Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Infeksionet seksualisht tė transmetueshme.

    Para disa ditėsh u organizua seminari “Ditėt e Sensibilizimit pėr Infeksionet Seksualisht tė Transmetueshme (IST)” Sipas tė dhėnave tė kėtij seminari del se 20% e grave vuajnė nga chlamydia dhe 1% e tyre vuajnė nga sifilizi, gonorea, herpes genitalis etj. Sipas tė dhėnave tė Institutit tė Shėndetit Publik (ISHP), kėto sėmundje nė vendin tonė janė njė problem nė rritje pas viteve ’90, veēanėrisht pėr adoleshentėt.

    Pėr kėtė problem kaq tė rėndėsishėm, po sjell pėr lexuesit e kėtyre faqeve disa konsiderata tė pėrgjithshme lidhur me kėto sėmundje.

    1-Gratė janė mė tė prekshme se burrat prej IST

    Kjo nuk do tė thotė se gratė janė mė tė pėrdala seksualisht, por se gratė janė mė tė prekshme nga kėto infeksione pėr arsye tė anatomisė sė tyre.

    a-Infeksioni kalon mė lehtė nga burrat tek gratė nga sa prej grave tek burrat.

    b- Sėmundjet Seksualisht tė Transmetueshme zbulohen mė me vėshtirėsi tek gratė.


    2- Ka mbi 25 IST tė ndryshme qė njihen sot.

    IST mė tė zakonshme janė Chlamydia, Gonorrhea, Hepatiti B, Herpesi gjenital, HIV/AIDS, Human Papilloma Virus (HPV), Siphilisi, morrat e pubisit dhe Trichomoniasis. Qė nga viti 1980, listės sė IST qė njiheshin i u shtuan edhe mė shumė se tetė IST qė nuk njiheshin mė parė. Midis kėtyre tetė IST ėshtė edhe HIV/AIDS. Infeksionet Seksualisht tė Transmetueshme shkaktohen nga viruset, bakteret dhe prej parazitėve.

    3- IST mund tė transmetohen edhe nėpėrmjet seksit oral....

    Ndryshe nga sa besojnė njerėzit, ju duhet tė dini se edhe kur bėni seks oral, ju nuk luani seksualisht tė sigurtė. E vėrteta ėshtė se kush bėn seks oral tė pambrojtur, e fut veten nė rrezik tė lartė, veēanėrisht pėr gonorrenė, syphilisin, herpesin dhe hepatitin B.

    Gjithmonė kur bėni seks oral pėrdorni kondomin. Edhe kondomet femėrore pėrdoren pėr tė pakėsuar rrezikun e IST. Kėto lloj kondomesh mund tė pėrdoren edhe kur bėni seks oral. ((Nė njė shkrim para disa muajve nė “Shekulli” kam shkruar posaēėrisht pėr rreziqet e seksit oral).

    Me IST njerėzit infektohen kur bėjnė seks vaginal, anal ose oral. Kėto infeksione kalojnė nga personi nė person nėpėrmjet spermės, lėngjeve vaginale dhe gjakut. Shkaktarėt e disa IST mund tė futen nė trup edhe nėpėrmjet prerjeve tė vogla, ose gėrvishtjeve nė gojė, nė gjenitale dhe nė anus.

    4. IST janė tė trajtueshme, por nuk janė tė gjitha tė shėrueshme ...

    IST me shkak bakteret si chlamydia, Gonorrhea dhe syphylisi mund tė kurohen. IST qė shkaktohen nga viruset si hepatiti B, herpesi, HIV/AIDS dhe veruket gjenitale janė tė pakurueshme, por ato mund tė trajtohen. Tė jetosh i infektuar me IST do tė thotė qė pėrveē shėndetit fizik tė jetė prishur edhe shėndeti emocional. IST kanė njė kosto tė lartė edhe nė marrėdhėniet romantike tė ēiftit.

    Kush vuan nga njė IST duhet t’i tregojė atij ose asaj me tė cilin do tė bėjė seks se ėshtė i sėmurė. Kėtė duhet ta bėjė pėrpara se tė kryejnė kontaktin seksual. I infektuari me njė nga kėto sėmundje duhet tė jetė i drejtpėrdrejtė, i hapur dhe i ndershėm. Ka disa vende nė botė,qė fshehjen e IST nga partneri seksual e konsiderojnė mėsymje (offensė) kriminale dhe ky krim ndėshkohet me ligj! Ėshtė mirė qė tė rinjtė, sa herė qė do tė bėjnė seks me njė partner tė ri, tė testohentė dy pėr IST.

    5- Disa IST janė pa simptoma...

    Pėr deri sa disa nga kėto sėmundje nuk kanė shenja tė dallueshme, askush nuk mund ta dijė se ai vetė ose partneri i tij seksual ėshtė i infektuar. Chlamydia, pėr shembull, ėshtė pa simptoma. Po kėshtu, duhen rreth dhjetė vjet ose mė shumė, qė njė person i infektuar tė zhvillojė shenjat e AIDS. Koha qė i duhet njė IST qė tė shfaqet varet nga lloj i sėmundjes.

    Simptomat e IST shpesh ngjajnė me ato qė shkaktohen nga infeksione tė tjera jo seksuale. Ėshtė kjo arsyeja qė IST ngatėrrohen lehtėsisht me infeksionet jo seksuale nga myku ose me infeksionet e tjera tė traktit urinar.

    Mbajeni mėnd mirė kėtė fakt: Edhe kur nuk janė shfaqur shenjat e IST qė keni, ju jeni ngjitės pėr partnerin tuaj seksual.

    Duke qenė se shumė IST janė pa shenja dhe personat e infektuar nuk mjekohen, ėshtė e vėshtirė tė thuhet se sa njerėz infektohen me kėto sėmundje ēdo vit. Ėshtė kjo arsyeja qė statistikat e dhėna pėr kėto sėmundje janė shumė herė mė pak nga realiteti.

    6- Tė infektuarit me IST qė nuk mjekohen kanė pasoja serioze pėr shėndetin.

    Gratė vuajnė mė shpesh nga IST dhe ato kanė edhe komplikacione mė serioze shėndetėsore, nga sa kanė burrat e infektuar. Nė kohėn kur gratė vėnė re shenjat e sėmundjes dhe shkojnė tek doktori, komplikacionet nga infeksionet e pamjekuara e kanė vėnė nė rrezik shėndetin e tyre.

    IST mund tė shkaktojnė sėmundjen inflamatore pelvike (PID), kancerin e qafės sė mitrės dhe infertilitetin ose paaftėsinė pėr tė ngelur shtatzėnė. Disa IST mund tė kalohen nga nėna tek fėmija pėrpara, gjatė, ose pas lindjes. Gratė e infektuara me IST kur ngelen shtatzėna janė nė rrezik tė lartė pėr shtatzėni jashtė mitre, pėr dėshtime dhe lindje parakohe (premature). Por ka edhe mė keq, syphilisi i pamjekuar mund ta ēojė personin nė vdekje.

    7- Chlamydia ėshtė IST qė raportohet mė shumė

    Siē theksohet nė seminarin e para disa ditėve, 20% e grave nė Shqipėri janė tė infektuara me Chlamydia. Qendra pėr kontrollin e Sėmundjeve nė Amerikė thotė se ēdo vit ka 2,8 milion raste tė reja me chlamydia. Shumica nuk diagnostikohen. Chlamydia infekton qafėn e mitrės tė shumicės sė vajzave adoleshente qė janė seksualisht aktive.Kjo zgjedhje e chlamydies pėr vajzat e reja, shpjegohet me faktin se qafa e mitrės tek adoleshentet pėson ndryshime anatomo-fiziologjike qė lidhen me pubertetin dhe qė favorizojnė zhvillimin e chlamydieve.

    Shumica e grave me chlamydia nuk kanė shenja dhe nuk mjekohen. Por chlamydia e pa mjekuar shkakton Sėmundjen Infektive Pelvike ose PID, shtatzėni jashtė mitre dhe paaftėsi pėr tė ngjizur fėmijė (infertilitet). Kur zbulohet herėt chlamydia mund tė kurohet pa vėshtirėsi me antibiotikė, sepse ajo ėshtė njė infeksion bakterial.

    8-Doktorėt nuk e kanė bėrė zakon qė tė kėrkojnė nė mėnyrė rutine pėr IST tek pacientėt e tyre.

    Edhe nė Amerikė sipas “The American Social Health Association”, vetėm 1/3 e doktorėve i ekzaminojnė pacientėt pėr IST nė mėnyrė rutine. Kuptohet se si ėshtė zbulimi i kėtyre sėmundjeve nė kushtet e vendit tonė.

    Mos mendoni se Pap-testi qė kryen mjeku gjinekolog u jep grave njė faturė shėndetėsore tė pastėrt. Pap-testi vetėm zbulon ndryshimet nė qelizat cervikale, por nuk tregon dhe nuk kontrollon pėr IST specifike. Ndėrkaq, njė Pap-test jo normal mund tė tregojė se gruaja ėshtė e infektuar me Human Papilloma Virus (HPV), por duhet tė bėhen analiza tė tjera qė tė vėrtetohet prania e virusit.

    Kushdo qė ka sjellje seksuale aktive bėn mirė tė kėrkojė nga doktori tė bėjė analiza pėr tė zbuluar praninė e IST.

    9-Kondomet nuk garantojnė 100% kundėr IST.

    Kondomet nuk janė plotėsisht tė sigurta. Por, pėrveē abstinencės (heqjes dorė vullnetarisht nga seksi), kondomet janė mbrojtja mė e mirė kundėr IST. Pėrdorni njė kondom lateksi tė ri, ēdo herė qė bėni seks oral, anal ose vaginal me njė partner tė ri, jashtė marrėdhėnieve monogame.

    10- Rreth 50% e grave seksualisht aktive infektohen Human Papilloma Virus (HPV), nė njė moment tė jetės sė tyre.

    Njihen rreth 100 shtame tė Human Papilloma Virusit (HPV). Nga kėto vetėm rreth 30 shtame janė seksualisht tė transmetueshme dhe vetėm rreth 10 shtame janė me “rrezik tė madh” dhe ēojnė nė kancerin e qafės sė mitrės. Shtamet me “rrezik tė ulėt” shkaktojnė lezėt gjenitale.

    Shumica e tė infektuarve nuk e marrin vesh kurrė se janė tė infektuar, nga qė sistemi imun i eliminon vetiu format mė pak agresive tė HPV. Por, shtamet mė agresive tė HPV ngulen nė organet gjenitale dhe shkaktojnė shumė probleme shėndetėsore, siē ėshtė edhe kanceri cervikal. Pėr tė zbuluar HPV ndihmon Pap-testi, kur ndryshimet prekanceroze nė cerviks janė bėrė tė dukshme.

    Nė Qershor tė vitit 2006, nė Amerikė FDA aprovoi “Gardasil-in”,vaksinėn pėr tė mbrojtur gratė nga kanceri i qafės sė mitrės. Vaksina duhet tė bėhet pėrpara se vajza tė jetė bėrė seksualisht aktive, pra pa rėnė nė kontakt me HPV. Kėshillohet ta bėjnė vajzat dhe gratė e moshės nga 9 vjeē deri 26 vjeē.

    Gazeta Shekulli
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    shume e bukur kjo tema sidomos per ato femra e meshkuj qe i nenvleresojn kur kane shqetesime.dhe kete e bejne nga turpi per tu konsultuar me mjekun etj,por keto qjera s 'duhet te ekzistoj per askend sidomos ne keto dite sot qe jane thyer tabut dhe paragjykimet, duhet te sensibilizohemi jane semundje vdekjeprureseaq me teper kur ndodhin mardhenie sexuale te rastesishme ose me partner(e) te ndryshme.

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    HIV-i dhe 273 proteinat celes te infektimit te tij.

    HIV-i, virusi qe shkakton SIDE-n, eshte nje virus mjaft i thjeshte dhe ne te njejten kohe tmerresisht i komplikuar. Virusi permban vetem 9000 baza ARN-je, nje te njemilionten pjese te materialit gjenetik qe permbahet ne nje qelize njerezore , dhe vetem 9 gjene qe kodojne 15 proteina. Ky virus mund te sulmoje pa pushim qelizat imunitare derisa i gjithe sistemi te shkaterrohet, duke i hapur keshtu rrugen nje sere patologjish qe mund te jene edhe vdekjeprurese.
    Per te shkaktuar deme ne sistemin imunitar, ky virus duhet te infektoje vazhdimisht qeliza te reja dhe te shumefishohet, dhe per kete proces ka nevoje per ndihmen e qelizave “pritese”.
    Ne nje artikull te publikuar ne revisten online te “Science” Stephen Elledge dhe koleget e tij te Brigham and Women’s Hospital of Boston, kane zbuluar, fale nje teknike te sofistikuar, qe virusi perdor 273 proteina njerezore per te infektuar trupin, nga te cilat vetem 36 ishin te njohura me pare.
    Keto proteina te njohura edhe si faktore varesie ndaj HIV-it, (HDF, Hiv dependencu factor) nga te cilat vetem 36 ishin te njohura me pare, jane proteinat qe i lejojne virusit te kryeje shume procese jetesore dhe ne te njejten kohe procese te rendesishme per infektimin e qelizave imunitare, si shkrirja e shtreses proteinike mbrojtese te qelizave dhe infektimi i materialit gjenetik te berthames.
    Shume studiues jane dakord me faktin se faktoret e varesise, mund te jene nje drejtim ne te cilin do te punohet ne vitet ne vazhdim per trajtime farmakologjike kunder HIV-it. Per momentin, jane te disponueshme rreth 20 medikamente ne gjendje te izolojne enzimat celes te HIV-it. Para rreth nje muaji ne Shtetet e Bashkuara u aprovua edhe izoluesi i pare i proteinave qe sherbejne si faktore varesie HDF. Ky izolues bllokon nje receptore te quajtur CCR5 te perdorur nga virusi per te hyre ne qelize.
    “Ky artikull, do te kthehet ne nje studim celes mbi HIV-in per gjithe dhjetevjecarin ne vazhdim, ose ndoshta edhe per me shume”, ka shpjeguar Robert Gallo, drejtuesi i Institutit te virologjise njerezore te Baltimores ne Maryland, dhe autor i disa prej studimeve te para qe lidhnin HIV-in me SIDE-n.

    Burimet: Lescienze.it, Sciencemag.com
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 13-03-2008 mė 14:12
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Historia e virusit qe mund te na mbronte nga HIV

    Rreth 4 milion vjet me pare, shimpanzete dhe primatet e tjere ishin te infektuar nga nje retrovirus te cilit stergjysherit tane ishin ne gjendje t’i benin balle. Me kalimin e viteve ky retrovirus arriti te integrohej ne kodin gjenetik te shimpanzeve, duke e ndryshuar kete te fundit dhe duke u bere pjese e tij. Kerkuesit kane arritur te gjejne ne zinxhirin gjenetik te shimpanzeve ADN-ne e ketij virusi, te quajtur PtERV1, dhe kane verejtur se ai eshte ne gjendje tu beje balle disa retroviruseve te diteve te sotme, si ai i HIV-it, qe jane ne gjendje te infektojne trupin e njeriut.

    Retroviruset jane te pajisur me ARN, qe i lejon te futin kopje te zinxhirit te tyre gjenetik ne ADN-ne e qelizes se infektuar. Keto fragmente transmetohen me pas nder breza, me evolimin e species. Mendohet se rreth 8% e gjithe zinxhirit tone gjenetik eshte i perbere nga retroviruse endogjene te futura ne ADN-ne njerezore gjate evolucionit.

    Duke u nisur nga fragmente te PtERV1 te shperndara ne zinxhirin gjenetik te shimpanzese Mikael Emerman (Fred Hutchinson Cancer Research Center, USA) dhe koleget e tij kane arritur te ndertojne ADN-ne e hershme te retrovirusit. Ata kane zbuluar se nje proteine njerezore e quajtur TRIM5-alpha, eshte ne gjendje te shkaterroje retrovirusin PtERV1 dhe te mbroje trupin njerezor nga ky i fundit, gje qe para disa miliona vitesh ka qene e domosdoshme per paraardhesit tane. Megjithate proteina ne fjale eshte e paafte te ofroje dhe nje mbrojtje ndaj HIV-1, gje qe e ben trupin tone lehtesisht te infektueshem nga ky virus.

    Keto punime teper te rendesishme per te njohur me mire menyren e mbrojtjes te organizmit tone nga retroviruset jane botuar sot ne revisten Science.

    Sipas: Science et Avenir
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ndryshe nga sa besojnė njerėzit, ju duhet tė dini se edhe kur bėni seks oral, ju nuk luani seksualisht tė sigurtė. E vėrteta ėshtė se kush bėn seks oral tė pambrojtur, e fut veten nė rrezik tė lartė, veēanėrisht pėr gonorrenė, syphilisin, herpesin dhe hepatitin B.
    Euuu kjo qenka e frikshme.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #6
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ēka janė sėmundjet ngjitėse seksuale?

    Sėmundjet ngjitėse seksuale janė sėmundje qė ngjiten nga kontakti trupor gjatė marrėdhėnieve seksuale. Kėto shkaktohen nga viruset, bakteriet dhe parazitet. Kėto poashtu njihen si Infektime ngjitėse seksuale apo me emrin e vjetėr Sėmundje veneriane. Ekzistojnė 25 lloje tė sėmundjeve ngjitėse seksuale. Kėto tė gjitha kanė tė pėrbashkėt ate qė tė gjitha ngjiten nga marrėdhėniet seksuale duke pėrfshirė seksin vagjinal, anal dhe oral. Sėmundjet e pėrmendura nė kėtė fletushkė nuk janė tė gjitha sėmundjet ngjitėse qė ekzistojnė mirėpo thjeshtė ato mė tė zakonshmet. Ne poashtu kemi informata pėr HIV.
    Si mund tė dini qė keni sėmundje ngjitėse seksuale?

    Ēdonjeri qė ėshtė seksualisht aktiv mund tė jetė nė rrezik prej sėmundjeve ngjitėse seksuale. Disa prej sėmundjeve mund tė kenė simptome si shkarkesė nga organet gjenitale, dhėmbje kur urinojnė, ėnjtje dhe inflamim nė organe gjenitale. Shumė sėmundje ngjitėse seksuale si Klamidia nuk shfaq simptome. Pėr kėtė shkak rekomendohet tė bėni kontrollim pėr shėndet seksual, ti bėni analizat pėr sėmundje ngjitėse seksuale nėse mendoni se jeni nė rrezik. Ndonjherė mund tė kalojė kohė e gjatė deri me shfaqjen e simptomeve kėshtu qė ju mund infektoni dikend gjatė kėsaj kohe prandaj ėshtė e nevojshme ti bėni analizat dhe tė merrni tretman. Nėse jeni nė marrėdhėnie me partner dhe ėshtė vėrtetuar se keni sėmundje ngjitėse, kjo nuk do tė thotė se ai/ajo ka patur marrėdhėnie seksuale me dikend tjetėr. Simptomet e sėmundjeve ngjitėse seksuale mund tė shfaqen me muaj pasė infektimit.
    Si mund ti parandaloni sėmundjet ngjitėse seksuale?

    Ju mund tė evitoni rrezikun nga sėmundjet ngjitėse seksuale gjatė marrėdhėnieve seksuale tė pėrdorni kondom dhe ju dhe partneri-ėt tuaj tė i bėni analizat. Sa mė shumė partner qė keni aq mė shumė rrezik keni tė infektoheni me sėmundje ngjitėse seksuale. Mėnyrate e tjera qė mund ta redukoni ju mund tė pėrdorni mbrojtės pėr gojė dhe kondoma gjatė seksit oral, tė i pastroni lodrat seksuale pas pėrdorimit, pastroni duart pasė seksit dhe tė pastroni organet gjenitale rregullisht.
    Pse ėshtė me rėndsi tė dini se ju keni sėmundje ngjitėse seksuale?

    Shumė prej sėmundjeve ngjitėse seksuale janė ngjitėse dhe mund tė shkaktojnė dėmtime pėr njė kohė tė gjatė apo pėrherė, por edhe mund tė shkaktojnė dėme nė pjellshmėri nėse infektimi nuk trajtohet. Shumė prej sėmundjeve ngjitėse seksuale mund tė infektojnė partnerin tuaj gjatė seksit dhe disa nga sėmundjet mund tė barrten nga nėna nė foshnjen e palindur. Sėmundjet ngjitėse seksuale mund tė ndihmojnė barrtjen e HIV.
    Udhėzues pėr sėmundjet ngjitėse seksuale?

    Vagjinosis bakterial nuk ėshtė saktėsisht sėmundje ngjitėse seksuale sepse nuk ngjitet gjatė marrėdhėnieve seksuale. Megjithatė mund tė keqėsohet nga seksi dhe mė shpesh shfaqet nė femrat tė cialt janė aktive seksualisht se ato qė nuk kanė pasur marrėdhėnie seksuale asnjėherė. Shkaktohet nga ēregullimi i bakterive normale tė shėndosha qė gjinden nė vaginė. Edhepse janė relativisht tė padėmshme dhe kalojnė pa u dalluar ndonjherė mund tė shkaktojnė erė tė keqe. Pėrderisa nuk ka spjegim tė qartė pse ky infektim ndodh sygjerohet se pėrmbajtja e spermės qė ėshtė alkaline mund tė jetė njėri nga shkaqet pėrshkak qė mund tė shkaktojė ngacmim me bakteriet e vaginės natyrale tė cilat janė acidike. Pėrdorja e spirales mund te jete shkakėtare gjithashtu. Femra nuk mund tė infektojė mashkullin me kėtė infektim mirėpo ėshtė me rėndsi qė infektimi tė trajtohet sepse ndonjėhere infektimi Vaginosis bakterial kalon nė tubat fallopiane dhe shkaktojė infektim mė serioz. Infektimi pėr vaginosis bakterial shėrohet me krem pėr vaginė apo antibiotik.

    Balanitis shpesh referohet si simptom i infektimit por nuk do tė thotė se ėshtė infeksion vetėvetiu. Saktėsisht nuk ėshtė sėmundje ngjitėse seksuale, ėshtė pasojė e aktivitetit seksual. Ndodh vetėm te meshkujt dhe paraqitet si pezmatim nė krye tė penisit dhe ndodh mė shpesh nė meshkujt qė nuk janė tė bėrė synet. Poashtu mund tė shkaktohet nga mos higjiena, nga ngacmimi i kondomeve dhe kremave, nga pėrdorimi i tualetet me parfum dhe nga infeksionet mykotike. Mund tė preventohet duke mos pėrdor disa nga tualteket dhe duke e pastruar lafshėn e penisit. Mund tė shėrohet me krem pėr ta redukuar inflamimin dhe antibiotik nėse ėshtė e nevojshme.

    Klamidia ėshtė njėra nga infeksionet bakteriale ngjitėse seksuale mė tė zakonshme. Nėse nuk shėrohet mund tė shkaktojė probleme serioze. Klamidia e infekton qafėn e mitrės nė femra. Por infektimi i uretėrs, rektumit dhe syve mund tė shkaktohet nė femra dhe mashkuj. Simptomet e infeksionit mund tė shfqen nė ēdo kohė. Shpesh ndodh qė simptomet tė shfaqen 1 deri nė 3 javė pasė infektimit. Por simptomet mund tė ndodh qė mos tė shfaqen pėr njė kohė tė gjatė. Mėsoni mė shumė pėr klamidia.

    Morrat pubike janė parasite tė vogla nė form tė gaforres qė jetojnė nė qime dhe pijnė gjakun. Kryesisht atė jetojnė nė qimet pubike, mund tė jetojnė nė flokė, por mund tė gjinden edhe nėn sqjetulla, nė trup, edhe nė qimet e fytyrės si vetulla. Ato mund tė jetojnė edhe jashtė trupit kėshtu qė mund tė gjinden nė rroba, nė shtrat dhe peshqir. Ju mund tė keni morra dhe mos tė jeni i vetėdishėm pėr kėtė, por pasė 2 ose 3 javėve ju mund tė pėrjetoni kruarje. Morrat zakonisht kalojnė nė trup nga kontakti gjatė seksit me personin qė ėshtė i infektuar por edhe nėse i ndani rrobat me dikend, peshqirėt apo shtratin. Ende nuk ka mėnyrė efektive pėr ta ndaluar infektimin por nėse jeni tė infektuar atėherė ju mund tė preventoni tė tjerėt tė infektohen duke i larė rrobat dhe qaeshafat e shtratit me ujė tė nxehtė. Krema tė ndryshme mund tė blehen nė barnatore pėr ti mbytur morrat. Ruamja e qimeve pubike nuk do tė thotė qė i largon morrat.

    Epididmitisi do tė thotė inflamacion i epididmitisit, tuba qė gjindet nė krye tė testiseve ku sperma qėndron. Epididmtisi nuk ėshtė gjithėmonė rezultat i sėmundjeve ngjitėse seksuale por zakonisht ėshtė nga prezenca e infektimeve si klamidia apo gonorea. Simptomet e infektimit janė ajėsim dhe dhimbje nė testiser dhe qeset e tyre. Mėnyra mė e mirė pėr tė preventuar infektimin ėshtė duke pėrdor kondom gjatė seksit, sepse kondomi e preventon infektimin e klamidiės dhe gonoreas. Epididmitisi vetėvetiu nuk mund tė ju ngjitet personave tė tjerė mirėpo infeksionet e tjera qė kanė shkaktuar epididmitis mund tė ngjiten (Shikojeni pjesėn pėr infektimet kllamidia dhe gonoria) Tretmani pėr kėtė infeksion bėhet me antibiotik.

    Herpesi gjenital shkaktohet nga virusi herpes simpleks. Virusi mund tė infekton gojėn, pjesėt gjenitale, lėkurėn pėrreth anusit dhe gishtat. Pasė fazės sė parė tė pėrhapjes sė herpesit, virusi vendoset nė fijėzat nervore ku qėndron pa u dalluar dhe nuk shkakton asnjė simptom. Simptomet e infektimit fillestar zakonisht ia fillojnė prej ditės 1 deri nė 26 pasė infektimit dhe zgjasin 2-3 javė. Femrat dhe meshkujt mund tė kenė njė apo mė shumė simptome qė pėrfshinė kruakjen apo ndjesi shpimi gjilpėrash nė pjesėt gjenitale apo pjesėt anale. Flluska tė mbushura me lėng mund tė pėlcasin dhe lėjnė lėndime tė vogla qė shkaktojnė shumė dhimbje. Personat me infektim mund poashtu tė kenė dhimbje gjatė urinimit nėse urina kalon nė pjesėt e lėndimit nga flluskat. Por edhe simptome sikurse kur personat vuajnė nga gripi si dhimbje koke, temeraturė, dhimbje tė shpindės, gjendra tė ajura. Mėsoni mė shumė pėr herpesin gjenital.

    Lythat gjenital janė rritje tė mishi tė cilat mund tė paraqiten ēdokund nė organet gjenitale tė femrave dhe meshkujve. Ato shkaktohen nga virusi qė quhet virus njerėzor papilloma. Lythat mund tė rriten nė organet gjenitale apo nė pjesėt tjera tė trupit posaqėrisht nė duar. Pasė infektimit me lythat gjenital kalon 1 deri 3 muaj qė lythat tė paraqiten nė organet gjenitale. Ju apo partneri juaj mund tė dallojnė gunga tė vogla tė bardha apo ngjyrė roze apo mė tė mėdhaja nė formė tė karfiollit. Lythat mund tė paraqiten nė vulvė, penis nė testise apo nė anus. Ato mund tė paraqiten nė formė individuale apo nė grup. Mund tė shkaktojnė kruamje por zakonisht nuk shkaktojnė dhimbje. Shpesh nuk shkaktojnė simptome tė tjera dhe mund tė jetė vėshtirė tė dallohen. Nėse femrat kanė lytha nė qafė tė mitrės kjo mund tė shkaktojė gjakderdhje apo shumė rrallė shkakrkesė nga vagina me ngjyrė tė pazakonshem. Mėsoni mė shumė pėr lythat gjenitale.

    Gonorrea ėshtė infeksion bakterial. Ngjitet seksualisht dhe mund ta infektojė qafėn e mitrės, uretėrn, rektumin, anusin dhe fytin. Simptomet e infektimit mund tė shfaqen nė mes 1 deri 4 ditė pasė ekspozimit. Por ndonjherė ėshtė e mundshme tė infektoheni dhe mos tė kenė simptome. Infektimi ėshtė mė e mundshme tė dallohet nė meshkuj se nė femra. Mėsoni mė shumė pėr gonorrea.

    Infektimi i zorrės mund tė ngjitet gjatė seksit. Dy infeksionet mė tė zakonshme janė amoebisiasi dhe gjiardiasis. Kėto janė infeksione bakteriale dhe kur tė kalojnė nė zorrė mund tė shkaktojnė dhimbje nė bark dhe jashtėqitje tė shpeshtė. Infektimi i zorrės mund tė ngjitet gjatė seksit me dikend qė ėshtė i infektuar posaqėrisht gjatė aktiviteteve qė pėrfshinė kontaktin me feēe dhe seksi anal. Infeksioni mund tė preventohet duke pėrdor kondoma, mbrojtės pėr gojė dhe dorėza lateks. Lodrat qė pėrdoren gjatė seksit duhet tė pastrohen pas pėrdorimit dhe duart tė lahen pasė kontaktit me feēe. Ilaqet kurdėr jashtėqitjes ndonjherė mjaftojė pėt tretman tė infektimit por edhe antibiotikėt mund tė pėrdoren.

    Hepatiti shkakton inflamimin e mėlqisė. Ka disa lloje tė hepatitit, mė tė zakonshmet janė hepatiti A,B dhe C. Kėto tri lloje tė virusit veprojnė ndryshe. Hepatiti mund tė shkaktohet nga alkoholi dhe nga disa lloje tė drogės por zakonisht infektimi ndodh nga infektimi viral. Mėsoni mė shumė pėr Hepatitin.

    Molloskumi ėshtė sėmundje e lėkurės qė shkaktohet nga virusi molloskum contagjiosum. Shfaqet nė formė tė gungave tė vogla nė lėkurė dhe mund tė zgjat prej dy javėve deri nė disa vite. Molloskumi shkakton gunga tė vogla nė formė tė perlave nė madhėsi tė qukave nė kofshė, prapanicė, organe gjenitale dhe ndonjherė nė fėtyrė. Ato ngjiten gjatė seksit dhe nga kontakti me lėkurė. Ngjitja mund tė preventohet duke pėrdor kondoma dhe duke iu shmangur kontaktit me lėkurė dhe seksit me personin qė ėshtė i infektuar pėrderisa shėrohet. Nė shumė raste ky lloj infektimi nuk ka nevojė pėr ilaqe sepse zdhuket me kohė. Megjithatė tretmanet si ngrimja e gungave apo mund tė lyhen me njė lloj kemikali.

    Uretirisi i pa specifikuar ėshtė inflamim i uretresė nė meshkuj. Ky inflamim mund tė shkaktohet nga disa lloje tė infekcioneve, por mė zakonisht nga klamidia. Inflamimi mund tė pėrjetohet me muaj edhe nė disa raste me vite nė marrėdhėnie. Simptomet pėrfshijnė dhimbje dhe ndjenja tė djegjes gjatė urinimit. Lloj lėngu i bardhė i vrenjėtur mund tė shfaqet nė krye tė penisit posaqėrisht dallohet nė mėngjez. Ndjenja pėr tė urinuar shpesh poashtu ėshtė njėra nga simptomet. Shpesh mund tė jetė qė nuk keni asnjė simptom por kjo nuk do tė thotė qė nuk mund tė ia ngjitni infeksionin partnerit tuaj. Mėsoni mė shumė pėr Uterisin tė pa specifikuar.

    Zgjebet shkaktohet nga morrat parazite nėn lėkurė dhe shkakton kruamje. Morrat janė shumė tė vogla dhe nuk mund tė shihen dhe shumė njerėz nuk janė tė dijshėm qė janė tė infektuar. Infektimi mund tė shkaktojė kruamje dhe mund tė ia fillojė 2 deri nė 6 javė pasė infektimit. Shenjat e infektimit mund tė jenė si vija tė kuqe nėn lėkurė tė duarve, prapanicės dhe organeve gjenitale. Mėnyra mė e zakonshme e infektimit ėshtė gjatė kontaktit seksual mirėpo ėshtė e mundshme qė infektimi tė ndodh me kėmbimin e rrobave dhe peshqirėve me dikend qė ėshtė i infektuar. Por kjo mėnyrė nuk ėshtė shumė e zakonshme. Nuk ka mėnyrė efektive ta ndaloni infektimin por nėse jeni i infektuar mėnyra qė mos ta infektoni dikend tjetėr ėshtė duke i larė rrobat dhe qarshafat mė ujė tė nxehtė. Pėr ti mbytur kėto morra ėshtė duke e lyer trupin me krem qė mund ta bleni nė barnatore.

    Sifilisi nuk ėshtė infektim i zakonshėm nė Britani tė Madhe por ėshtė mė shumė i zakonshėm nė shtete tė tjera. Ėshtė infeksion bakterial. Zakonisht ngjitet gjatė seksit por edhe mund tė ngjitet nė foshnje tė palindura nga nėnat shtatėzanė. Simptomet e sifilisit janė tė njejta nė meshkuj dhe femra. Janė vėshtirė tė dallohen dhe mund tė shfaqen 3 muaj pasė seksit me personin e infektuar. Sifilisi i ka disa faza, faza e parė dhe e dytė janė mė infektuese. Mėsoni mė shumė pėr sifilisin.

    Infeksioni mykotik ėshtė infeksion qė shumohet e cila jeton nė lėkurė dhe normalisht qėndron si baktrie jo dėmtuese. Por nėse shumohet mund tė shkaktojė kruamje, ajėsim, dhėmbje dhe shkarkesė nė femra dhe meshkuj. Femrat mund tė pėrjetojnė shkarkesė tė bardhė tė trashė dhe dhimbje gjatė urinimit. Meshkujt mund tė pėrjetojnė shkarkesė tė njejtė dhe kanė vėshtėrsi nė lafshin e penisit. Infeksini mykotik mund tė ngjitet gjatė seksit me personin e infektuar por infektimi mund tė ndodh nėse veshni rroba tė ngushta nga nailoni apo goma. Infektimi mund tė ndodh edhe nga disa lloje tė antibiotikėve. Ndonjherė infektimi ėshtė i paqartė mirėpo ngjitja mund tė preventohet duke pėrdor kondom gjatė seksit. Meshkujt duhet tė e pastrojnė nėn lafshin e penisit. Shėrimi i infeksionit mykotik bėhet duke pėrdor tretman kundėr kėrpudhor. Infektimi mykotik mund tė pėrsėritet, posaqėrisht nė femra.

    Trikomanas vagjinosi shkaktohet nga parazitėt qė gjinden nė vaginė dhe uretrėn e meshkujve. Shpesh nuk ka simptome. Nėse simptomet janė prezent ato mund tė jenė dhimbje gjatė urinimit dhe shkarkesė nė meshkuj, dhimbje gjatė seksit dhe inflamim nė vulvė tė femrave. Ngjitja normalisht ndodh gjatė seksit oral, anal dhe vagjinal me personin e infektuar. Shėrimi bėhet me antibiotik dhe infektimi nuk pėrsėritet.

    Informatat nė kėtė fletushkė nuk jipen si zavendėsim pėr kėshilla profesionale mjekėsore. Ju lutem konsultohuni me mjekė nėse keni ndonjė brengė pėr shėndetin tuaj.


    Marre nga "Multikulti"
    "Carpe Diem"

  7. #7
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Hepatiti bėn pjesė nė grupin e sėmundjeve virale qė dėmtojnė mėlqinė. Llojet mė tė shpeshta tė hepatitit janė hepatiti A, hepatiti B, dhe hepatiti C.

    Gjithashtu ato dallojnė pėr nga mėnyra e bartjes, intensitetit dhe pasojat qė i shkaktojnė, tė gjitha llojet e hepatiteve janė tė rėnda. Nė veēanti, hepatiti B dhe C gjithashtu mund tė kenė pasoja afatgjata duke pėrfshirė dėmtimin e pėrhershėm tė mėlqisė, kancerin e saj dhe vdekjen.

    Hepatiti C

    Hepatiti C quhet shpesh “sėmundje e heshtur epidemike”. Virusi mund tė jetojė nė organizėm pa ndonjė simptom tė dukshėm me dekada tė tėra, gjersa ėshtė duke e sulmuar mėlqinė. Pasojat afatgjata tė hepatitit C mund tė shkaktojnė sėmundje tė mėlqisė, kancer tė mėlqisė dhe vdekjen.

    Pasiqė bartja e hepatitit C nuk ėshtė kuptuar plotėsisht, duket se shumica e rasteve iu referohet transfuzioneve tė gjakut ose transplantimit tė organeve para vitit 1992, kur ėshtė zhvilluar testi i ekzaminimit tė virusit, ose pėrdorimit tė gjilpėrave tė infektuara tė pėrdorura pėr drogat e palejuara.

    Ekzistojnė disa dėshmi qė tregojnė se hepatiti C mund tė shpėrndahet pėrmes pėrdorimit tė “plumbave” tė pėrbashkėta pėr marrjen e drogave dhe pėrmes kontakteve seksuale. Hepatiti C nuk ka shėrim dhe nuk ekziston vaksina kundėr saj.

    Nė qoftė se i takoni grupit tė rrezikuar (transfuzioni i gjakut ose transplantimi i organeve para vitit 1992, pėrdorimi i pėrbashkėt i gjilpėrave pėr marrjen e drogave) mund ta bėni testin pėr kėtė virus.

    Ekzistojnė ndryshime nė mėnyrėn e tė jetuarit qė iu sugjerohen njerėzve qė e kanė hepatitin C pėr ta zvogėluar dėmtimin e mėlqisė, pastaj tretmanet pėr kontrollimin e rrjedhės sė sėmundjes dhe tė pasojave tė saj.



    Hepatiti A

    Simptomat e hepatitit A pėrfshijnė dhembjet e barkut, ethet, lodhjen ose molisjen, humbjen e apetitit, ndjenjėn e vjelljes (nauzeja), zverdhjen dhe urinėn e errėt. Kėto simptoma mund tė zgjasin deri nė pesė javė, gjatė gjithė kėsaj kohe humben aftėsitė pėr punė ose kryerje tė detyrave tė pėrditshme.

    Hepatiti A nuk ka shėrim, gjithashtu regjimi i shtratit dhe dietat, mund t’i lehtėsojnė disa prej simptomave. Efektet afatgjata mund tė zgjasin prej gjashtė muaj deri nė njė vit. Hepatiti A shumė rrallė e shkakton vdekjen, por 20% tė rasteve tė hepatitit A kėrkohen tė hospitalizohen.

    Duke gėlltitur feces, qoftė edhe nė sasi mikroskopike. Infeksioni ndodh mė sė shpeshti gjatė kontakteve seksuale ose gjatė udhėtimit nė vendet ku hepatiti A ėshtė sėmundje endemike.

    Nė marrėdhėniet seksuale mes meshkujve, hepatiti A mund tė shpėrndahet pėrmes kontaktit direkt oral-anal ose kontaktit me gishtėrinj, lodra seksi ose kondomave qė kanė qenė brenda ose afėr anusit tė partnerit tė infektuar.

    Shkalla e rritur e infektimit me hepatit A nė mesin e gejėve dhe tė biseksualėve ėshtė raportuar nė shumė qytete tė mėdha dhe nga shumė mjekė me numėr tė madh tė pacientėve gejė dhe biseksualė.

    Sikurse edhe te tė gjitha sėmundjet tjera venerike, sa mė tė madh qė njė person e ka numrin e partnerėve seksual aq mė tė madh e ka edhe rrezikun pėr infektim me hepatitin A.

    Mėnyra mė e mirė pėr t’u mbrojtur nga hepatiti A ėshtė vaksinimi. Mėnyrė tjetėr pėr t’u mbrojtur ėshtė shmangia e anilingusit (lėpirjes sė anusit) dhe tė kontakteve tjera orale dhe anale. Pėrderisa pėrdorimi i kondomit ėshtė qenėsor nė parandalimin e pėrhapjes sė virusit HIV, hepatitit B dhe tė sėmundjeve tjera venerike, kondomi nuk e parandalon shpėrndarjen e hepatitit A.

    Hepatiti B

    Simptomat e hepatitit B pėrfshijnė dhembjet e barkut, ethet, lodhjen ose molisjen, humbjen e apetitit, ndjenjėn pėr tė vjellur (nauzeja), zverdhjen dhe urinėn e errėt. Simptomat akute mund tė zgjasin disa muaj, gjatė gjithė kėsaj kohe humben aftėsitė pėr punė ose kryerje tė detyrave tė pėrditshme.

    Hepatiti B nuk ka shėrim, gjithashtu regjimi i shtratit dhe dietat mund t’i lehtėsojnė disa prej simptomave. Efektet afatgjata mund tė zgjasin prej gjashtė muaj deri nė njė vit, gjatė kėsaj periudhe nuk duhet tė konsumohen pijet alkoolike.

    10% tė rasteve tė hepatitit B mund tė shndėrrohen nė sėmundje kronike. Personi me hepatitin B mund tė jetė bartės duke infektuar tė tjerėt edhe kur nuk ka simptoma.

    Hepatiti B kronik mundet gjithashtu tė shkaktojė dėmtimin e pėrhershėm tė mėlqisė, kancerin e mėlqisė dhe vdekjen.

    Hepatiti B bartet pėrmes lėngjeve trupore siē janė gjaku,sperma, pėshtyma dhe sekretet vaginale. Virusi i Hepatitit B ėshtė 100 herė mė i koncentruar nė gjak sesa virusi HIV, qė e bėn atė shumė mė tė lehtė tė pėrhapet.

    Hepatiti B mund tė shpėrndahet pėrmes seksit anal ose oral, pėrdorimit tė gjilpėrave tė pėrbashkėta ose pėrmes veglave tė pasterilizuara pėr tatuazha dhe shpimeve pėr vendosjen e vathėve.

    Shkalla e rritur e infektimit me hepatitin B nė mesin e gejėve dhe biseksualėve ėshtė raportuar nė shumė qytete tė mėdha dhe nga shumė mjekė me numėr tė madh tė pacientėve gejė dhe biseksualė.

    Sikurse edhe te tė gjitha sėmundjet tjera venerike, sa mė tė madh qė njė person e ka numrin e partnerėve seksual aq mė tė madh e ka edhe rrezikun pėr infektim me hepatitin B.

    Mėnyra mė e mirė pėr ta mbrojtur veten nga hepatiti B ėshtė vaksinimi.

    Mėnyrat tjera tė mbrojtes janė pėrdorimi i kondomit pėr seks anal ose oral dhe shmangia e pėrdorimit tė gjilpėrave tė pėrbashkėta nėse jeni pėrdorues i drogave.

    "Shkenca dhe jeta"
    "Carpe Diem"

  8. #8
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Arme te reja ne luften kunder Sidas!

    Konferenca e 47 vjetore e mbajtur ne Cikago (Illinois), ka ekspozuar metoda te reja ne luften kunder sidas, dhe mbi te gjitha ne parandalimin e saj. Kesaj rradhe kerkuesit jane perqendruar ne parandalimin e infeksionit nga virusi HIV, duke organizuar mbrojtjen e organizmit ne nivelin qelizor. Shkencetaret kane perqendruar studimet e tyre mbi receptorin CCR5, , i cili perdoret nga virusi mbi siperfaqen e qelizave limfocite, per tu fiksuar dhe per tu futur ne brendesi te tyre. Te ndalosh kete proces do te thote ta kthesh HIV ne te pademshem.

    Klase e re anti-retrovirusesh.
    Per te ndaluar kete proces nje klase e re anti-retrovirusesh eshte ne qender te punimeve, dhe shume studime mbi kete teme jane paraqitur ne konference. Pfizer eshte nje nga laboratoret me te avancuar ne kete drejtim. Sipas doktorit Jacob Lalezari, drejtor i Quest Clinical Research dhe profesor mjekesie ne universitetin e Kalifornise ne San Francisko, eksperimente te kryera ngjallin shpresa te medha ne veprimin e kesaj molekule ne luften per parandalimin e Sidas. Perqindja e pacienteve qe iu nenshtruan kesaj terapie dhe tek te cilet shenjat e virusit ishin zhdukur eshte tre here me e larte se ajo e pacienteve te nenshtruar nje terapie tradicionale.

    "Blogshkenca"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  9. #9
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Gjenden agjente antiHIV ne gjak!

    Perpjekjet per te gjetur nje zgjidhje perfundimtare ne luften kunder Sides nuk rreshtin se avancuari. Pas zbulimit te retrovirusit qe mbron shimpanzete nga HIV, nje zbulim akome dhe me i rendesishem eshte bere.

    Nje ekip nga instituti i virologjise te Ulm-it (Gjermani) ka ekzaminuar rreth 1 milion substanca te ndodhura ne gjakun e njeriut, para se te izolonte nje peptid, i quajtur VIRIP, qe eshte ne gjendje te ndaloje virusin e sida-s te hyje ne qelizat qe do te infektoje. Kjo substance eshte ne gjendje te bllokoje ne menyre efikase HIV-1, madje edhe shtresat me rezistente ndaj antiretroviruseve. Si? Peptidi lidhet me nje proteine qe ndodhet ne siperfaqe te virusit, gp41-n, qe perdoret per futjen e virusit ne qeliza, duke e ndryshuar ate dhe duke bere te pamundur futjen e virusit ne qelize. Kjo proteine eshte nje nga pjeset e rralla te virusit qe nuk ndryshojne ne vazhdimesi strukturen e tyre. Modifikime te vogla ne strukturen e VIRIP shumefishojne aksionin e tij, duke e bere akoma me te efektshem.

    Nje zbulim mjaft i rendesishem qe mund te kthehet nje dite ne nje arme terapeutike!

    Sipas: Science&Vie
    "Blogshkenca"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  10. #10
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Pupupupupupupupu me gjithe keto gjera DI_ANA na fute friken.
    Ska me mardhenie per 1 Muaj.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •