Te gjitha femrat enderrojne e kene nje femije te shendetshem dhe te mos rrezikojne shtatzanine , por eshte vertete shqetesues fakti se disa femra nuk mund te lene duhahin gjate shtatzanise.
Pirja e duhanit eshte nje nga shkaqet kryesore qe ndikon ne lindjet me probleme.Ne keto rrethana bebet lindin parakohe ose lindin te vegjel ose vdesin perpara se te lindin.Ne kete kendveshtrim, shtatzanite d te ishin me te sigurta dhe bebet me te shendetshme nese femrat shtatzane do te hiqnin dore nga ky zakon i keq.
Pse eshte i demshem duhani gjate shtatzanise?
Cigaret permbajne me shume se 400 kimikate, 60 prej te cilave mund te shkaktojne kancer.Kur pini duhan gjate shtatzanise keto kimikate kalojne ne gjakun tuaj, i cili eshte i vetmi burim oksigjeni dhe ushqimi per beben.Asnje nga keto kimikate nuk eshte i mire per femijen tuaj dhe dy prej tyre jane vecanerisht te demshme , nikotina dhe karboni.Keta dy perberes shkaktojne komplikacione gjate shtatzanise. Komplikacionet me serioze, ku mund te permendim lindjen e parakohshme , lindjen e bebes me peshe te vogel dhe lindja ku bebeja nuk reagon, shkaktohen sepse nikotina dhe karboni reduktojne oksigjenin e nevojshem per beben.Pra, duke pire duhan gjate shtatzanise jy sforconi frymemarrjen e bebes suaj.
Krijoni Kontakt