Fjala e plote e Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, me rastin e 90 vjetorit tė Pavarėsisė
Tė dashur qytetarė tė Vlorės,
I nderuar zoti Kryetar i Bashkisė,
Tė nderuar politikanė, diplomatė dhe tė ftuar tė pranishėm
Sot shteti ynė shqiptar mbush 90 vjet. Unė kam kėnaqėsinė qė bashkė me ju tė pėrkujtojme 28 nėntorin, datėn simbol qė lidhet me krijimin dhe integritetin e shtetit shqiptar. Nė kėtė pėrvjetor, pėr herė tė parė nė 90 vitet e historisė sė shtetit shqiptar, jemi bashkuar tė gjithė shqiptarėt, duke i dhėnė fund kohrave, kur festat kombėtare ndaheshin sipas bindjeve politike.
28 nėntori ėshtė njė ditė paqeje, dashurie, krenarie dhe kujtimi pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodhen ata. 90 vjet mė parė, disa nga bijtė mė tė shquar tė historisė sonė, tė udhėhequr nga mendja e urtė e plakut flokėbardhė Ismail Qemali, ngritėn flamurin nė Vlorė dhe shpallėn pavarėsinė. Akti i tyre atdhetar pėrbėn ngjarjen mė tė rėndėsishme nė historinė e shtetit shqiptar. Ky akt na bėn sot tė pėrulemi me respekt tė thellė ndaj veprės sė Ismail Qemalit, Isa Boletinit, vėllezėrve Frashėri, Luigj Gurakuqit, Elena Gjikės, Aqif Pashė Elbasanit, Gjergj Fishtės, Mehmet Konicės, Ymer Prizrenit dhe emrave tė tjerė tė mėdhenj tė kombit. I paharruar nė jetė tė jetėve qoftė kujtimi i tė gjithė atyre qė sakrifikuan ose dhanė jetėn pėr fitimin e pavarėsisė, mbrojtjen e saj dhe vendosjen e demokracisė nė Shqipėri.
Vėllezėr e motra,
Gjatė shekullit tė fundit, ne provuam shembjen e perandorisė osmane; mbretėrinė e parė dhe tė suksesshme shqiptare; pushtimin fashist nė prag e gjatė Luftės sė Dytė Botėrore; luftėn ēlirimtare kundėr tyre; diktaturėn komuniste pėr afro 50 vjet, si edhe tranzicionin e gjatė e tė vėshtirė demokratik. Ky zhvillim tregon se asnjė vend nė botė, pėrfshirė edhe Shqipėrinė, nuk ka patur vetėm histori pozitive. Ēdo gjė ka vendin e vet. Koha do tė tregojė ku gabuam dhe ku kishim tė drejtė. Sot nuk ėshtė e rėndėsishme tė mbajmė kokėn pas, por tė kapėrcejmė tė kaluarėn e hidhur dhe tė shohim pėrpara. E ardhmja i pėrket fėmijėve e nipėrve tanė. Nuk duhet tė lejojmė, qė ata tė na mallkojnė pėr punėn qė kemi bėrė.
Nė kėtė ditė tė shėnuar, ne jemi dėshmitarė, aktorė, prodhues, humbės dhe pėrfitues tė njė epoke tė re ndryshimesh, qė i jep fund tranzicionit dhe hap rrugėn e konsolidimit tė njė sistemi vlerash qytetare e europiane, ashtu siē e aspiruan 90 vjet mė parė themeluesit e shtetit shqiptar. Zhvillimet pozitive nė Shqipėri janė shoqėruar edhe me zhvillime mjaft pozitive nė Kosovė, Maqedoni dhe nė Malin e Zi, ku shqiptarėt kanė rikonfirmuar vullnetin e tyre pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme tė sigurtė, demokratike e tė integruar pėr tė gjithė qytetarėt. Ne tė gjithė ndihemi krenarė e tė gėzuar me ecurinė e proceseve demokratike nė Kosovė. Zgjedhjet e fundit atje treguan se Kosova ka hyrė nė rrugėn e pakthyeshme tė demokracisė dhe vlerave perėndimore. Mendojmė se zgjidhja e statusit tė Kosovės ka rėndėsi tė madhe pėr tė ardhmen e rajonit.
Ne kemi pėrkrahur stabilitetin dhe integritetin e Maqedonisė dhe kemi nxitur zhvillimet pozitive, qė kanė ēuar nė pėrfaqėsimin parlamentar e qeveritar tė shqiptarėve. Njėkohėsisht, ne vlerėsojmė se zbatimi integral i Marrėveshjes sė Ohrit pėrbėn njė domosdoshmėri e ndihmė, jo vetėm pėr ecurinė e mėtejshme tė procesit demokratik dhe bashkėjetesėn shqiptaro-maqedone, por edhe pėr stabilitetin e rajonit nė tėrėsi.
Sot bashkė me ne, Ditėn e Pavarėsisė e festojnė edhe mėse gjysėm milion shqiptarė, tė cilėt pėr arsye tė ndryshme, kryesisht ekonomike, janė detyruar tė emigrojnė gjatė 10 viteve tė fundit nė vendet perėndimore. Ata janė flamuri ynė nė botė, krenaria dhe kultura jonė, pjesė e pandarė e trungut tonė kombėtar. Interesimi dhe kujdesi i shtetit dhe diplomacisė shqiptare duhet tė jetė pjesė e pandarė e politikės.
Njėkohėsisht, rritja e kontakteve, prezencės dhe integrimit politik e ekonomik tė diasporės shqiptare nė tė gjithė hapat e zhvillimeve social-ekonomike tė vendit, duhet tė jetė pjesė e objektivave kryesore tė shtetit shqiptar. Diaspora jonė duhet tė kontribojė mė tepėr pėr vendin ku prehen etėrit dhe gjyshėrit e tyre.
Tė dashur bashkėqytetarė,
Pėrvjetorėt e festat nuk janė vetėm ditė pėrqafimesh, por edhe reflektimesh e angazhimesh. Ne kemi nevojė ta pėrdorim kėtė moment pėr tė nxitur e thelluar procesin e nisur tė reformave dhe tė shtetit demokratik ligjor ku jeta, prona, liria, mendimi dhe besimi janė pasuri e ēmuar, e garantuar dhe e paprekshme. Rruga e reformave qė kemi nisur duhet tė vazhdojė. Klima e re politike, e bazuar nė bashkėpunimin pozitė opozitė pėr thellimin e reformave, pėr integrimin euro-atlantik dhe pėr largimin nga politika konfliktuale 10 vjeēare, duhet thelluar e pėrhapur mė tej.
E ardhmja e jonė varet nga shumė gjėra, tė cilat i kemi pėrmbledhur me njė fjalė: detyra shtėpie. Por kushti kryesor ėshtė garantimi i stabilitetit politik, i cili mė shumė se nė interes tė individėve tė caktuar, ėshtė nė interes tė tė gjithė shoqėrisė dhe qytetarėve. Le tė punojmė pa prapaskena, debate boshe e hipoteza pesimistėsh, pėr tė arritur rezultate konkrete. Ti kthejmė popullit besimin e buzėqeshjen dhe vendit perspektivėn e krenarinė. Kritikėt e pėrhershėm duhet tė mos harrojnė se minusi mė i madh pėr ne deri mė sot ka qenė mungesa e stabilitetit politik, e cila ka ardhur nė rradhė tė parė si rezultat i njė lufte politike tė paprinciptė. Demokracia nuk ecėn pėrpara me luftė e grindje, por me alternativa e debate, qė ofrojnė vizione tė qarta pėr zgjidhjen e problemeve dhe tė ardhmen e vendit.
Detyra jonė kryesore ėshtė qė nocionin e pavarėsisė sė shtetit ta kuptojmė e ta konkretizojmė si pavarėsi e individit tė respektuar nga ligji, pronės e shenjtėrimit tė saj, mendimit e ideve si pjesė e shoqėrisė sė lirė, lėvizjes dhe e veprimit nė emėr tė interesave tė shoqėrisė demokratike. Shteti ėshtė legjitim, demokracia ėshtė e sigurtė dhe shoqėria ndjehet e lirė vetėm nėse individi dhe idetė e tij janė tė lira dhe tė garantuara. Shqipėria ka vuajtur mjaft nga pėrjashtimi i ideve opozitare, nga persekutimi i mendimeve, nga diskriminimi i grupeve tė caktuara tė qytetarėve, nga loja me pronėn e tjetrit dhe abuzimi me pushtetin. Koha kėrkon njė mentalitet tė ri mendimi dhe veprimi, qė harmonizon dėshirat personale tė individėve e grupeve tė caktuara me ato tė shoqėrisė nė tėrėsi.
Partitė dhe fushatat shkojnė e vijnė, shteti ėshtė dhe mbetet njė. Ne kemi nevojė pėr njė shtet tė fortė nė dobi dhe nė shėrbim tė qytetarėve. Partitė janė pjesė e pazėvėndėsueshme e pluralizmit tė ideve, por misioni i ndėrtimit dhe forcimit tė shtetit tė sė drejtės qėndron mbi ēdo parti. Njė shtet i qytetarėve, i aftė tu shėrbejė atyre, ndėrtohet nga qytetarė tė guximshėm dhe tė palodhur. Si president dua tju pėrsėris premtimin qė bėra me 24 korrik: mbi ēdo gjė vė Shqipėrinė dhe interesat e saj. Ky ėshtė detyrimi im kushtetues, vullneti dhe angazhimi im i palėkundur personal pėrpara qytetarėve dhe vendit. Ndaj edhe kėrkoj nga tė gjithė bashkėqytetarėt e mi, faktori politik dhe biznesi: mirėkuptim, bindje ndaj ligjit e vendosmėri pėr tė ecur pėrpara.
Secili prej nesh duhet tė sillet, tė mendojė dhe tė veprojė si njė patriot i mirė pėr vendin e vet. Tė jesh patriot do tė thotė tė duash vendin tėnd dhe tė respektosh dashurinė e tė tjerėve pėr vendin e tyre. Nė kohėn e sotme patriot i mirė ėshtė ai qė respekton ligjin, lufton pėr lirinė e vet dhe tė shtetasve tė tjerė, paguan taksat dhe e konsideron vehten, aktor tė rėndėsishėm tė pėrfitimeve dhe pėrgjegjėsive nė shoqėri. Ky ėshtė njė mesazh sidomos pėr klasėn politike, tė zgjedhurit dhe tė emėruarit, punonjėsit e drejtėsisė dhe nė tė gjitha nivelet e tjera tė administratės. Ata qė kanė spekulluar me urtėsinė dhe fisnikėrinė e popullit shqiptar dhe janė pasuruar padrejtėsisht, duhet dhe do tė pėrballen me drejtėsinė. Ata duhet tė kuptojnė pėrfundimisht se vendi ynė i vogėl, varfėr dhe i vonuar, nuk ka dhe nuk mund tė ketė mė kohė pėr tė humbur qoftė me eksperimente politike, qoftė me praktika abuzive nė emėr tė shtetit.
Nė ditėt, javėt, muajt dhe vitet e ardhshme na presin sfida tė mėdha. Vendi ka njė sėrė problemesh pėr tė zgjidhur, nė mėnyrė qė rruga e reformave tė jetė e sigurtė dhe e suksesshme. Reformat nė sistemin e drejtėsisė, nė fushėn ekonomike, nė sistemin zgjedhor, nė ēeshtjen e pronave, nė Forcat e Armatosura, nė administratėn publike dhe sektorė tė tjerė tė rėndėsishėm, pėrbėjnė disa nga objektivat tona kryesore, realizimi tė cilave ėshtė i domosdoshėm pėr integrimin tonė nė NATO dhe nė Bashkimin Europian.
Unė kam besim tė plotė se me punė, pėrkushtim dhe ndershmėri do tia arrijmė me sukses nė rrugėn qė kemi nisur. Le tė jetė ky pėrvjetor njė nxitje pėr tė gjithė ne pėr mė shumė angazhim e bashkim. Le tė shėrbejė ky moment qė tju uroj juve dhe gjithė qytetarėve e bashkėkombasve tanė, gėzuar festėn e pavarėsisė. Dėshira ime ėshtė e mbetet qė tė ndodhem sot pranė cdo familje shqiptare, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Greqi, Itali, SHBA, Australi dhe kudo tjeter ku ajo ndodhet, pėr tė ndarė gėzimin e festės dhe pėr ti siguruar se shqetėsimet e tyre dhe aspiratat e pėrbashėta kombėtare do tė jenė pjesa kryesore e preokupimeve tė mia derisa tė zgjidhen.
Zoti qoftė me shqiptarėt dhe Shqipėrinė!
Krijoni Kontakt