Plaçkitja e anëtarëve mes lidershipit të PS-së dhe LSI-së ka zbritur në bazë, tek njësitë vendore, që qeverisen prej tyre. Drejtuesit e LSI-së kanë akuzuar dje Edi Ramën dhe Flamur Bimen për paaftësi dhe mungesë transparence. Moçalishtja e Tiranës dhe kleptokracia e Gjirokastrës, vetëm maja e ajsbergut të një niveli të ri ku po mbërrin lufta civile në të majtën shqiptare
Bashkia e Tiranës është përfshirë nga problematika në rritje dhe stanjacioni i pandalshëm, po bën të mundur vënien në dyshim të ekzistencës efektive të këtij institucioni, për të cilin qytetarët e Tiranës kanë dhënë votat e tyre sipas premtimeve boshe dhe manipuluese të Edvin Ramës. Kësisoj, përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim anëtarë në Këshillin Bashkiak, duke u ndarë nga papërgjegjshmëria e kryebashkiakut ngrenë alarmin se bashkia e Kryeqytetit është futur në amullitë e keqfunksionimit dhe keq menaxhimit të fondeve për të cilat Edvini përkujdeset vetë, jo për të investuar dhe përmirësuar infrastrukturën por për t’i grumbulluar diku gjetkë në favor të tij ose të miqve me të cilët i lidh interesi i ndërsjellë. Kësisoj, Lëvizja Socialiste për Integrim akuzoi dje Bashkinë e Tiranës për stanjacion në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve të Tiranës. Zëdhënësi i grupit të këshilltarëve të LSI-së, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Petrit Vargu, u shpreh se “20 mijë votat e LSI-së ndikuan në fitoren e Kryetarit aktual të Bashkisë, ndaj dhe LSI nuk mund të tolerojë që menaxhimi mediatik të injorojë menaxhimin konkret të problemeve të thella që ka Tirana”. Ai theksoi se situata aktuale është e patolerueshme dhe LSI do ti kundërvihet fuqishëm kryebashkiakut dhe hispanikëve të tij për të mos lejuar abuzimet galoponte me të cilat kjo shtresë kleptokratësh që bëjnë pjesë në bordin e Bashkisë, ka vite të tëra që zhvat qytetarët taksapagues. Në këtë drejtim, duke iu referuar nga tragjedia e ditëve të fundit e Farkës, Vargu është fokusuar në situatën tepër të rëndë në varrezat e Sharrës, ku, si rezultat e mungesës së plotë të infrastrukturës, të ndjerëve të kesaj tragjedie të madhe nuk mund t’i bëheshin respektet e duhura, ashtu siç i meritonin. Sipas tij, civilizimi i një kombi tregohet nga mënyra se si i respekton të vdekurit. “Nga ky vlerësim nuk përjashtohet as Bashkia e Tiranës. Ne gjykojmë se Bashkia e Tiranës duhet të marrë masa urgjente për të zgjidhur problemin e kësaj varreze publike, duke siguruar zgjerimin dhe duke ndërtuar infrastrukturën e brendshme të saj. Çështjet e bashkëpunimit me qeverine për këtë problem janë përgjegjësi e saj, dhe jo e familjarëve të të ndjerëve të cilëve u mjafton dhimbja për të dashurit e humbur. Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për problematikën në rritje dhe stanjacionin që po përjeton Bashkia e Tiranës në zgjidhjen edhe të problemeve të tjera që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve të Tiranës”, tha ai. Përsa i takon një tjetre situate dramatike, sic është ajo e hedhjes së mbeturinave në Sharre, përfaqësuesi i LSI-së, deklaroi se është shumë shqetësuese se nuk ka asnjë vizion dhe perspektivë konkrete, as në projektin e ri të sapo filluar nga kjo Bashki, se si do të zgjidhet ky problem dhe të tjera probleme të njëspasnjëshme me të cilat do të ndeshet ky institucion, një pjesë e të cilave ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e pupullsisë së Tiranës. “Ndotja e mjedisit dhe e ajrit nga këto plehra po sjell probleme të mëdha në shëndetin publik. Mjafton të thuhet se numri i të sëmurëve me tumoret e mushkërive në Tiranë është katërfishuar. Këto çështje, por edhe të tjera, si ajo e ujësjellësit dhe menaxhimit pa efektivitet të tij, janë ngritur me forcë për zgjidhje nga grupi i Këshilltarëve Bashkiake të LSI, por ndaj tyre është aplikuar e njëjta censurë bashkiake që po shihet shpesh edhe në organet e medias”, theksoi Vargu. Ai vuri në dukje gjithashtu se, LSI ka përgjegjësi të madhe në mbajtjen e premtimeve të 18 shkurtit përpara qytetarëve të Tiranës, pasi me 20 mijë votat e saj ajo solli fitoren e Kryetarit aktual të Bashkisë. “Ne nuk mund të tolerojmë që menaxhimi mediatik të injorojë manaxhimin konkret të problemeve të thella që ka Tirana. I bëjmë thirrje Bashkisë së Tiranës, por edhe qeverisë aktuale të veprojnë me shpejtësi, për të zgjidhur sa më shpejt të gjithë ato detyrime që kanë përpara qytetarëve të Tiranës”, deklaroi ndër të tjera ai.
Pesha: Flamur Bime e ka shndërruar bashkinë e Gjirokastrës në një “bunker”/Megjithëse me ditë me radhë LSI ka akuzuar PS-së për prishëse të marrëveshjes politike ndërmjet partive politike në të vitit 2006, kjo e fundit nuk reshti së dërguari ftesa Metës që të rikthehej në moçalishten e partisë së Edvinit, të njëjtat akuza veniten edhe për kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Bime, i njohur edhe si besimtarë i thekur i Edvinit. Kriza e ditëve të fundit ndërmjet PS dhe LSI po ndikon edhe në marrëdhëniet e të zgjedhurve vendorë. Kështu, i dërguari i kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Besian Pesha, kritikoi dje, gjatë një konference për shtyp në qytetin e Gjirokastrës, kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Flamur Bime, duke e cilësuar institucionin që ai drejton “një bunker”. “Ne jemi shumë të shqetësuar për politikat që ndjek kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, i cili pas rimandatimit të tij në postin më të lartë të pushtetit vendor, nuk ka respektuar asnjë marrëveshje me LSI-në pas zgjedhjeve lokale që u zhvilluan më 18 shkurt të vitit të kaluar”, tha Pesha. Tashmë, vijoi ai, mund të deklaroj se marrëveshja midis LSI dhe PS-së për zgjedhjet lokale është “grisur” dhe për këtë, fajtor është kryetari i bashkisë, njëherazi edhe drejtuesi më i lartë i PS-së në rajonin jugor”. Sipas tij, qyteti i trashëgimisë kulturore të UNESCO-s ka nevojë për transparencë me publikun gjirokastrit, por deri tani drejtuesit e lartë të pushtetit vendor nuk kanë vepruar, pasi qyteti i gurtë nuk ka nevojë për betonizim, por për vlerësimin e vlerave historike dhe kulturore. Më tej, Pesha nuk ka lënë pa përmendur mandatin e “vjedhur” të këshilltarit bashkiak të LSI-së. “Mandati i këshilltarit bashkiak të LSI-së në Gjirokastër, ka probleme. Ne jemi në pritje të vendimit të drejtësisë shqiptare. Megjithatë, kjo nuk do ta pengojë riorganizimin e degës lokale të LSI-së, e cila tashmë po përfaqëson denjësisht interesat e shqiptarëve”, theksoi Pesha. Ndërkaq, tashmë Edvini ka pranë më shumë se kurrë, ideologun politik të dështuar dhe roli i tij venitet në aspektin e lindjes së konflikteve politike dhe përcarjes së koalicioneve, prandaj me të drejtë është quajtur edhe teolog i konfliktit, se kontributi i tji në politikë, nuk vlerësohet asgjëkundi. Lidhjet e forta mes Edvinit dhe Gjinushit, po konvertohen në shkrirjen e partive të tyre në formën e një federate titiste, pikërisht këtë dëshironte edhe vetë Gjinushi, madje e paskësh kërkuar prej disa kohësh dhe teksa i kishte lënë kohë të mjaftueshme Edvinit për tu menduar. Ndërsa tashmë, pas prishjes së shkërmoqjes së koalicionit të majtë, Edvini i ndodhur ne kushtet e vetmisë vendosi të krijojë binomin me Gjinushin, madje duke e vlerësuar këtë të fundit si mediator politik, por pa kontribute vlerësuese.
Krijoni Kontakt