
Postuar mė parė nga
RaPSouL
Po ta permbledhim kete qe shkruajti Beni lart ne nje fjali do te ishte keshtu:
Ky eshte nje veprim qe per here te pare e ben PDSH-ja dhe duhet te marrin shembull edhe partite tjera, e jo vetem per karriket te rrin aty.
Largimin eventual te PDSH-se nga qeveria une e shoh si sjellje karagjoze, mungese pergjegjesie dhe devotshmerie ndaj votuesve dhe popullit ne pergjithesi, dhe ikje nga pergjegjesite per shkak te paaftesive per te ndryshuar gjendjen.
Kane ngelur afer 20 dite deri ne Samitin e Bukureshtit, dhe Maqedonia s'eshte gati te marre ftesen per ne NATO. Para institucioneve nderkombetare genjen se ka ngelur vetem ceshtja e emrit (kontesti me Greqine) por ne fakt hyrja ne NATO kerkon koncensus politik dhe etnik brenda vendit.
NATO i ka derguar kushtet Maqedonise, dhe nder to jane edhe pikat nga Marreveshja e Majit (Ahmeti - Gruevski) te cilat tash PDSH i ka vene si kushte per vazhdimin e bashkepunimit brenda koalicionit.
Eshte e vertete se pa permbushjen e pikave te Marreveshjes se Majit nuk ka NATO as BE per Maqedonine, sepse jo vetem qe nuk do kete konsensus politik, s'do kete as konsesus (nder)etnik.
Marreveshja e Majit, Kushtet e NATOs dhe Kushtet e Thacit, (te gershetuara bashke pak a shume) jane keto:
1. Ligji per gjuhen shqipe
2. Ligji per perdorimin e simboleve kombetare
3. Ligji per veteranet e luftes (UCK)
4. Punesimi proporcional i shqiptareve ne administraten shteterore
5. Njohja e pavaresise se Kosoves.
6. Mbyllja e rasteve te kthyera te Hages.
(Shtojme ketu kerkesen e NATOS qe IRJM dhe Greqia te mbyllin kontestin rreth emrit)
Cdokush e di qe ASNJE nga pikat e mesiperme (te cilat aty ketu kane qene edhe pjese e Marreveshjes se Ohrit) nuk jane plotesuar. Nuk dua te elaboroj per cdonjeren vec e vec sepse ato dihen.
Qeveria ne Maqedoni nuk ka punuar sa duhet per t'u afruar drejte NATOS dhe drejt BE-se, prandaj jane munduar qe gjithmone te terheqin vemendjen nga problemet e verteta ne pseudoproblemet.
Me siguri e dini se para shpalljes se pavaresise se Kosoves, shume vende te Botes (te informuar nga Maqedonia) kishin friken e ndonje krize eventuale ne Maqedoni si shkak i pavaresise se Kosoves. Perkundrazi, pavaresia e Kosoves e shpetoi Maqedonine.
Qeveria Maqedonase ka inskenuar kriza te ndryshme per te krijuar trazira ne vend, qe do perdoreshin me pas si alibi per refuzimin qe NATO ose BE do i benin vendit, por shqiptaret me mencuri dhe durim i gelltiten te gjitha, dhe ja cka i sollen qeverise: KRIZE QEVERITARE.
Shqiptaret duruan torturen, poshterimin, vrasjet, padrejtesite e dimensioneve te ndryshme dhe nuk bene asnje krize ne vend, qe mos demtojne ceshtjen e Kosoves, prandaj lirisht them qe procesi i pavaresimit te Kosoves e ka shpetuar Maqedonine.
Meqe shqiptaret e Maqedonise u treguan te zgjuar dhe nuk rane pre e provokimeve te qeverise (VMRO - PDSH) per te bere kriza me cka do justifikohej mospranimi i vendit ne NATO dhe BE, krizat po i bejne (ne menyre artificiale) vetem partneret e koalicionit. I bejne sepse ju duhet alibi.
Pse s'na pranoi NATO?
Nga pikpamja sllave (e VMRO-se):
Sepse PDSH (ah ata shqiptaret e poshter) na tradhetuan, dolen nga koalicioni qe Maqedonia mos pranohej ne NATO e te destabiliziohej.
Pse s'na pranoi NATO?
Nga pikpamja shqiptare (e PDSH-se):
Sepse VMRO nuk deshti te pranonte kushtet tona per vazhdimin e bashkepunimit, dhe nuk donte te avansonte te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni, dhe ne (midis nesh) ia beme hallin - dolem nga Qeveria qe Maqedonia te ndeshkohej e mos futej ne NATO e ne BE.
Ato dy pikpamjet siper pjesetoni me dy dhe nxirrni versionin tuaj, si qytetare, qe keni te drejte te mendoni me kokat tuaja, e jo me nje koke te madhe individuale te kryedashit te kopese politike, deleve te urta te marrezise parlamentare.
Krijoni Kontakt