Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 69
  1. #1
    HIJA E ZEZĖ Maska e Elmo
    Anėtarėsuar
    26-09-2006
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    101

    10 shqiptaret me te shquar ne histori

    1. Skenderbeu - Hero i Krishterimit
    2. Adem Jashari - Simbol i qendreses dhe sakrifices kombetare
    3. Enver Hoxha - Diktator i paharruar
    4. Gjergj Fishta - Homeri Shqiptar
    5. Ismail Kadare - Njeriu i letrave
    6. Nene Tereza - Humaniste boterore
    7. Koco Manaj - Simbol i Bashkimit Kombetar
    8. Ali Ahmeti - Politikan shqiptar
    9. Ismail Qemali - Themelues i Shqiperise administrative
    10. Lorik Cana. - Sportisti ma i mire Shqiptar (me zemer e me dokumenta).
    HIJA E ZEZĖ

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Mendoj se, edhe nga nje vend e duan Ahmet Zogu dhe Migjeni.

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Elmo Lexo Postimin

    Nene Tereza - Humaniste boterore .
    Figure shquar dhe e nderuar....Teme e bukur.


    Shqiptarja Nėnė Tereza u bė gruaja mė e njohur e planetit, me profesion dashurinė, qė investonte buzėqeshjet, industrialistja e mirėsisė, me tė vetmen pasuri, plagėt e botės. Dhe ajo nuk pyeste nė plaga ishte katolike apo myslimane. Ishte e njeriut.

    Nga Visar Zhiti

    Do ta filloj me njė lutje tė Nėnė Terezės edhe pėr myslimanėt:

    O Zot,
    tė falenderoj pėr myslimanėt dhe induistėt
    dhe pėr tė gjithė miqtė e mi tė shtrenjtė mes tyre.
    Sa herė qė tė takojmė
    nėpėr lutje,
    ti na bėn tė krishterė edhe mė tė mirė,
    myslimanė edhe mė tė mirė,
    induistė edhe mė tė mirė.
    Jepna tė gjithė neve
    dhuratėn e besimit
    qė tė dimė tė kuptohemi.

    Do ta quaja tė arsyeshme tė kėrkonim qė nė shtatoren e Nėnė Terezės, e cila do tė ngrihet sė shpejti nė Shkodėr, nė qytetin e saj, tė mendohej tė vihej nė njė pllakė mermeri kjo lutje a ndonjė tjetėr e tillė.
    Nėnė Tereza nuk provokon, pėrkundrazi ajo sjell paqen dhe tė bėn misionar tė saj. Madje kanė pushuar edhe luftrat ku ka shkuar ajo. Ardhja e statujės sė saj edhe nė qytetitn e Shkodrės ėshtė mirėnjohje, harmoni mė shumė dhe qytetėrim.
    Ja ē'thotė edhe shkrimtari ynė Ismail Kadare: "Kombi ynė ka dy emblema tė sigurta pėr tė treguar qė (shqiptarėt) nuk janė ashtu siē i paraqisin disa herė… Skėnderbeu ėshtė figura mė imediate e sotme, mė e nevojshme pėr Shqipėrinė… tė cilėn shqiptarėt duhet ta kenė flamurin kryesor pėr tė hyrė nė Europė" dhe, duke marrė shkas nga humanizmi i Nėnė Terezės, thekson se "shqiptarėt duhet ta shpallin humanizmin e tyre pėrballė njė propagande qė, pėr fat tė keq, i tregon ata shumė tė egėr, qė i tepron veset e shqiptarėve… dhe imazhi i popullit shqiptar u dėmtua rėndė nga kjo…".
    Po sipas Kadaresė, dy emblemat tona, ajo e Skėnderbeut dhe e Nėnė Terezės, do t'i kishin zili shumė popuj nė Ballkan, kurse ne, qė i kemi, nuk dimė t'i ēmojmė.
    Ėshtė njė porosi e rėndėsishme, do tė shtoja unė, e dorės sė parė pėr ne, tė mėsojmė tė ēmojmė veteveten.

    DASHURI AKTIVE

    Me Nėnė Terezėn kombi shqiptar ndjeu nevojėn t'i jepte botės mesazhin e dashurisė pėr njeriun, njė dashuri aktive, tė cilin as vetė nuk e kishte ndjerė ta merrte aq shumė nga bota, duke kapėrcyer kufijtė shtetėrorė dhe largėsitė kontinentale, paragjykimet dhe konfliktet shekullore, mėritė, fetė dhe racat, madje dhe vetveten, duke bėrė tė pamundurėn, mrekullinė. Pėrsėritim:
    Shqiptarja Nėnė Tereza u bė gruaja mė e njohur e planetit, me profesion dashurinė, qė investonte buzėqeshjet, industrialistja e mirėsisė, me tė vetmen pasuri, plagėt e botės. Dhe ajo nuk pyeste nė plaga ishte katolike apo myslimane. Ishte e njeriut.
    Kombi ynė sikur deshi kėshtu t'i shtojė shpatės skėnderbejane lutjet e shenjta pėr njeriun tė Nėnė Terezės, tė cilat s'janė thirrje pėr pasivitet apo pėr gjunjėzim, por pėrkundrazi, tė ftojnė pėr veprime, sa njerėzore po aq dhe tė perėndishme, tė bėsh pėr njerėzimin nė emėr tė kėsaj dashurie dhe paqes. Dhe pikėrisht simboli i saj bėn qė Shqipėria tė njihet mė shumė dhe tė ēmohet mė shumė dhe tė bėjnė mė shumė dhe pėr tė.
    Do tė pėrsėris edhe diēka tjetėr, qė e kam thėnė dhe shkruar edhe mė parė. Teksa skulptori nga Prishtina Luan Mulliqi po i dhuronte presidentit tė SHBA, Bill Klintonit, njė statuetė tė Nėnė Terezės, do tė dėgjonte prej tij se, kur ai kishte urdhėruar luftėn kundėr Jugosllavisė sė mbetur dhe nisėn bombardimet mbi Beograd pėr tė ndalur plojėn dhe dėbimin e shqiptarėve nga trojet e veta, ishte dhe pėrmbushja e njė fjale tė dhėnė e Presidentit amerikan ndaj Nėnė Terezės, e cila i kishte kėrkuar tė ndihmohej populli i saj. Tė mbrohej. Dashuria e Nėnė Terezės, ideali humanist, vetė imazhi i saj, u bėnė mbėshtetje e njė lufte tė domosdoshme kundėr luftės, pėr drejtėsinė dhe paqen e mėvonshme.
    Ajo s'kėrkoi tė mbroheshin katolikėt e Kosovės, ta kuptojmė mirė kėtė!
    Tjetėr. Nė katedralen e Shėn Palit nė Tiranė, nė njė mur anėsor tė brendshėm tė saj do tė shohėsh njė qilim tė vogėl shqiptar me motive popullore. Ėshtė i Nėnė Terezės, tregon Shkėlqesia e tij Rrok Mirdita, ia dhuruan kur erdhi pėr herė tė parė nė Shqipėri, kujtim nga gratė bashkatdhetare dhe Ajo e mori me vete nė Indi, lutej mbi tė, e vuri para tempullit atje, qė kur tė gjunjėzohej, t'i fanitej Shqipėria. Dhe qilimi s'ėshtė katolik, madje motivet e tij janė mė shumė orientalė. Kur ishte vetėm fare, Nėnė Terezės lutjet i vinin nė gjuhėn shqipe, ashtu siē ia kishte mėsuar e ėma nė fėmijėri, vazhdon tė tregojė arqipeshkvi, dhe kur bėnte rrėfimin e zakonshėm, shqip e bėnte. Gjuha shqipe s'ėshtė as katolike dhe as myslimane.
    Nėnė Tereza shqipen e kishte gjuhė familjare dhe dihej qė e fliste atė, mėsimin fillor e ka marrė nė gjuhėn amtare.
    "Shumė po vepron Qoftėlargu si nė Kosovė si nė Shqipėri", do t'i thoshte fjalė pėr fjalė Nėnė Tereza priftit tė arkidioqezės sė Shkup-Prizrenit. Kurse nė ditėn kur mori ēmimin Nobel, ajo shkroi njė lutje shqip pėr shqiptarėt dhe thotė qė nga gjaku dhe origjina jam shqiptare.
    Nėnė Tereza rivuri nė provė gjithēka: njeriun, sa i denjė ėshtė ai pėr vetveten dhe tė tjerėt, vuri nė provė popujt, sa e duan ata njėri-tjetrin, fetė, sa mirėkuptohen mes tyre, mirėsitė, a janė mė aktive, egoizmin gjeneral, sa pozitiv ėshtė ky egoizėm, apo po gėrryn jetėn, Ballkanin, ē'bėjnė ballkansit, apo veē grinden pėr tė marrė nga njėri-tjetri histori dhe emra, Indinė e largėt, ē'prarime tė tjera magjepėse do tė pėrfitojė nga shenjtėrimi, sundimtarėt, a e sundojnė dot dashurinė, kėtė pasuri hyjnore, botėn, a ėshtė bota e njeriut, universin, sa i ēuditshėm ėshtė, vetė shenjtėrimin, qė ē'i kthen njeriut dhe njerėzimit, Zotin, a vazhdon tė ekzistojė, guxoj tė them, etj, etj, pra si janė raportet mes njėri-tjetrit dhe gjithēkaje, yjeve dhe psherėtimave, luftrave dhe petaleve tė luleve, syve tė fėmijės dhe vullkaneve, dorės sė dashuruar dhe zjarreve, akujve dhe vdekjes, diellit dhe mitrės, fjalės dhe lotit, ajrit dhe pavdeksisė?
    Nėnė Tereza ėshtė njė sfidė e madhe, e gjallė gjithmonė. Dhe tani i del pėrpara gjithkujt dhe gjithēkaje dhe e pyet: Cili je ti, a e di? Mėsoje, pra!…
    Dakort, Nėnė Tereza ėshtė shqiptare, po ēėshtja qėndron tani se sa shqiptarėt janė tė tė Nėnė Terezės?

    ENGJĖLLI UDHĖRRĖFYES

    Dua t'u tregoj shkodranėve edhe diēka tjetėr: Engjėlli udhėrrėfyes i Nėnė Terezės jo vetėm qė ka folur shqip, por ishte nga Shkodra.
    Zonja nga Shkodra, Luēia Mozali, e bija e Filomena Lukės, shoqe fėminie nė Shkup me Nėnė Terezėn tregon se te shtėpia e Nėnė Terezės rrinim, atje hanim. Po kur babai ra nė burg, humbėm gjithēka, edhe letrat e Nėnė Terezės. Kur erdhi pėr herė tė parė Nėnė Tereza nė Shqipėri, kėrkoi tė takojė nėnėn time. Vajtėm me frikė nė Tiranė, ende s'kishte rėnė diktatura. U pėrqafuan dhe qanin dhe s'dinin ē'thoshin mė parė me shqipen e tyre tė plakur. Nejse, kur Nėnė Tereza erdhi pėr sė dyti nė Tiranė, ajo u lut prapė shqip sė bashku me Presidentin Sali Berisha. Tashmė ajo kishte marrė edhe nėnshtetėsinė shqiptare. Po unė dua tė tregoj edhe diēka tjetėr, pėr njė letėr tė ēuditėshme, Nėnė Tereza ia kishte dėrguar shkodranes Filomena Luka, shqip, ku i tregonte pėr mbėrritjen e saj nė Indi, kur ishte vajzė e re 18 vjeēare, murgeshė. Askush nuk kishte dalė ta priste nė Kalkutė dhe ajo s'po dinte nga tė shkonte. Kur i afrohet dikush dhe i thotė, nėse donte taksi. Po, pėrgjigjet Nėnė Tererza dhe i tregon adresėn. Taksisti i rrėfen rrugės se ėshtė shqiptar, madje nga qyteti i saj i lindjes. Kur mbėrrin nė Kuvendin e murgeshave, ato i kėrkojnė falje qė s'kishin dalė ta prisnin, se ashtu ishin punėt. Ndėrkaq kujtohen se duhet paguar taksisti. Por ai ishte zhdukur. E kėrkojnė nė stacionin e taksive. S'ishte. Pyesin pėr tė pėrreth, nė shoqatėn e taksistėve, nė kryesi, etj, por u thanė se s'kishin patur kurrė njė taksist shqiptar. Ē'donte njė kurbetli i tillė kaq larg, nė Indinė e varfėr? Ai s'ekzistonte. Patjetėr qė ma kishte dėrguar "Zoja e Shkodrės", qė tė mė ndihmonte, tė mė jepte kurajo, tė mos kthehesha pas.
    Dhe ashtu u bė. Amen!
    Solla shpejt e shpejt ca dėshmi pėr Nėnė Terezėn, shenjtoren shqiptare. Qė na bashkon, qė ėshtė mbi kufijtė e racat e fetė, qė ėshtė dashuri dhe nėnė e tė gjithėve. Bijtė e saj duhet ta duan mė shumė njėri-tjetrin dhe duhet tė kuptojnė mė shumė. Qė tė jemi myslimanė edhe mė tė mirė, siē thoshte Ajo.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    1. Skenderbeu - Hero i Krishterimit

    Per te parin, meqe sipas sondazhit(?) qenka ne krye; pse eshte hero i krishterimit? A mos mori ndonje medalje nga te krishteret e Europes apo qysh? Nga sa di, ai e konsideronte veten luftetar per lirine e vendit te tij, e jo nje luftetar te krishterimit apo te bektashizmit apo te cdo lloj feje tjeter...
    Po gjithsesi ne listen tende personale mund te vesh e te heqesh ke te duash, por keto emertimet qe u ve nga pas me duken pak evazive

  5. #5
    DaRk §©®īžt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anėtarėsuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    1-Skenderbeu
    2-Nene Tereza
    3-Enver Hoxha
    4-Ahmet Zogu
    5-Naim Frasheri
    6-Ismail Kadareja
    7-Sali Berisha
    8-Fatos Nano
    9-Edi Rama
    10-Vete Dora Ime
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  6. #6
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Elmo Lexo Postimin
    1. Skenderbeu - Hero

    Skėnderbeu- Shok Me Tė Mėdhenjtė e Mė Tė Mėdhenjve

    GJERGJ KASTRIOTI “SKENDERBEG - SKĖNDERBEU”

    SKĖNDERBEU- SHOK ME TĖ MĖDHENJTĖ E MĖ TĖ MĖDHENJVE



    “Matchable to the greatest of the great”-Edmund Spenser (poet i periudhės Elizabetiane).

    Nga: Joseph J. DioGuardi, President i LQSHA



    Nga viti 1443, kur Kėshtjellės sė Bardhė tė Krujės iu kthye triumfalisht, e deri nė shtratin e vdekjes nė Lezhė, nė vitin 1468, Skėnderbeu la pas njė trashėgimi tė paharrueshme tė heroizmit tė madh nė mbrojtje tė lirisė. Gjergj Kastrioti, jetoi dhe vdiq pėr ato qė ai besonte me tėrė qenien tė ishin vlera tė shenjta tė besimit, virtytit, nderit, lirisė, guximit dhe dashurisė ndaj atdheut. Kėto vlera universale sė bashku me filozofinė e tij tė thellė pėr jetėn, vėrehen qartė nė korrespondencėn, nė fjalimet dhe nė veprėn e tij tė jashtėzakonshme.



    Kush ishte Gjergj Kastrioti? Pėrse ėshtė figurė e rėndėsishme historike? Ēfarė mund tė mėsojnė sot shqiptarėt nga jeta dhe bėmat e tij? Pėrse ai sot nuk njihet sa duhet nė botė? Kastrioti ishte biri i princit shqiptar, Gjon Kastriotit, sundimtarit tė tokave shqiptare nė gadishullin e Ballkanit, nė fund tė shekullit tė 14-tė dhe nė fillim tė shekullit tė pesėmbėdhjetė. Gjoni u kishte vėnė turqve otomanė pritė pėr mė shumė se njėzet vjet, pėr t’u detyruar mė nė fund nė vitin 1422 qė ta nėnshkruante njė traktat dėshpėrues paqeje me Sulltan Muratin e Dytė, me qėllim qė popullin e tij ta shpėtonte nga zemėrimi i Perandorisė Otomane, ndėrkohė qė sulltanit do t’i shėrbente si mburojė e ushtrisė pėr Evropėn Juglindore. Pėr tė garantuar marrėveshjen, Sulltani i mori Gjonit peng djalin e vogėl, Gjergjin, tė cilin e dėrgoi nė Stamboll, kryeqytetin evropian tė Perandorisė Otomane. Kėtu Gjergji u dėrgua nė akademinė ushtarake tė Perandorisė, ku ai shkėlqeu nė tė gjitha drejtimet dhe nė shenjė respekti pėr zotėsitė iu dha titulli “Iskander Bey” - Lordi Aleksandėr, sipas Lekės sė Madh. Cilėsitė e shkėlqyera akademike dhe ushtarake tė Skėnderbeut i ranė nė sy Sulltanit shumė shpejt, prandaj i dha titullin e gjeneralit ende pa i mbushur njėzet vjet. Sukseset ushtarake tė Skėnderbeut kundėr armiqve tė Perandorisė Otomane u bėnė legjendare, ashtu siē pėrmasa tė tilla legjendare arritėn edhe dekoratat dhe dhuratat qė i jepeshin atij pas ēdo triumfi tė jashtėzakonshėm. Njė pikė kthese e rėndėsishme nė jetė Skėnderbeut i erdhi nė vitin 1443, kur nga Kruja i erdhi lajmi pikėllues pėr vdekjen e tė atit. Gjoni i kishte sfiduar dhe ua kishte prishur planet otomanėve pėr mė shumė se 50 vjet me radhė, prandaj Sulltani e shikonte me dyshim dhe shqetėsim potencialin e Skėnderbeut pėr trashėgimin e vendit tė tė atit tė ndjerė, sepse e dinte se ai nuk do tė reshte sė punuari pėr ta pėrjetėsuar njė Shqipėri tė Lirė, ani se tashmė Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Serbia ishin dorėzuar tėrėsisht. Skėnderbeu e nuhati rrezikun qė i kanosej atij dhe popullit tė babait tė tij dhe prandaj, nė nėntor tė vitit 1443, kur iu ngarkua detyra ushtarake pėr t’i mposhtur hungarezėt qė drejtoheshin paoshtu nga njė luftėtar tjetėr i madh i lirisė (dhe halė nė sy tė Sulltanit), Janosh Huniadi. vendosi ta shfrytėzonte rastin. Nė vend qė ta bėnte punėn e ndyrė tė Sulltanit nė Nish (sot qytet nė Serbi), ai i mashtroi bashkėkomandantėt otomanė dhe sė bashku me treqind kalorės tė tij shqiptarė besnikė, nga fushėbeteja e Nishit u nis drejt Krujės. Dy javė pas hyrjes triumfale nė Dibėr tė Shqipėrisė, Skėnderbeu iu vėrsul Kėshtjellės sė Bardhė tė Krujės dhe mė 28 nėntor tė vitit 1443 e largoi prej andej guvernatorin otoman qė kishte zėnė vendin e tė atit tė tij.



    Njėzet e pesė vitet pasuese do tė ishin dėshmitare tė disa prej luftėrave dhe akteve heroike mė madhėshtore ushtarake qė janė parė ndonjėherė kundėr Perandorisė mė tė fuqishme tė kohės, qė atėbotė ishte nė rritje tė pandalshme, kundėr Otomanėve. Otomanėt mundėn ta pushtonin Shqipėrinė vetėm pas vdekjes sė Skėnderbeut nė vitin 1468. E mbetur pa liderin e saj tė madh, lufta kundėr otomanėve ngeci, u dobėsua shumė dhe humbi forcėn e saj, derisa nė vitin 1488 arriti pikėn kur shkaktoi rėnien pėrfundimtare tė tokave shqiptare nėn pushtimin otoman. Ky pushtim zgjati 425 vjet, derisa Ismail Qemali, mė 28 nėntor tė vitit 1912 ngriti nė Vlorė flamurin e Skėnderbeut me shkabėn dykrenore.

    Kush nė tė vėrtetė ishte ky kalorės i shenjtė



    Kjo ėshtė njėra anė pėr tė cilėn shqiptarėt sot mund tė krenohen dhe mund ta falėnderojnė dhe nderojnė Gjergj Kastriotin. Por le tė ndalemi pėr pak ēaste e ta shohim se kush nė tė vėrtetė ishte ky kalorės i shenjtė dhe cila ishte gjenia e ushtarake e heroit tonė kombėtar e parė nga ata qė e njihnin atė nga afėr. Pasi qė tashmė kam lexuar shumė pėr Skėnderbeun, mė ėshtė bėrė e qartė se prifti katolik nga Shkodra, Marin Barleti, i ka lėnė shėnimet mė tė qarta, mė tė plota dhe mė gjithėpėrfshirėse pėr jetėn dhe veprėn e Skėnderbeut. Vepra e tij pėrbėhet prej dymbėdhjetė vėllimesh dhe nė tė pėrfshihen letėrkėmbimi i Kastriotit, fjalimet dhe filozofia e tij pėr jetėn, pėr fenė dhe pėr kombin. Me qė Barleti ishte bashkėkohės i Skėnderbeut, ai kishte informata tė dorės sė parė pėr fushėbetejat, pėr arkivat e Romės dhe pėr shumė tė dhėna tė tjera nga dėshmitarėt qė i njihnin zotėsitė dhe mjeshtėritė e jashtėzakonshme tė Kastriotit, karakterin dhe karizmin e tij. Vepra prej dijetari e Barletit, e shkruar nė origjinal nė gjuhėn latine, ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė, duke pėrfshirė gjuhėn frėnge dhe angleze dhe kjo u ka mundėsuar shumė njerėzve tė mėsojnė pėr bėmat legjendare tė Skėnderbeut. Poeti amerikan i shekullit tė nėntėmbėdhjetė, Henry Wadsworth Longfellow, ishte mrekulluar duke lexuar pėr jetėn dhe veprėn e jashtėzakonshme tė Gjergj Kastriotit. Poema e tij epike “Scanderbeg - Skėnderbeu” i jep njė pėrshkrim tė gjallė kthimit triumfues tė Kastriotit nė Krujė, mė 28 nėntor tė vitit 1443: …Anon from the castle walls/ The crescent banner falls,/ And the crowd beholds instead,/ Like a portent in the sky,/ Iskander’s banner fly,/ The Black Eagle with double head …/ And shouts ascend on high/ …”Long live Scanderbeg”.



    Nga kėshtjella shpejt ka rėnė/ Flamuri me gjysmė-hėnė/Edhe populli shikon/qė nė vent tė tij valon/Flamur’ i Skėnderit n’erė/Shkabė e zezė me dy krerė…/… Dhe ai zė me gas me bujė/oshėtin brek mė brek/“Rrofsh, o Skėnderbeg” (marrė nga Albumi i Nolit).



    Nga shumė ekspertė ushtarakė, gjenia ushtarake e Skėnderbeut ėshtė krahasuar me gjeninė ushtarake tė Lekės sė Madh. Gjeneralmajori James Wolfe, komandant i ushtrisė angleze nė rrethimin e Kuebekut nė Kanada, i shkruante Lordit Sidnei se “Skėnderbeu ua kalonte tė gjithė oficerėve, tė lashtė dhe modernė nė udhėheqjen me njė ushtri tė vogėl defensive”. Kėtė e kam takuar nė historinė turke dhe askund tjetėr, - shkruante Wolfe mė tej duke iu referuar gjenialitetit ushtarak tė Skėnderbeut. Nė veprėn e tij “Tatėpjeta dhe rėnia e Perandorisė Romake”, historiani Edmund Gibbon thoshte: “Nė listėn e heronjve, Janosh Huniadi dhe Skėnderbeu sė bashku kanė merituar vėmendjen tanė, me qė arti i tyre ushtarak e ka vonuar shkatėrrimin e Perandorisė Bizantine … Princi shqiptar me tė drejtė mund tė shquhet dhe lavdėrohet si kampion i pavarėsisė sė tij kombėtare. Entuziazmi i tij prej kalorėsi dhe mbrojtėsi tė besimit e kanė renditur atė pėrkrah emrave tė Lekės sė Madh dhe Pirros …”. Edhe poeti i epokės elizabetiane, Edmund Spenser, nė parathėnien e tij pėr pėrkthimin e Barletit nė gjuhėn angleze, thoshte se Skėnderbeu ishte “shok me tė mėdhenjtė e tė mėdhenjve”. To one whom later age has brought to light,/ Matchable to the greatest of the great:/Great both in name and great in power and might,/ And meriting a mere triumphant feat -/ The scourge of Turks, and plague of infidels,/ Thy acts, O’ Scanderbeg, this volume tells./ Ty qė nė dritė tė solli shekull i ri,/Qė rri pėrkrah mė tė mėdhenjve qė u thuren lavdi:/I madh nė emėr, madhėshtor nė fuqi,/I denjė pėr lavdin triumfues nė histori -/Tmerri i turqve dhe ndėshkimi i atyre qė s’kanė fe,/Pėr veprėn tėnde flet kjo pėrmbledhje, o Skėnderbe! Dhe sė fundi, midis pėrshkrimesh tė shumta pėr heroin shqiptar, i kthehemi pėr njė ēast figurės sė letėrsisė angleze tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, Lordit Bajron, i cili kishte rėnė nė dashuri me gjithė ē’kishte parė nė Shqipėri. Ashtu si Kastrioti, edhe Bajroni ndjente dashuri tė thellė pėr lirinė dhe pavarėsinė kombėtare. Nė poemėn e tij “Shtegtim i Ēajld Haroldit”, Bajroni shkruante: Land of Albania, where Iskander rose,/Theme of the young, and beacon of the wise,/And he, his namesake, whose oft-baffled foes/Shrunk from his deeds of chivalrous emprise./Land of Albania, let me bend mine eyes/ On thee, though rugged nurse of savage men!/ O Shqipėri ku lindi Iskanderi,/kėngė e rinisė, fanar i t’urtėvet! -/Dhe Iskanderi tjetėr qė i dėrrmoi/Pėrherė armiqtė me Kordhn’ e tij kreshnike: Shqipėri, lejomė tė kthenj syt e mi/O nėnė e rreptė burrash t’egėr!“



    Gjergj Kastrioti ishte njė gjeni i papėrsėritshėm ushtarak



    Thėnė shkurt, Gjergj Kastrioti ishte njė gjeni i papėrsėritshėm ushtarak, me besim dhe guxim tė madh, filozof dhe njeri qė mbajti gjallė dhe ushqeu si askush tjetėr lirinė personale dhe pavarėsinė kombėtare. Ai ėshtė subjekt i shumė librave, poemave e madje edhe i njė opere nga Vivaldi. Sot figura e tij e madhėrishme, me shpatėn nė dorė i hipur mbi atin e tij madhėshtor, u jep nur kryeqyteteve tė Italisė, tė Austrisė dhe tė Hungarisė. Dhe nė gjashtėqindvjetorin e lindjes sė tij, njė rezolutė kongresionale qė u paraqit nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve amerikanė, forumi mė demokratik nė botė, rikujton shumė bėma dhe rėndėsinė e tij, si njė figurė historike, jo vetėm pėr shqiptarėt dhe Ballkanin, por edhe pėr Evropėn Perėndimore, tė cilėn ai e shpėtoi nga pushtimi i otomanėve.



    Ajo qė shqiptarėt mund tė mėsojnė sot nga jeta dhe veprat e Skėnderbeut ėshtė e pafund. Si njeri me besim tė patundur, tek pėrballej pafundėsisht me vėshtirėsi aq tė pakalueshme, ai vuri vetėn nė mėshirėn e Perėndisė sė madhe. Nė njėrin prej kėtyre rasteve, kur, Sulltan Murati i dėrgoi Skėnderbeut, qė tani qėndronte si pengesė e pakapėrcyeshme nė rrugėn e Perandorisė Otomane drejt Evropės, njė letėr kėrcėnuese, pasi qė mė parė e kishte mposhtur ushtrinė hungareze nė Varna, nė vitin 1445, Skėnderbeu, si lider madhėshtor dhe njeri i Zotit qė ishte, me vizion dhe besim tė patundur nė lirinė e popullit tė tij dhe tė gjithė Evropės, ia kthen Sulltanit dhėmb pėr dhėmb: Mbaje gjuhėn dhe kėrcėnimet plot helm, e mos na fol pėr fatkeqėsinė qė pėsuan hungarezėt, Sulltan. Tė gjithė e kanė tė shkruar fatin e tyre … dhe kėshtu me durim e besim tė palėkundur, ky fat do tė pėrmbushet nė pėrputhje me atė qė na ka shkruar Zoti. Ndėrkohė, u njoftojmė se pėr drejtimin e punėve tona, armikut as i kėrkojmė kėshilla as paqe dhe me ndihmėn e Zotit do tė korrim fitore!



    Sot, udhėheqėsit shqiptarė, veēanėrisht ata tė Kosovės, qė po kėrkojnė pavarėsinė e plotė nga Serbia, do tė bėnin mirė qė tė qėndronin tė vendosur ashtu siē qėndroi Skėnderbeu, i paepur nė mbrojtje tė vizionit qė kishte pėr lirinė e popullit tė tij. Ai nuk i la shteg hapur asnjė kompromisi me armiqtė e tij dhe tregoi vendosmėri tė pafund pėr tė triumfuar qoftė edhe pėrballė njė kundėrshtari aq tė frikshėm, siē ishte Perandoria Otomane. Ai e bėri kėtė jo vetėm duke u mbėshtetur nė shkathtėsitė e tij prej lideri tė madh kombėtar dhe strategu ushtarak, por e bėri duke u mbėshtetur edhe nė besimin qė kishte nė providencėn e Perėndisė. Sot, ne tė gjithė sa jemi, mund tė mėsojmė shumė nga shembulli madhėshtor i Skėnderbeut pėr zgjidhjen e ēėshtjes tonė kombėtare. Skėnderbeu e tregoi sėrish besimin e tij tė madh nė Zot dhe besnikėrinė e thellė ndaj miqve, pas vdekjes sė mikut tė tij tė madh Alfonsit, mbret i Napolit nė Sicili, nė vitin 1460. Italia u zhyt nė gjakderdhje dhe rebelim, dhe Ferdinandi i Parė, i biri i Alfonsit dhe pasardhės i tij, u sulmua sėrish nga francezėt. Duke ndjerė obligim tė thellė moral pėr tė shpaguar miqtė dhe aleatėt e tij nė bregun tjetėr tė Adriatikut, nė verė tė vitit 1461, Skėnderbeu u vu nė krye tė njė ushtrie elite prej dy mijė kalorėsish dhe mė tė arritur atje shumė shpejt e ktheu rrjedhėn e ngjarjeve kundėr francezėve dhe kolaboracionistėve tė tyre, nė betejėn e njohur tė Apulias. Tek e lexon thirrjen qė Skėnderbeu u drejtonte ushtarėve tė tij para se tė fillonte kjo betejė nė Apulia, njeriut i kujtohet thirrja qė Xhorxh Uashingtoni ua bėnte trupave tė tij para depėrtimit nė Luginėn e betejės. “Ka ardhur ora jonė, ushtarėt e mi trima … Tani qė kemi kapėrcyer detin e jemi larg shtėpive dhe vendit tonė … Jemi nė mesin e tė huajve dhe nė qoftė se kundėr armiqve qė kemi pėrballė nuk shėnojmė njė fitore qė tė mbahet mend, kemi pak tė ngjarė se do t’u kthehemi tė gjallė shtėpive tona. Por burrat e mi trima dėshmojeni guximin tuaj: Ta quajmė se ky ėshtė vullneti i Perėndisė qė ne duhet ta mbrojmė selinė e Kishės. Dhe mos dyshoni kurrė si Ai do tė na dėrgojė nga qielli njė fitore tė lehtė e tė shpejtė … dhe atėherė do tė kthehemi nė vendin tonė si fitimtarė gėzimplotė. Pasi tė ketė mėsuar pėr madhėshtinė e Skėnderbeut, njeriu s’mund tė rrijė pa parashtruar pyetjen: Pėrse ky trim nuk njihet edhe sot siē njihej dikur. Unė besoj se historia e Gjergj Kastriotit ndėrlidhet fund e maje me historinė e popullit shqiptar. Kombi shqiptar ra nėn sundimin e Perandorisė Otomane pėr 425 vjet rresht. Kur i kėputi prangat e robėrisė nė vitin 1912, u nda padrejtėsisht nė atė mėnyrė qė sot, brenda kufijve tė Shqipėrisė jeton vetėm gjysma e shtatė milionė shqiptarėve qė jetojnė nė Ballkan, ndėrkohė qė gjysma tjetėr vazhdon tė jetojė nė pesė juridiksione tė tjera nė kufijtė e saj.



    Shteti i Jugosllavisė qe krijuar pas Luftės sė Parė Botėrore mbi kurrizin e shqiptarėve dhe mbi tokat e tyre. Pastaj popullin shqiptar e pėrpiu e zeza tjetėr, komunizmi, kėsaj radhe duke i kredhur ata edhe mė tej nė njė “vrimė tė zezė“ ekonomike dhe politike, vrimė qė shtrihej nga Beogradi nė Tiranė, pėr pesėdhjetė vjet me radhė, pas Luftės sė Dytė botėrore. Fakti se si shqiptarėt ia dolėn t’i ruanin tė gjalla gjuhėn, historinė dhe shpresėn e tyre gjatė gjashtėqind vjetėve tė fundit tė okupimit dhe rezistencės sė tyre tė pandėrprerė, ėshtė njė mrekulli e rrallė. Mrekulli nė vete ėshtė po ashtu edhe e vėrteta se me gjithė stresin kombėtar dhe sakrificėn e pafund personale shqiptarėt nuk e harruan edhe heroin e tyre, Skėnderbeun. Ai nuk u harrua dhe falė kėsaj madhėshtie dhe besės (Besa buron nga kodi i lashtė moral i popullit shqiptar) sė popullit shqiptar, sot shqiptarėt janė tė lirė nė Shqipėri dhe nė Kosovė dhe bijtė e bijat e Skėnderbeut vazhdojnė ta adhurojnė atė si heroin dhe ēlirimtarin e tyre kombėtar dhe pėr ēdo ditė po ngrenė pėrmendore tė reja pėr tė kaluarėn dhe lavdinė e tij tė pėrjetshme, kėsaj radhe, veē tė tjerash, duke paraqitur njė rezolutė para Kongresit Amerikan (H.Res. 522), nė kryeqytetin e superfuqisė sė vetme tė botės, nė Uashington, DC.



    Shėnim i autorit



    Beteja e Apulias nė pjesėn jugore tė Gadishullit italiak, afėr Napolit, ėshtė me rėndėsi tė posaēme pėr mua dhe familjen time. Nė vitin e largėt 1461, pasi qė Skėnderbeu dhe kalorėsia e tij elite e shpėtuan Mbretėrinė e Napolit nga pushtimi francez, siguria e mėtejme e Mbretėrisė u mundėsua kur Gjergj Kastrioti vendosi tė linte atje dy mijė kalorės, ndėrsa ai vet u kthye nė Shqipėri pėr ta vazhduar mbrojtjen e tokave dhe popullit tė tij shqiptar nga pushtimi otoman. Nė pėrpjekje pėr ta nxitur dhe falėnderuar Skėnderbeun pėr tė dhėnė pėlqimin pėr atė qė duhet tė ketė qenė, vėrtetė, vendim i vėshtirė, mbreti i Napolit u dhuroi ushtarėve shqiptarė njė territor prej rreth 40 milash nė lindje tė Napolit, duke pėrfshirė edhe katundin kodrinor tė quajtur Greci.



    Greci ishte krijuar nga fermerėt dhe tregtarėt grekė rreth vitit 535 pas vdekjes sė Krishtit dhe mė pas ishte shuar, pasi qė shumica e grekėve e kishin braktisur atė rajon tė cilin e kishin kontrolluar nė fillim tė mileniumit tė parė. Shqiptarėt e mbetur atje nė mbrojtje tė Napolit e kishin emėruar kėtė fshat me emrin “Katundi”, emėr ky tė cilin banorėt shqiptarė atje vazhdojnė ta pėrdorin edhe sot, ani se italianėt edhe sot e kėsaj dite e thėrrasin, Greci. Babai im i ndjerė, Joseph, Sr. kishte emigruar nė Amerikė nga Katundi nė vitin 1929 kur ishte 50 vjeē. Familja dhe ai vetė e kanė prejardhjen prej njėrit nga 2000 ushtarėt e Skėnderbeut dhe ky fakt na pėrkujton se fara e Skėnderbeut po vazhdon tė pėrhapet ende pėrtej detesh e oqeanesh nėpėr botė. (Pėrktheu: Musli Bazhdaraj – Pėr. Pėr botim Elida Buēpapaj)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  7. #7
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    1- Skenderbeu (Hero i Kombit)
    2- Nene Tereza (Simbol i paqes per mbare boten)
    3- Gjergj Fishta (Kryetar i Komisionit per hartimin e Abetares Shqip)
    4- Ismail Qemali (Ai qe shpalli pavaresine e Shqiperise)
    5- Ahmet Zogu (I pari qe formoi shtetin modern Shqiptar)
    6- Adem Jashari (Simbol i Luftes se popullit te Kosoves per Pmavaresi)
    7- Ibrahim Rugova (Nismetari per Pavaresine e Kosoves)
    8- Ismail Kadare (Shkrimtar i Shquar, nje nga ambasadoret me te mire te Shqiperise ne Bote)
    9- Rexhep Qosja (Akademik i Shquar, dhe ky nje ambasador i mire per Shqiperine neper bote)
    10- Lorik Cana (Nje nga futbollistet me te mire Shqiptar dhe ky nje nga ambasadoret me te mire te Shqiperise neper bote)
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  8. #8
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    2,501
    Citim Postuar mė parė nga Elmo Lexo Postimin
    1. Skenderbeu - Hero i Krishterimit
    2. Adem Jashari - Simbol i qendreses dhe sakrifices kombetare
    3. Enver Hoxha - Diktator i paharruar
    4. Gjergj Fishta - Homeri Shqiptar
    5. Ismail Kadare - Njeriu i letrave
    6. Nene Tereza - Humaniste boterore
    7. Koco Manaj - Simbol i Bashkimit Kombetar
    8. Ali Ahmeti - Politikan shqiptar
    9. Ismail Qemali - Themelues i Shqiperise administrative
    10. Lorik Cana. - Sportisti ma i mire Shqiptar (me zemer e me dokumenta).

    Krejt mire e paske me ne fund e paske prishur krejt,politikan te duket ti apo hehe ok vec kur te hapni tema per ceshtjen kombetare duhet te dini cilin njeri duhet te vendosni aty,jo palla te jene si ky ktu.

    10 Shqiptaret me te shquar ne histori hehe teme shum e lezetshme po kahjen qe ja jepni temes dhe emrat qe ja shtojni temes sjan te nivelit lart,tregohet se politiksht e ke qelur dhe politikisht jane duke vepruar edhe disa tjer mbas teje dmth 0 vler i jepet.

    Do boheni ju.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Tema mė duket shumė pa lidhje ngaqė nuk mundė tė radhitim shqiptarėt mė tė shquar ngaqė secili nga ata nė njė epokė tė tyre ka qenė i shquar!
    Kėshtu qė s'mund tė anashkalosh shumė nga ato figura- qofshin tė kohės ilirike - arbėrore tė kohės sė Rilindjes Kombėtare apo edhe tė soc- Realizmit e gjerė nė ditėt e sotme!
    Pėr kėtė arsye s'do radhis emra ngaqė nė kohėn e Skėnderbeut kishte kapedanė tė zot sikurse qė nderi i takojė Ismail Qemalit pėr tė bėrė shtetin ndėrsa koha e sotme na tregon qė ky nderė i takoj Hashim Thaqit. A nė kohėn e sotme kujtoni , sa e sa dėshmori i Kombit ra pėr kėtė ditė tė bekuar.
    Pra sikur t'i radhitja shqiptarėt e shquar do t'mė duhej njė vendė pėr tė bėrė 1000 emra tė cilėt danė shumė, si pėr vendin po ashtu edhe pėr kulturen botėrore!

  10. #10
    . Skenderbeu (Hero)
    . Nena Tereze (e Shenjte)
    . Abdyl Frasheri (Lidhja e Prizrenit)
    . Ismail Qemali (per Pavarsine)
    . Ahmet Zogu (per Shtetin)
    . Fishta ( Lahuta)
    . Konica (Ambasador)
    . Aleksander Mojsiu(Aktor)
    . Sami Frasheri (Shkrimtar)
    . Mehmet Shehu (Kryeminister)
    . Adem Jashari (Legjende)
    . Ferid Murati (Nobelist)
    . Ibrahim Rugova (per Intrnacionalizimin)
    . Arber Xhaferi (urtesi)

  11. #11
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    po princi yne ?
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  12. #12
    Larguar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Pirrua
    Teuta
    Gjergj Kastrioti
    Abdyl Frasheri
    Ismail Qemali
    Ahmet Zogu
    Theofan Noli
    Nene Tereza
    Ismail Kadare
    Janullatos.

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anėtarėsuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Pėrtej Gramozit, gati pėr luftė
    Postime
    535
    Enver Hoxha
    Anastas Janullatos
    Edi Rama
    Mustafa Nano (kėt e kam debulesė)
    Vangjel Dule
    Vasil Bollano
    Gurali Mejdani
    Skėnder Gjinushi
    Erion Velia
    Hafiz Sabri Koēi

  14. #14
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar mė parė nga Elmo Lexo Postimin
    1. Skenderbeu - Hero i Krishterimit
    2. Adem Jashari - Simbol i qendreses dhe sakrifices kombetare
    3. Enver Hoxha - Diktator i paharruar
    4. Gjergj Fishta - Homeri Shqiptar
    5. Ismail Kadare - Njeriu i letrave
    6. Nene Tereza - Humaniste boterore
    7. Koco Manaj - Simbol i Bashkimit Kombetar
    8. Ali Ahmeti - Politikan shqiptar
    9. Ismail Qemali - Themelues i Shqiperise administrative
    10. Lorik Cana. - Sportisti ma i mire Shqiptar (me zemer e me dokumenta).
    Falja o Zot se nuk e din cka ben !

  15. #15
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga DAJO Lexo Postimin
    Pirrua
    Teuta
    Gjergj Kastrioti
    Abdyl Frasheri
    Ismail Qemali
    Ahmet Zogu
    Theofan Noli
    Nene Tereza
    Ismail Kadare
    Janullatos.

    Me fal DAJO qe po nderhy, por kisha nje pyetje, Janullatos shqiptar eshte?



  16. #16
    - Gjergj Kastrioti (Skenderbeu)

    - Fan S. Noli

    - Enver Hoxha

    - Vellezerit Frasheri

    - Ibrahim Rugova

    - Gongje Bojaxhiu (Nena Tereze)

    - Haxhi Zeka

    - Ymer Prizereni

    - Ismajl Qemajli

    - Adem Jashari


    Nuk jane te pernditur sipas rendesis sepse secili ka rendesin e vete:
    Mos ta harrojme qe ka edhe me shume ... por mjaftojne qe secili nga 10
    dhe ndoshta do ti perfshijme te githe.



    _____
    Inter Campione d'Italia!!
    2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500

  17. #17
    Citim Postuar mė parė nga Elmo Lexo Postimin
    1. Skenderbeu - Hero i Krishterimit
    2. Adem Jashari - Simbol i qendreses dhe sakrifices kombetare
    3. Enver Hoxha - Diktator i paharruar
    4. Gjergj Fishta - Homeri Shqiptar
    5. Ismail Kadare - Njeriu i letrave
    6. Nene Tereza - Humaniste boterore
    7. Koco Manaj - Simbol i Bashkimit Kombetar
    8. Ali Ahmeti - Politikan shqiptar
    9. Ismail Qemali - Themelues i Shqiperise administrative
    10. Lorik Cana. - Sportisti ma i mire Shqiptar (me zemer e me dokumenta).
    Lorik Cana ?

  18. #18
    2012 Maska e Danger Resist
    Anėtarėsuar
    26-02-2008
    Vendndodhja
    The place called NOWHERE
    Postime
    39
    Citim Postuar mė parė nga Elmo Lexo Postimin
    1. Skenderbeu - Hero i Krishterimit
    2. Adem Jashari - Simbol i qendreses dhe sakrifices kombetare
    3. Enver Hoxha - Diktator i paharruar
    4. Gjergj Fishta - Homeri Shqiptar
    5. Ismail Kadare - Njeriu i letrave
    6. Nene Tereza - Humaniste boterore
    7. Koco Manaj - Simbol i Bashkimit Kombetar
    8. Ali Ahmeti - Politikan shqiptar
    9. Ismail Qemali - Themelues i Shqiperise administrative
    10. Lorik Cana. - Sportisti ma i mire Shqiptar (me zemer e me dokumenta).
    te gjithe mire vec se ke harruar Naim Frasherin - drita e Shqiptarve

  19. #19
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Eshte gjynaf qe Skenderbeu te vihet krahas Lorik Canes. Skenderbeu nuk dinte te luante mire futboll.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    ...e keni fjalen per historine botrore apo vetem per historine shqiptare ?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  4. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •