcimi e mbrothesimi te metjeshem te vetedijes nacionale, mund te sjelle ngateresa, probleme, dizekuiliber, prishje te statukuose, etj.. Ndonese ne Greqi, ne Itali e ne Turqi faktori shqiptar eshte potent ne numur e krejt i paorganizuar si komunitet, kjo nuk do te thote se shqiptaret ne keto vende do te pranojne te mbajne gjate koken ulur,si skllever te bindur.
Po te veshtrosh me kete sy marredheniet nderetnike, ndernacionale, e, pse jo, edhe ndershteterore ne Ballkan, mund te kuptohet shume lehte perse fqinjeve tane nuk mund t'u leverdise, madje ata mund te ndjehen edhe te kercenuar, nga forcimi, fuqizimi e mrothesimi i faktorit, i njeriut e shtetit shqiptar. Jo vetem pse ata na deshirojne te mbetemi yzmeqare e si krahe punesh te zeza, po edhe si model i se keqes, per te ushqyer edhe me propoganden e vjeter nacionaliste. Me kryesorja, edhe nga sa thame me siper, duket se eshte kjo: nje Ballkan ku mbizoteron rraca shqiptare numurikisht e shteterisht nuk ka se sit e pranohet nga megallomanet fqinje ballkanike. Vetem se ky proces eshte i pashmangshem, ai mund te vonohet, sic eshte vonuar e sabotuar, por ai po vjen.
Me ka rene rasti te kaloj kufirin grek para permbysjes se diktatures. Qe nga Kapshtica e deri ne Selanik shikoje vetem fshatra te braktisur,shtepi te rrenuara, oxhaqe pa tym dhe kodra e lugina djerre. Eshte e nje jta pamje qe te ze syri sot ne disa fshatra ish te lulezuara te Devollit,si Dardha, Sinica, Qyteza, apo si fshatrat e Bregut,per te mos permendur zona te tera, tashme te braktisura e thuajse te vdekura ne Veri.
Kushdo qe e ben tani rrugen Kapshice-Selenik mund te shohe nje pamje krejt te kundert: fshatrat greke jane te lulezuara, fushat te punuara, bagetite kullosin e catite e kuqe te shtepive te rindertuara nxjerrin tym. A thua se greket e braktisen Athinen e Ameriken dhe jane kethyer te vendi i te pareve! Aspak nuk eshte keshtu. Eshte djersa e emigranteve shqiptare qe e lulezuan per nje kothere buke dhe e ringjallen kete vend te braktisur e te denuar me vdekje pas lufte, per te njejtat shkaqe, qe na bene edhe ne te ikim nga dheu yne pas viteve nentedhjete. Ne ato vite shqiptaret u sulen drejt Greqise me shprese se jeta e tyre, ketu, ne Shqiperi, shume shpejt do te perafrohej me mireqenien e fqinjeve, te cilet, pas luftes se dyte ishin shume me te varfer se ne e te vjetrit i mbanin mend fort mire se si lypnin neper fshatrat e Devollit nje kothere buke.
Deshira per ndryshim te shpejte te mireqenies i beri fshataret e mencur, po edhe naive, te kesaj zone qe te kembenin lopen me nje kuverte sintetike a me nje magnetofon. Greket hynin pa viza ne Korce e blinin me sasi te medha mish, bulmet e zarazavate, jo vetem pse ushqimi i ketueshem ishte natyral, po edhe pse kursi i kembmit te valutes, si e kishte lene diktatura, ishte fare qesharak, gje qe e bente blerjen thuajse falas. Me vone blerjet e kuvertave e magnetofoneve u lane dhe ju versulem makinave, veturave, packa se toka u braktis nga puna e kasolles qe po i binte trau, se mungonte i zoti i shtepise.
Me ne ndodhi e njejta histori, si ne nje roman te Markesit, kur te bardhet i genjenin indianet me nje cope pasqyre te thyer e ne kembim ju merrnin arin. Keshtu u shiten edhe pronat nacionale, fabrikat, tokat e pasurite kombetare. Ndonese jo plotesisht, kjo faze duket se eshte kaperxyer per shumicen e shqiptareve. Paret e sjella ne Shqiperi dhe investimet e shumta te emigranteve anekend vendit e deshmojne kete. Pas ndreqjes se banjove te shtepive,e verteta eshte se ne zume te regullojme suvate e dyert e dritaret e dyshemete e apartamenteve. Me pas zume te lyejme shkallet, pastajpastruam nga plehrat qe hidhnim vete nga dritarja oborret, rruget e fshatit e te qytetit e tani edhe rruget nacionale.
Kur te fillojme te ndreqim edhe rruget e shtetit e rruget "deri tani qorre"qe do te na lidhin natyrshem e me besim te ndersjellte me pushtetet e qeveritaret, atehere shqiptaret do te ndjehen zoter te vendit te vet dhe Shqiperia do te jete bere vertet nje Zonje rrende, sic e enderonin rilindasit dhe idealistet tane.
Kjo dite nuk eshte larg, sa c'na duket, nuk eshte as tunel pa dalje, sic na ngjan jo rralle prej zhgenjimeve e percartjeve te politikes se sotme...
( Marre nga "Koha Jone" )
A ju duket kombi yne i thėrmuar dhe i shpėrndarė?
A do bashkohemi njė dite rreth tokės mėmė?
Pėrse shumė nga ne njohin vuajtjen e shtypjes nė dhe tė huaj?
Kur do vijė dita e bashkimit?!!!....
Krijoni Kontakt