Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Simptomet, tretmanet dhe faktet e Gonorrės, Klamidia dhe Sifilisit
    Gonorrhoea, Chlamydia and Syphilis Symptoms, treatment and facts

    Shume informata nė kėtė fletushkė janė informata qė mund tė aplikohen nė pėrgjithėsi dhe nuk janė pėr ndonjė shtet tė posaqėm. Megjithatė pjesėt e veēanta si ‘Ku mund tė gjeni ndihmė’, ‘Tretmanet’ dhe ‘Analizat’ janė posaqėrisht pėr Britani tė Madhe.
    Gonorrea

    Gonorrea ėshtė infeksion bakterial. Pėrcjellet nė mes tė marrėdhėnieve seksuale dhe mund ta infektojė qafėn e mitrės, uretrėn, rektumin, anusin dhe fytin.
    Shenjat dhe simptomet

    Simptomet e infeksionit mund tė shfaqen ēdo kohė ndėrmjet 1 dhe 14 ditė pas infektimit. Ėshtė e mundshme qė tė infektoheni me gonorre dhe mos tė pėrjetoni asnjė simptom. Zakonisht meshkujt mund tė i dallojnė simptomet mė shpesh se femrat.
    Femrat

    Simptomet e gonorresė mund tė pėrfshijnė:

    * ndryshim nė lengjet vaginale. Lėngjet mund tė shtohen me ngjyrė tė verdhė apo tė gjelbėr dhe me erė tė sertė.
    * dhimbje dhe djegėsim gjatė urinimit
    * iritim dhe/apo shkarkesė nga anusi.

    Meshkujt

    Simptomet mund tė pėrfshijnė:

    * lėng i bardhė apo i verdhė nga penisi
    * iritim dhe/apo shkarkesė nga anusi
    * inflamim tė testiseve dhe prostatės

    Si barrtet gonorrea

    * nga seksi dėpėrtues (kur penisi hyn nė vaginė, gojė, apo anus) dhe mė rallė nga:
    * kur personi e pėrdor gojėn dhe gjuhėn pėr tė stimuluar anusin e njė personi tjetėr
    * duke i futur gishtat e infektuar nė vaginė, gojė, anus dhe pastaj duke e prekur vetėn pa i larė duart.

    Ku mund tė gjeni ndihmė

    * Nė klinikėn seksuale lokale nga Shėrbimet Shėndetsore Kombėtare (NHS). Nė Britani tė Madhe ju mund ti gjeni hollėsirat pėr klinikėn tuaj tė afėrt nė librin e adresave (phone book) nėn pjesėn pėr mejkėsi gjenito urinare (GUM) pėr sėmundjet ngjitėse seksuale (STD) apo pėr sėmundje veneriale (VD). Apo ju mund tė telefononi spitalin tuaj lokal dhe kėrkoni informata pėr klinikė speciale. Nė kėtė fletushė nėn pjesėn ‘ndihmė dhe kėshilla’ ku mund tė gjeni uebfaqe me informata pėr klinikat mė tė afėrta.

    Ju mund tė merrni tretmane, kėshilla falas dhe nė mirėbesim. Mund tė shkoni nė ēfardo klinike ēdokund nė shtet. Ju nuk keni nevojė tė shkoni nė klinikėn lokale dhe nuk ka nevojė tė referoheni nga mjeku juaj i pėrgjithshėm. Klinikat seksuale qė nuk janė nga Shėrbimet Shėndetsore Kombėtare (NHS) ndonjėherė ndodh qė nuk mund tė ofrojnė shėrbime tė plota tė cilat janė nė dispozicion nga klinikat seksuale nga Shėrbimet Shėndetsore Kombėtare NHS.

    * nga mjeku juaj i pėrgjithshėm (GP)
    * Nėse jetoni nė Britani tė Madhe vizitoni uebfaqen www.playingsafely.co.uk pėr informata tė klinikave.
    * Nėse jetoni nė Shtete tė Bashkuara tė Amerikės vizitoni http:/herpes-coldsores.com/support/std clinic us.htm nė kėtė uebfaqe ju mund tė gjeni hollėsira pėr klinikat nė Australi, Zeland tė Re, Porto Riko dhe Indi.

    Analizat pėr Gonorre

    * Njė egzaminim nga mjeku apo infermjerja bėhet nė organet gjenitale.
    * Disa mostra merren duke pėrdor pambuk nė pjesėt tė cilat mund tė jenė tė infektuara si qafa e mitrės, uretra, anusi dhe fyti.
    * Femrat egzaminohen brenda nė pelvik.
    * Urina duhet tė jipet

    Asnjėra nga kėto analiza nuk shkaktojnė dhimbje mirėpo ndonjherė mund tė jenė tė pa kėndshme.

    Nėse ju keni pasur marrėdhėnie seksuale anale ėshtė me rėndsi tė i tregoni mjekut kėshtu qė ata ta marrin edhe mostrėn nga rektumi. Poahtu i tregoni mjekut nėse keni pasur seks oral.

    Ju mund ti bėni analizat menjherė pasi qė mendoni keni qenė nė kontakt me gonorre.
    Diagnoza dhe tretmani

    Mostrat e marra gjatė egzaminimit shikohen nėn mikroskop pėr tė kontrolluar infektimin e gonorresė. Nė disa klinika ju mund ta merrni rezultatin menjėherė. Mostra e dytė dėrgohet nė laborator pėr analizė, rezultati i tė cilės kthehet pas njė jave. Tretmani ėshtė i lehtė por i domosdoshėm.Ju ofrohet antibiotik nė tableta, antibiotik i lėngshėm apo injeksion. Ėshtė me rėndsi ta kompletoni tretmanin.

    Nėse jeni alergjik nė antibiotik apo nėse ka shansa qė jeni shtatėzėnė ėshtė me rėndsi tė i tregoni mjekut.

    Nėse ju jeni tė infektuar me gonorre mund tė kėrkohet nga ju qė tė takoheni me kėshillėtar shėndetsor i cili/a do tė spjegojė pėr infektim dhe pėrgjigjet pytjeve tuaja. Kėshillėtarėt shėndetsor do tė ju pyes edhe pėr partnerin-ėt tuaj kėshtu qė edhe ata tė i bėjnė analizat dhe tė marrin tretman nėse ėshtė e nevojshme.

    Ju nuk duhet tė i shmangeni marrėdhėnieve seksuale penetrative derisa tė ktheheni nė klinikė dhe mjeku ju tregon se ju jeni shėruar nga infektimi. Mjeku apo kėshillėtari shėndetsor do tė ju tregojė cilat aktivitete seksuale janė tė sigurta gjatė pritjes pėr rezultat.
    Vizita e dytė

    Pasi qė e kompletoni tretmanin pėr gonorre ju duhet ta vizitoni klinikėn apo mjekun tuaj tė pėrgjithshėm (GP) pėrsėri pėr kontrollim.

    Disa lloje tė gonorresė janė rezistues nė disa antibiotik, posaqėrisht nėse jeni infektuar nė shtete tė tjera. Analiza tė mėtutjeshme do tė bėhen pėr tu siguruar qė infeksioni ėshtė larguar. Nėse infeksioni ende qėndron atėherė do tė ju ipen njė lloj tjetėr antibiotikėsh.
    Komplikimet
    Femrat

    Nėse infeksioni nuk trajtohet gonorrea mund tė zhvillohet nė sėmundje inflamuese tė pelvikut. Kjo ėshtė inflamim i tubave fallopiane e cila mund tė shkaktojė ethe, dhimbje nė pjesėn e poshtme tė barkut dhe dhimbje tė shpindės. Ju mund tė keni dhimbje gjatė marrėdhėnieve seksuale. Inflamimi i pelvikut mund tė shkaktojė probleme me pjellshmėri apo shtatėzani jashtė mitrės.

    Nėse jeni shtatėzanė dhe jeni tė infektuar me gonorre kur fėmija lind ju mund ta barrtni infektimim nė foshnje. Poashtu foshnja juaj mund tė lind me infeksion tė syve. Kjo duhet tė trajtohet me antibiotik sepse mund tė shkaktojė verbėrsi. Nėse jeni tė infektuar me gonorre gjatė shtatėzanisė rekomadohet qė tė trajtoheni para lindjes sė foshnjes.
    Meshkujt

    Gonorrea mund tė shkaktojė inflamim tė testiseve dhe prostatės e cila shkakton dhimbje. Pa tretman mund tė zhvillohet ngushtim i urtetės apo absesi.

    Pasi qė gonorrea shėrohet me sukses nuk lajmėrohet pėrsėri vetėm nėse infektoheni prapė.

    Mos harroni pas tretmanit pėrdorimi i kondomave gjatė seksit e redukon rrezikun apo barrtjen e infektimeve seksuale.
    Klamidia

    Klamidia ėshtė njėra nga infektimet bakteriale tė barrtura seksualisht qė trajtohet mė sė shpeshti. Mund tė shkaktojė probleme serioze mė vonė nėse nuk shėrohet. Klamidia e infekton qafėn e mitrės nė femra. Urtera, rektumi dhe sytė nė tė dy gjinitė mund tė infektohen. Nė disa raste klamidia mund tė jetojė nė pjesė tė tjera tė trupit si fyt, mėlqi dhe mushkėri.
    Shenjat dhe simptomet
    Femrat

    Simptomet e infeksionit mund tė shfaqen ēdokohė. Shpesh kjo ndodh gjatė 1 deri nė 3 javė pasė infektimit. Megjthatė mund tė ndodh qė simptomet mos tė lajmrohen pėr njė kohė tė gjatė. Shumica e femrave qė janė tė infektuara me klamidia nuk kanė asnjė simptom. Por simptomet e mundshme janė:

    * rritja e lėngjeve vaginale – qė shkaktohet nga inflamimi i qafės sė mitrės
    * dhėmbje gjatė urinimit dhe shpeshtim i urinimit
    * dhėmbje nė pjesėn e poshtme tė barkut
    * dhėmbje gjatė seksit
    * perioda menstruale tė parregullta
    * ajėsim me dhimbje dhe iritim nė sy (nėse sytė infektohen)

    Meshkujt

    Simptomet e infeksionit mund tė shfaqen ēdokohė. Shpesh kjo ndodh gjatė 1 deri nė 3 javė pasė infektimit. Megjthatė mund tė ndodh qė simptomet mos tė lajmrohen pėr njė kohė tė gjatė. Simptomet lajmrohen mė shpesh nė meshkuj se nė femra. Megjithatė edhe te meshkujt mund qė tė mos ketė simptome. Simptomet e mundshme janė:

    * shkarkesė qė rrjedh nga penisi me ngjyrė tė bardhė tė vrenjtur dhe i lėngshėm dhe lenė shenja nė brekė
    * dhimbje dhe djegėsim gjatė urinimit
    * ajėsim me dhėmbje dhe iritim nė sy (nėse sytė janė tė infektuar) Klamidia nė rektum rrallė shkakton simptome.

    Si barrtet klamidia

    Klamidia mund tė barrtet duke:

    * marrėdhėnie seksuale me dikend qė ėshtė i infektuar
    * nėna shtatėzanė nė foshnje tė palindur
    * ndonjherė duke e barrtur infektimin nė gishta nga organet gjenitale nė sy.

    Ku mund tė gjeni ndihmė

    * Nė klinikėn seksuale lokale nga Shėrbimet Shėndetsore Kombėtare (NHS). Nė Britani tė Madhe ju mund ti gjeni hollėsirat pėr klinikėn tuaj tė afėrt nė librin e adresave (phone book) nėn pjesėn pėr mejkėsi gjenito urinare (GUM) pėr sėmundjet ngjitėse seksuale (STD) apo pėr sėmundje veneriale (VD). Apo ju mund tė telefononi spitalin tuaj lokal dhe kėrkoni informata pėr klinikė speciale. Nė kėtė fletushė nėn pjesėn ‘ndihmė dhe kėshilla’ ku mund tė gjeni uebfaqe me informata pėr klinikat mė tė afėrta.

    Ju mund tė merrni tretmane, kėshilla falas dhe nė mirėbesim. Ju mund tė shkoni nė ēfardo klinike ēdokund nė shtet. Ju nuk keni nevojė tė shkoni nė klinikėn lokale dhe nuk ka nevojė tė keni referoheni nga mjeku juaj i pėrgjithshėm. Klinikat seksuale qė nuk janė nga Shėrbimet Shėndetsore Kombėtare (NHS) ndonjherė ndodh qė nuk mund tė ofrojnė shėrbime tė plota tė cialt janė nė dispozicion nga klinikat seksuale nga Shėrbimet Shėndetsore Kombėtare NHS.

    * nga mjeku juaj i pėrgjithshėm (GP)
    * Nėse jetoni nė Britani tė Madhe vizitoni uebfaqen www.playingsafely.co.uk pėr informata tė klinikave.
    * Nėse jetoni nė Shtete tė Bashkuara tė Amerikės vizitoni http:/herpes-coldsores.com/support/std clinic us.htm nė kėtė uebfaqe ju mund tė gjeni hollėsira pėr klinikat nė Australi, Zeland tė Re, Porto Riko dhe Indi.

    Analizat pėr Klamidia

    * Njė egzaminim nga mjeku apo infermjerja bėhet nė organet gjenitale.
    * Disa mostra merren duke pėrdor pambuk nė pjesėt tė cilat mund tė jenė tė infektuara si qafa e mitrės, uretra, anusi dhe fyti.
    * Femrat egzaminohen brenda nė pelvik.
    * Meshkujve ju bėhet egzaminim i jashtėm i testiseve pėr ti kontrolluar a janė tė shėndosha
    * Urina duhet tė jipet

    Asnjėra nga kėto analiza nuk shkaktojnė dhimbje mirėpo ndonjherė mund tė jenė tė pa kėndshme.

    Rezultati pėr klamidia mund tė tregohet pasė disa ditėve tė kontaktit me infektim shpesh para se tė keni ndonjė simptom.
    Dignoza dhe tretmani

    Mostrat e marra gjatė egzaminimit dėrgohen nė laborator pėr testim dhe rezultati vjen pasė njė jave.

    Tretmani pėr klamidia ėshtė i thjeshtė dhe efektive pasi qė ju jipet diagnoza. Ju duhet tė merrni antibiotik. Ėshtė me rėndsi ta kompletoni tretmanin. Nėse pėr ndonjė arsye i ndėrpreni antibiotikėt ėshtė e nevojshme tė ia filloni ta kompletoni njė tretman tjetėr antibiotikėve.

    Nėse jeni alergjik nė antibiotik apo nėse ka shansa qė jeni shtatėzėnė ėshtė me rėndsi tė i tregoni mjekut.

    Nėse ju jeni tė infektuar me klamidia mund tė kėrkohet nga ju qė tė takoheni me kėshillėtar shėndetsor i cili/a do tė spjegojė pėr infektim dhe pėrgjigjet pytjeve tuaja. Kėshillėtarėt shėndetsor do tė ju pyes edhe pėr partnerin-ėt tuaj kėshtu qė edhe ata tė i bėjnė analizat dhe tė marrin tretman nėse ėshtė e nevojshme.

    Ju nuk duhet tė i shmangeni marrėdhėnieve seksuale penetrative pėrderisa tė ktheheni nė klinikė dhe mjeku ju tregon qė ju jeni shėruar nga infektimi. Mjeku apo kėshillėtari shėndetsor do tė ju tregojė cilat aktivitete seksuale janė tė sigurta gjatė pritjes pėr rezultat.
    Vizita e dytė

    Ėshtė me rėndėsi ta vizitoni klinikėn prapė pasi qė e keni kompletuar tretmanin pėr tu siguruar qė jeni mirė dhe nuk keni infeksione tė tjera.
    Komplikimet
    Femrat

    * Nėse infeksioni nuk trajtohet klamidia mund tė zhvillohet nė sėmundje inflamuese tė pelvikut. Kjo ėshtė inflamim i tubave fallopiane e cila mund tė shkaktojė ethe, dhimbje nė pjesėn e poshtme tė barkut dhe dhimbje tė shpindės. Ju mund tė keni dhimbje gjatė marrėdhėnieve seksuale. Shumica e problemeve me pjellshmėri ndodhin pėr shkak tė infektimit me klamidia.
    * Inflamimi i pelvikut mund tė shkaktojė probleme me pjellshmėri apo shtatėzani jashtė mitrės apo lindje para kohės. Klamidia mund tė barrtet te foshnja dhe foshnja juaj mund tė lind me infeksion tė syve dhe mushkėrive. Klamidia mund tė trajtohet pa ndonjė rrezik gjatė shtatėzanisė.
    * Klamidia mund tė kalojė nė dhimbje kronike nė pelvik.

    Meshkujt

    * sindromi reiters ėshtė rezultat i infektimit klamidia. Shkakton inflamimin e syve dhe nyjeve dhe ndonjherė shkakton skuqje nė thembra tė kėmbėve dhe organe gjenitale.
    * Inflamimi i apendicitit mund tė shkaktohet nga klamidia.

    Mos harroni pas tretmanit pėrdorimi i kondomave gjatė seksit e redukon rrezikun apo barrtjen e infektimeve seksuale.
    Sifilisi

    Sifilisi nuk ėshtė infektim i zakonshėm nė Britani tė Madhe por ėshtė mė shumė i zakonshėm nė shtete tė tjera. Ėshtė infeksion bakterial. Zakonisht ngjitet gjatė seksit por edhe mund tė ngjitet nė foshnje tė palindura nga nėnat shtatėzanė.
    Shenjat dhe simptomet

    Simptomet e sifilisit janė tė njejta nė meshkuj dhe femra. Janė vėshtirė tė dallohen dhe mund tė shfaqen 3 muaj pasė seksit me personin e infektuar. Sifilisi i ka disa faza, faza e parė dhe e dytė janė mė infektuese.
    Faza e parė

    Njė apo mė shumė pezmatime lajmrohen nė vendin ku bakteria e sifilisit ka hyrė nė trup. Mesatarisht kjo ndodh pasė 21 ditėve. Ėshtė e mundshme qė ju mos tė i dalloni ato.

    Pezmatimi mund tė ndodh ēdokund nė trup por kryesisht nė:

    * nė vulvė (buzėt e vaginės), klitoris dhe pėrreth hapjes sė uretrės (kanali urinor)
    * nė qafė tė mitrės nė femra dhe penis dhe lushkė nė meshkuj
    * pėrreth anusit dhe gojės (nė meshkuj dhe femra) pezmatimi ėshtė shumė infektiv dhe mund tė kalojė 2 deri 6 javė pėr tu shėruar.

    Faza e dytė

    Nėse infektimi nuk trajtohet faza e dytė ndodh 3 deri 6 javė pasė lajmėrimit tė pezmatimit. Simptomet pėrfshijnė:

    * skuqje pa kruarje qė e mbulon plotėsisht trupin apo nė pjesė pjesė
    * duken si rritje nė lytha tė rrafshta nė vulvė tė femrave dhe pėrreth anusit nė tė dy gjinitė
    * me simptome si tė gripit, lodhje, humbje e oreksit tė shoqėruara me gjendra tė ajura (kjo mund tė zgjat me javė apo muaj)
    * arna tė bardha nė gjuhė apo pjesėn e lartė tė gojės
    * humbje tė flokėve vende-vende Kur kėto simptome lajmėrohen, sifilisi ėshtė shumė infektiv dhe mund tė barrtet seksualisht te partneri.

    Tretmani nė ēdo kohė gjatė kėtyre dy periudhave tė sifilisit mund ta shėrojė infektimin.
    Faza jo aktive

    Faza jo aktive flet pėr prezencėn e sililisit tė patrajtuar. Mund tė ndodh qė ju mos tė keni simptome apo shenja tė infektimit e cila tregohet nga analiza pozitive e gjakut. Nėse nuk trajtohet mund tė zhvillohet nė sifilis simptomatik tė vonshėm. Kjo zakonisht zhvillohet pasė 10 viteve apo mė gjatė. Kjo mund tė ndikojė nė zemėr dhe mundėsisht sistemin nervor.

    Nėse tretmani pėr sifilis jipet gjatė fazės jo aktive infektimi mund tė shėrohet. Megjithatė, nėse dėmi ka ndodh nė zemėr dhe sistem nervor para tretmanit kjo nuk mund tė jetė e pakthyeshme.
    Si barrtet sifilisi

    Sifilisi mund tė barrtet nga:

    * gjatė marrėdhėnieve seksuale me dikend qė ėshtė i infektuar
    * nėna shtatėzanė nė foshnjen e palindur

    Ku mund tė gjeni ndihmė

    * Nė klinikėn seksuale lokale nga Shėrbimet Shėndetsore Kombėtare (NHS). Nė Britani tė Madhe ju mund ti gjeni hollėsirat pėr klinikėn tuaj tė afėrt nė librin e adresave (phone book) nėn pjesėn pėr mejkėsi gjenito urinare (GUM) pėr sėmundjet ngjitėse seksuale (STD) apo pėr sėmundje veneriale (VD). Apo ju mund tė telefononi spitalin tuaj lokal dhe kėrkoni informata pėr klinikė speciale. Nė kėtė fletushė nėn pjesėn ‘ndihmė dhe kėshilla’ ku mund tė gjeni uebfaqe me informata pėr klinikat mė tė afėrta.

    Ju mund tė merrni tretmane, kėshilla falas dhe nė mirėbesim. Ju mund tė shkoni nė ēfardo klinike ēdokund nė shtet. Ju nuk keni nevojė tė shkoni nė klinikėn lokale dhe nuk ka nevojė tė keni referoheni nga mjeku juaj i pėrgjithshėm. Klinikat seksuale qė nuk janė nga Shėrbimet Shėndetsore Kombėtare (NHS) ndonjherė ndodh qė nuk mund tė ofrojnė shėrbime tė plota tė cialt janė nė dispozicion nga klinikat seksuale nga Shėrbimet Shėndetsore Kombėtare NHS.

    * nga mjeku juaj i pėrgjithshėm (GP)
    * Nėse jetoni nė Britani tė Madhe vizitoni uebfaqen www.playingsafely.co.uk pėr informata tė klinikave.

    Nėse jetoni nė Shtete tė Bashkuara tė Amerikės vizitoni uebfaqen www.unspeakable.com/locator/index.jsp.
    Analizat pėr Sifilis

    Nė klinikė zakonisht analizat nė vijim bėhen:

    * Merret gjaku
    * Nėse keni pezmatim njė epruvetė me lėng nga pezmatimi merret dhe shikohet nėn mikroskop
    * Organet gjenitale dhe trupi nė tėrėsi egzaminihet nga mjeku
    * Disa mostra merren duke pėrdor pambuk nga ēdo pezmatim
    * Femrat egzaminohen brenda nė organe gjenitale
    * Urina duhet tė jipet

    Asnjėra nga kėto analiza nuk shkaktojnė dhimbje mirėpo ndonjherė mund tė jenė tė pa kėndshme.

    Ju mund ti bėni analizat menjėherė pasi qė mendoni qė keni ra nė kontakt me sifilis.
    Dignoza dhe tretmani

    Mostrat e marra gjatė egzaminimit dėrgohen nė laborator pėr testim dhe rezultati vjen pasė njė jave.

    Nėse ju jeni tė infektuar me sifilis mund tė kėrkohet nga ju qė tė takoheni me kėshillėtar shėndetsor i cili/a do tė spjegojė pėr infektim dhe pėrgjigjet pytjeve tuaja. Kėshillėtarėt shėndetsor do tė ju pyes edhe pėr partnerin-ėt tuaj kėshtu qė edhe ata tė i bėjnė analizat dhe tė marrin tretman nėse ėshtė e nevojshme.

    Nėse dyshohet qė jeni tė infektuar nė fazat e para tė sifilisit ju duhet ti shmangeni seksit oral, vagjinal dhe anal. Ju poashtu nuk duhet tė keni asnjė lloj seksi qė bjen nė kontakt me ju dhe partnerin tuaj dhe pezmatimet apo skuqjet pėrderisa e kompletoni tretmanin. Tretmani pėr sifilis zakonisht zgjat 2 javė me injeksione penicilini apo nė disa raste tableta apo kapsulla antibiotiki.

    Nėse jeni alergjik nė antibiotik apo nėse ka shansa qė jeni shtatėzėnė ėshtė me rėndsi tė i tregoni mjekut. Ėshtė me rėndsi ta kompletoni tretmanin. Nėse pėr ndonjė arsye i ndėrpreni antibiotikėt ėshtė e nevojshme tė ia filloni ta kompletoni njė tretman tjetėr antibiotikėve. Pasi qė e kompletoni tretmanin ju duhet tė vazhdoni ta vizitoni klinikėn rregullisht pėr analiza tė gjakut.
    Shtatėzania dhe sifilisi

    Nė Britani tė Madhe ēdo nėne shtatėzanė i ofrohet analiza e sifilisit kur ato vizitojnė klinikėn antenatale. Nėse ato janė tė infektuara tretmani ju ofrohet dhe nuk ka ndonjė rrezik pėr foshnjen e palindur. Nėse nėna nuk e merr tretmanin ajo mund ta barrt infeksionin. Nė disa raste mund tė shkaktojė abortim spontan apo fėmija mund tė lind i/e vdekur.

    Atėherė kur sifilisi trajtohet me sukses nuk kthehet pėrveq nėse infektoheni prapė nga dikush. Megjithatė analiza e gjakut do tė tregojė pozitiv (p.sh. nėse ju nevojitet pėr arsye imigracioni). E merrni ēertifikatėn e tretmanit nė klikė qė spjegon pėr tretmanin tuaj.

    Mos harroni pas tretmanit pėrdorimi i kondomave gjatė seksit e redukon rrezikun e infektimit apo barrtjen e sėmundjeve tė barrtura seksualisht.

    "Multikulti"
    "Carpe Diem"

  2. #12
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Pupupupupupupupu me gjithe keto gjera DI_ANA na fute friken.
    Ska me mardhenie per 1 Muaj.
    Mendoj per te miren e popullit derman!Lol...
    Po lere ti aman se ti e ke tamam grune po eshte per ata qe mendojne me "seks" dhe jo me tru!Dhe qe ta dish ti,qe e di shume mire biles,ka shume te tilla dhe te tille!
    Kujdes derman se mos tradheto grune...e shef ce te gjen?!lol
    Il_Santo me ka shku mendja me ndrru profesion....lol

    Respekte
    "Carpe Diem"

  3. #13
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    DI_ANA po edhe neve qe mendojme me Tru prap Seks bejme.


    Po e tradhtova do i bej analizat me pare asaj tjetres te pakten te jem i Sigurt.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  4. #14
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sėmundjet seksualisht tė transmetueshme (Sexually Transmitted Diseases)

    Sėmundjet ngjitėse seksuale janė sėmundje qė ngjiten nga kontakti trupor gjatė marrėdhėnieve seksuale. Kėto shkaktohen nga viruset, bakteret dhe parazitėt. Kėto po ashtu njihen si infektime ngjitėse seksuale apo me emrin e vjetėr Sėmundje Veneriane. Ekzistojnė 25 lloje tė sėmundjeve ngjitėse seksuale. Kėto tė gjitha kanė tė pėrbashkėt faktin qė tė gjitha ngjiten nga marrėdhėniet seksuale duke pėrfshirė seksin vaginal, anal dhe oral. Ēdo njeri qė ėshtė seksualisht aktiv mund tė jetė nė rrezik prej sėmundjeve ngjitėse seksuale. Disa prej sėmundjeve mund tė kenė simptoma si: shkarkesė nga organet gjenitale, dhembje kur urinojnė, ėnjtje dhe inpoflamim nė organe gjenitale. Shumė sėmundje ngjitėse seksuale si Klamidia, nuk shfaqin simptoma. Pėr kėtė shkak rekomandohet tė bėni kontrollin e shėndetit seksual, t’i bėni analizat pėr sėmundje ngjitėse seksuale nėse mendoni se jeni nė rrezik. Ndonjėherė mund tė kalojė kohė e gjatė deri nė shfaqjen e simptomave, kėshtu qė ju mund infektoni dikė gjatė kėsaj kohe. Prandaj ėshtė e nevojshme tė bėni analizat dhe tė merrni trajtimin e duhur. Nėse jeni nė marrėdhėnie me partner dhe ėshtė vėrtetuar se keni sėmundje ngjitėse, kjo nuk do tė thotė se ai/ajo ka pasur marrėdhėnie seksuale me dikė tjetėr. Simptomat e sėmundjeve ngjitėse seksuale mund tė shfaqen me muaj pas infektimit.

    Simptomat
    - Kruajtje rreth gjenitaleve
    - Ethe
    - Gjėndra tė fryra
    - Dhimbje barku
    - Djegie gjatė urinimit
    - Dhimbje gjatė kryerjes sė marrėdhėnieve
    "Carpe Diem"

  5. #15
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Gonorrea (Gonorrhea)
    Gonorrea ėshtė sėmundje seksualisht e transmetueshme, e cila shkaktohet nga bakteri i quajtur Neiser gonore. Kėto lloj bakteresh mund tė kalohen nga njė person tek njė tjetėr gjatė aktivitetit seksual (vaginal, oral) kur infeksioni kalon nga zverku, nė vaginė e mė pas nė tubin e urinės. Nėse nuk trajtohet infeksioni i gonorreas mund tė pėrhapet nė mėnyrė tė shpejtė nė njė pjesė tė traktit riprodhues dhe shkakton nė shumė raste inflamacion tė prostatės dhe inflamacion tė testikujve kjo tek burrat, ndėrsa tek femrat sėmundje tė ndryshme tė legenit. Gonorrea gjithashtu shkakton inflamacion tė anusit dhe zorrės sė trashė, veēanėrisht tek njerėzit qė praktikojnė seksin anal. Nėse nuk trajtohet, gonorrea pėrhapet mė pas nė pjesė tė tjera tė trupit, tė tilla si sistemi i qarkullimit tė gjakut, jep ethe pa shkak nė trupin e njeriut, bakteret mund tė pėrhapen gjithashtu edhe nė sy, tek fėmijėt, nėse nėna ėshtė shtatzėnė, e shumė tė tjera si kėto. Shumė njerėz tė cilėt janė tė infektuar me kėtė sėmundje, mund tė ndodhė tė mos kenė asnjė simptomė. Gratė madje janė mė tė pritura tė mos kenė simptoma sesa meshkujt. Nė rastet kur sėmundja shkakton simptoma tė “dukshme” atėherė ato shfaqen 10 ditė pas atit seksual me njė person tė infektuar. Meshkujt mund ta zbulojnė kėtė sėmundje gjatė urinimit, gjatė kėtij procesi ata kanė shqetėsime, kruarje, skuqje. Ndėrsa femrat kanė probleme nė zorrėn e trashė.

    Blerina Kaca, Elberta Spaho
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 15-03-2008 mė 16:35
    "Carpe Diem"

  6. #16
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Hepatiti A, si tė mbrohemi nė ditėt e nxehta

    • Stina e nxehtė qė po afron shton riskun pėr shfaqjen e hepatitit A. Kjo pėr shkak tė temperaturave tė larta dhe mungesės sė kushteve higjieno-sanitare qė janė mė tė theksuara gjatė stinės sė verės.

    AIDA MALAJ

    Mėnyra mė e shpeshtė e transmetimit ėshtė nėpėrmjet ujit tė pijshėm, prandaj sėmundja merr lehtė pėrmasat e epidemisė. Nė njė intervistė pėr "Panorama", mjekja infeksioniste, Alma Hoxhaj, shpjegon se cilėt janė faktorėt e riskut dhe si mund tė mbrohesh nga kjo sėmundje gjatė verės:
    Doktoreshė, ėshtė e vėrtetė qė gjatė stinės sė verės shtohet rreziku pėr shfaqjen e hepatitit A?
    Hepatiti A ėshtė njė infeksion viral sistemik qė prek kryesisht mėlēinė, duke shkaktuar dėmtime inflamatore dhe shkaktohet nga virusi i hepatitit A. Grimca virale e ruan aftėsinė infektuese nė temperatura mbi 60 gradė pėr njė kohė tė gjatė nė gjak, si dhe ėshtė mjaft rezistentė ndaj klorinimit. Nė fakt ky lloj hepatiti mund tė jetė i pranishėm gjatė gjithė vitit, por gjatė verės shtohet incidenca pėr shkak tė temperaturave tė larta dhe mungesės sė kushteve higjieno-sanitare etj., qė janė shkaktarėt e shfaqjes sė kėsaj sėmundjeje.
    Si transmetohet infeksioni nga virusi i hepatit A?
    I vetmi burim infeksioni ėshtė njeriu i sėmurė, i cili eliminon virusin nė mjedisin e jashtėm me materialet fekale. Rruga kryesore e transmetimit ėshtė ajo fekalo-orale dhe favorizohet nga kushtet e kėqija higjieno-sanitare. Pėrhapja kryhet kryesisht nėpėrmjet ujit tė infektuar nga fekalet, por edhe nga pėrdorimi i perimeve, zarzavateve qė nuk i nėnshtrohen pėrpunimit termik ose qė nuk pastrohen mirė si dhe nga akulloret ose ushqimet e pėrgatitura me ujė tė pazier ose me ujė tė ndotur.
    Si shfaqet sėmundja?
    Sėmundja ka njė periudhė inkubacioni 15-50 ditė, e cila ėshtė dhe periudha preikterike. Nė kėtė fazė karakteristikė e klinikės janė ērregullimet dispeptike si: pėshtjellim, mungesė oreksi, tė vjella, dhimbje nė hipokondrin e djathtė, tė cilat mund tė stimulojnė kolikėn bilare dhe nė kėtė fazė ėshtė shumė e lehtė tė ngatėrrohet me sėmundje gastro-intestinale. Shenja kryesore nė kėtė fazė ėshtė edhe atralgjia (dhimbje e kyēeve dhe kockave), e cila ngatėrrohet me artitin reumatizmal akut ose artritin reumatoid. Dhimbjet e kyēeve janė simetrike dhe zakonisht tė artikulacioneve tė vogla. Ndonjėherė mund tė kemi edhe temperaturė 37.5-38.5 gradė celsius, e cila mund tė shoqėrohet me dhimbje koke, atralgji, diarre etj. Periudha ikterike ėshtė faza qė pason. Gjatė kėsaj periudhe kemi shfaqjen e ikterit, me sklera dhe lėkurė me intensitet tė ndryshėm. Nė kėtė fazė kemi dekolorim tė feēeve dhe urinė tė errėt etj.
    Ēfarė kėshillash mund tė jepni pėr parandalimin e kėtij hepatiti gjatė stinės sė verės?
    Nė vija tė pėrgjithshme, kėshillat janė ato qė do tė rekomandoheshin dhe gjatė gjithė vitit. Kėshtu qė fillimisht, fakti qė kjo ėshtė sėmundje qė transmetohet me rrugė fekal-orale, pėrmirėsimi i kushteve higjieno-sanitare ėshtė masa e parė parandaluese. Nė kushtet e vendit tonė, ėshtė e domosdoshme zierja e ujit tė pijshėm dhe pėrdorimi sa mė pak i ushqimeve qė shiten nė rrugė ose nė kushte higjieno-sanitare jo tė rregullta. Po ashtu ėshtė e domosdoshme tė tregohet kujdes nė konsumimin e akulloreve gjatė stinės sė verės, qė mund tė prodhohen apo ruhen nė kushte jo tė pėrshtatshme higjienike. Pėrdoret dhe imunoprofileksia aktive, vaksina kundėr hepatit A qė i nėnshtrohen personat e rrezikuar ata qė nuk kanė kaluar hepatitin A, qė janė nė zona endemike dhe qė kanė pasur kontakt me tė sėmurė me hepatit A.

    Shenjat

    • dobėsi dhe kėputje trupore;

    • tė pėrziera dhe tė vjella;

    • dhimbje barku nė zonėn e mėlēisė;

    • temperaturė;

    • diarre;

    • feēe nė ngjyrė tė bardhė;

    • urinė e errėt;

    • zverdhje e lėkurės

    • dhimbje kyēesh etj


    Marre nga "Panorama"
    "Carpe Diem"

  7. #17
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Si mund tė mbrohesh nga hepatiti E

    • Hepatiti E ėshtė njė sėmundje inflamatore e mėlēisė, e cila mund tė pėrhapet shumė lehtė nėpėrmjet ujit tė pijshėm dhe ushqimeve tė kontaminuar.

    AIDA MALAJ

    Kjo formė hepatiti ėshtė shumė e ngjashme me atė A, por ka njė specifikė, sepse mund tė krijojė probleme madhore me dėmtime tė mėdha tė mėlēisė te gratė. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjekja gastro-hepatologe, Edlira Elezaj (Ibra), shpjegon se si shfaqet, cilėt janė faktorėt e riskut dhe si mund tė mbrohesh nga kjo sėmundje:
    Si transmetohet hepatiti E dhe ēfarė veēorish ka ky lloj hepatiti?
    Hepatiti E ngjason shumė me atė A, pėr shkak tė mėnyrės sė transmetimit. Kjo bėhet kryesisht me rrugėt fetal orale, veēse virusi E ka njė specifikė, sepse mund tė krijojė probleme madhore me dėmtime tė mėdha tė mėlēisė te gratė shtatzėna. Kėta pacientė qė kalojnė kėtė infeksion nuk kanė risk pėr tė kaluar nė kronicizim, por ekziston risku pėr tė bėrė format e rėnda.
    Infeksioni transmetohet duke pirė ujė apo ngrėnė ushqime tė ndotura me materiale fekale qė pėrmbajnė virusin. Pasi gėlltitet, virusi qė pėrthithet nga stomaku arrin nė mėlēi nėpėrmjet gjakut dhe riprodhohet nė qeliza hepatike. Ushqimet “mė tė rrezikshme” janė frutat e detit tė kontaminuar, qė konsumohen tė gjalla dhe perimet e paziera dhe tė palara mirė.
    Sa ėshtė periudha e inkubacionit?
    Periudha e inkubacionit ėshtė 15-60 ditė me njė mesatare prej rreth 40 ditėsh.
    Si shfaqet, ēfarė ankesash shfaq i sėmuri?
    Simptomat karakteristike janė: ikteri (zverdhja), dobėsi e pėrgjithshme, temperaturė, dhimbje ambdominale dhe dhimbje kockash.
    Kush preket mė shpesh, cilat grupmosha?
    Ky lloj hepatiti ėshtė vėnė re se ėshtė mė i shpeshtė te grupmoshat e mėdha, sesa te fėmijėt.
    Si ėshtė ecuria e sėmundjes?
    Sėmundja e shkaktuar nga virusi E ėshtė e lehtė dhe nuk shkakton infeksion kronik, por te gratė shtatzėna nuk janė tė pakta rastet e formave fulminante.
    Si trajtohet ky lloj hepatiti?
    Nuk ekziston ndonjė terapi specifike pėr kėtė sėmundje. Terapia bazohet nė trajtimin simptomatik (antipiretik) dhe nė mėnyrėn e ushqyerjes. Ushqimi duhet tė jetė i pasur nė kalori, me kripė, normalisht me yndyrna bimore dhe jo pikante. Gjithashtu duhet tė mbahen parasysh rregullat higjieno-sanitare, si pėr tė gjitha sėmundjet infektive.
    Si mund tė parandalohet shfaqja e kėtij hepatiti?
    Pėr kėtė formė hepatiti nuk ka vaksinė. Kėshtu qė parandalimi bazohet nė respektimin e normave tė zakonshme higjieno-sanitare. Duke shmangur kėshtu konsumimin e ujit dhe ushqimeve qė mund tė jenė tė kontaminuara. Kėshtu duhet treguar shumė kujdes nė konsumimin e perimeve dhe prodhimeve tė detit tė palara apo tė pagatuara mirė. Masė parandalimi tjetėr ėshtė konsumimi i ujit tė dezinfektuar dhe shmangia e kontaktit me personat e infektuar.

    rreziku

    Faktorėt e riskut

    ushqyerja me ushqime tė gjalla ose qė nuk janė gatuar mirė;

    konsumimi i perimeve tė gjalla dhe tė palara mirė;

    nėse pini ujė qė vjen nga burime tė pasigurta nga pikėpamja mikrobiologjike;

    nėse laheni nė zona tė ndotura me fekale;

    nėse nuk respektoni masat higjienike.

    "Panorama"
    "Carpe Diem"

  8. #18
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Disa informacione pėr sėmdundjet ngjitėse seksuale mė tė shpeshta.

    Ēka ėshtė HIV?

    Shkurtesė e cila rrjedhė nga gjuha angleze dmth Human Immunodeficiency Virus -virusi njerėzor i cili dėmton sistemin e imunitetit. Ėshtė virusi qė e shkakton Aids apo Sidėn siq njihet tek ne. HIV e dėmton sistemin imun nė trup dhe personi me virus ėshtė i pambrojtur nga disa infektime. Personi i/e cili/a ėshtė HIV pozitiv nuk do tė thotė se vuan nga Aids. Mund tė shkojnė vite tė tėra deri sa HIV ta dėmton sistemin imun dhe personi tė sėmuret. Gjatė kėsaj kohe personi me HIV pozitiv mund tė jetojė me shėndet tė mirė me vite tė tėra pa zhvilluar Aids.
    Ēka ėshtė AIDS (SIDA)?

    AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Immunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga tė dy emrat kuptohet se AIDS ėshtė sindromi i fituar nga virusi i cili dėmton sistemin e immunitetit. AIDS ėshtė njė kolekcion i infektimeve dhe kancereve tė ralla qė njerėzve me HIV pozitiv mund tė ju zhvillohen. Nėse njė person me HIV sėmuret me njėrėn nga kėto sėmundje tė veēanta atėherė do tė thotė se vuan nga AIDS. Shumė nga kėto organizma qė i shkaktojnė kėto sėmundje janė mjaft tė zakonshme dhe relativisht tė padėmshme pėr personat me imunitet tė shėndosh. Megjithatė, te personat me imunitet tė dėmtuar keqėsisht mund tė shkaktojnė sėmundje serioze dhe vdekje.
    Si infektohen njerėzit me HIV?

    Katėr mėnyrat kryesore pėr tu infektuar me HIV janė:

    *
    Duke pasur marrėdhėnie seksuale vaginale dhe anale pa pėrdorim tė kondomit me dikend qė ėshtė i/e infektuar me HIV
    *
    Duke marrė drogė me pajisje tė injeksioneve qė ėshtė e kontaminuar me gjak tė infektuar
    *
    Foshnjet gjatė shtatėzanisė nga nėnat e infektuara me HIV, gjatė lindjes apo ushqimit me gji.
    *
    Me injeksion apo transfuzionit me gjak nga personi i infektuar

    HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore si:

    *
    puthjeve nė faqe, prekjeve, pėrqafimeve, takimi me duar
    *
    larja nė pishinė, nga nevojtoret, enėt, lugėt/pirunėt apo ushimet qė pregaditen nga personi i infektuar me HIV
    *
    kollitja, teshja apo lotėt, kafshimet e insekteve apo kafshėve.

    Marrėdhėniet seksuale

    Ju mund tė infektoheni me HIV dhe infektime tė tjera seksuale nėse keni marrėdhėnie seksuale vaginale apo anale pa pėrdor kondom me dikend qė ėshtė i infektuar. Kondomi ju jap mbrojtje efektive kundėr HIV nėse keni marrėdhėnie seksuale. Kondomat poashtu mund tė ju mbrojnė kundėr infektimeve tė tjera seksuale poashtu edhe shtatėzanive tė padashura.


    Droga

    Ju mund tė infektoheni me HIV dhe me viruse tė tjera tė gjakut si Hepatitin C nėse merrni drog dhe i ndani gjilėpėrat dhe shiringat me tė tjerėt. Nėse merrni drogė pėrdorni gjilpėrė dhe shiringė tė papėrdoruar ēdo herė dhe mos i ndani me tė tjerėt.


    Shtatėzania

    Nėse jeni shtatėzanė dhe jeni tė infektuar me HIV, kujdesi i pėrshtatshėm para, gjatė dhe pas lindjes mund tė zvogėlojė rrezikun e transmetimit tė HIV nė fėmijėn tuaj 20 pėrqind nė deri nė njė pėrqind. Pėr ta zvogėluar mundėsin e transmetimit tė HIV ju mund tė:

    *
    merrni tretman me medikamente kundėr HIV gjatė shtatėzanisė
    *
    Lindni foshnjen me operacion
    *
    ta ushqeni fėmijėn me shishe nėse ėshtė e mundhsme sepse ėshtė e vėrtetuar qė ka mundsi 10 pėrqind qė HIV mund tė kalojė nga qumshti i nėnės

    Dhėnja dhe marrja e gjakut

    Dhėnja e gjakut nė Britani tė Madhe ėshtė e sigurt. Tė gjitha pajisjet janė tė sterilizuara dhe pėrdoren vetėm njėherė. Tė gjitha prodhimet, organet dhe indet pėr transplantim analizohen pėr antitrupat e HIV. Prodhimet e gjakut poashtu trajtohen nxehėsitje pėr tė shkatruar HIV. Kėshtu qė tani pėr tani rreziku pėr tu infektuar nga HIV nga transfuzioni i gjakut nė Britani tė Madhe ėshtė i papėrfillshėm.


    Analiza e HIV

    Diagnoza e HIV zakonisht bėhet me analizė tė gjakut, qė njihet si analizė pėr antitrupa tė HIV apo analizė e HIV. Kur bėhet kjo analizė kėrkohen antitrupa tė formuar nga sistemi imun nėse HIV ėshtė prezent. Kur njė person infektohet nga HIV mund tė shkojė deri nė tre muaj qė sistemi i imunitetit tė prodhojė mjaft antitrupa pėr tu lajmruar nė gjak. Kjo periudhė quhet periudhė tremujorshe apo serokonverzion. Nėse antitrupat gjinden nė gjak, rezultati i analizės njihet si pozitiv. Kjo do tė thotė se personi ėshtė HIV pozitiv. Nėse antitrupat nuk gjinden rezultati i analizės njihet si negativ. Kjo do tė thotė qė personi ėshtė HIV negativ, pėrderisa analiza ėshtė bėrė pas periudhės tre mujorshe.


    Tretmanet e HIV

    Terapia kundėr HIV ėshtė tretman me ilaqe qė e sulmojnė HIV. Kėto ilaqe ndėrprejnė mėnyrėn e shumimit tė virusit brenda qelizave njėrėzore, por kėto ilaqe nuk mund ta shkatėrrojnė virusin krejtėsisht. Ilaqet kundėr HIV zakonisht pėrshkruhen nė kombinim tė tri apo mė shumė lloje tė ilaqeve. Kjo quhet terapi kombinuese apo terapi me aktivitet tė lartė antiretrovirale (Highly Active Antiretrovral Therapy, HAART). Qysh nga viti 1996 kur ėshtė prezentuar, kjo terapi ėshtė vėrtetuar se ėshtė efektive pėr ta kontrolluar HIV dhe ta vonojė fillimin e Aids pėr shumė njerėz mirėpo jo tė gjithė. Tretmanet ju kanė ndihmuar shumė njerėzve por ilaqet kanė kundėrindikacione qė ndonjėherė mund tė jenė serioze. Kjo mund tė bėjė vėshtirė tė vazhdohet me tretmane dhe mund tė ketė reagim tė tretmaneve tė komplikuar qė njerėzit duhet ta vazhdojnė. Kėto vėshtėrsi pėr tė vazhduar me ilaqe mund tė thotė se tretmani mund tė dėshtojė. Poashtu sa mė gjatė qė merren kėto tretmane mundėsi tė dėshtojnė janė mė tė larta. Tretmanet dėshtojnė kur HIV i reziston ilaqet qė merren. Kur njė kombinim dėshton, njė kombinim tjetėr i ilaqeve duhet tė merret, por sa mė shumė qė tretmanet dėshtojnė mė vėshtirė ėshtė qė tė gjindet kombinim i sukseshėm.


    A ka ilaqe qė mund ta parandalojnė infektimin e HIV?

    Tani pėr tani nuk ka vaksinė qė e prandalon infektimin e HIV dhe ende nuk ka shėrim pėr Aids. Vaksinat eksperimentale janė duke u hulumtuar por ende nuk ka ndikim pėr vaksinė efektive nė tė ardhmen.



    marrė nga nat.org.uk
    "Carpe Diem"

  9. #19
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    ...................................
    "Carpe Diem"

  10. #20
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Shume flm Diana per keto informacione.

    Ne nje nga hadithet e profetit Muhamed a.s thuhet se nje prej shenjave te kijametit do te jete shtimi i semundjeve seksualisht te transmetueshme.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •