Close
Faqja 3 prej 35 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 345
  1. #21
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ministrat e PDSH-sė sot bojkotojnė Gruevskin

    Qeveria sot do tė mbajė seancė tė rregullt ku ėshtė paralajmėruar mospjesėmarrja e ministrave tė Partisė Demokratike Shqiptare(PDSH), pas kushtėzimit tė kryetarit tė kėsaj partie Menduh Thaēi pėr braktisjen e koalicionit.

    Burime pranė PDSH-sė deklaruan sot pėr agjencinė e lajmeve INA se ministrat e PDSH-sė pritet tė mos jenė tė pranishėm nė seancėn e rregullt tė Qeverisė qė zhvillohet sot. PDSH edhe zyrtarisht ėshtė shprehur se braktisė koalicionin nė rast se arrihet pajtueshmėri me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE pėr tė realizuar gjashtė kėrkesat e bėra: ligjin pėr UĒK-nė, zyrtarizimin e gjuhės shqipe, njohjen e shpejtė tė Kosovės, rritjen e pėrfaqėsimit tė shqiptarėve nė administratėn shtetėrore, pėrdorimin e flamurit kombėtar shqiptar nė takimet lokale dhe mbylljen e katėr rasteve tė Tribunalit tė Hagės qė muajin e kaluar janė kthyer nė Maqedoni.

    “Partia Demokratike Shqiptare nuk ka si qėllim nė vete pushtetin, pėrkundrazi lidershipi i kėsaj partie ka orientime dhe pėrcaktime tė qartė rreth qėndrimit tė mėtejmė nė ekzekutiv”, thuhet nė njė komunikatė tė publikuar nė faqen e internetit tė kėsaj partie.

    Lidhur me kėto ēėshtje pritet tė mbahet mbledhja e radhės e kryesisė sė PDSH-sė, ku siē bėhet e ditur pritet tė vendoset braktisja e Qeverisė.

    Poashtu theksohet se kryeministri Nikolla Gruevski ka refuzuar kėrkesat e PDSH-sė, ndėrsa kryetari i partisė shqiptare Menduh Thaēi ka paralajmėruar braktisjen e Qeverisė. Zėdhėnėsi i Qeverisė, Ivica Bocevski theksoi pėr INA se nuk do tė komentojė zhvillimet e fundit mes partnerėve tė koalicionit dhe paralajmėrimet e PDSH-sė.

    Ky ėshtė kėrcėnimi i dytė i PDSH-sė pėr braktisjen e Qeverisė sė koalicionit me VMRO-DPMNE-nė, pasi qė kjo e fundit nėnshkroi njė marrėveshje interne tė majit vitin e kaluar me BDI-nė. (INA)
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    PDSH-ja 90 pėr qind jashtė Qeverisė

    PDSH-ja 90 pėr qind jashtė Qeverisė

    Gazeta LAJM


    Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sėrish ėshtė kėrcėnuar se do tė braktisė radhėt e Qeverisė. Siē marrim vesh lideri i kėsaj partie Menduh Thaēi dhe kryeministri Nikolla Gruevski tė dielėn nė mbrėmje dhe tė hėnėn janė takuar dhe kanė pasur biseda tė ngjeshura, bėjnė tė ditur burime tė larta partiake nė PDSH.
    Burimet e njėjta thonė se pasi qė kryeministri Gruevski i ka refuzuar kėrkesat e PDSH-sė, pritet qė kreu partiak nė Tetovė ta vėrtetojė vendimin e Thaēit pėr dalje nga koalicioni qeveritar. PDSH-ja insiston nė gjashtė pika pėr tė cilat kėrkon garanci dhe zgjidhjen e shpejtė tė tyre. Mes tyre janė risocializimi i ushtarėve tė UĒK-sė, zyrtarizmi i gjuhės shqipe nė Maqedoni, njohja e shpejtė e pavarėsisė sė Kosovės, rritja e pėrfaqėsimit adekuat tė shqiptarėve nė administratė, pėrdorimi e flamurit shtetėror dhe atij shqiptar nė takimet e ndryshme dhe mbylljen e katėr rasteve tė Hagės tė cilat kohė mė parė u kthyen nė Maqedoni.

    Sipas burimeve partiake nga kreu i PDSH-sė, Gruevski i ka refuzuar kėrkesat, ndėrsa Thaēi ka paralajmėruar se PDSH-ja do tė braktisė Qeverinė.
    Ndryshe, kjo ėshtė hera e dytė qė PDSH paralajmėron daljen e saj nga Qeveria. Herėn e parė PDSH-ja u kėrcėnua me dalje nga Qeveria si rezultat i Marrėveshjes sė majit mes liderit tė BDI-sė, Ali Ahmetit dhe kryeministrit Nikolla Gruevski.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  3. #23
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar mė parė nga Shkupi Lexo Postimin
    Partite tona duhet te mesohen te akomodohen edhe ne "pushtet" por edhe ne "opozite" megjithese une mendoj se kur eshte fjala tek partite shqiptare nuk ka pushtet/opozite te mirefilte per shkak te rrethanave politike ne te cilat gjendet elektorati i tyre.

    Madheshtia e BDI ne kete "krize" qeveritare do te ishte qe ta perkrah qendrimin e PDSH-se per realizimin e te drejtave posacerisht ate te zyrtarizimit te gjuhes qe eshte alfa dhe omega e shtetesise shqiptare ne kete vend.Natyrisht shume shpejte do te shihet serioziteti i ketij vendimi te M.Thaqit dhe eshte shume e natyrshme se te gjithe jemi skeptik kur eshte fjala per te dhe vendime te prera.

    Ruajtja e shendetit politik te partive tona ka nevoje per parime burrerore politike dhe ky vendim ne fakt e burreron PDSH-ne e cila koheve te fundit "u ligesua" shume nga parimet. Politika eshte realizimi i interesave te ndryshme e ne rastin e kesaj Qeverie shqiptaret nuk perfituan asgje perkundrazi Grujevski ne kurriz te shqiptareve dhe PDSH-se e ngriti rejtingun ne qiell madje ne rastin e Brodecit u hakmorr drejteperdrejte per 2001 duke e shkelur dinjitetin tone. Megjithate te presim se cka do te ndodh dhe thelle ne vehte shpresoj se PDSH-ja kesaj rradhe e ka me seriozitet.
    Kur thuhet "Partite tona" nuk dij a mund te hyjne me nje thes si tonat.Kerkesat jane gjithepopullore dhe jo te PDSH-se, dhe fillimisht jane parashtruar dhe kerkohen me kembngulje nga BDI.Tash kush ke duhet te perkrahe ? pyetje sa me vend aq edhe jo e komplikuar per pergjigje.Te perkrahin shqiptaret pararojen kombetare qe e deshmoi veten me jeten e tyre ne front duke luftuar kunder sllavomaqedonasve ,ose te perkrahe partine qe i vrau bashkekombetaret e vet ne Brodec.Partine qe nuk e njeh gjakun kombetar te derdhur...partine qe me pa te drejte eshte ne "pushtet" ne i thencin pushtet vazalitetit dhe tradhetise kombetare....
    Populli shqiptar ne Maqedonine Perendimore i ka henger ne nje mase te dy tehet e shpates dhe duhet te jete vetedijesuar perfundimisht qe ne zgjedhjet e ardhshme te c'beje nga skena politike ata qe kombin e kane ambleme vetem per ta vrare, sunduar, vjedhur, dhunuar dhe shitur...te gjitha keto per interesat e tyre te ngushta mesjetare te dominimit dhe per te ushqyer epshet sadiste.....Ne Maqedonine Perendimore pas nje lufte ende nuk u realizuan kerkesat qe ne fakt hyjne si te aprovuara per tu realizuar, kerkesat qe ne fakt u pranuan per te ndal luften..sa veshtire qenka kjo? jo shume por, kur lufta mbrendashqiptare eshte si synim i vetem i PDSHse veshtirsi ka por, do te realizohen sigurisht dhe jo nga subjekti qe e perbalt luften, nuk e njeh luften dhe mandej shkon dhe kerkon te drejta per ish luftetaret e UCKse...a jeni ne metro mor njerez?...kjo eshte tipike jugosllave, kjo eshte tipike komuniste...kjo eshte tipike PDSH...
    BDI, u mesua te jete ne opozite dhe megjitheqe si opozite nuk ka bere edhe aq shume tregoi qendrim korrekt.Pse them keshtu? logjikoni sikur ata te PDShse te kishin fituar elektoratin shqiptar dhe qeveria te merrte ne kualicion .
    Nuk ka kurgje burrerore tek PDSH, pasi ata cdo gje e servojne se do te behet sikur te doje PDSH,kjo flet me mire se c'eshte PDSH nuk eshte nje parti shqiptare por nje klan mafioz qe mban nen monopol nje emer , nje subjekt dhe nje rreth.(PDSH- nuk ka as nje fytyre kyce nga Tetova..Xhaferri-Thaci-Matoshi-Krasniqi..etj...)
    BDI...vetem mendoni pak .Une mendoj se do te kishte nje lufte te hapur vellavrasese...ja perse, sepse ata jane te semure per pushtet dhe dominim.Por, ja edhe dicka mos tu shkoje ne qosh te mendjes se BDI nuk mund ti cbeje ata nga faqja e dheut e le me nga skena politike ( dhe kapadahilleku do te perfundonte perjete por, BDI KA HALLIN KOMBETARE KU RASTESISHT KEMI EDHE NJEREZ TE TILLE TE SEMURE PER PUSHTET,DHE NUK ESHTE ZGJIDHJA ME ZHDUKJE TE TYRE, DHE NUK ESHTE TRIMERI LUFTA MBRENDAKOMBETARE <KA NJE EMER TJETER LUFTA MBRENDASHQIPTARE DHE KERRCNIMI I SHQIPTARIT NGA SHQIPTARI== TRADHETI KOMBETARE.)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 11-03-2008 mė 09:40
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Merakun e kolltukut makedon dore ne zemer e ka edhe BDI-ja o Bili. Kete e deshmoi gjate qendrimit ne "pushtet" kur thoshte se e implementuam marreveshjen e Ohrit e beme kete e beme ate..... e ne fakt krejt ishte vetem nje kozmetike e perkryer e kurnazave politik komunist te LSDM-se. Politika eshte art i se mundshmes dhe BDI-ja ne fakt u tregua shume e dobet karshi LSDM-se perkunder faktit se e kishte pushtetin absolut tek shqiptaret si ne Parlament ashtu edhe neper njesi lokale.

    Qendrimi i BDI-se ne opozite edhe pse edhe une them qe nuk ishte korrekt sepse i fitoi zgjedhjet me 2006, ne fakt ishte me shume vetedijesues per kete parti dhe shpresoj se tani do te jene me konsekuent ne politikberje.

    PDSH-ja e ka momentin e fundit qe ti laje gjynahet e bera per dy vitet e deshtuara ne pushtet me superkurnazin Grujevski. Mbetet te shihet nese do shpetojne pak fytyre qe ju ka mbetur apo do te behen rezil deri ne fund dhe keshtu do te perfundojne ne berlogun e partive politike (aty ku tani gjendet PPD-ja)

  5. #25
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Gjynahet e bera nuk mund te lahen aq kollaj, eshte gjaku i derdhur dhe dhunimi shqiptar nga kjo parti dhe kjo nuk mund te lahet.Eshte e vertete se ne harrojume shume shpejt ,dhe jemi ne gjendje tia falim PDSHse mekatet antikombetare(dhe sidomos kur nuk jane kryer kunder lekures tone),ne jemi te njohur per memori te keqe dhe shpesh harrojme se nje njeri qe punoi per Jugosllavine per 40 vjet e bleu ate larjen e gjynaheve me 1000 apo 2000 dollare qe ndihmoi luften,kjo neve na hakmerret se nuk ka nderruar njeriu por gezofi per stinen ....une nuk mendoj se eshte e drejte dhe nuk mendoj se eshte ne dobi kombetare...jam per pajtim per tejkalim percarjesh per falje madje por...si i thone fjales"Ndere te bej por, vendin nuk ta leshoj"...
    Perfundimisht eshte e qarte kush eshte per pushtet VETEM PER PUSHTET,ata qe ne fakt kurre nuk fituan shumicen e elektoratit shqiptare....Tek shumica e elektoratit shqiptare ata e kane fituar ate vendin qe thua ti- ne mbeturinat - berllogun politik ,pra gjithmone u eshte treguar vendi dhe shpresoj tu tregohet vendi ku e kane ata dhe cilidoqoft subjekt qe nuk ka hallin kombetare si synim marrje me politike...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 11-03-2008 mė 11:41
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Nuk eshte bash ashtu bardh e zi sepse edhe pala tjeter eshte plot me mekate ne kurriz te shqiptareve. Nuk eshte as vendi as kuvendi per ti shpalos te palarat e njerit edhe tjetrit e as qe dua te mendoj qe perdorimi zyrtar i gjuhes shqipe do jete "me i embel" me PDSH-ne apo BDI-ne. Cilado e kryen punen do te jete mire per mua, per familjen time, rrethin tim dhe per popullin tim. Do te vazhdoj me kujtesen time per partite politike shqiptare por gjithmone do te jem pozitivisht i orientuar sepse e kunderta do te thote vellavrasje, xhelozi, dhune dhe fundja paperspektive per mua, te afermit e mi dhe per popullin tim. Kete e kemi pare apo jo gjate ketyre viteve.

    Ne fund te fundit cdo kush paguan per veprimet e veta edhe rasti i Brodecit nje dite ka per tu pastruar.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e topana
    Anėtarėsuar
    12-11-2007
    Postime
    44
    Mos u lodhni dhe mos u merzitni shume per daljen e Pdsh-es nga qeveria sot ministrat shqiptare kapen lopatat per te mbledh fidana krah per krah me Grujen.

    Kalon edhe kjo krize.

  8. #28
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kur ske cfar te besh luaj deren (thujn kendej nga ne)
    Sui generis

  9. #29
    Nuk di a duhet te besojme ne manovra politike qe luhen koheve te fundit, gjithcka duhet shikuar gjeresisht.
    Maqedonia ndodhet perpara nje ndryshimi te madh, EMRI I VENDIT dhe identiteti, te rinjte qe protestuan nuk kishin me shume se 25 vjete, ja te llogarisim nese nje Maqedonas qe ka lindur ne 90-tat e ktej ai eshte mesuar se ai eshte Maqedonas dhe ai beson fuqishem ne te qenurit te tije Maqedonas, i tille eshte kultivuar, ndersa me lehte eshte me me te moshuarit ata qe kane jetuar ne ish Jugosllavi, apo edhe akoma me te vjetrit, besoj se tash mes tyre eshte hapur debat dhe me siguri e pyesin gjyshin se c'ka jane, sigurisht qe dalin Bullgare dhe Serbe.
    Gruevski si i dobet qe eshte per politike, ne vend qe te krijoje klime per te ndryshuar Emrin ai forcon taboret, normal i ndodhur perpara nje presjoni nderkombtar ai eshte humbur totalisht, dhe nuk din nga tia filloje, vijne Njulland paraqet kushte, vijne Rehn paraqet kushte, Opozita LSDM-ja mezi pret momentin te gaboje Gruevski, BDI-ja e acaruar me kerkesat e saje, Tito me lajkat e tije, PDSH-ja kerkesa te reja(vjetra).
    I ndodhur ne nje pozite te tille Gruevski dhe qeveria e tije normal qe do te orfroje doreheqje dhe se realish per te kapercyer keto probleme do te formohet nje qeveri ku do te bejne pjese kater partite e medha, ku do te marin vendime te rendesishme si per ndryshimin e Emrit ashtu edhe per plotsimin e kerkesave te Shqiptarve, besoj se ftesen per anetarsim do mund ta mare Maqedonia por me kushte, do qendroje e hapur deri sa te behen ndryshimet e duahura, pastaj as te humbur e as te fituar rivalet politike mund te hyjne ne zgjedhje te parakohshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tigrimelara : 11-03-2008 mė 21:24

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Cėrvenkovski nė kėrkim tė bashkėmendimtarėve kundėr pavarėsisė

    Cėrvenkovski nė kėrkim tė bashkėmendimtarėve kundėr pavarėsisė

    Semi MEHMETI


    Presidentėt e Maqedonisė dhe Sllovakisė, Branko Cėrvenkovski dhe Ivan Gasparovic, janė dakorduar se pavarėsia e Kosovės sjell rreziqe, ndėrsa presidenti sllovak madje ka vlerėsuar se, duhen vite derisa Sllovakia tė njohė Kosovėn.

    "Maqedonia i sheh rreziqet nga pavarėsimi i Kosovės por ėshtė e bindur se ka mjaft kapacitet demokratik pėr tė zgjidhur problemin e pakicės shqiptare tė saj", tha pas takimit Cėrvenkovski, transmeton agjencia sllovake SITA.
    Cėrvenkovski ka thėnė se Maqedonia ende nuk ka qėndrim definitiv lidhur me njohjen e Kosovės dhe do tė ndjekė se ēka do tė ndodhė nė BE rreth Kosovės, por ka shtuar se vendimi pėr njohjen ose jo do tė merret nė pajtim me interesat e Maqedonisė. Gasparovic ėshtė dakorduar me vlerėsimin pėr rrezikun qė sjell pavarėsia e Kosovės, dhe ka shtuar se Sllovakisė ndoshta do t'i duhen vite qė tė njohė Kosovėn. Presidenti sllovak gjithashtu ka mbėshtetur Maqedoninė nė kontestin pėr emrin me Greqinė, dhe u bėri thirrje dy palėve qė tė merren vesh. Gjatė vizitės dyditėshe, e cila filloi tė martėn, presidenti i Maqedonisė do tė takohet edhe me kryeministrin e Sllovakisė, Robert Fico.
    http://www.lajmpress.com/index.php?f...faqlajm&id=851
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Faqja 3 prej 35 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Alfred Uēi tregon
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Londer: Largime dhe ndryshime nė kabinetin qeveritar
    Nga Nice_Boy nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 09:14
  3. Koalicioni qeveritar BDI-VMRO afėr fundit!
    Nga RaPSouL nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 12:53
  4. Berisha bėn publike ndryshimet nė kabinetin e tij qeverisės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Qeveria e re Nano 4
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-08-2002, 22:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •