C’ESHTE KSENOCENTRIZMI?
Ksenocentrizmi nenkupton parapelqimin e kulturave te huaja ne krahasim me kulturen vetjake.Duke qene ne thelb i kunderti i etnocentrizmit, ksenocentrizmi perfaqeson mentalitetin, bindjen se kultura, menyra e jeteses, produktet e ndryshme dhe idete e krijuara ne vend jane inferiore ndaj atyre te krijuara ne vende te tjera. Ksenocentrizmi perfaqeson edhe bindjen se e rralla, e huaja, e largeta, e panjohura krijojne magjepsje te vecante qe nuk e krijojne dukurite e komunitetit. Pothuajse te gjithe individet ne mendime apo ne qendrimet e tyre jane etnocentrike e ksenocentrike ne masa te caktuara. Keshtu per shembull, pergjithesisht amerikanet jane te bindur per perparesine e pothuajse gjithckaje amerikane dhe ato shpesh duket sikur neglizhojne alternativa te ndryshme te kulturave te tjera. Por ne jeten e perditshme mjaft amerikane paguajne me shume per mallra te importuara si veshje te modes franceze, birra gjermane, paisje elektronike japoneze etj, te cilat mendohet se jane me te mira se ato vendase. Te coroditur e te neveritur nga propaganda thellesisht etnocentrike e strukturave partiake e shteterore te regjimit totalitar, te tjetersuar nga varferia ekonomike mjaft shqiptar emigruan drejt vendeve te huaja. Muajt e pare te koheqendrimit ne vend te huaj, shumica e emigranteve shqiptare ishin te prirur te nenvleftesonin, te shperfillnin deri edhe te mohonin kulturen kombetare, se paku mjaft elemente kryesor te saj. Emigrantet shqiptar flisnin me admirim per arritjet teknologjike me te perparuara, ne Itali, sidomos ato qe kishin te benin me zgjidhjen e problemeve praktike kryesore te jetes se perditshme; me organizimin ne te mire te sherbimit te transportit urban, te nderlidhjes telefonike, ne mobilim te mjediseve shtepiake, me orendite shtepiake te kompletuara me paraqitje estetike terheqese, me shijen e holle ne menyren e veshjes etj.. Keto emigrantet shqiptar e cmonin si shume pozitive dhe arrinin te mohonin kulturen e tyre. Duke e mohuar kulturen e tyre njerezit e nxinin realitetin e kulturen shqiptare, ose te “shese” krenari kombetare me tepri. Pas kesaj me veshtiresite e shumellojshme i nxitnin emigrantet te shihnin ne menyre me kritike realitetin ekonomik,politik e socialkulturor italian. Mosmarreveshjet e kontradiktat socialkulturore qe tensionojne marredheniet ndermjet shtresave e grupimeve sociale. Tashme ato nisin te vetedijesohen serisht per origjinen e tyre. Shpirterisht jane nje pjese e botes shqiptare ne mes te Italise. Shumica e emigranteve shqiptare, realitetin italian nuk e shihnin me me “syze” ksenocentrike, por me “syze” etnocentrike.
Krijoni Kontakt