
Postuar mė parė nga
Raim
Shaqir Islami: U l t i m a t u m i
Injorimi total i gjertanishėm nga partneri i vet strategjik VMRO-DPMNE, e detyroi nė kėtė hap tė guximshėm. Me ultimatum historik, PDSH-ja u mundua tė faktorizojė vetveten nė skenėn politike. Qėllimi fundamental ėshtė minimi i
kontratės qė u bė ndėrmjet Gruevskit dhe Ahmetit. Thaēi smund ta gėlltis atė degradim politik, qė ia bėri Gruevski
Ne mund tė bėhemi heronj, vetėm pėr njė ditė..., ėshtė njė varg i kėngės sė D. Bowie, nga albumi i tij i famshėm i viteve tė tetėdhjeta me titullin Heroes. Menduh Thaēi vendosi me njė salto mortale, tė del nga izolimi politik. Dhe doli me ultimatum. Tė bėhet hero, bile pėr njė ditė. Ky big-bang a la Thaēi, u ngulfat nga krisma e madhe Gėrdecit. E gjeti momentin, pėr tia tėrhequr vėmendjen e opinionit publik dhe politik. E kuptojmė, sdurohet izolimi politik. Pajtohem se ėshtė mjerim i madh shpirtėror, tė jesh i ekskomunikuar nga esnafi politik. Ishte koha, pėr diēka tė tillė.
Injorimi total i gjertanishėm nga partneri i vet strategjik VMRO-DPMNE, e detyroi nė kėtė hap tė guximshėm. Me ultimatum historik, PDSH-ja u mundua tė faktorizojė vetveten nė skenėn politike. Qėllimi fundamental ėshtė minimi i kontratės qė u bė ndėrmjet Gruevskit dhe Ahmetit. Thaēi smund ta gėlltis atė degradim politik, qė ia bėri Gruevski. PDSH tė jetė pjesė e qeverisė, kurse kontratat tė bėhen me BDI-nė. Prandaj kjo ėshtė njė tentim pėr plaēkitje tė kapitalit politik. Hajdutllėku ėshtė njė veprimtari legale dhe e mbrojtur me ligj nė klasėn politike shqiptare. Legjitimiteti politik fitohet, me vjedhjen e votave tė shqiptarėve. Cila parti punėson mė shumė hajdutė votash, kapadahi dhe kriminelė tė ndryshėm, ajo fiton legjitimitetin politik pėr tu bėrė pjesėmarrės nė pushtet. Partitė qė skanė buxhet pėr vjedhacakė votash, gjithmonė do tė jenė parti joparlamentare. Aritmetikė ėshtė kjo. Ska ndonjė menēuri tė madhe kėtu. Dhuna ėshtė arti i vetėm politik. Kjo ėshtė pragmatizmi politik tek ne. Dhe normalisht se ska nevojė pėr programe politike tė partive.
Kjo dridhje tektonike, vetėm qė ia pėrforcoi pozitat e Gruevskit. Edhe zogjtė e dinė se Maqedonia do ta merr ftesėn pėr nė NATO. Jo se do, apo sdo Maqedonia tė anėtarėsohet. NATO e ka programuar Maqedoninė, qė tė jetė pjesė e saj. Atė smund ta ndal as patriotizmi i Thaēit, as i Cėrvenkoskit, as i Gruevskit. Patriotizmi ballkanas, lejohet tė pėrdoret vetėm nėpėr mėhallė. Jashtė mėhalle, sha bukė.
Kuptohet se kush duhet tė lėshojė pe, nė lidhje me ndryshimin e emrit tė shtetit tonė. Mbase dihet se, si bėhet kompromisi ndėrmjet dy palėve. I forti slėshon pe. Gjithmonė i dobėti, ėshtė ai qė bėhet konstruktiv dhe arrihet marrėveshja. Dhe ēdo gjė mbaron me happy end. Nė kėtė mėnyrė do tė mbyllet edhe njė kapitull i mosmarrėveshjeve nė Ballkan. Dhe tė gjithė do ta lavdėrojnė elitėn politike maqedonase, pėr rolin konstruktiv nė kėtė mosmarrėveshje. Me emrin e ri, do tė nisė dhe jeta e re. Do tė hapen dyert pėr investimet e jashtme. Nė shtetin tonė pėrfundimisht do tė nisė tė rrjedhė mjaltė dhe qumėshti. Vetėm marrėdhėniet etnike sdo tė pėrmirėsohen. Si pjesėtarė tė NATO-s, nacional-egoizmi i maqedonasve tė epėrm, apo tė poshtėm do tė ritet edhe mė shumė. Shqiptarėt do tė vazhdojnė tė diskriminohen nga shteti institucionalisht edhe mė shumė.
Ultimatumi i M. Thaēit do tė jetė etiketa e njė tradhtie nga ana e shqiptarėve, nė momentet mė tė vėshtira tė Maqedonisė, dhe arsyetim pėr diskriminimin e vazhdueshėm tė shqiptarėve nga ana e shtetit. Tė gjithė palėt, do tė jenė fitimtar. Askush sdo tė jetė humbės. Ballkani vuan tmerrėsisht nga kompleksi i looserllėkut. Jemi nė gjendje tė bėjmė ēmos, vetėm tė mos na etiketojnė si loosera.
Por, ēdo tė bėhet me ultimatumin e M. Thaēit ? Pas dy prillit, dihet vjen tre prilli. Dhe tė gjithė do tė merren me festimin e pranimit tė Maqedonisė nė Aleancėn veriatlantike. Tė gjithė do tė mėsohemi me emrin e ri tė shtetit tonė. A do tė ftohet shteti ynė, Maqedonia e Epėrme apo e Poshtme, askush sdo tė mėrzitet aq shumė. Personalisht, skam kundėr edhe nėse quhet Ajvarland. Maqedonasit edhe kėsaj radhe do tė festojnė fitoren e madhe politike tė tyre. Klasa politike shqiptare do tė merr pjesė nė festim, si pėr gjynah, do tė ngrenė gotat e shampanjit, por tė margjinalizuar si gjithmonė. Pasi fajtorė kujdestar pėr ēdo gjė nė kėtė shtet janė shqiptarėt, sėrish do tė jemi fajtorė edhe pėr ndryshimin e emrit. Gruevski do tė arsyetohet me lehtėsi tek elektorati i vet. Eve da ne bea shiptarite, nemashe da promenime imeto.
Si pasojė e ultimatumit tė Thaqit do tė rritet edhe pėr njė dozė mėria maqedonase ndaj shqiptarėve. Marrėdhėniet ndėretnike nė vend qė tė pėrmirėsohen, do tė pėrkeqėsohen dhe mė tej. Qeveria e Gruevskit do tė vazhdojė jetėn nė harmoni, sė bashku me partnerin strategjik. Mbase do tė ketė edhe ndonjė falėnderim nga Gruevski, pėr shėrbimin e bėrė. Pėrqindja e pėrfaqėsimit tė shqiptarėve nė administratė do tė ritet me siguri edhe pėr 0, 89 %. Atėherė pėrsėri do tė lavdėrohet partia nė pushtet, se si i avancon kėrkesat politike tė shqiptarėve shumė mė mirė se BDI-ja. Secili nga ne, mund tė bėhet hero vetėm pėr njė ditė. Edhe me Ultimatum.
Krijoni Kontakt