Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    A e dëmton egoizmi dashurinë?!

    Mjaft i dëmshëm për jetën bashkëshortore është edhe egoizmi i cili shpejt a vonë shpie në konflikte.Në jetën emocionale egoizmi mundet qe te maskohet , sepse egoisti është i aftë të dojë një njeri ,por ai niset vetëm nga fakti se dashuria i jep kënaqësi atij. Njeriu egoist edhe në jetën seksuale synon të kënaq vetëm dëshirat e tij ndoshta pa u shqetësuar për përjetimet e partneres ose partnerit .Një qëndrim i tilllë ndaj jetës seksuale ,si ndaj ndonjë lloj sporti shkakton pakënaqësi e ftohtësi seksuale ,sidomos tek gjinia femrore. Cinizmi smund te sjellë lumturi as vetës e as të tjerëve .Prandaj është e domosdoshme që partnerët të synojnë të bëjnë të lumtur njëri tjetrin .Një aforizëm i njohur thotë se nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të ndjesh veten e nevojshëm për njerezit e tjerë .Ndërsa shkrimtari i shquar rus Tolstoi thotë se vetëm shqetësimet e ndershme ,puna,përpjekjet dhe dashuria për të tjerët përbën atë që quhet lumturi ,ndërsa shqëtësimet e pandershme dhe dashuria vetëm për vetën e bëjnë njeriun fatkeq . Që të jesh i lumtur duhet të dish të mendosh për të tjerët dhe të jetosh për të tjerët ,të jesh altruist . Altruizmi d.m.th. synimi për mirësi ndaj të tjerëve është veti mjaft e çmuar për martesën .Kush dashuron gjithmonë mendon për diçka të dashur e të këndshme ndërsa kush mendon vetëm për vete ,ai nuk di të dashurojë dhe nuk kupton se ç’është dashuria .Që çifti të jetë i lumtur duhet që altruizmi të shfaqet në të gjtha aspektet e jetës bashkëshortore . Nga ana tjetër altruisti ndjen më shum kënaqësi kur mendon se e ka bërë të lumtur njeriun që dashuron .Edhe në jetën intime njeriu duhet të synoje që ti japë kënaqësi maksimale femrës që dashuron ,madje qysh në lashtësi në disa vende "arti i dashurisë" zhvillohej edhe si lëndë në shkollë dhe në të shkruhej si ligj se "buri ka të drejtë të mendojë për kënaqësine e tij vetëm pas kënaqësis së gruas ose njëkohësisht me të ".

    Edhe ne kulturën evropiane flitej për ledhatimet e ëmbla erotike të cilat kishin si qëllim ti japin gruas kënaqësinë maksimale.Disa popuj të lindjes që në lashtësi e quanin çështje nderi që buri ti ofronte kënaqësinë maksimale femrës që dashuronte .

    Shfaqja e ndjenjave në martesë dhe jeta seksuale normale janë të lidhura e të kushtëzuara në nivelin e kulturës bashkëkohore.Për të ashtuquajturin “Art të jetës së lumtur” në martesë është e domosdoshme të shkruhet dhe flitet edhe në kohën e sotme si faktor me rëndësi që siguron lumturinë bashkëshortore dhe hap perspektiva për zhvillimin e personalitetit të partnerëve. Ky "art"kërkon që energjitë e instikteve të ndryshëm përfshirë edhe përdorin tjetër të vendos varësisht nga niveli i kulturës personale.Prandaj si kusht i domosdoshëm për normalizimin e jetës seksuale është ngritja e nivelit të kulturës dhe shqetësimi human për të jetuar me përjetimet dhe ndjenjat e njeriu që dashuron .Tolstoi shkruante se njeriu duhet të jetonte me mendimet e tij, por me ndjenjat e tjetrit .Kjo thënie e mençur vlen në mënyrë të veçantë për jetën bashkëshortore .

    Siç pamë femrat nga vetë natyra janë më të ndjejshme e delikate se sa burat , prandaj kanë nevojë për trajtim të ëmbël dhe të ngrohtë .Një ngritje e zërit ose një kundërshtim i prerë nga ana e burit mund ta lëndojë e ta ftohë gruan .Nga ana tjetër të njëjtën grua mund ta gëzoje edhe një shenjë dashamirësie nga ana e burit , një buzëqeshje ,dhuratë .Këto zbukurojnë dashurinë dhe janë të nevojshme në dashuri .Femrat përgjithësisht janë me mirënjohëse ,më humane altruiste se sa meshkujt .Këtë e shpreh bukur edhe një fjalë e urtë e cila thotë :

    "Gruas po ja dhe dorën kur është ngushtë , ta jep shpirtin kur është lirë ”

    Prandaj edhe egoizmi ndjehet shumë nga femrat.

    Si e përshkruani egoizmin ju personalisht?
    Përse natyra e femrës është më mirënjohëse dhe më humane se ajo e mashkullit?!
    Mendoni që egoizmi shkatarron dashurinë?
    "Carpe Diem"

  2. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Pershendetje DI_ANA.

    Tema gjithmone me interesante po trajton.

    Mendimi im eshte Po.Egoizmi e shkaterron dashurine.
    Edhe kjo per te vetmin Fakt sepse kur njeriu eshte i dashuruar nuk mund te kete UNE ose TI.Por duhet te mbizoteroj Fjala NE.
    Kush tregon Egoizem ne dashuri sipas mendimit tim nuk eshte i dashuruar ne realitet.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Pa u zgjatur shume, egoizmi eshte nje nga vrasesit e dashurise.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    DI_ANA mendoj se kush eshte egoist ne nje lidhje flitet per dashuri por vetem nga njera pale sepse tjetra nuk dashuron por gjykon,e ha prapa kraheve dhe i fale dashuri egoiste.

  5. #5
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    A mund te zgjatesh pak, nese ke mundesi.
    Si mund te vrasesh dicka qe nuk ekziston?

  6. #6
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Mendimi im eshte qe e demton esht dicka e natyrshme
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  7. #7
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Bajram Ferri Lexo Postimin

    Une refuzoj t'u pergjigjem pyetjeve si keto: A te pervlon uji i vale? A eshte nata e erret? A eshte egoizmi i demshem apo e kunderta e dashurise, etj?
    Kjo tregon qe i ke kembet ne toke dhe je realist....
    Por fatkeqesisht jo te gjithe jemi keshtu!
    Ka realiste,optimiste dhe ka edhe pesimizem!
    "Carpe Diem"

  8. #8
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Nese eshte i tepruar po, sepse te gjith ne kemi eggon brenda vetes, dhe ajo qe na dallon eshte shkalla ne te cilen eggoja eshte prezente ne neve!!
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Si e përshkruani egoizmin ju personalisht?
    Ka te bej me krenari te tepruar. Ndoshta ndo nje here do te mbrosh veten dhe nuk jep100% ne nje lidhje sepse ke frike se personi tjeter do te shfrytezoj dhe nuk do ta shperblej dashurin me te njejten monedh.

    Përse natyra e femrës është më mirënjohëse dhe më humane se ajo e mashkullit?!
    Jo ne cdo rast. Nefakt ne lidhjen time un jam pak me egoiste (sidomos ne fillim isha me shume). U futa ne lidhje duke menduar "un meritoj gjithcka nga ky njeri dhe nese ky nuk ploteson kriteret nuk do harxhoj kohen me me te" Ishte me teper "une" dhe cfar duhej qe ai te bente per mua...shperblimi im ishte qe un isha me te. Kur ziheshim un nuk isha as nje here ajo qe do mundohej te rregullonte situaten.

    Mendoni që egoizmi shkatarron dashurinë?
    Sigurisht qe po. Cuditerisht ne rrastin ton kemi nje lidhje shume te shendosh. Un kam mesuar si te "ule pak hunden" ndo nje here sepse e pash qe kte njeri e dua shume dhe ky me jep 100% dhe kerkon vetem pak nga un. Pra skam si te vazhdoj te jem egoiste me te sepse ai nuk e meriton dhe me ka bere ta kuptoj kte gje. Kur zihemi per gjera te vogla tani mundohem ta rregulloj situaten dhe jam me tolerante. Po te ishte dhe ai aq egoist sa un ne fillimet tona nuk besoj se do kishim vajtur me shume se 1 muaj bashk.


    Kur 2 njerez duhet egoismi eshte i tepert.
    Ndryshuar për herë të fundit nga FierAkja143 : 12-03-2008 më 14:59

  10. #10
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga FierAkja143 Lexo Postimin


    Sigurisht qe po. Cuditerisht ne rrastin ton kemi nje lidhje shume te shendosh. Un kam mesuar si te "ule pak hunden" ndo nje here sepse e pash qe kte njeri e dua shume dhe ky me jep 100% dhe kerkon vetem pak nga un. Pra skam si te vazhdoj te jem egoiste me te sepse ai nuk e meriton dhe me ka bere ta kuptoj kte gje. Kur zihemi per gjera te vogla tani mundohem ta rregulloj situaten dhe jam me tolerante. Po te ishte dhe ai aq egoist sa un ne fillimet tona nuk besoj se do kishim vajtur me shume se 1 muaj bashk.


    Kur 2 njerez duhet egoismi eshte i tepert.
    Ke shume te drejte...e sakte dhe e drejte si gjithmone!Bashkohem me ato qe shkruan.

    Respekte
    "Carpe Diem"

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Egoizmi - Fulton J. SHEEN
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 10:03
  5. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •