Kėrkohet riatdhesimi nė Shqipėri. Sekretarja britanike e Shtetit nuk garanton mosdėbimin
Policia angleze shpėton shqiptaren e trafikuar
NGA LONDRA
MUHAMED VELIU
Policia angleze ka shpėtuar njė vajzė shqiptare, e cila shfrytėzohej si prostitutė nė shtėpitė publike tė Londrės.
Emri i saj nuk bėhet publik pėr arsye hetimi. Pasi ajo ėshtė shpėtuar gjatė njė operacioni antiprostitucion disa ditė mė parė, tani i duhet tė pėrballet me njė sfidė tjetėr nė jetėn e saj. Autoritetet britanike tė emigracionit po tentojnė dėbimin e saj pėr nė Shqipėri paēka se avokatėt e viktimės janė shprehur se njė veprim i tillė ėshtė nė kundėrshtim me Konventėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut. Nė kėtė ēėshtje ėshtė pėrfshirė edhe vetė sekretarja britanike e Shtetit pranė Home Office, zonja Zhakuin Smith. Ajo ka deklaruar se nuk mund tė japė asnjė garanci qė shqiptarja e shpėtuar nga policia nuk do tė dėbohet nga Anglia.
Vajza shqiptare e moshės 20 vjeēe, pasi ėshtė mbajtur pėr disa ditė nė njė qendėr detencioni tani ndodhet nėn kujdesin e Poppy Project, njė organizatė bamirėsie e cila merret me rehabilitimin e viktimave tė trafikut tė prostitucionit. Burime policore pranė Scotland Yard qė po hetojnė kėtė rast treguan pėr Shqip se viktima ishte trafikuar nga Shqipėria qė nė moshėn 12-vjeēare. Fillimisht, pėrmes dokumenteve tė falsifikuara ėshtė ēuar nė Hamburg tė Gjermanisė ku u detyrua tė shesė trupin e saj. Pas katėr vjet shfrytėzimi nė Gjermani, ajo do tė trafikohej pėr herė tė dytė. Kėsaj here nė Britaninė e Madhe ku iu shit njė grupi shqiptarėsh pėr 2 mijė euro, tė cilėt menjėherė e ēuan nė njė shtėpi publike nė veri tė Londrės.
Torturat
Sipas po tė njėjtit burim, shqiptarja ka deklaruar se ėshtė keqtrajtuar nė mėnyrė mizore nga shfrytėzuesit e saj. Donte tė largohej nga ata, por ishte e frikėsuar tė ndėrmerrte njė hap tė tillė. Gjatė dėshmisė sė saj nė polici ajo ka deklaruar se nėse nuk arrinte ti ēonte atyre shuma tė mėdha parash siē i kėrkonin nė darkė e fusnin nė njė vaskė me ujė tė ftohtė dhe e rrihnin.
Nėse nuk u ēoja para atyre nuk mė jepnin ushqim. Kam menduar disa herė tė vras veten apo tu largohem atyre. Nėse ata tė kapin kjo ėshtė gjėja mė e keqe, ka deklaruar ajo. Pasi ėshtė shpėtuar nga policia londineze njė mjek ligjor nė trupin e saj ka gjetur plagė nė trup tė shkaktuara nga ēarja me thikė dhe djegia me hekur rrobash pėr tė cilat ajo ka thėnė nė polici se: I kam kėto tė ēara pasi me kanė goditur me thikė dhe mė kanė djegur me hekur nė kėmbė. Jam rrahur nė mėnyrė sistematike.
Ajo tani ėshtė e frikėsuar, pasi mund tė dėbohet nga Anglia dhe nėse ēohet pėr nė Shqipėri njerėzit e personave qė e shfrytėzonin mund ta vrasin, pasi ata mendojnė se ka rrėfyer nė polici emrat e bashkėkombėse tė saj qė e shfrytėzonin. Nuk dihen hapat e mėtejshėm qė do tė ndėrmarrė policia londineze nė identifikimin dhe mė pas arrestimin e atyre qė e shfrytėzonin shqiptaren. Po ashtu mbetet enigmė fakti nėse ajo ka bashkėpunuar me policinė dhe do tė dėshmojė nė tė ardhmen nė gjykatė kundra shfrytėzuesve tė saj nėse arrestohen.
Lufta
Sipas statistikave ēdo vit nė Britaninė e Madhe trafikohen 4 mijė vajza dhe gra pėr qėllime shfrytėzimi si prostituta. Pėrballė kėsaj situate Ministria e Brendshme,(Home Office) ka ngritur njė operacion kundra trafikut dhe shpėtimit tė vajzave tė trafikuara pėr prostitucion. Operacioni i koduar quhet Pentameter 2 ku janė pėrfshirė 55 forcat policore nė Angli dhe Irlandė sė bashku me njė skuadėr tė dedikuar kundra prostitucionit me bazė nė Shefild ku operon qendra Human Trafficking Centre. Dy vjet mė patė operacioni Pentameter 1 shpėtoi nga skllavėria moderne e prostitucionit 84 gra dhe vajza nga shtėpitė publike nė tė gjithė vendin duke kryer 232 arrestime tė trafikantėve apo shfrytėzuesve mes tyre edhe shumė shqiptarė.
Sekretarja e Shtetit, zonja Zhakuin
Smith, disa kohė mė parė nė njė konferencė shtypi pėr ēėshtjet e trafikut tė grave pėr prostitucion do tė deklaronte:
Parlamenti ynė 200 vjet mė parė nxori ligjin qė e ndalonte skllavėrinė. Ėshtė tronditėse qė skllavėria moderne e kėtyre vajzave dhe grave vazhdon ende. Ajo shprehu shqetėsim se numri gjithnjė nė rritje i grave tė trafikuara nė Britani ėshtė si rrjedhim i kėrkesės sė meshkujve britanikė qė paguajnė pėr tė blerė seks.
Burimi
www.veliupress.blogspot.com
Krijoni Kontakt