Po sbehet nami sikur te del nga qeveria, nuk eshte hera e par qe ajo del nga qeveria, iha kryesorja shqiptaret te jemi mire se sa parti ndrojn qeverite sduhet mar shum afer zemres
Po sbehet nami sikur te del nga qeveria, nuk eshte hera e par qe ajo del nga qeveria, iha kryesorja shqiptaret te jemi mire se sa parti ndrojn qeverite sduhet mar shum afer zemres
Paska nisur kampanja parazgjedhore per zgjedhjet e parakohshme....thua edhe 18 vjet te tjera do ta hame tunxh....!?... harruat Gebelsin , ai eshte ne kabinet...te zhgryerit duan te shperlahen me urine.....
Elektorati shqiptare ne Maqedoni te mendohet mire kete here per ke do te votoje, e kam per pakicen se shumica votuan forcat kombetare gjithmone( eshte tjeter pune sa arriten ata te lajne borxhin ndaj elektoratit, eshte shendeti i elektoratit ne pyetje ,te tjerat behen)
Mbase eshte kohe te kethehem ne vendlindje dhe te merrem me "politike"...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 13-03-2008 mė 12:35
I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine se jap per jete
NUk eshte hera e pare qe jep dorheqje Ali pash toptani i tetoves......
Shpresoj te jet e vertet kjo .....
KRYESIA QĖNDRORE MIRATOI PROPOZIMIN E KREUT TĖ PARTISĖ PĖR DOREHEQJE NGA QEVERIA
Kuvendi Qendror i Partisė Demokratike Shqiptare do tė japė fjalėn e fundit
Propozimi i kryetarit tė PDSH-sė z. Menduh Thaēi pėr largimin nga qeveria, pas refuzimit tė gjatė kėrkesave, ėshtė miratuar nga Kryesia Qendrore e Partisė tė mėrkurėn nė mbrėmje. Pėr tė zyrtarizuar vendimin, pritet verifikimi i kuvendit qendror i cili do ti zhvillojė punimet tė ejtėn nė ora 17.00 nė Komunėn e Sarajit. "Kryesia e Partisė Demokratik Shqiptare e pranoi propozimin tim pėr tė marrė vendim pėr t’u larguar nga koalicioni qeveritar nė bazė tė arsyeve tė cilat unė i paraqita para kryesisė sė partisė. Kryesia obligohet qė nė afat prej 24 orė kėtė vendim ta ēoj nė verifikim te Kuvendi qendror i partisė. Nesėr nė ora 17 nė Komunėn e Sarajit, Kuvendi qendror i partisė do ta diskutoj vendimin e kryesisė sė Partisė Demokratike Shqiptare pėr tė dalur nga koalicioni qeveritar. Dhe vendimi nėse merret, besoj, jam i sigurt se do tė merret nga Kuvendi Qendror ėshtė vendim final, i pakthyeshėm prapa", deklaroi kryetari i PDSH-sė, Menduh Thaēi.
Duhet theksuar se PDSH kushtėzon kryeministrin, Nikolla Gruevski pėr plotėsimin e gjashtė kėrkesave: ligjin pėr UĒK-nė, zyrtarizimin e gjuhės shqipe, njohjen e shpejtė tė Kosovės, rritjen e pėrfaqėsimit tė shqiptarėve nė administratėn shtetėrore, pėrdorimin e flamurit kombėtar shqiptar nė takimet lokale dhe mbylljen e katėr rasteve tė Tribunalit tė Hagės qė muajin e kaluar janė kthyer nė Maqedoni.
PDSH e braktis koalicionin qeveritar --------------------------------------------------------------------------------
Tetovė, 13 mars (MIA) - PDSH nė mbledhjen e djeshme tė Kryesisė qendrore, e cila zgjati mė shumė se dy orė, solli vendim pėr ta braktisur koalicionin qeveritar.
Kėtė nė mbledhjen e sotme nė Saraj duhet ta konfirmojė organi mė i lartė partiak, Kėshilli qendror, me tė cilin kryeson kryetari i nderit, Arbėn Xhaferi.
"Nė orėn 17 do tė kemi mbledhje tė Kėshillit qendror nė Saraj, jam i sigurtė se do ta pranojė vendimin dhe ai do tė jetė i pakthyeshėm dhe pėrfundimtar pėr daljen e PDSH-sė nga Qeveria", tha lideri Menduh Thaēi, pas pėrfundimit tė mbledhjes sė Kryesisė qendrore.
Ai theksoi se ky ėshtė problem i rėndė dhe krizė e rėndė politike. Thaēi potencoi se tė gjithė tė cilėt shpresojnė se spin-mjeshtėr apo mjeshtėr trillues do ta zgjidhin situatėn, nė fund do tė gėnjehen. Ai pėrsėriti se qėndrimi i PDSH-sė ėshtė tė jetė pjesė e zgjidhjes sė problemit, e jo problemi.
"I porosis zotėrinjtė Gruevski dhe Ahmeti nė drejtim tė respektimit tė Kushtetutės sė RM-sė dhe tė ligjeve nėse munden tė bėjnė qeveri tė pėrbashkėt dhe tė na thonė se pėr ēka janė marrė vesh dhe nėse atė mund ta realizojnė. Kjo do tė thotė se ne do tė respektojmė ēfarėdo vendime tė cilat janė nė suaza tė Kushtetutės dhe ligjeve. Kėtė e bėjmė sepse jemi tė njohur se asnjėherė nuk kemi bėrė lojėra prapaskene, por dėshirojmė ēdoherė tė kemi politikė transparente. Pėr ne ėshtė shumė i rėndėsishėm procesi, NATO-ja, por me tė vėrtetė mė tė rėndėsishme pėr ne janė tė drejtat e njerėzve tė cilėt i pėrfaqėsojmė", theksoi Thaēi.
Ai shtoi se nuk janė tė rėndėsishme zgjedhjet dhe qeveritė, me rėndėsi ėshtė procesi tė ēohet deri nė fund. Sipas Thaēit, PDSH ka mbėshtetje tė madhe nga, siē tha, aleatėt tanė, BE-ja, NATO-ja dhe SHBA-ja qė tė gjithė sė bashku tė punojmė pėr t'i zgjidhur kėto probleme.
"Ata nuk janė aq naivė tė na pėrzihen se ēfarė qeveri do tė bėjmė dhe nėse do tė bėjmė qeveri. Porosia e tyre ėshtė shumė e qartė", potencoi Thaēi.
LARGIMI: PPD SOLIDARIZOHET ME PDSH-nė
Vejseli: Po ndodh demaskimi i lojrave dyfytyreshe te opozitės
Tetovė, 13 mars - Edhe Partia e Prosperitetit Demokratik tė enjten braktisi koalicionin qeveritar. Lideri i prosperitetit, Abdylhadi Vejseli ka theksuar se me kėtė hap i thuhet stop lojėrave politike dhe prapaskenave tė BDI-sė, e cila i ka realizuar nė bashkėpunim me kryeministrin Gruevski. “Veprimi ynė i deklaruar nga dje ėshtė pėr tė stopuar lojėrat politike dyfytyrėshe e tė prapaskenave me kryeministrin Gruevski, qė i ka zhvilluar ‘opozita konstruktive shqiptare’ e quajtur BDI, ndaj nesh dhe ndaj faktorit ndėrkombėtar”, tha Vejseli. Sipas tij, situata e krijuar pėr dalje nga koalicioni qeveritar ėshtė njė rezultante e dinamikės sė brendshme politike, e cila krijoi masėn kritike qė faktori shqiptar i pėrfaqėsuar nė kėtė koalicion, tė vėrė vijėn e kuqe tej sė cilės nuk mund tė shkelė nė veprimin e mėtejmė politik e qeveritar. Nė fakt, shtoi ai, ecja pėrtej kėsaj vije, do tė linte njė trashėgim regresiv tė faktorit politik shqiptar nė veprimin e tij institucional. “Konsiderojmė se me kėtė hap tė ndėrmarrė, nėse kjo pozitivizohet politikisht dhe me sens tė duhur dhe konstruktiv, krijohet shans real pėr njė perceptim tė unifikuar tė ecjes sė Maqedonisė drejt integrimeve euro-atlantike”, ka shtuar kryetari i PPD-sė. Ai thotė se partia e tij konsideron qė po ashtu me kėtė hap demaskojnė fare qartė pėrpjekjet e opozitės shqiptare qė nėn maskėn e tė ashtuquajturave “interesave shqiptare”, apo tė “integrimeve euroatlantike si interes jokonkret”, tė bėjė lojėn e pazareve tė ndyta me kėto interesa, vetėm e vetėm pėr tė plotėsuar pretendimet pėr ardhje nė pushtet dhe pėr tė amnistuar veprimet korruptive nga qeverisja e shkuar e saj. Ai ka informuar gjithashtu se PPD ēdo ditė ėshtė nė kontakt me kryetarin e PDSH-sė, Menduh Thaēin dhe kontaktet do tė vazhdojnė edhe gjatė ditėve tė ardhme.
KUVENDI QĖNDROR: PDSH PĖRFUNDIMISHT LARGOHET NGA QEVERIA
Shkup, 13, 03.2008: Pėrfundimisht Partia Demokratike Shqiptare largohen nga qeveria Gruevski. Vendimi pėrfundimtar ėshtė marrė nė seancėn e jashtėzakonshme tė Kuvendit qėndror tė PDSH-sė. Kėshtu nė Saraj u mbajt seanca e jashtėzakonshme e Kuvendit Qendror tė Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH), ku u shqyrtua vendimi i kryetarit z. Menduh Thaēi dhe kryesisė sė kėsaj partie pėr largim nga koalicioni qeveritar me VMRO-DPMNE tė kryeministrit Nikolla Gruevski. Pas kryesisė qėndrore tė partisė edhe kuvendi qėndror pranuan unanimisht propozimin e kryetarit Thaēi pėr largim nga qeveria meqė Gryevski nuk mori nė konsideratė gjashtė kėrkesat kruciale pėr vazhdimin e qeverisjes.Gjashtė kėrkesat: ligjin pėr UĒK-nė, zyrtarizimin e gjuhės shqipe, njohjen e shpejtė tė Kosovės, rritjen e pėrfaqėsimit tė shqiptarėve nė administratėn shtetėrore, pėrdorimin e flamurit kombėtar shqiptar nė takimet lokale dhe mbylljen e katėr rasteve tė Tribunalit tė Hagės qė muajin e kaluar janė kthyer nė Maqedoni.
THAĒI: QEVERITĖ SHKOJNĖ DHE VIJNĖ, NDĖRKAQ KERKESAT TONA JANĖ ETNIKE DHE KOMBĖTARE
EKSKLUZIVE: FLET PĖR TOP-CHANNEL, KRYETARI I PDSH-sė z. MENDUH THAĒI
Shkup, 13, 03.2008: Menjėherė pas pėrfundimit tė punimeve tė Kuvendit qėndror tė PDSH-sė ku u mor vendimi pėr dalje nga koalicioni qeveritar, kreu i kėsaj partie z. Menduh Thaēi u prononcuan pėr televizionin “Top-Channel”. “Qeveritė vijnė dhe shkojnė, ndėrkaq kėrkesat tė cilat i ka vendosur Partia Demokratike Shqipetare janė kėrkesa etnike, kombėtare tė shqiptareve dhe nuk kanė tė bėjnė me teknika tė qeverisė” kėshtu ėshtė shprehur mes tė tjerash kryetari Thaēi.
Top-Channel: PDSH-ja pėrfundimisht vendosi tė dalė nga qeveria Gruevski, cfarė do tė ndodhė mė tuje me qeverisjen?
Thaci : Mendoj se mė e rėndėsishme ėshtė se cfarė do tė ndodh me te ardhmen me Maqedoninė sesa me qeverinė. Qeveritė vijnė dhe shkojnė, ndėrkaq kėrkesat tė cilat i ka vendosur Partia Demokratike Shqipetare janė kėrkesa etnike, kombėtare tė shqiptareve dhe nuk kanė tė bėjnė me teknika tė qeverisė. Gjithsesi ėshtė pyetje esenciale pėr opinionin, pse pikėrisht nė kėtė moment Partia Demokratike Shqipetare i vendosi gjashtė kerkesat. Aryeja e parė ėshtė se problemi i Kosovės perfundoj dhe ne ishim tė kujdesshėm qė tė mos e demtojmė procesin mė tė rėndėsishėm historik pėr gjithė kombin shqiptar. Sė dyti ne jemi nė prag tė ftesės pėr nė NATO nga kjo pikėpamje ne nuk guxojmė qė ta lėshojmė kėtė moment historik dhe tė mos arrijmė njė marrėveshje pėr realizimin pėrfundimtar tė tė drejtave tona nacionale qė duhet t’i gėzojmė nė kėto territore.
Top-Channel- z. Thaēi, ju kishit vendosur disa kushte pėr tė cilat besojmė se ishit tė bindur se nuk do te plotesoheshin nga qeveria , a ishte paramenduar largimi nga qeveria?
Thaci : Une ende kam shpresė se keto kushte do tė plotesohen pėr shkak se me kėto kushte pajtohen Bashkesia Ndėrkombtare, diplomat nderkombėtarė qė janė kėtu . Duhet te kemi parasysh se kėto kushte, apo kėto kerkesa tė Partisė Demokratike Shqipetare here pas here janė mbėshtetur edhe nga zyrtare tė lartė tė Natos, tė SHBA-ve, BE-sė. Pra, tashmė nuk ėshtė me rėndėsi cėshtja e qeverisjes, por zgjidhja e problemit do tė mundėsohet nėse forcat politike kryesore kėtu arrijne nje konsensus pėr afatin kohor te realizimit te ketyre kerkesave te shqipareve.
Top-Cannel: Zoti Thaci edhe nje pyetje te fundit nese vendi do te futet ne zgjedhje cfarė aleancash politike do te preferojė partia juaj ?
Thaēi : Mendoj se e ka shumė gabim zoti Ahmeti kur flet pėr zgjedhje dhe pėr teknika tė tjera. Kemi tė bėjmė me nje problem tė madh mes shqipetarve dhe maqedonve, une asesi nuk pajtohem me njerėzit te cilet vlersojnė se me matematika te thjeshta politike mund te zgjidhen keto probleme. Besoj sė tė gjithė ata qė nuk janė serioz nė politikė do tė digjen politikisht ne kete situate. Ne do te kengulim deri ne fund, pėr PDSH-nė nuk janė tė rendėsishme zgjedhjet e para kohshme e as qeveritė, pėr PDSH-nė ėshtė me rėndėsi paresore qė tė zgjidhen problemet dhe Maqedonia ta marrė ftesėn pėr nė NATO. Tė gjitha vlerėsimet e tjera mendoj se janė jo serioze. Qė nga dita e neserme nė emėr tė Partisė Demokratike Shqiptare do tė kėrkoj mbeshtetje prej partive tjera politike shqipetare qė veprojnė nė Maqedoni me pastaj prej gjithė shqipetareve qe jetojnė ne Maqedoni ,prej maqedonasve qe kete proces ta mbyllim . Tė gjithė duhet tė kuptojnė nuk bisedohet per krize qiveritare, por bisedohet per krize te rendė politike e cila mund te ketė refrekusione shumė shpejt edhe ne aspektin etnik .
Krijoni Kontakt