Mbi raportin e njerėzve me kafshėt
Ka po aq lloje tė ndryshme njerėzish sa ē'ka lloje tė ndryshme kafshėsh, e njerėzit janė pėr sho-shoqin ēka janė mes tyre kafshėt e ndryshme. Sa e sa njerėz ka qė jetojnė me gjakun e djersėn e tė pafajshmėve, disa si tigra, gjithnjė tė egėr e gjithnjė mizorė, disa si luanė, qė ruajnė sa pėr sy e faqe njėfare burrėrie, disa si arinj, tė trashė e tė pangopur, tė tjerė si ujq, grabitės e tė pamėshirshėm, kurse tė tjerė si dhelpra, qė jetojnė me llogari, e zanati i tė cilėve ėshtė mashtrimi!
Po sa e sa njerėz ka qė u ngjajnė qenve! Kėta e bjerrin sojin e vet; gjuajnė pėr qejf tė atij qė i ushqen; njėra palė duke i shkuar gjithmonė mbrapa tė zot, tjetra duke ia ruajtur shtėpinė. Ka qen gjahu, qė e nxjerrin jetesėn me mund, qen mejdani tė cilėt japin jetėn pėr zotėrinė, qen roje tė pazaptueshėm, tė cilėt dinė veē me qenė tė tėrbuar, qen pak a shumė tė padobishėm, qė lehin shpesh e qė nganjėherė edhe kafshojnė, bile ka edhe qen kopshtarėsh. Ka majmunė e maēokė, qė bėjnė me qeshė, qė janė tė zgjuar, e aq skutha sa dinė tė bėjnė vetėm keq. Ka pallonj e kacagjela qė vetėm sa janė tė bukur, qė tė bėjnė me mbyllė veshėt kur kėndojnė, e qė e pėrdhosin me glasa vendin ku rrinė.
Ka zogj qė s'kanė kurrfarė merite pėrpos pendėve o ngjyrės. Sa e sa papagaj, qė flasin pa pranjtė, e qė kurrė nuk dėgjojnė se ē'farė thonė; sa sorra e korba qė nuk i don kurrkush; sa shpesė grabitēare, qė gjallojnė veē duke kapė ndonjė pré; sa e sa lloje kafshėsh tė paqme e tė plogėshta tė cilat nuk shėrbejnė pėr gjė, pėrpos si ushqim pėr kafshė tjera!
Ka mace, me veshėt gjithmonė ngrehė, tė liga e tė pabesa, e qė tė ledhatojnė pėrpara se me tė gėrvishė; ka nėpėrka qė e kanė gjuhėn helm, e ky ėshtė i vetmi marifet i tyre nė jetė; ka merimanga, miza, rriqna e pleshta, aq shumė tė bezdisshėm e aq tė padurueshėm; ka zhapinj fort tė shpifur e qė lėshojnė vetėm vrer; ka bufa, tė cilėt i tuten dritės. Po sa e sa kafshė ka qė jetojnė tė strukura nėntokė dhe e nxjerrin kryet vetėm mbas shumė e shumė motesh! Sa kuaj, qė pėrdoren pėr gjithfarė hamallėqesh, e qė lihen me cofė urie kur nuk janė mė tė zotė pėr punė; sa qé, qė lavrojnė gjithė jetėn pėr tė shtuar pasurinė e atij qė u ka vėnė kularin nė fyt; gjinkalla qė rrinė duke dhėnė koncert deri nė frymė tė fundit; lepuj qė jetojnė me frikė nė bark; derra qė zhgėrryhen nė llucė e nė pleh; karasė qė i marrin nė qafė shokėt e vet duke i joshur tė bien ndėr rrjeta; zhgabonja e hutinė qė dinė me jetue veē me kėrma e coftina! Sa e sa zogj shtegėtarė, tė cilėt i bien pash mė pash dheut duke marrė mėsysh rreziqe njėri mbas tjetrit! Sa e sa dallėndyshe qė fluturojnė veē mbas motit tė mirė; bulktha, tė vetmuar e pa asnjė qėllim nė jetė; flutura qė rendin drejt zjarrit i cili i pėrcėllon! Sa e sa bletė, qė e respektojnė kreun e tyre, e qė shkojnė jetė tė rregullt duke punuar kryeulė! Sa e sa krimba, qullacė e dembelė, qė kėqyrin tė pėrfitojnė nė kurriz tė tė tjerėve! Sa milingona, aq largpamėse e tamahqare sa moti i ri nuk i gjen kurrė ngusht! Sa krokodilė qė qajnė me lot nė mėnyrė qė me kullufitė ata qė preken prej lotėve tė tyre! E sa e sa kafshė qė rrinė tė nėnshtruara sepse nuk e njohin forcėn e vet!
Tė gjitha kėto veti gjinden te njeriu, e ky sillet, me njerėz tė tjerė, njėlloj sikundėr sillen mes tyre kafshėt qė pėrmendėm.
Pėrzgjodhi e pėrshtati
Dr. Ardian Marashi
Marre nga phoenix_07
Shume veti te perbashketa me njeriun dhe mu duk interesant qe ta vija kete artikull ketu,pasi eshte nje pershkrim shume i arritshem!
Sa shume njerez u ngjajne kafsheve te buta dhe te mira dhe sa te tjere u ngjajne atyre grabitqare dhe te rrezikshme....
Pse te mos kishim vetite e kafshes se bute?
Cili eshte mendimi juaj?
Pse sot shume njerez thone "Sa me shume njoh njerezit,aq me shume po dashurohem me kafshet"?!
Pse kaq zhgenjim ne boten njerzore?!
Krijoni Kontakt