Para disa ditėsh u organizua seminari “Ditėt e Sensibilizimit pėr Infeksionet Seksualisht tė Transmetueshme (IST)” Sipas tė dhėnave tė kėtij seminari del se 20% e grave vuajnė nga chlamydia dhe 1% e tyre vuajnė nga sifilizi, gonorea, herpes genitalis etj. Sipas tė dhėnave tė Institutit tė Shėndetit Publik (ISHP), kėto sėmundje nė vendin tonė janė njė problem nė rritje pas viteve ’90, veēanėrisht pėr adoleshentėt.
Pėr kėtė problem kaq tė rėndėsishėm, po sjell pėr lexuesit e kėtyre faqeve disa konsiderata tė pėrgjithshme lidhur me kėto sėmundje.
1-Gratė janė mė tė prekshme se burrat prej IST
Kjo nuk do tė thotė se gratė janė mė tė pėrdala seksualisht, por se gratė janė mė tė prekshme nga kėto infeksione pėr arsye tė anatomisė sė tyre.
a-Infeksioni kalon mė lehtė nga burrat tek gratė nga sa prej grave tek burrat.
b- Sėmundjet Seksualisht tė Transmetueshme zbulohen mė me vėshtirėsi tek gratė.
2- Ka mbi 25 IST tė ndryshme qė njihen sot.
IST mė tė zakonshme janė Chlamydia, Gonorrhea, Hepatiti B, Herpesi gjenital, HIV/AIDS, Human Papilloma Virus (HPV), Siphilisi, morrat e pubisit dhe Trichomoniasis. Qė nga viti 1980, listės sė IST qė njiheshin i u shtuan edhe mė shumė se tetė IST qė nuk njiheshin mė parė. Midis kėtyre tetė IST ėshtė edhe HIV/AIDS. Infeksionet Seksualisht tė Transmetueshme shkaktohen nga viruset, bakteret dhe prej parazitėve.
3- IST mund tė transmetohen edhe nėpėrmjet seksit oral....
Ndryshe nga sa besojnė njerėzit, ju duhet tė dini se edhe kur bėni seks oral, ju nuk luani seksualisht tė sigurtė. E vėrteta ėshtė se kush bėn seks oral tė pambrojtur, e fut veten nė rrezik tė lartė, veēanėrisht pėr gonorrenė, syphilisin, herpesin dhe hepatitin B.
Gjithmonė kur bėni seks oral pėrdorni kondomin. Edhe kondomet femėrore pėrdoren pėr tė pakėsuar rrezikun e IST. Kėto lloj kondomesh mund tė pėrdoren edhe kur bėni seks oral. ((Nė njė shkrim para disa muajve nė “Shekulli” kam shkruar posaēėrisht pėr rreziqet e seksit oral).
Me IST njerėzit infektohen kur bėjnė seks vaginal, anal ose oral. Kėto infeksione kalojnė nga personi nė person nėpėrmjet spermės, lėngjeve vaginale dhe gjakut. Shkaktarėt e disa IST mund tė futen nė trup edhe nėpėrmjet prerjeve tė vogla, ose gėrvishtjeve nė gojė, nė gjenitale dhe nė anus.
4. IST janė tė trajtueshme, por nuk janė tė gjitha tė shėrueshme ...
IST me shkak bakteret si chlamydia, Gonorrhea dhe syphylisi mund tė kurohen. IST qė shkaktohen nga viruset si hepatiti B, herpesi, HIV/AIDS dhe veruket gjenitale janė tė pakurueshme, por ato mund tė trajtohen. Tė jetosh i infektuar me IST do tė thotė qė pėrveē shėndetit fizik tė jetė prishur edhe shėndeti emocional. IST kanė njė kosto tė lartė edhe nė marrėdhėniet romantike tė ēiftit.
Kush vuan nga njė IST duhet t’i tregojė atij ose asaj me tė cilin do tė bėjė seks se ėshtė i sėmurė. Kėtė duhet ta bėjė pėrpara se tė kryejnė kontaktin seksual. I infektuari me njė nga kėto sėmundje duhet tė jetė i drejtpėrdrejtė, i hapur dhe i ndershėm. Ka disa vende nė botė,qė fshehjen e IST nga partneri seksual e konsiderojnė mėsymje (offensė) kriminale dhe ky krim ndėshkohet me ligj! Ėshtė mirė qė tė rinjtė, sa herė qė do tė bėjnė seks me njė partner tė ri, tė testohentė dy pėr IST.
5- Disa IST janė pa simptoma...
Pėr deri sa disa nga kėto sėmundje nuk kanė shenja tė dallueshme, askush nuk mund ta dijė se ai vetė ose partneri i tij seksual ėshtė i infektuar. Chlamydia, pėr shembull, ėshtė pa simptoma. Po kėshtu, duhen rreth dhjetė vjet ose mė shumė, qė njė person i infektuar tė zhvillojė shenjat e AIDS. Koha qė i duhet njė IST qė tė shfaqet varet nga lloj i sėmundjes.
Simptomat e IST shpesh ngjajnė me ato qė shkaktohen nga infeksione tė tjera jo seksuale. Ėshtė kjo arsyeja qė IST ngatėrrohen lehtėsisht me infeksionet jo seksuale nga myku ose me infeksionet e tjera tė traktit urinar.
Mbajeni mėnd mirė kėtė fakt: Edhe kur nuk janė shfaqur shenjat e IST qė keni, ju jeni ngjitės pėr partnerin tuaj seksual.
Duke qenė se shumė IST janė pa shenja dhe personat e infektuar nuk mjekohen, ėshtė e vėshtirė tė thuhet se sa njerėz infektohen me kėto sėmundje ēdo vit. Ėshtė kjo arsyeja qė statistikat e dhėna pėr kėto sėmundje janė shumė herė mė pak nga realiteti.
6- Tė infektuarit me IST qė nuk mjekohen kanė pasoja serioze pėr shėndetin.
Gratė vuajnė mė shpesh nga IST dhe ato kanė edhe komplikacione mė serioze shėndetėsore, nga sa kanė burrat e infektuar. Nė kohėn kur gratė vėnė re shenjat e sėmundjes dhe shkojnė tek doktori, komplikacionet nga infeksionet e pamjekuara e kanė vėnė nė rrezik shėndetin e tyre.
IST mund tė shkaktojnė sėmundjen inflamatore pelvike (PID), kancerin e qafės sė mitrės dhe infertilitetin ose paaftėsinė pėr tė ngelur shtatzėnė. Disa IST mund tė kalohen nga nėna tek fėmija pėrpara, gjatė, ose pas lindjes. Gratė e infektuara me IST kur ngelen shtatzėna janė nė rrezik tė lartė pėr shtatzėni jashtė mitre, pėr dėshtime dhe lindje parakohe (premature). Por ka edhe mė keq, syphilisi i pamjekuar mund ta ēojė personin nė vdekje.
7- Chlamydia ėshtė IST qė raportohet mė shumė
Siē theksohet nė seminarin e para disa ditėve, 20% e grave nė Shqipėri janė tė infektuara me Chlamydia. Qendra pėr kontrollin e Sėmundjeve nė Amerikė thotė se ēdo vit ka 2,8 milion raste tė reja me chlamydia. Shumica nuk diagnostikohen. Chlamydia infekton qafėn e mitrės tė shumicės sė vajzave adoleshente qė janė seksualisht aktive.Kjo zgjedhje e chlamydies pėr vajzat e reja, shpjegohet me faktin se qafa e mitrės tek adoleshentet pėson ndryshime anatomo-fiziologjike qė lidhen me pubertetin dhe qė favorizojnė zhvillimin e chlamydieve.
Shumica e grave me chlamydia nuk kanė shenja dhe nuk mjekohen. Por chlamydia e pa mjekuar shkakton Sėmundjen Infektive Pelvike ose PID, shtatzėni jashtė mitre dhe paaftėsi pėr tė ngjizur fėmijė (infertilitet). Kur zbulohet herėt chlamydia mund tė kurohet pa vėshtirėsi me antibiotikė, sepse ajo ėshtė njė infeksion bakterial.
8-Doktorėt nuk e kanė bėrė zakon qė tė kėrkojnė nė mėnyrė rutine pėr IST tek pacientėt e tyre.
Edhe nė Amerikė sipas “The American Social Health Association”, vetėm 1/3 e doktorėve i ekzaminojnė pacientėt pėr IST nė mėnyrė rutine. Kuptohet se si ėshtė zbulimi i kėtyre sėmundjeve nė kushtet e vendit tonė.
Mos mendoni se Pap-testi qė kryen mjeku gjinekolog u jep grave njė faturė shėndetėsore tė pastėrt. Pap-testi vetėm zbulon ndryshimet nė qelizat cervikale, por nuk tregon dhe nuk kontrollon pėr IST specifike. Ndėrkaq, njė Pap-test jo normal mund tė tregojė se gruaja ėshtė e infektuar me Human Papilloma Virus (HPV), por duhet tė bėhen analiza tė tjera qė tė vėrtetohet prania e virusit.
Kushdo qė ka sjellje seksuale aktive bėn mirė tė kėrkojė nga doktori tė bėjė analiza pėr tė zbuluar praninė e IST.
9-Kondomet nuk garantojnė 100% kundėr IST.
Kondomet nuk janė plotėsisht tė sigurta. Por, pėrveē abstinencės (heqjes dorė vullnetarisht nga seksi), kondomet janė mbrojtja mė e mirė kundėr IST. Pėrdorni njė kondom lateksi tė ri, ēdo herė qė bėni seks oral, anal ose vaginal me njė partner tė ri, jashtė marrėdhėnieve monogame.
10- Rreth 50% e grave seksualisht aktive infektohen Human Papilloma Virus (HPV), nė njė moment tė jetės sė tyre.
Njihen rreth 100 shtame tė Human Papilloma Virusit (HPV). Nga kėto vetėm rreth 30 shtame janė seksualisht tė transmetueshme dhe vetėm rreth 10 shtame janė me “rrezik tė madh” dhe ēojnė nė kancerin e qafės sė mitrės. Shtamet me “rrezik tė ulėt” shkaktojnė lezėt gjenitale.
Shumica e tė infektuarve nuk e marrin vesh kurrė se janė tė infektuar, nga qė sistemi imun i eliminon vetiu format mė pak agresive tė HPV. Por, shtamet mė agresive tė HPV ngulen nė organet gjenitale dhe shkaktojnė shumė probleme shėndetėsore, siē ėshtė edhe kanceri cervikal. Pėr tė zbuluar HPV ndihmon Pap-testi, kur ndryshimet prekanceroze nė cerviks janė bėrė tė dukshme.
Nė Qershor tė vitit 2006, nė Amerikė FDA aprovoi “Gardasil-in”,vaksinėn pėr tė mbrojtur gratė nga kanceri i qafės sė mitrės. Vaksina duhet tė bėhet pėrpara se vajza tė jetė bėrė seksualisht aktive, pra pa rėnė nė kontakt me HPV. Kėshillohet ta bėjnė vajzat dhe gratė e moshės nga 9 vjeē deri 26 vjeē.
Gazeta Shekulli
Krijoni Kontakt