Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Surroi-Zbulimi i dyte i mitres se botes

    1. Nė tregun e gjelbėr tė Prishtinės, atė tė shitjes me shumicė, ēdo mėngjes mbėrrin kamioni me karota tė freskėta, ende tė lėngshme dhe tė shndritshme tė Myzeqesė. E mbaron shpejt shitjen e tyre dhe sallatave tė tjera tė freskėta nė kėto ditė, qė ende janė dimėr nė Kosovė dhe kthehet mbrapsht.

    Ēdo treg nė Mesdhe i ka traditat e veta, thotė Predrag Matvejeviē, autori i "Libėr dore pėr Mesdheun" (nė njė pėrkthim tė shkėlqyer shqip e botuar nga "Shtėpia e Librit dhe Komunikimit"). E ka, mėnyrėn e vet se shitet e blihet, se si ekspozohet malli, nė cilėn pjesė janė frutat e nė cilėn bulmetrat. Nė bazė tė kėtij komunikimi nė treg, nė kulturėn greko-romake ėshtė ndėrtuar bazamenti i demokracisė, Forumi. Nė vendin e njėjtė ku blihen e shitet ullinjtė e peshku paradite, do tė kėmbehen pasdite mendimet pėr njė ēėshtje tė caktuar, do tė ballafaqohen argumentet dhe do tė merret vendimi i shumicės demokratike.

    Tregu i Prishtinės, Mesdheu, Matvejeviēi?

    2. Ma merr mendja se librin do tė ketė filluar ta shkruajė mbi urėn e Mostarit, nė cilėndo ditė tė vitit, kur tė ketė mbėrritur nėpėr grykėn e lumit Neretva njė tis kripe nga erėrat e Adriatikut.

    Nga pesėdhjetė kilometra larg detit, Predrag Matvejeviēi do tė pėrpiqet ta kuptojė veten nėpėrmjet njė identiteti shumė mė tė gjerė se ē‘ėshtė shteti, kombi dhe gjuha, nėpėrmjet pėrkatėsisė tė njė identiteti tė Mesdheut, ku bashkėjetojnė religjionet monoteiste, mėnyra tė ndryshme tė tė gatuarit tė bukės, sharje tė shenjtėrish e nėnash, qasje tė tjera ndaj tharjes sė peshkut dhe shtypjes sė kofshės sė derrit derisa tė bėhet proshutė.

    Mbaj mend se kur u botua libri mė zgjoi njė asociim i thjeshtė i tė kundruarit tė Mesdheut nga Prizreni, aty ku para se tė ndėrtohej diga e Fierzės shiheshin edhe pulėbardhat, e mbėrrinte edhe era e Adriatikut, grykave tė Lumbardhit e Drinit.

    Atėherė, para 20 vjetėsh, kur u botua ky libėr nė njė gjuhė qė zyrtarisht nuk ekziston mė (serbokroatisht apo kroato-serbisht), pėrfytyroja dy barrierat mendore nė tė cilat jetonte ky libėr. E para, ajo qė e rrethonte autorin, ku nė intervista tė shumta duhej tė shpjegonte se sa mė i madh, mė i rėndėsishėm, mė transcendental ėshtė identiteti mesdhetar, se sa mė shumė histori, art, kulturė, gastronomi e ėndėrr ka nė tė, se sa nė atė tė njė gjuhe, njė shteti apo njė kombi.

    E dyta, ajo me tė cilėn ballafaqohesha unė kur parafytyroja identitetin tim mesdhetar, ishte ndarja e tij me njė kufi tė pakalueshėm pėr nė Shqipėri, gjegjėsisht njė kufi tė cilin e kalonin herė pas here ndonjė pulėbardhė dhe aromė Adriatiku e sjellė nga ndonjė erė, emrin e tė cilit nuk e di, sepse atėherė nė Kosovė frynte vetėm njė erė, djathi ishte i bardhė ose kaēkavall e trofta ishte peshku.

    Pas njėzet vjetėsh, marrėdhėnia e kėtij libri me barrierat ka ndryshuar. Shteti i atėhershėm i autorit, Jugosllavia, nuk ekziston, e sipas njė pjese tė nacionalistėve kroatė qė e akuzonin pėr "kozmopolitizėm" ėshtė e dyshimtė edhe pjesėmarrja e tij brenda kėtij kombi. Gjuha nė tė cilėn u botua, kroato-serbishtja, zyrtarisht po ashtu nuk ekziston. Autorit, megjithatė, i ėshtė njohur, anekėnd Evropės dhe shumė kulturave tė tjera, identiteti i tij mesdhetar. E ky identitet pėrshkruhet nė mėnyrė elokuente, ėshtė ai i Lirisė, aty ku qarkullojnė idetė e mallrat, aty ku u ndėrtua qytetėrimi bashkėkohor.

    Edhe nga perspektiva ime gjėrat ndryshuan nė formė dramatike. Kufiri, i cili ndalonte komunikimin me atė pjesė tė kombit qė ėshtė nė det, tashmė ekziston vetėm formalisht. Kosova, e cila e ka pasur tė kuptuarit e detit nėpėrmjet Malit tė Zi (ndonėse nė masė tė madhe me Ulqinin shqiptar) dhe Kroacisė tashmė mund ta shikonte nėpėrmjet Shqipėrisė deri atėherė tė ndaluar. Deti prapė kishte marrė kuptimin e tij tė Lirisė.

    3. Ėshtė njė marrėdhėnie e ēuditshme e shqiptarėve me detin, thotė autori. Fjala "det" nuk ekziston nė asnjė gjuhė tjetėr mesdhetare, e as relacioni qė kishin shqiptarėt me tė. "I qaseshin detit, i largoheshin, u qepeshin maleve, zbrisnin luginave, duke ndryshuar si horizontin ashtu edhe kėndvėshtrimin e pamjes sė gjėrave sa herė qė zhvendoseshin".

    Mbase do tė duhet njė "Libėr dore pėr shqiptarėt dhe detin" pėr tė shpjeguar kėtė relacion tė ēuditshėm, por mė duket se pėr kėtė shkrim do cekur vetėm dy momente qė ndryshojnė e do tė ndryshojnė "pamjen e gjėrave", siē thotė autori.

    Momenti i parė ėshtė ai i anijes "Partizani" me shqiptarėt qė ikin nė Itali mė 1991-shin. Deti, i cili deri atėherė ishte parė si kėrcėnim nga pushtuesit, shndėrrohej nė aveny lirie. Gati njėzet vjet mė pas, do tė kuptohet se ai simbol i lirisė, versioni shqiptar i rėnies sė Murit tė Berlinit, do tė shndėrrohej nė momentin kthesė pėr rifitimin e identitetit Mesdhetar tė vendit, nė ēdo gjė, prej gastronomisė e deri tek arkitektura.

    Momenti i dytė ėshtė ai i cili pritet tė ndodhė vitin e ardhshėm. Kur u hap kufiri mes Kosovės e Shqipėrisė, u kuptua se ekziston edhe njė pengesė e madhe nė komunikim brenda kombit: gjeografia, gjegjėsisht infrastruktura. Nėse gjatė vitit tė ardhshėm pėrfundon rruga bashkėkohore qė lidh Durrėsin me Kosovėn, atėherė do tė tejkalohet barriera natyrale pėr daljen e Kosovės nė det e me tė komunikimi i shqiptarėve me detin sėrish do tė marrė dimensionin e njė kthese historike.

    Mesdheu, apo siē quhet mitra e botės, do tė zbulohet dy herė nga shqiptarėt.

    4. Deti do njohur mirė, kur bie shi, cilat erėra fryjnė, kur ėshtė natė me hėnė e pėr peshk, e kur jo thotė Matvejeviēi.

    Ashtu do njohur mirė kthesa historike, e cila po na afrohet me hapjen e rrugės pėr nė Kukės.

    Pėrnjėherė do tė rritet dimensioni i tregtimit brenda shqiptarėve. Kamioni pionier i karotave tė Myzeqesė do tė shumėfishohet.

    Do tė ketė lėvizje edhe tė popullsisė: zhvendosja intensive e Shqipėrisė fshat-qytet do tė zhvillohet nė hapėsirė mė tė madhe dhe me faktorin Kosovė tė integruar nė tė, qoftė duke marrė popullatė, qoftė duke dhėnė.

    Qarkullimi financiar do t‘i pėrcjellė qė tė gjitha kėto lėvizje, posaēėrisht duke parė diskrepancėn ekonomike mes Shqipėrisė e Kosovės - pėr herė tė parė Shqipėria do tė paraqitet si vend qė pretendon tė investojė jashtė (nė Kosovė) e jo vetėm tė tėrheqė investime.

    Italia do tė jetė larg pėr Kosovėn sa edhe pėr Librazhdin, njė natė trageti. Me tė, nocioni Perėndim do tė jetė shumė mė lehtė i identifikueshėm me Italinė si ekonomi, por edhe si sistem vlerash estetike.

    Kosova, prej njė zorrė qorre nė komunikimin ballkanik, mund tė shndėrrohet nė njė vend tranziti prej Mesdheut pėr nė Serbi, Hungari, Rumani e Bullgari.

    Veriu i Shqipėrisė, i izoluar pėr arsye gjeografie, historie e politike, do tė gjejė habitatin e vet natyral.Gjuha shqipe do tė pėsojė trysni mė tė madhe reflektimi tė balancit tė ri tė ndėrtuar brenda kombit.

    Kosovarėt do tė mėsojnė mė shumė emra peshqish.

    5. Te muri jugor i shtėpisė sė tij, murit qė mbledh diellin e tėrė ditės, daja im nė Prizren kishte mbjellė njė fik. E panė me mosbesim, se kishte kohė qė nuk dilnin fiqtė andej, por fiku u rrit, jepte fryte tė mira e madje shėrbeu edhe si fidanishte pėr tė tjerėt. Kur vdiq, nė shtėpinė e tij mbeti fiku dhe besimi nė bashkimin shqiptar.

    Fiku i dajės tim mund t‘i kishte shėrbyer Matvejeviēit pėr tė pėrcaktuar kufijtė e Mesdheut, njėra prej temave qė kalon nėpėr tėrė librin pa ndonjė pėrgjigje konkrete. Diku, megjithatė, thotė se fiku shėnon kufijtė e Mesdheut.

    Pėr Kosovėn fiku nuk ėshtė edhe gjithaq i nevojshėm si pėrcaktues i Mesdheut; do tė jetė rruga qė e lidh me Durrėsin dhe me tė njė sfidė e jashtėzakonshme politike, ekonomike e kulturore pėr tė definuar identitetin e ri mesdhetar, tė Kosovės, apo edhe tė shqiptarėve nė tėrėsi.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Po,kosovaret do te mesojne me shume emra peshqish lol ha ha ha

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-08-2011, 14:26
  2. Gjoba e re kundėr gazetės kombėtare ''Bota Sot''
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-08-2005, 03:34
  3. Gjyqi i Millosheviē: Ai mund ta vuajė dėnimin nė burg nė Rusi
    Nga Sokoli nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 31-07-2005, 18:59
  4. Veton Surroi zgjedh te konkurroje ne zgjedhjet e tetorit
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 10:13
  5. Tendencat E Njohura Tė Veton Surroit
    Nga Albanino nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-09-2002, 22:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •