Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Djaloshi me top... Maska e Coli-i-vogël
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Shkodër
    Postime
    25

    Kur mërzitesh nga rezultatet e një projekti...

    Titulli i temës flet qartë për shqetësimin tim. Edhe pse ndjek universitet krejt për diçka tjetër, ndërkohë merrem edhe me dizajn, webdizajn dhe gjërat tjera që kanë të bëjnë kryesisht me ide kreative.

    Problemi im është se sapo nis një projekt, investoj në atë, materialisht, me kohë, me mund, e vjen një kohë që mërzitem nga pamja/dukja e atij projekti, ku të tjerët e cilësojnë si shumë të mirë, të bukur, estetik dhe me stil, ndërsa unë kur e shikoj më ngjall negativizëm dhe menjëherë nisi projekt të ri dhe puna e sizifit përsëritet.

    Dizajner, webdizajner më tregoni çfarë metodash ju përdorni që nuk merrni inat projektet tuaja? Mos vallë ajo se një kohë të gjatë je vetëm me atë që dhe të shkakton bezdisje, apo si...?

    Me respekt, Sokoli.
    V.F.L.P.

  2. #2
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Kete problem e kam patur edhe une kur beja nje layout. Mendoj se ka te beje me tipin e njeriut. Dmth duhet te jesh pak perfeksionist si tip.

    Nqs punon per veten tende, kete qe thua nuk mund ta shmangesh dot sepse e ke ne tip. Kur punon per te tjeret, sigurohu mire qe te kene kuptuar te tjeret cfare kerkojne.
    Sa ngandonjehere me ka qelluar qe sipas mendjes sime kam bere nje pune perfekte dhe entuziasmuese... kur e ka pare injoranti qe nuk e kupton me ka thene..."pse vetem 2 ngjyra?"

    Po ne fund te fundit ka rendesi vetem nje gje... te jesh i kenaqur me ate qe ben

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nuk e ke vetem ti kete problem jo,
    eshte mese normale, kjo sepse besoj se je tip kurioz, te pelqen te eksperimentosh dhe te provosh ide te reja, ne nje fare menyre sfidon veten tende. Kur arrin deri ne nje fare pike projekti jot, ti kenaqesh me veten , bindesh se ja arrite qellimit, dhe kerkon nje sfide tjeter te re dhe interesante.

    Problemi i ketij tipi , eshte se le mesimet te cilat nuk duken interesante aspak, dhe harxhon me shume kohen me shuajtjen e kuriozitetit, nuk te ze gjumi pa mesuar diçka te re, diçka interesante.

  4. #4
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Coli, ka nje sekret te vogel per krijimin ne pergjithesi (qe me duket se vjen nga Hemingway); Nderprite punen vetem kur e di se çfare do besh kur ta zesh perseri.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #5
    linux user Maska e eni_
    Anëtarësuar
    13-03-2005
    Postime
    67
    eee kjo ndodh, po me mir qe ndodh sepse ashtu besoj se meson me shum. E mbaj mend veten time qe me i vogel qe thosha : "ok tani do bej nje dizajn perfundimtar dhe do e mbush faqen " dhe sa e hidhja online, ne desktop hapej nje dosje dizajni-fundit, ose ndo nje gje e tille . Per sa i perket projekteve per te tjeret, s'besoj se ke sh kohe dhe mundesi qe te ndryshosh dizajn disa here, keshtu qe pak a shume je disi i mbyllur dhe i kufizuar ne ate c'ka do besh. Me pak fjale sic e thane dhe shoket me siper, kjo eshte mese normale

    --eni
    Phuck windows, Think Linux

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2007
    Postime
    1
    Besa une asnjehere nuk merzitem, arsyeja ndoshta eshte se pasi qe e 'lancoj' kur nuk e shiqoj. Ndersa nese vjen qe te mar te shoh edhe njehere atehere si qe permenden edhe bashkfolesit me lart, menjehere filloj te mendoj per ndryshime.

    Ndersa nese te duhet te punosh ne ate web atehere krijo nje "interface" krejt tjeter per administrim, e ashtu qe me faqen tende "as qe do shihesh"

  7. #7
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Ajo qe ndodh me mua,eshte se une ndonjehere behem e paduruar qe ky project te mbaroj sa me shpejte qe te filloj nje te ri.Asnjehere se le ne mes,por mundohem te punoj shume te shkurtoj afatin e mbarimit....
    Wild and crazy can't be lazy

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e s138942
    Anëtarësuar
    24-06-2007
    Vendndodhja
    Torino
    Postime
    172
    Me duket qe ky problem qenka dhe per te tjer jo veq per mua, kam arritur qe te punoj deri ne tre muaj rradhazi ne nje sit per ta ndertuar nderkohe dhe studioja dhe ne fund pasi e kisha ndertua bukur dhe pse se kisha mbaruar sepse nje sit nuk mbaron kurr se ndertuari pasi te vijne ide te reja qdo dite, arrita qe ta braktis dhe nuk rinovova hosting dhe tani qe e mendoj kuptoj qe kam gabuar qe kam hedhur poshte ate pune qe kisha ber me pasion, po kete ver do ta rinis me ide te reja dhe me te mira me shpresen qe kete rradh te tja arrij qe te paraqes diqka te bukur dhe interesante, sidomos te kenaq vetveten time me ate qe arrij te ndertoj pastaj kenaqesia ime ndoshta do jet sherbim per te tjeret....shpresojme........

  9. #9
    Djaloshi me top... Maska e Coli-i-vogël
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Shkodër
    Postime
    25
    Citim Postuar më parë nga s138942 Lexo Postimin
    ............ sidomos te kenaq vetveten time me ate qe arrij te ndertoj pastaj kenaqesia ime ndoshta do jet sherbim per te tjeret....shpresojme........
    Kjo me pelqeu shume.

    Kerkese publike deri te moderatori edspace te jep mendimin e tij sepse me pelqejne shkrimet e tij tek forumi informatikes.
    V.F.L.P.

  10. #10
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga Coli-i-vogël Lexo Postimin
    Kerkese publike deri te moderatori edspace te jep mendimin e tij sepse me pelqejne shkrimet e tij tek forumi informatikes.
    Culi, dua të theksoj se në forum shkruaj si anëtar i thjeshtë. Detyra e moderatorit as u shton e as u heq vlera fjalëve të mia. Gjithsesi, gëzohem që të pëlqejnë shkrimet e mia dhe të falënderoj për këtë temë të qëlluar.

    S'kam shkruar në këtë temë sepse parafolësit kanë shprehur edhe mendimet e mia. Ashtu si dhe gjithë të tjerët, mendoja se ky ishte një problem i theksuar vetëm për mua, por e shoh që nuk qenkam vetëm

    Ju e keni përshkruar shumë bukur se si ndjenjat fillojnë të kthehen në negative deri sa arrijnë kulmin dhe nuk të pëlqen më asgjë që ke bërë. Bie dakord me Force-Intruder kur thotë se ky fenomen ndodh pikësëpari për arsye të tipit perfeksionist të artistit apo programuesit. Është paksa ironike, sepse për t'u bërë ekspert, duhet të kesh një tip perfeksionisti, por është pikërisht ky tip që të bën të mos pëlqesh punën. Pra, është tipari i perfeksionimit të pafund që na bën të mos pëlqejmë atë punë që në sytë e të tjerëve mund të jetë e përkryer. Perfeksionimi është një tipar i mirë, sepse na jep pasion dhe përkushtim për punën që bëjmë, por duhet të mësojmë ta kufizojmë që të mos arrijmë pikën vetë-shkatërruese.

    Tipat perfeksionist shpeshherë duan të kenë gjithçka në rregull e nën-kontroll. Unë për shembull, do preferoja të punoja vetëm me një projekt deri në përkryerje, sesa tre-katër projekte me rezultate mediokër. Por nga ana tjetër, siç ka thënë xfiles më lart, nevoja për të krijuar e eksperimentuar me softuere apo teknika të reja na bën të nisim më shumë projekte sesa mund të përballojmë, duke mos pasur kohë për të përkryer asnjërin prej tyre. Rregulli pastaj kthehet në kaos dhe në pamundësi të përkryerjes së krijimit, përkryejmë shkatërrimin

    Përveç perfeksionimit, një faktor tjetër është thjesht lodhja. Kur je duke punuar me kompjuter, është shumë lehtë të punosh orë të tëra pa pushim pa qenë i vetëdijshëm për lodhjen fizike dhe mendore. Lodhja na bën të humbasim kënaqësinë e krijimtarisë dhe pastaj fillojmë të mos pëlqejmë atë që para pak orësh na dukej e përkryer.

    Disa këshilla që më ndihmojnë mua dhe besoj se do u ndihmojnë edhe juve:

    - Bëhuni drejtor (bos) i vetes tuaj, nëse nuk keni një të tillë mbi kokë.

    - Vërini vetes synime para se të filloni punë. Të dini paraprakisht se çfarë do arrini e kur projekti do jetë i përfunduar. Krijoni një plan nëse është e nevojshme.

    - Menaxhoni kohën që do shpenzoni për një projekt. Punoni dhe pushoni me orar. Mos e tejkaloni orarin zyrtar (8-orësh) edhe për projekte vetiake në shtëpi.

    - Bëni pushime të rregullta, qoftë edhe 2-3 minuta, për t'u larguar nga kompjuteri, për të vënë në lëvizje trupin, e për të kthjelluar mendjen.

    - Punoni në grup me njerëz të tjerë dhe mos e gjykoni punën e tyre me standardet tuaja. Në të kundërt, mësoni të ulni standardet tuaja në nivelin e kolegëve tuaj.

    - Prezantoheni punën vazhdimisht tek kolegët tuaj, mundësisht tek ata që pëlqejnë punën tuaj. Nëse s'keni kolegë, mjafton një i njohur që do u japi kurajë me vlerësimin e tij/saj.

    - Kur të filloni të ndjeni lodhje ose të ndesheni me një postbllok, shkëputuni nga projekti dhe bëni diçka tjetër më pak të lodhshme. Kthehuni tek projekti pas disa orësh ose të nesërmen dhe do e keni më të lehtë për të kapërcyer vështirësitë.


    Perfeksioni është një tipar i mirë që duhet të jetë synim i të gjithëve, por duke qenë të vetëdijshëm të imperfeksioneve tona dhe shoqërisë në të cilën marrim pjesë, duhet te kënaqemi me atë që kryejmë sot e të vazhdojmë drejt përkryerjes nesër.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 11-03-2008 më 01:37
    Edi

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:34
  2. Promoteus, projekti më i mundshëm për gazin
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 07:34
  3. Projekti amerikan për Lindjen e Mesme të Madhe
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  4. Dështon projekti për Kosovën
    Nga drini_në_TR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 03:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •