Edhe ky largim nga qeveria esht marketing politik, sepse diheshte prej moti qe dot ket zgjedhje , edhe tash PDSH prap dot lojn 6 tema me te cilat dot deshirojn edhe njeher te mashtrojn , dhe se radhen tjeter kto pika do ti paraqesin si kusht per te hy ne qeveri , dhe se nese hyjn besen ja u japim se do ti realizojm , edhe at per 1 muj . hihihi . Shum e thjesht , tash Thaci , me fjalorin e tij te njohur kade qe dot shkoje do ta shaje Gruevskin , dot behet nje patriot i papar ne trojet shqiptare![]()
Para do ditesh Menduhi jot tha se "Pavaresia e Kosoves do te njihet kur te doje PDSH-ja" ?!?
Ku na mbeten llafet? hahahaaaa
Perfundimisht rane maskat.
Para 18 muajsh thate qe do zgjidhni problemin e gjuhes dhe luftetareve "vetem per 60 dite" - rr e j t e t
Deri para nje jave thonit se te drejtat e shqiptareve po avancohen, perfaqesimi adekuat ne administrate- rr e j t e t
Vazhdimisht thonit se koalicioni me "partnerin strategjik" funksionon perfekte - rr e j t e t
Tashi ikni, se populli nuk ju ka dashte kuurre!
********************************
...edhe mos pini shume leksiliuma sonte, se ju bejne dem.
ruajeni shendetin, jeta vazhon...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bOndi_oo7 : 13-03-2008 mė 21:35
Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.
Kjo puna e Menduhit eshte si ajo fjala popullore "Vakėfit nuk i shifet hajri", keshtu qe as Menduhi nuk ja pa hajrin pushtetit e rrjedhimisht as shqiptaret e maqedonise.
Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.
Shikoni Intervisten e Thacit dhene ne News 24
http://www.balkanweb.com/sitev4/uplo...1205440517.wmv
HISTORI E KESAJ TOKE
LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE
Shpesh mendohem ku eshte problemi i shqiptareve te Maqedonise.Ne fakt ky forum eshte nje far reflektimi i terrenit dhe po shoh nje percarje jo vetem ne baza partiake por edhe ato krahinore apo me mire te them percarje mes katundeve.Si te tille ne asnjehere nuk do te jemi ne gjendje ti levizim gjerat perpara.
Sa i perket daljes se PDSH-se nga Qeveria perseri mendoj se eshte levizje taktike dhe nje vendim joburimor i PDSH-se. KUSH ndikoi per kete levizje, dhe me e rendesishme PSE u be kjo do ta tregon koha.Sic po shoh edhe ne kete forum si edhe ne mesin e shqipeve te Maqedonise ka filluar fushata zgjedhore gje qe deshmon se 6 pikat e PDSH-se apo edhe Mareveshja e Majit ne fakt kane qene lightmotive per ta filluar pluhurosjen e kostimeve me kollare neper rruget me balt te katuneve tona.Nuk kemi mase kritike per te nxjerr njerez vizionar por reagojme ashtu sic na thote mendja dhe momenti.Teatri i kukullave po fillon,zini vendet se po shkojme me shfaqjen e titulluar : "E ARDHMJA FILLON ME NE".
Cimo be vella i dashur,
Heshtja disahere flet me shume se fjelet.Nje menyre ti pergjigjem pyetjes tende eshte se PDSH eshte injoruar per kete far tronditje sepse nuk meriton ndonje trajtim serioz.Vetem pse nje idhtare i flakt mendon se eshte tronditje e madhe s'do te thote se eshte me te vertete dhe ja qe ne FSH shkruaj per "naviacin" e PDSHse se per PDSH as qe do te harxhoja jazine.
Krejt eshte marketing dhe fatkeqsisht elektorati shqiptare kudo ne Ballkan e ha kete loje jo vetem tek ne.Vertete nuk kemi politikane te mire por ndoshta edhe kaq meritojme.
Ai qe eshte ne qeveri nuk ben kerkesa, ai realizon kerkesa te elektoratit;edhe njehere kerkesat nuk jane te PDSHse por te shqiptareve te Maqedonise dhe e njejta shkon me piken e fundit per njohjen e Kosoves...EUREKA na paska zbuluar PDSH 6 ose 60 pika ..ne i kemi pasur edhe me shume pika kerkesa edhe perpara 30 vjetesh kur nuk kishte PDSH dhe asnje subjekt politik shqiptare bile.Andaj mos atriboni disa pika sikur kane bere kryeveper.Jo vetem largimi nga Parlamenti por sot te pushoje veprimin si parti shqiptaret nuk do te humbin gje, kjo shkon per cdo subjekt politik atje bile ...bile bile edhe per te gjitha subjektet se bashku, kur shihet se subjektet politike shqiptare cdo hap te njeritjetrit e shohin me urrejtje dhe paragjykim,dhe ne fakt i bejne obstrukcion vete popullit te vet, zvoglojne ate pak takat qe kemi.
Eshte nje kohe tjeter tani, kush cka ka bere deri tash per ceshtjen kombetare dihet mirfilli dhe eshte dokumentuar...PDSH rekordin e ka katastrofal ose me mire thene rezultatet jane anonime.Koha tjeter qe them une eshte koha e pushtetit dhe ja si eshte: eshte e qarte se ne Ballkan ceshtja shqiptare shkone e bashkerenditur me Kosoven dhe Shqiperine..dhe perfundimisht ne jemi peng i shtetit te Kosoves dhe jo me deshiren tone por me deshiren e te tjereve duhet te njohim dhe mbrojme nje shtet qe nuk eshte i joni, dhe me zor bile themi se eshte i joni se s'kemi rrugedalje tjeter na e kane pre shkurt nderkombtaret.
Shteti dykombesh, federalizimi i Maqedonise qe nuk eshte gjithe se bashku sa nje metropol boterore..eshte nje zgjidhje dhe deshira e madhe per te ruajtur Maqedonine nuk eshte tek asnje subjekt shqiptare por jane te dirigjuar..Strateg dhe politikan kombetare do te quaja ate i cili do te ve themelin e nje subjekti shqiptare atje qe ne ardhmeri do te kete legjitimitet ndarje , se te beje Maqedonine te jete shteti yne kjo zor se do te behet ne Ballkan, dhe kjo s'do te behet as nga presioni dhe as nga deshira.
Shkurt me 2000 llafe, ne jemi ne pozite shume te lakmueshme ne Ballkan si asnjehere me pare gjate historise.Ne jemi te zgjedhurit e Perendimit-Amerikes dhe Serbia si armiku kryesor i zgjedhur i Lindjes...pas shume kohe dhe vuajtjesh i nderruam vendet..kjo eshte pergjigja e zgjedhjes se ceshtjes tone. keto qe bejne subjektet tona jane finesa, dhe jane te garantuara nga Perendimi dhe mosimplementimi i tyre i menjehershem dhe panegociata tregon impotence politike ose mosdashje realizimi per qellime klanore per te mbetur ne pushtet=Kjo vlen per te gjitha subjektet pa perjashtim.Kur tjeter i ben kufinjte, kur tjeter i garanton te drejtat kombetare..Ti ske cka i bie tavolines, ti s'ke cka ben marifetlleqe hy e dil ne Parlament ...Ty te ka cu elektorati shqiptar(pakica) te realizosh pikat qe ne fakt jane te garantuara nga gjithe bota, ne fakt ti kane njohur edhe vete maqedonet....implementoi .
Puna dhe fjala dallojne shume: Qe te jete Tetova nje qytet modern si cdo qytet ne Perendim nuk mjafton vetem deklarata dhe garanca e Perendimit per tu be Tetova nje qytet i tille( duhet ta bejne tetovaret..qe nga Kryetari i komunes dhe te gjithe qytetaret)...e njejta eshte me ceshtjen e pergjithshme bota i ka njohur kerkesat tona, i di me mire se ne ,Realizoi PDSH ose ulu me te gjitha subjektet ,kerko zgjedhje tjeter , dhe kerkoni rruge jashta ketij shteti.Dobesia me e madhe eshte tek lufta primitive mbrendashqiptare, ne vend qe te perdorin "mashen"=Perendimin...hapni syte ne jemi te zgjedhurit e tyre coni perendimin te merret vesh me qeverine e Maqedonise...ne menyre konstante ( per kete une jam 100% i sigurt se subjektet shqiptare atje takohen me autoritetet e perendimit kur kerkon vete Perendimi..duhet te jete e kunderta...nonstop duhet mos te lihen rehat ata nga subjektet shqiptare qe dmth nje here ne jave se paku...perderisa te realizohen ata pikat e famshme.Perndryshe do te hyjne dhe do te dalin, kete pune kane bere te gjitha subjektet atje per keto 17-18 vjet..s'eshte gje e re per te qene nje tronditje e madhe...)
me nderime,
bili99
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 14-03-2008 mė 08:43
I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine se jap per jete
PDSH si nje parti me pervoje te madhe politike e cila ka kaluar shume ngjarje te rendesishme te historise se popullit shqiptar, vendosi qe te kushtezoje Maqedonine me kerkesa etnike shqiptare.
Me keta kerkesa PDSH i tregoi Maqedonise se ceshtje e emrit me Greqine nuk eshte nje lloj i pretekstt per tu inkuadruar ne NATO, por kerkesat shume vjecare shqiptare jane problemi i vetem i Maqedonise per inkuadrim ne keta struktura.
Shqiptaret nuk kerkojne dicka qe nuk ju takon, por kerkojne ate te cilen ne Marreveshjen e Ohrit qarte eshte e definuar, me perjashtim te pranimit te Pavaresise se Kosoves, te cilen ia kemi borxh Kosoves dhe popullit tone per ta pranuar. Maqedoni do te pranoje pavaresine e Kosoves, por e rendesishme, sic e theksoi edhe Menduh Thaci, eshte momenti se kur do te pranohet, mos te vije momenti qe me shaka edhe Thaci tha qe Maqedonia te pranoje Kosoven atehere kur edhe Serbia do te pranoje.
Faktori maqedonas kerkesat e Menduh Thacit i konsideron si kerkesa radikale dhe se me radikalziem nuk do te arrihet askund, mirepo keta kerkesa ne shqiptaret e dime se nuk jane kerkesa radikale, pasi qe Marreveshja e Ohrit i garanton ata. Ata mendojse se jane kerkesa radikale per shkak se jane paraqitur ne nje moment jo te pershtatshem per Maqedonine, pasi qe rrezikojne inkuadrimin e Maqedonise ne NATO. Menduh Thaci ne kete rast ka perkrahje te madhe te faktorit nderkombetar per keta kerkesa dhe po ky faktor eshte mire i inforumar per kete hap te tij.
Maqedonia tash eshte ne nje krize te madhe politike, pasi qe vendimi i PDSH per te leshuar koalicionin qeveritar nuk eshte vendim taktik, por vendim strategjik. Maqedonia tash duhet te perballet edhe me shqiptaret per tu inkuadruar ne NATO. Ne kete rast shqiptaret do te jene vendoses se a do te marre ftese Maqedonia per ne NATO. PRa, shqiptaret prej ketij momenti do te ndjehen krenare, pasi qe nuk do te jene me qytetar te rendit te dyte ne Maqedoni, por do te jene qytetare te cilet vendosin per te ardhmen e Maqedonise. Ndoshta maqedonasit, por edhe nje pjese e shqiptareve deri me tash nuk e kane kuptuar rolin e shqiptareve ne Maqedoni, ata kane menduar se shqiptaret jane vetem qytetare te thjeshte.
P.S. Shkupi....
Prej vendimit te PDSH - se per dalje na Qeveria, tash artiste ne teatrin e kukullave jane maqedonasit, kurse shqiptaret jane spektator te cilet qeshen per veprimet amatoreske te artisteve.
Faktori Nderkombetare perkrah popullin shqiptare te Maqedonise dhe jo Menduh Thacin qe mos ti perziejm keto te dyja se shpejt partiashve tane u duket se zbuluan edhe te qenit shqiptare.Per te qene ai faktor nderkombetare prezent dhe garantues u be edhe nje lufte per freski memorie....dhe per te qene edhe me e kollajshme jeta atje si shqiptare duhet te perdoret terminologjia e vertete qe mos te mbesim ne komunizem me glorifikim lideresh dhe partishe.Pra, te fillojme:Ne jemi te zgjedhurit e Perendimit(sigurisht edhe me meriten tone dhe me meriten e Amerikes),Perendimi na perkrah neve pamarre parasyshe se kush eshte lideri yne perderisa eshte properendimor dhe me sens per kohen qe jetojme dhe rrethanat.gjendja jone ne Ballkan ka vene themel per nje ardhmeri te lumtur si komb qe kurre ne histori nuk e kemi pasur...Cdo antare forumi te prezentoje sot shqiptaret ne Parlament te Maqedonise do te perkrahet nga Perendimi nese i plotson kriteret e lartpermendura(dmth nuk deklarohet haptas kunder perendimit-vetvetes).Sigurisht qe i di perendimi se ai i ka bere ato marrveshje dhe jo shqiptaret , ceshtja eshte sa here futet ne loje perendimi, sa here kerrcnohet Grueski me perendimin, sa here shqiptaret kontaktojne me perendimin.sa here i bihet tavolines se Grueskit dhe i behet me dije sy me sy se shtetin tend une mund ta cbej kur te dua nese nese..te gjitha heret e permendura nese nuk behen shumzoi me dhjete edhe aq vjet vendnumrimi kemi ne shqiptaret aty, do me thene do te luftojme per gjera qe ne fakt i gezojme de fakto dhe dejure..pra do te tallemi nga vete partite tona qe ata te vijne ne pushtet dhe ata te masin kohen se kure do te leshojne cka te zgjidhet nen tavoline vetem e vetem te shkoje matematika e interesit te tyre tamam....Nje gje dihet ne kemi nenshkruar fatin me nje Marrveshje per te shuajtur shamate ne Ballkan ne nje kohe qe ishte e dobishme per te gjithe,pra Marrveshja e Oherit ishte nje minimum i mundshem(them i mundshem se edhe sikur ne ta merrnim me UCKne dhe Ali Ahmetin gjithe Maqedonine ,ose vetem Maqedonine Perendimore bota nuk do ta njihte dhe do te na kethente prape ne nje marrveshje si e Oherit.).Ne kete proces qe ndodh atje mencuria eshte tek ata qe do te lene nje shtegdalje per shqiptaret e Maqedonise Perendimore, te lene nje shtegdalje jo me pompozitet per kohen senzitive atje qe ende mund te kete biseda serbo-maqedone te fshehta...Te pranojme ne qe Maqedonia te hyje ne NATO dhe bile te kerkojme eshte thike me dy presa :1.perfundimisht s'ka pune serbia ne Maqedoni 2.Si shtet i njohur nderkombtarisht dhe si anetare e NATO-s na qoft me shendet Maqedonia shteti yne dhe me duket se nuk do te kemi shtegdalje nga nje Maqedoni pa u shpernda vete NATO dhe rirreshtim i ri i botes...sa edhe nja njeqindvjet te tjera..
Perpara se te pranohet ne NATO Maqedonia, subjektet shqiptare duhet mos te rrahin gjoks se kush sa ka bere dhe kush sa ben per momentin , se fakti eshte se nuk bejne as minimumin e garantuar dhe kjo me pergjegjesi per te gjithe subjektet pa perjashtim e kam.Pra, duhet te ulen jo vetem vete bile por edhe me faktorin e pergjitheshem kombetare ne Ballkan= Shqiperine dhe Kosoven, dhe ta shoshisin kete punen e NATO s perpara, nje here ne histori bile te planifikojme ne per perspektiven kombetare dhe mos jemi gjithmone arsyetuesit e perjetshem te vetvetes se jemi peng i rrethanave duke mos qene ne gjendje te ballafaqojme vetveten me te verteten e hidhur se sa te pahajrit jemi, qe ne perkethim i bie nuk mund te jetesojme edhe ate qe eshte e garantuar...Nuk ka politikane ne Ballkan qe do te meritonte rrahje shuplakash(aplauz) , dhe sigurisht ka plote qe meritojne ti rrahish me shuplaka dhe fatkeqesisht politikanet shqiptare ne Maqedonine Perendimore e meritojne kete te dyten..ndoshta do ti zgjonte nga gjumi.
me nderime,
bili99
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 14-03-2008 mė 11:03
I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine se jap per jete
Krijoni Kontakt