Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Konferencë për statusin e Kosovës

    Nis sot në SHBA konferenca e organizuar nga Instituti amerikan i Paqes për statusin final të krahinës

    Uashingtoni: Si do të zgjidhet statusi i Kosovës?

    Në konferencë nuk marrin pjesë liderë politikë të Kosovës dhe as përfaqësues nga UNMIK

    UASHINGTON- Do të zhvillohet sot në Ushington konferenca me temë: “Si të zgjidhet çështja e Kosovës”, nën kujdesin e Institutit amerikan të Paqes. Në këtë konferencë do të marrin pjesë organizata e personalitete ndërkombëtare që e njohin mirë këtë çështje. Por konferenca do të zhvillohet pa praninë e politikanëve shqiptarë dhe atyre serbë. “Në të nuk do të marrë pjesë as kryeadministratori i Kosovës Mihael Shtajner”, njoftojnë agjencitë kosovare të lajmeve. UNMIK-u ka përgënjeshtruar pohimet e disa mediave se kryeadministratori i Kosovës Shtajner së bashku me komandantin e KFOR-it Fabio Mini do të shkojë në Uashington për të biseduar për këtë temë. Në fillim mediat gjithashtu përmendën edhe praninë e disa liderëve shqiptarë të Kosovës, por asnjëherë praninë e liderëve serbë. Por përfundimisht kjo konferencë nuk do të ketë asnjë zë nga Kosova. Ky takim do të drejtohet nga Daniel Serwer, dhe pritet që të diskutohet statusi final i kësaj krahine, aktualisht protektorat ndërkombëtar nën OKB. Çështja e statusit përfundimtar të Kosovës është bërë një nga temat më të debatuara javët e fundit, pavarësisht se ndërkombëtarët vazhdojnë të deklarojnë se ende nuk ka ardhur koha për një gjë të tillë, pasi duhet më parë “të integrohet edhe minoriteti serb, të krijohet një shoqëri e vërtetë shumetnike, të zhvillohet ekonomia e Kosovës, e të luftohet krimi i organizuar”. Këto janë përcaktuar si standarde që duhet të arrihen nga administrata e Shtajnerit. Por disa çështje shumë të ndjeshme të prekura kohët e fundit, që kanë të bëjnë me integritetin territorial të krahinës, kanë rritur presionin që përcaktimi përfundimtar i statusit të Kosovës do të zgjidhte gjithë problemet dhe do ta integronte vendin në familjen evropiane. Në disa deklarata radhazi, kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se nëse ky status nuk përcaktohet shpejt, atëherë mund të rishfaqet konflikti në rajon. “Mospërcaktimi i statusit e bën Kosovën aktualisht një partner jo të barabartë në rajon”. Kështu kanë deklaruar zyrtarë të tjerë të lartë të Kosovës, cituar nga “Kosovapress”, të cilët gjithashtu duke iu bashkuar zërit të Rexhepit, po bëjnë presion mbi përshpejtimin e këtij procesi. “Mopërcaktimi i statusit të Kosovës është bërë një pengesë e madhe në të gjitha fushat, si në atë të bashkëpunimit, por edhe të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave në rajon”, - ka thënë dje në një konferencë për shtyp Ramadan Avdiu, këshilltar i lartë politik i kryeministrit të Kosovës. Ai ka vlerësuar se pjesa më e madhe e pikave që i kishte parashikuar Rezoluta 1244 janë përmbushur. “Është e qartë se një pjesë e barometrave, të cilat i parasheh Rezoluta 1244 për t’i përmbushur shoqëria kosovare, mendojmë se janë përmbushur dhe është koha që të fillojë zgjedhja e statusit politik të Kosovës”,- ka thënë Avdiu. Por kryeadministratori i Kosovës, Mihail Shtajner, këmbëngul se ende duhet të plotësohen disa pika ose standarde që të arrihet ky status. Ai ka nisur planin shtatëpikësh për bashkimin e qytetit të ndarë të Mitrovicës. Faktikisht për këtë plan nga pjesa shqiptare ka shumë dyshime, të cilat janë shprehur edhe në media. Përveç kësaj, Shtajner sapo ka rekomanduar një delegacion nga Këshilli i Evropës të përpilojnë një projekt për decentralizimin e pushtetit, pra për kalimin në masë të kompetencave nga UNMIK-u tek organet vetëqeverisëse të Kosovës. Por caktimi i djeshëm i një mbikëqyrësi të OSBE-së në seancat e Kuvendit të Kosovës është parë si një ngushtim i kompetencave të këtij Kuvendi të zgjedhur nga populli.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Patten dhe Pauell, do te diskutojne per Shqiperine

    Pas disa javesh komisioneri i jashtem evropian, Kris Patten dhe sekretari amerikan i shtetit do te diskutojne per Shqiperine. Nje gje te tille e ka vene ne dukje gjate diskutimit te tij me mediat shqiptare. Sipas tij, nuk eshte vetem Shqiperia e rrezikuar nga problemet, por krejt Europa. Pikerisht zgjidhja e tyre ne kuadrin rajonal do te jete edhe ceshtja kryesore e takimit midis Pauell dhe Patten. "Lufta kunder krimit te organizuar eshtene qender te cdo shteti evropian. Ky eshte nje prioritet i vertete dhe teper i rendesishem. Per kete, duhet bere perparim, sepse te gjithe ndihemi te kercenuar nga trafikimi ilegal i vajzave te reja, nga trafiku i paligjshem i droges, pastrimi i parave. Te gjitha keto aspekte perbejne anen e erret jo vetem te Shqiperise, as te Evropes, por krejt globalizimit", theksoi Patten. Sipas tij, strukturat e Bashkimit Evropian jane teper te shqetesuar per kete fakt. Prandaj kerkojne qe nga vendet, te cilat duan te aderohen brenda struktures evropiane, si Shqiperia, te behet nje lufte e vazhdueshme kunder tyre.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anëtarësuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Albo,

    Ti zakonishte shkruan per qeshtje te cilat jane shume te rendesishme. Per kete edhe te falemderoj.

    Kjo bote eshte duke u sjellur ashtu siq deshiron Amerika, dhe eshte fati yne qe kemi nje mike te tille.

    Qe te mos behemi teper optimist, se paku kesaj here Evropa nuk do te vendose me hamendje siq ka vendose disa here me pare.

    Te lutem vazhdo te na informosh se qka po ndodhe ne anan tjeter te Atlantikut.

    Nderime,

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Takim për të ardhmen e Kosovës

    Nga Arben Xhixho
    6 dhjetor 2002; 20:30 UTC


    Të enjten, 5 dhjetor, këtu në Washington u organizua një takim për të diskutuar për të ardhmen e Kosoves. Në takimin e organizuar nga drejtori i nismës për Ballkanin në Institutin Amerikan të Paqes, Daniel Serwer, merrnin pjesë zyrtarë dhe specialistë që mbulojnë Ballkanin nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa perëndimore. Meqë takimi ishte me dyer te mbyllura, zoti Serwer nuk pranoi të japë emrat e pjesëmarrësve në të.

    Sipas organizatorit, pjesëmarrësit në takim shprehen mendimet e tyre personale dhe jo të institucioneve apo organizatave që përfaqësonin. Zoti Serwer theksoi se takimi ishte shumë fillestar, u hodhën në tryezë dhe u diskutuan tezat e ndryshme për të ardhmen e Kosovës. Në të nuk u mor asnjë vendim dhe vëmendja u përqëndrua tek procesi që duhet ndjekur për statusin përfundimtar dhe jo se çfarë forme do të ketë ky status. Sipas zotit Serwer kishte pjesëmarrës në takim që mbrojtën tezën se statusi duhet përcaktuar shpejt, ashtu si pati edhe te tjerë që dhanë se procesi duhet të ecë më ngadalë. Megjithatë, zoti Serwer thotë se të gjithë pjesëmarrësit ishin të një mendimi se “Kosova nuk mund të kthehet më nën qeverisjen e Beogradit. Prandaj lind pyetja se ç’do të bëhet? Te gjithë e kanë të qartë që ky është një problem për t’u zgjidhur. Të gjithë, po ashtu, ranë dakort se procesi i standarteve të vendosura nga OKB-ja është shumë i rëndësishëm dhe se UNMIKU veproi drejt duke i vendosur këto standarte te qarta që duhen plotësuar. Dhe një nga standartet që ka ardhur koha të fillojë të plotësohet është dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës. Shumica e të pranishmëve u shprehën se ky dialog për çështje konkrete duhet të fillojë, pavarësisht nga forma që do të ketë statusi përfundimtar. Ka shenja të paktën nga ky grup zyrtarësh e specialistësh se UNMIKU po ecën në drejtimin e duhur”, tha zoti Serwer.

    Megjithatë zoti Serwer e pranon se për fillimin e dialogut ka pengesa si në Beograd edhe në Prishtinë. Serbia është ende me zgjedhje presidenciale te papërfunduara kurse në Prishtinë vihet re një ndjenjë nervozizmi për të biseduar me Beogradin, megjithëse ka shenja se kjo po kapërcehet, njerëzit po e pranojnë se ky është një hap që nuk mund të shmanget.

    Shqiptarët gjithnjë e më shumë po këmbëngulin për fillimin e procesit. “Por në fakt procesi në një farë mënyre mund të quhet i filluar pikërisht me takime te tilla”, tha zoti Sewer. Ndonëse pjesemarrësit në takimin e djeshëm shprehen mendimet e tyre personale, janë pikërisht këta analistë që përgatisin raportet dhe që ndikojnë në procesin e vendim-marrjes. Sipas zotit Serwer tani ka ardhur koha për ta marrë më seriozisht mendimin e të gjitha palëve të interesuara, të shqiptarëve, të serbëve, të pakicave të tjera, të Shteteve të Bashkuara të Bashkimit Evropian, të Rusisë si dhe ka ardhur koha për një bashkërendim të politikave të fuqive te huaja për çështjen e Kosovës. “Bashkimi Evropian për shembull kerkon konsolidimin e shteteve për integrimin e tyre në strukturat e ndryshme evropiane dhe në këtë proces, thotë zoti Sewer, Kosova nuk mund te mbetet jashte, pra duhet ditur se cfare forme do te marre ajo ne te ardhmen”.

    Procesi i integrimit për Ballkanin që është mirëpritur nga këto vende, kërkon më parë ekzistencën e shteteve funksionuese. Është e qartë se procesi i asocim stabilizimit dhe anëtarësimi në strukturat evropiane, në Nato, janë të gjitha të bazuara në premisën e ekzistencës se shteteve fuksionuese. “Kosova nuk është vendi i vetëm ku mungon një shtet funksionues në Ballkan, por është një prej tyre ku ka nevojë për një shtet dhe për një shkallë sigurie se çfare forme do të ketë ky shtet sot dhe çfarë forme në të ardhmen. Të gjithë e kanë të qartë se kjo nuk mund të zgjidhet menjëhere, por do të zgjidhet brenda disa vjetesh”, tha zoti Serwer.

    Në takim u prek edhe çështja e pavarësisë. Por, sipas zotit Serwer, mendimet e shprehura ishin shumë të përgjithshme dhe nuk pati një konsensus të vetëm. U shprehën ide nga më të ndryshmet, një pjesë që e mbështesnin pavarësinë dhe një pjesë që e kundërshtonin atë. Por këto opinione ishin shumë të përgjithshme, pasi takimi u përqëndrua në procesin që duhet ndjekur dhe jo ne formën e statusit. Por një mendimi i përgjithshëm mes pjesëmarrësve ishte se çdo zgjidhje që do gjendet duhet te kalojë përmes Këshillit të Sigurimit, pasi vetëm Keshilli i Sigurimit mund të ketë të drejtën për të ndryshuar rezolutën 12-44 dhe vetëm ndryshimi i kesaj rezolute do te zgjidhte çështjen e statusit përfunditar të Kosovës. Pra kjo do të thotë që më parë duhet përcaktuar procesi, para se t’i paraqitet një propozim Këshillit të Sigurimit që ai të veprojë.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    natyrisht se me jurist te tille nuk mund te arrihet gje, mjerim per popullin keto marioneta te cuditura.

    Si na thot: "........Kosova nuk i ka këto dyja sepse gjatë luftës nuk është arritur të bëhet një gjë e tillë, kurse rezultati final i luftës në Kosovë nuk ka qenë çlirim total me forca të kosovarëve dhe, për rrjedhojë, ekziston një status i caktuar i Kosovës, i cili quhet administrim ndërkombëtar dhe që fare nuk ka të bëjë me procesin e pavarësimit të Kosovës e as me Kosovën si "shtet i ri dhe demokratik........"

    Rrezulltati FINAL, shoku profesor, ka qene CLIRIMI total me forca te kosovareve bashk me ALEATET e kosoves. Ky eshte gabim trashanik, mendimi se kosoven nuk e kane cliruar kosovaret!!!, neve natyrisht se na kane munguar mundesite TEKNIKE, por ne raste te tilla, qe ne fillim te njerezise jane lidhur miqesi e alianca, per te ndihmuar njeri tjetrin. Ne baze te cfare LIGJI apo RREGULLATIVE te shpikur nga njeriu mund kosovareve tu mohohet LAVDIA per clirim te vendit nga VULLNETI dhe FORCA e tyre?, cka ish puna e ruogoves viteve te 90-ta, cka ishin institutet paralelle, cka ish 3%-shi???, keto jane krejt PJESE e procesit per CLIRIM te kosoves, si kulminacion i ketij procesi qendroj edhe hapi i fundit, si ne cdo rast tjeter ne historine njerezore, LUFTA per territor, plackitje, shkaterim dhe shfarosje te armikut.

    Kosova i mban krejt shenjat e nje shteti te pamvarur, problemi se ne nuk kemi aftesi mendore te drejtojm punet tona, por jemi te mendimit s etjeret duhet ti drejtojn, pasiqe na kane SHPETUAR dhe gezojn kete privileg, eshte nje rrezulltat i ndergjegjes shqiptare te pseudosllavise, si rezulltat i terrorit psihik ushtuar gjate qindervjeteshit te kaluar. Ne jemi te mesuar te reagojn ne kete menyre, dhe VETEM ne kete menyre. Ne kete filozofi nuk ekziston mundesia e nje vetqendrimi te bazuar ne NEVOJAT tona, por vetem reagimi drejtuar nga NEVOJAT tona. Por, shqiptare, reagimi behet pasi eshte shfaqur NDODHIA, dhe ne rastin tone, eshte katastrofe ta leme deri atje te shkoj, qe te REAGOJM!!!, se kjo domethene se vendimet jane mare. Reagimi ne rastin tone do me thene LUFTE!!!

    Prandaj, ne rastin e kosoves ka nga ana juridike aq shume pika te pashqyrtuara, saqe nje tejkalim i tyre nga nderkombetaret do te ish krim sipas pricipit "krerjt njerezit jane te barabarte", mbi te cilin natyrisht eshte themeluar demokratia, dhe metej ligjet dhe rregulloret nderkombetare.

    Ta marrim rezolluten 1244, kush e ka nenshkruar ate?, cfare eshte nenshkruar aty, dhe PERSE u nenshkrua ajo?

    Shqiptaret qarte e paten konferencen ne Rambouille, ajo deshtoj pasiqe pala serbe nuk u pajtua, si rrezulltat i saj ndodhi lufta klassike, dhe pik!!!, ketu mbaroj puna e shqiptareve.

    Kurse, rezolluta 1244, mund padyshim te asgjesohet ne aspektin juridik nga ana e kosovareve, sepse ajo pati karakterin e nje mareveshje kalimtare per te nderpre luften. Nuk mundet idealet e luftes, per hire te nderprerjes se luftes, te anashkalohen ne kete menyre banale, dhe tu hudhet shqiptareve ajo gatese pe ta gelltit. Kjo, jo qe eshte e papranueshme nga ne, por eshte edhe ne aspektin filozofik dhe ne fjalen e "nderit" i pakuptimte. Pala HUMBESE, ne fakt serbet, e ka per detyre te gelltit, e jo NE!!!

    Ti leme krejt keto anesh, dhe te shiqojm vullnetin e kosovareve, ai eshte i qarte, dhe ai eshte per pamvaresi. Ne nje bote aktuale te perbere krejtsisht nga shtete nacionale, edhe kosova ka vendin e vet.

    Fillimi i bisedimeve mes shqiptareve dhe serbeve eshte gabimi i pare qe do te bejne shqiptaret.
    Pse gabim?- me taktiken kerko shume e fito pak, niset nga pika absolute, qe dmth. maksimumi i jone eshte ASGJE mos leshojm. Ne jemi ne ofensive, dhe patjeter duhet ta shfrytezojm rastin.

    Sa i perket termit "multinacionalitet", kosova nuk mund te behet me papa i madh sesa vet papa i romes. Modelet per marredhenje mes etniteteve ne cfaredo shkalle perberjeje ekzistojn, dhe duhet vetem te kthehen ne praktike. Sa i perket serbet ne kosove ata kane bile edhe me shume privilegje sesa minoritete tjera ne europe. Edhe ketu duhet se pari te barazohen marredhenjet me ata te serbise, dmth. ne te veprojm me serbet, si ata me shqiptaret e kosoves lindore, ne fillim JO ME SHUME, e AS ME PAK. Va kane bere culle koken kosovareve me kete budallalek, sepse metevertet nuk vlen aq shume te politizohet, kur kosova ka probleme me te medha. Mua me duket se nderkombetareve me shume u intereson multietniciteti se sa problemet tjera, por kete e shoh si taktike, per te zgjatur zgjidhjen e problemeve tjera, e keshtu per te fituar KOHE, se si duket nuk kane asnje cfare recepti.

    Sa i perket adminsitrimit nderkombetare, ai duhet te shihet si nje proces arsimimi demokratik te vendit, dhe dihet se ai eshte kalimtare, dhe kur ne do ta shohem te arsyeshme se ja kane arijtur qellimit, atehere duhet te largohen.

    Mungesa e reakcioneve te ASHPRA ndaj "pallavrave" te suzan manuellit, se kinse me beogradin e lidhkan emocione, e ne punen e saj ne kosove i ka munguar motivacioni, jane thjkesht nje pasqyre e gjendjes mendore te parise kosovare bashk ne krye me shokun profesor. Abzurd, nje njeri ta ndij vehten AQ te lire ne kosove, per hire te ndjenjave PERZONALE, te shkel ndjenjat e nje POPULLI te tere. Zonjes nuk i eshte e qarte gjatesia e prekjes se thenjs se saj, por dukshem, mundeka ne kosove te shprehen aq lire tipa te tille, pasiqe nuk ja ndinka kujt, kush i meson, si i meson, dhe me cfare preteksi i meson.

    Flm
    albanish by nature

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •