nga Aurel Plasari
E kam vėnė re edhe njė herė fjalinė problematike tė Barletit, qė Noli e ka quajtur "kalesė enigmatike" 1, lidhur me kthimin e Skėnderbeut nė zotėrimet e t'et dhe vendosjen aty tė sundimit tė tij. Fjalia nė origjinal ėshtė: "Millesimus his quandringentesimus quadrigesimus nonus a Christi Nativitete computabatur anus, undecimus autem a tempore, quo Scanderbegus obtinuerat imperium, pridie idus Majas" 2. Nė shqipe duhet pėrkthyer: "I njėmijė e katėrqind i dyzetenėnti qė nga lindja e Krishtit ishte viti, dhe i njėmbėdhjeti qysh kur Skėnderbeu kishte vendosur sundimin e vet, nė Idat e Majit [14 maj]". Ēfarė do tė thotė Barleti me kėtė fjali, mos vallė qė Skėnderbeu nuk paskėsh kthyer nė Arbėri duke ikur nga beteja e Nishit, mė 1443, por ndodhej aty sė paku prej vitit 1438?
Fjalia ngjan tė bėjė pjesė nė ngarkesėn legjendare me tė cilėn Historia e Barletit ėshtė rėnduar dhe prej tė cilės nuk ėshtė e lehtė tė shkarkohet. Nė njė disertim me titull Legjenda e Skėnderbeut (1891) abati Pisani pati vėrejtur: "Duke pranur se nuk ėshtė aspak e pamundur qė Barleti tė ketė qenė i vetmi frymėzues i tė gjithė tregimeve tė hartuara nė vende latine, duke pranuar qė Halkokondyli tė mos paskėsh gjetur nė Bizant asnjė traditė tė pavarur [mbi Skėnderbeun] dhe tė paskėsh shkruar simbas Barletit, nuk mund tė mėtohet qė Barleti t'u paskėsh furnizuar edhe osmanėve materialet pėr historitė e tyre. Pikėrisht te historianėt osmanė duhet kėrkuar konfirmimi ose shkatėrrimi i legjendės sė Skėnderbeut"3. Sė paku prej fillimeve tė shek. XX , burimet osmane nisėn e u bėnė tė njohura falė kontributit tė posaēėm tė shkollės gjermane tė osmanologjisė, nėpėrmjet pėrkthimit, pėrmbledhjes dhe botimit tė njė vargu kronikash dhe historish nga autorė si Babinger4, Geise5 Taeschner6 etj., prej vetė botimeve bashkėkohore turke, ndėrsa sa i takon historisė sė Skėnderbeut edhe nėpėrmjet botimit nė shqipe tė pėrmbledhjes Lufta shqiptaro‑turke nė shek. XV. Burime osmane (Tiranė 1968). Si do ta parashtroj, edhe sa i takon "kalesės enigmatike" tė Barletit, lidhur me vitin 1438, prej kėtyre burimeve mund tė nxirren tanimė disa konfirmime.
Pohimi i kronikanit bizantin nė shėrbim tė osmanėve, Laonik Halkokondyli7, se sulltani ia kishte dhėnė Skėnderbeut zotėrimin e t'et, mbas vdekjes sė kėtij, shfaqet edhe nė kronikat dhe historitė osmane. Ashik Pashazadeja, bashkėkohės i ngjarjeve: "Njė tė pafeu me emrin Iskender, qė ishte i biri i sundimtarit tė arnavudėve, sulltani ia kishte dhėnė atė vilajet si timar"8. Hoxhė Saddedini, nė Kurorė e historive: "Edhe padishahu i fuqishėm si Aleksandri i Madh e futi Iskenderin nė radhėt e shėrbyesve tė oborrit tė lartė, tė cilėt kanė nderin tė bėjnė shėrbimet e zgjedhura. Ai u trajtua mirė nga ana e sulltanit. Kur i vdiq i ati, [sulltani] e bėri atė vali tė atij vilajeti dhe i dha fronin e t'et"9. Edhe Sollakzadeja, qė diket se ėshtė mbėshtetur pėr kėtė tė dhėnė, te paraardhėsit: "Kur i vdiq i ati, [sulltani] e bėri vali tė atij vilajeti duke i dhėnė vėndin e t'et"10. Edhe Mynexherimbashi: "I sipėrpėrmenduri Iskender, si gėzoi pėr njėfarė kohe atė fat tė lumtur [tė shėrbimit nė oborrin perandorak, A. P.], u emėrua dhe u dėrgua si sundimtar i viseve tė Arnavudisė nė vend tė t'et, qė kishte vdekur"11.
Pėr njė konfirmim tė ndėrsjelltė tė kėsaj situate, qė rezulton prej burimeve osmane, duhet kujtuar qė ky variant del edhe prej Historisė turke (1300‑1514) tė Donaldo da Lezze‑s, qė mbėshtetej gjithashtu nė burime osmane12. Por kėtė variant e pohon edhe Rafael Volaterrani (1434‑1516) nė "Komentarėt" e Gjeografisė sė tij: "Mbas vdekjes sė t'et dhe tė vėllait mė tė madh Karagus, qė ishte peng nė Edrené, Murati i dorėzoi atij mbretėrinė atėrore"13. Nė Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, tė 1947‑s, edhe Noli ka qenė i prirur ta pranojė kėtė variant pėrkundėr variantit tė Barletit qė i dukej atij si njė "melodramė e keqe"14. Kėtė variant duket ta ketė pranuar mė 1967, qoftė pjesėrisht, edhe Aleks Buda15, duke llogaritur nė mbėshtetje edhe dėshminė e njė Giovanni Maria Angiolello (tė regjistruar prej Radonicit) qė kishte jetuar nė oborrin e sulltanit dhe qė pohon se posti nė fjalė iu pat dhėnė Skėnderbeut nga Sulltani16. Ėshtė fjala, pra, pėr njė variant tė mbėshtetur nga burime si lindore, ashtu edhe perėndimore.
Njė mbėshtetje e pėrforcuar e kėtij varianti gjendet te Regjistri i Sanxhakut Arvanid (Sūret‑i Defter‑i Sancak‑i Arvanid) transkriptuar dhe botuar nga historiografi bashkėkohor turk Halil Inalēik mė 1954. Ky ėshtė regjistri i timareve tė vitit 835 tė hixhrit, qė i pėrkon vitit 1431‑1432, pra kohės kur e shumta e Arbėrisė, e rėnė nė duar tė osmanėve, ishte organizuar simbas regjimit tė "timareve". Regjistri nė fjalė pėrmban timaret e vilajeteve tė Arbėrisė nga Gjirokastra nė Akēahisar (Krujė). Tė ardhurat e vilajetit tė Krujės, simbas regjistrit, figurojnė nė emėr tė subashit (guvernator ushtarak) Hazi‑beg. Por pėr Timarin 314 shėnohet: "Fshati Marmur [Mamuras, A. P.] me 17 shtėpi iu shtua tė ardhurave tė t'et tė haxhi Zaganosit me shkresėn e Iskender‑begut, i biri i Juvanit [Kastriotit, A.P.]"17. Po ashtu nė Timarin nr. 324 shėnohet: "Me shkresė tė kadiut tė Krujės dhe tė Iskander‑beut fshati Suket [Sukėth, A. P.] iu shtua t'et tė Zaganosit"18. Edhe pėr Timarin 335 shėnohet: "Edhe 9 fshatra me transferim nga Iskenderi i biri i Juvanit [Kastriotit, A. P.] iu shtuan nga vilajeti i Dhimitėr Jonimės, ai timar u regjistrua nė regjistrin Juvan‑ili [trojet e Juvanit, t'et tė Skėnderbeut, A. P.], po tė jetė nevoja tė shihet aty"19. Pėr mė saktėsi, nga regjistri nė fjalė nuk del titulli apo funksioni qė ka pasur nė Krujė "Iskenderi i biri i Juvanit" nė vitin 1431‑1432, kur ėshtė bėrė regjistrimi; por pėr historinė ka peshė fakti qė ai ndodhej nė atė kohė nė Arnavudi/Arbėri si funksionar i lartė i sulltanit.
Mbėshtetur nė burimet arkivore osmane, Inalēiku ka zbuluar edhe se rreth vitit 842 tė hixhrit Skėnderbeu ishte emėruar nga sulltani "subash i Akēahisarit" (Krujės)20. Tė vihet re qė vitit 842 tė hixhrit i takon viti 1438 i kalendarit tonė, pra viti i "kalesės enigmatike" tė Barletit. Po simbas Inalēik‑ut, detyra nė fjalė i ėshtė hequr Skėnderbeut mė 144021; historiani turk nuk jep sqarime tė mėtejshme se pėrse heqja e detyrės ka ndodhur.
Por "kalesa enigmatike" e Barletit, lidhur me vitin 1438, gjen konfirmim, po prej burmimeve osmane, edhe nga njė anė tjetėr. Ky konfirmim ka tė bėjė me momentin historik tė "ngritjes krye" tė Skėnderbeut kundėr sulltanit. Kronikani Ashik Pashazadé, bashkėkohės nė ngjarje, e ka shėnuar kėshtu: " Mandej ai ngriti krye kundėr sulltanit edhe u bllokoi rrugėt akėnxhinjve qė kishin mbėrritur atje me Isa beun [Evrenozin]"22. Kėtė ngjarje Ashik Pashazadeja e ka vendosur nė vitin 846 tė hixhrit, qė ėshtė dhėnė me vitin 1442 tė kalendarit tonė, por qė mund tė jetė njė pėrllogaritje e gabuar kalendarike dhe tė duhet qortuar me 1443‑shin, pra vitin e betejės sė Nishit. Edhe Neshriu e ka shėnuar kėshtu: "I biri i sundimtarit tė arnavudėve, i quajtur me emrin Iskender, i cili nė tė vėrtetė kishte qenė iē‑ogllan i padishahut dhe padishahu ia kishte dhėnė atė vilajet si timar, ngriti krye kundėr sulltanit, u arratis dhe vajti atje. Ai u vendos nė atė vend, qė ishte nė tė vėrtetė timari i tij. Po ky bllokoi rrugėt e akėnxhinjve, qė kishin mbėrritur atje me Isa beun [Evrenozin]"23. Duke ndjekur, me sa shihet, Ashik Pashazadenė, edhe Neshriu e ka vendosur kėtė ngjarje nė vitin 846 tė hixhrit, pra mė 1442‑1443. Nė tė njėjtin vit e ka dhėnė atė edhe Kemal Pashazadeja, duke e vendosur shkėputjen e Skėnderbeut nga sulltani nė kontekstin e aleancės sė krishterė perėndimore: "Ai [Iskenderi] i dha hijeshi shpirtit kur ngjeu gishtin e tij tregues me mjaltėt e fesė [islame] dhe, si iu ėmbėlsua goja nga ata mjaltė, gjeti nė njėfarė mėnyre rastin e pėrshtatshėm, u arratis te Frėngu dhe u bė femohues [...] Kėshtu ai keqbėrės u largua nga vendi i muslimanėve edhe vajti nė tokėt e tė pafeve [...] Me ndihmėn e frėngjve ai aspiroi pozitėn e sundimtarit, shpėrtheu jashtė suazės sė tij edhe shtriu dorėn pėr tė marrė tokėt [...] Ai vajti dhe me lehtėsi hyri nė vilajetin e t'et, i cili nė vendin e arnavudėve njihet me emrin "nahija e ashpėr e Juvanit". Populli i vendit tė atyre anėve iu nėnshtrua. Nė kėtė mėnyrė pushtoi vendin e sipėrpėrmendur edhe u bė mbreti i tij. Trutė e kėtij kryengritėsi u mbushėn me erėn e krenarisė"24.
E thyejnė kėtė informacion kronikanė dhe historinė tė tjerė osmanė. Idrisi Bitlisiu, pėr shembull, e ka vendosur ekspeditėn ndėshkimore tė Isa bej Evrenozit nė Arnavudi/Arbėri, ndonėse pa e lidhur kėtė me Skėnderbeun, nė vitin 842 tė hixhrit, pra mė 143825. Hoxha Sadeddin e ka dhėnė kėshtu: "Kur ky lajm [i ngritjes krye tė Iskenderit, A. P.] iu njoftua padishahut tė lumtur, ai caktoi si komandant tė ushtrisė Isa beun, tė birin e Evrenozit [...] nė vitin 842 e dėrgoi nė vendin e arnavudėve. Kur akėnxhinjtė hynė nė vendin e arnavudėve dhe u shpėrndanė duke rėnė mbas plaēkės, Iskenderi u bllokoi atyre shtigjet edhe u mbylli rrugėdaljet si me njė mur tė fortė tė Aleksandrit"26. Tė vihet re qė viti 842 i hixhrit, i dhėnė kėtu nga kronikani, i pėrkon vitit 1438. Ēfarė do tė thotė kjo ekspeditė e Isa bej Evrenozit kundėr Skėnderbeut mė 1438? Ja edhe kronikani Sollakzadé: "Ishte natyrėkeq [Iskenderi], prandaj ia zuri sytė e mira. Kur ky lajm u mor vesh nga padishahu i lumtur, ai nė vitin 842 dėrgoi ushtri nė vendin e arnavudėve, nėn komandėn e Isa beut, tė birit tė Evrenoz beut [...] Kur hynė akėnxhinjtė nė vendin e arnavudėve, u shpėrndanė andej‑kėndej duke rėnė mbas grabitjes. Iskenderi u bllokoi grykat si me mur tė Aleksandrit dhe synoi tė shkatėrronte ushtrinė islame"27. Edhe kėtu viti i ekspeditės sė Isa bej Evrenozit kundėr Skėndeebeut del 842 i hixhrit, pra 1438. Mund tė thuhet se Sollakzadeja ėshtė mbėshtetur, pėr kėtė informacion, te Hoxha Sadeddin, por problemi rishfaqet edhe te Mynexherimbashi: "I sipėrpėrmenduri Iskender, si gėzoi pėr njėfarė kohe atė fat tė lumtur, u emėrua dhe u dėrgua si sundimtar i viseve tė Arnavudisė nė vend tė t'et, qė kishte vdekur. Por, meqenėse ai mė vonė tradhtoi dhe u shkaktoi dėme viseve kufitare, u caktua kundėr tij Isa beu, i biri i Evrenozit [...] Ai mbėrriti, hyri nė vilajetin e armikut dhe, nė kohėn kur po merrej me plaēkitje e grabitje, Iskenderi i mori krahėt dhe ia mbylli shtigjet"28. Edhe Mynexherimbashi e ka vendosur kėtė ngjarje nė vitin 842 tė hixhrit, d.m.th. 1438.
Kemi, pra, njė ekspeditė osmane kundėr Skėnderbeut, qė udhėheq kryengritėsit arbėr, dhe njė ndeshje tė tij me trupat e Isa bej Evrenozit, qė udhėheq ekspeditėn kundėr tij, para "dezertimit" sė Skėnderbeut nga beteja e Nishit mė 1443. Kjo ka ndodhur, simbas kronikanėve osmanė, nė vitin 842 tė hixhrit, d.m.th. mė 1438, ēfarė pėrkon me "kalesėn enigmatike" tė Barletit: "I njėmijė e katėrqind i dyzetenėnti qė nga lindja e Krishtit ishte viti, dhe i njėmbėdhjeti qysh kur Skėnderbeu kishte vendosur sundimin e vet, nė Idat e Majit [14 maj]". Nė mėnyrė kėrshėrore pėrputhet kjo ngjarje me situatėn qė del prej njė dokumenti venedikas, tė lexuar dhe tė pėrmbledhur nga Jorga, dhe qė i pėrket vitit 143829. Nė tė Senati i Republikės vendoste t'i pėrgjigjej pozitivisht kėrkesės sė Ivan/Jovan Kastriotit, "gjithmonė mik i Republikės", bėrė me anė tė njė ambasadori tė tij, qė tė shtriheshin edhe mbi bijtė e tij Stanish dhe Gjergj privilegjet qė gėzonte ai vetė30; njėkohėsisht Senati pranonte kėrkesėn e tij qė proveditori venedikas nė zotėrimet e Republikės qė kufizonin me tė t'i mbante "gjithnjė rrugėt hapur". Duket tė jetė fjala, me sa kuptohet, pėr situatėn e njė rebelimi dhe/ose tė njė lidhjeje tė re tė Ivan/Jovan Kastriotit dhe dy bijve tė tij me Republikėn e Venedikut pikėrisht mė 1438‑n.
Ngjarja e 1438‑s, nga ana tjetėr, nuk duket t'i bjerė ndesh "dezertimit" tė 1443‑shit nga beteja e Nishit. Ėshtė njė situatė e pakthjelluar deri nė fund prej burimeve qė historia ka pėr duarsh deri mė sot, por gjithsesi merret vesh qartė qė Skėnderbeu tė jetė "rebeluar" kundėr sulltanit para vitit tradicional 1443. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė, mbas kėsaj ngjarjeje tė 1438‑s, Skėnderbeu tė jetė falur nga sulltani, si udhėheqės ushtarak i njohur dhe me rėndėsi, dhe tė jetė ngarkuar me shėrbime nė vende tė tjera, pėrderisa nė atė ndėrkohė (1438‑1443) prej burimeve osmane ai nuk shfaqet mė nė Arnavudi/Arbėri31.
Sa i takon Barletit, mbetet atėherė tė pranohet qė ai tė ketė qenė, pėr ngjarjet dhe datat e historisė sė Skėnderbeut, shumė mė i informuar nga sa mund ta pėrfytyrojmė ne. Nėse e lexojmė nė kėtė mėnyrė fjalinė e tij problematike, ėshtė e drejtė tė mendohet se ai e ka ditur qė Skėnderbeu, nė tė vėrtetė, para "dezertimit" mė 1443 nga nga beteja e Nishit, kishte ngritur krye kundėr sulltanit sė paku edhe nė vitin 1438. Ka ditur, pra, atė tė vėrtetė historike qė sot mund tė quhet e konfirmuar prej kronikanėve dhe historianėve osmanė. Qė Barleti ta ketė kamufluar kėtė tė vėrtetė, cila vetėm sa i ka "shpėtuar" nė "kalesėn enigmatike", kjo mund tė ketė ndodhur prej disa shkaqesh. Nga njėra anė, teksti i tij duhet tė ketė kaluar nėpėr njė censurė dhe/ose autocensurė tė kuptueshme pėr kohėn dhe vendin e shkrimit dhe botimit tė Historisė sė tij. Nga njė anė tjetėr, vetė tė studiuarit dhe tė shkruarit e historisė ėshtė njė formė ideologjie. (Specialisti i metodologjisė historiografike Moise Finlay e ka sqaruar qė nuk ėshtė fjala, nė kėtė mes, pėr ideologjinė nė kuptimin e saj doktrinor tė Marx‑it apo Mannheim‑it, as nė kuptimin familjar tė legjitimimit dhe mbėshtetjes tė njė sistemi ose institucioni, por nė kuptimin mė tė gjerė, "asnjanės", si "njė sistem idesh mbi dukuritė, posaēėrisht ato tė jetės sociale; mėnyra e tė menduarit karakteristike pėr njė klasė ose njė individ".) Kėshtu edhe Barleti, nė Historinė e tij, i ėshtė nėnshktruar njė forme tė tillė ideologjie, qė e ka detyruar tė jetė pėrzgjedhės nė tė dhėnat dhe i anshėm nė interpretimin e tyre.
Nė kohėn tonė nuk janė veēse teknikat bashkėkohore tė hulumtimit ato na lejojnė, nėpėrmjet analizės sė tekstit, ballafaqimit tė teksteve, qoftė edhe "nivelit tė dytė" tė leximit, t'i afrohesh gjithnjė mė shumė tė vėrtetės historike. Nėpėrmjet njė teknike tė tillė, pėr shembull, pohimi i abatit Pisani mė 1891 se "te historianėt osmanė duhet kėrkuar konfirmimi ose shkatėrrimi i legjendės sė Skėnderbeut"32, shndėrrohet nė njė parim pėr kėtė rast plotėsisht funksional.
1 NOLI: George, 31.
2 "Millesimus his quadringentesimus quadrigesimus nonus a Christi Nativitate computabatur anus, undecimus autem a tempore, quo Scanderbegus obtinuerat imperium, pridie idus Majas". BARLETIUS: Historia, IV, 112.
3 PISANI: La Légende, 193.
4 BABINGER: Die Geschichtsschreiber. Po ai: Die Frühosmanischen.
5 GEISER: Die altosmanischen.
6 TAESCHNER: Die altosmanische Chronik.
7 CHALCOCONDYLAS, V, 249.
8 Asik Pasazāde Tevārih‑i āl‑i 'osman, III, 1124‑125. Lufta, 68.
9 Sadeddin Tāc‑üt‑tevārih, I, 361. Lufta, 257‑258.
10 Solakzāde tarihi,168. Lufta, 300.
11 Sahātif‑ül‑ahbār, 353. Lufta, 313‑314.
12 Historia Turchesca, 15 etj.
13 "Extincto patre ac fratre Caragusio natu majore, qui erat obses apud Adrianopolim, Amurathes ei regnum paternum tradidit". VOLATERRANUS: Commentariorum, VIII, 188.
14 NOLI: George, 28‑31.
15 BUDA: Noli, 27‑29.
16 BUDA: Noli, 27.
17 INALĒIK: Defter‑i, 130.
18 Po aty, 117.
19 Po aty, 120.
20 INALĒIK: Arnawutluk, 675.
21 Po aty.
22 Asik Pasazāde Tevārih‑i āl‑i 'osman, III, 124. Lufta, 68.
23 TAESCHNER: Gihān‑nümā, 167. Lufta, 91.
24 Tevārih‑i āl‑i 'osman, VII, 279. Lufta, 197‑198.
25 Lufta, 149.
26 Sadeddin Tāc‑üt Tevārih, 351. Lufta, 258.
27 Solakzāde tarihi, 168. Lufta, 300‑301.
28 Sahāif‑ül‑ahbār, III, 352. Lufta, 313‑314.
29 JORGA: Notes, III, 33.
30 Po aty.
31 Hyrje, nė Lufta, 16.
32 PISANI: La Légende, 193.
gazeta55
Krijoni Kontakt