Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Çfarë do të thotë të jesh shtet i pavarur?

    Duke marrë shkas se diskutimet dhe negociatat mbi statusin final të Kosovës po u vjen fundi, dhe së shpejti do të bëhen propozime konkrete dhe do të merren vendime mbi statusin final të Kosovës, desha të hapja këtë temë për të sjellë në qendër të vëmendjes një kendvështrim që është trajtuar pak ose aspak nga opinioni publik shqiptar.

    Ekziston tashmë një mirekuptim ndërkombëtar i shumicës, që statusi final i Kosovëes të jetë pavarësia. Të gjithë ne presim kurorëzimin e kësaj pavarësie që do të bëjë të mundur lindjen dhe njohjen ndërkombëtare të një shteti të ri në Ballkan, shtetin demokratik të Kosovës. Dhe gati e gjithë vëmendja, gjithë energjitë i janë kushtuar përgatitjeve për festimin e shpalljen e ditës së pavarësisë, por askush nuk e ka marrë mundimin që tu japi përgjigje pyetjeve të mëposhtme, të cilat unë mendoj se janë shumë të rëndësishme. Dhe këto pyetje unë po ua shtroj ju, anëtarëve të forumit, në mënyrë që ju tu jepni një përgjigje.

    - Çfarë do të thotë të jesh shtet i pavarur?
    - Çfarë ndryshimi do të sjellë kjo pavarësi në jetën e vendit?
    - Çfarë ndryshimi do të sjellë kjo pavarësi në jetën tuaj si shtetas të Kosovës?
    - Çfarë ndryshimi do të sjellë kjo pavarësi në raportet tuaja me shtetet fqinje?


    Dhe pasi tu jepni përgjigje këtyre pyetjeve, ju ftoj tu jepni përgjigje edhe asaj pyetjes tjetër akoma më të rëndësishme:

    - Cila është detyra dhe përgjegjësia juaj si shtetas në një Kosovë të pavarur?

    Ju ftoj të jepni mendimin tuaj të plotë në një postim më poshtë dhe qëndroni larg replikave me njëri-tjetrin, secili ka mendimin e tij.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-11-2006 më 16:45

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Çfarë do të thotë të jesh shtet i pavarur?

    mendimi im eshte ky:

    1-shtet i pavarur eshte ai qe i ben qytetaret e vet te enderrojne me sy hapur dhe diten ne diell

    2-asnje subjekt politik kushdo qofte ky (individ apo shoqeri) nuk mund te jete kurre i pavarur

    3-kosova po kalon nga ombrella e beogradit ne ombrellen e brukselit

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Pershendetje!

    Nje teme me te vertete interesante kjo dhe qe jja vlen te diskutohet. Me ne fund pas qindra vitesh dhe nje vend tjeter i populluar nga shumica absolute e Shqiptareve po fiton pavaresine dhe lirine e merituar.

    1- Shtet i pavarur eshte ai shtet qe mer vendime politike, ekonomike e sociale pa u ndikuar nga vende te tjera.

    2- Une nuk jam shtetas i Kosoves por mendoj se ndryshimet ne jeten e Kosovareve do ishin mese pozitive me arritjen e pavaresise. Sepse ato nuk do ishin me te varur nga ligjet e shteteve te tjera dhe do kishin nje organizim politik-ekonomik social e kulturor nga te zgjedhurit e vendit te tyre.

    3- Kjo do sillte nje qetesi per te gjith rajonin ne pergjithesi dhe raportet midis vendeve te rajonit do te ishin me te mira ne cdo aspekt.

    4- Me fitimin e ketij statusi Shtetasve te kosoves u bie nje barre shume e rende dhe duhet te tregojne se jane te afte te organizojne nje jete sa me te qete dhe nje mireqenie sa me te mire per veten e tyre. Duhet te tregojne se jane te afte te luftojne korrupsionin, kriminalitetin etj. Duhet te tregojne se jane me te vertete nje Komb i konsoliduar dhe i mireorganizuar.

    Lukas
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    BUKURIA SHERRI I LUMTURIS Maska e koder kiss
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    206
    o albo te jesh i pavarur d.m.th

    VETE ZOT E VETE SHKOP!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    SHKOPIT DO TE JENE GOMEE NE KOSOVEN E PAVARUR
    NE JETEN E PERDITSHME NUK DO KETE BOMBA
    SHTET FQINJE DO TE VIJNE NE KOSOVE NE KOHE ME DIELL
    DETYRA E CDO SHTETASI NE KOSOVE TE PAVARUR
    DOTE JETE SI DETYRA E CDO SHTETASI NE SHQIPERI
    KULTURA , SJELLJA, EDUKATA ,ZBUKURON NJERIUN!!!!!!!!!!!!

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Te jesh i pavarur do te thote te jesh shef ne vendin tond :!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Azem Beta
    Anëtarësuar
    03-11-2006
    Postime
    48
    Kosov, e gezofsh lirin e se shpejti edhe pavarsin.
    vec per hater te kti burrit(NE PROFIL )mos prek ngjyrat e flamurit.

  7. #7
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Albo



    1 - Çfarë do të thotë të jesh shtet i pavarur?
    2 - Çfarë ndryshimi do të sjellë kjo pavarësi në jetën e vendit?
    3 - Çfarë ndryshimi do të sjellë kjo pavarësi në jetën tuaj si shtetas të Kosovës?
    4 - Çfarë ndryshimi do të sjellë kjo pavarësi në raportet tuaja me shtetet fqinje?


    1 - Sipas doktrinave juridike, pavarsia dhe sovraniteti ka dy aspekte, ate te brendshem dhe te jashtem. Ky i brendshem nenkupton supremacionin brenda territorit (pavarsine ne lemine ligjevenese, ekzekutive dhe gjyqsore) ndersa i jashtmi nenkupton qe asnje shtet apo organizate nuk ka te drejte te perzihet ne punet e shtetit...

    =

    Kosova nuk do te jete e pavarur ne kuptim konvencional te fjales sepse do te kete mbikqyrje nga BE-ja. Pozita e Kosoves do te jete e ngjashme me shtetet vazale.


    2 - Ndryshime nuk do te kete. Per ndryshime duhet testise, pregaditje, vizion, vullnet dhe sakrifikim. Keto te cekurat nuk jane veti te politikanve Kosovar. Ditet do te numrohen ne vend.


    3 - Per shtetasit e Kosoves pavarsia eshte vetem koncept ne leter dhe pas 24 orve, do te shohin se nuk 'qenka' gje edhe pavarsia sepse parate nuk do te bien nga qielli. Do te kuptojne se pavarsia nuk hahet.

    Do te insistohet ne nje kredi nga FM. Krimi dhe korrupcioni do te rriten. Arsimi dhe shendetsia edhe pse vec ne gjendje te mjerueshme do te perkeqesohen edhe me teper. Investimet nga jashte do te mungojne. Enderr e cdo kosovari do te jete qe te largohet nga Kosova.


    4 - Serbia do te minoj kufirin apo ne rastin me te mire do ta mbyll hermetikisht. Mali i Zi ka politiken e vet. Maqedonia per disa vite do te vendos viza per Kosovaret. Turqia dhe Bullgaria vetem ka vendosur viza per ne. Raportet me Shqiperine do te forcohen sepse krejt cka kemi ne Kosovaret eshte Shqiperia.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kiniku : 06-11-2006 më 08:16
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Albo
    - Çfarë do të thotë të jesh shtet i pavarur?
    - Çfarë ndryshimi do të sjellë kjo pavarësi në jetën e vendit?
    - Çfarë ndryshimi do të sjellë kjo pavarësi në jetën tuaj si shtetas të Kosovës?
    - Çfarë ndryshimi do të sjellë kjo pavarësi në raportet tuaja me shtetet fqinje?


    - Cila është detyra dhe përgjegjësia juaj si shtetas në një Kosovë të pavarur?

    Ju ftoj të jepni mendimin tuaj të plotë në një postim më poshtë dhe qëndroni larg replikave me njëri-tjetrin, secili ka mendimin e tij.

    Albo

    1-Te jesh shtet i pavarur do te thote- e drejta e veteqeverisjes (me te mirat e te keqiat qe do pasojne)
    2-Do respektohet nje kushtetute qe perfaqson ne bindje e ide popullaten e mbare kosoves, perfshire legjislacionin e te drejten juridike.
    3-Nqse me shtetet fqinje nenkupton ish-federatat e ish-Jugosllavise, pervec Serbise, nuk besoj se do kete ndryshim ne statusin e mardhenieve ekzistuese
    Nqse nenkupton me gjere rajonin ballkanik ato qe i perkasin BE dihet qe nuk kane shume mundesi(edhe pse ndoshta do donin) zgjedhjeje pervec njohjes se Kosoves si shtet i pavarur

    Nuk jam kosovare po pergjegjsia e cdo shtetasi eshte zbatimi i ligjeve, e mos ardhja ndesh me normat shoqeroro-civile.

    Per mendimin tim vecse ate qe duhet te kene kujdes kosovaret eshte te mos japin nota fetare (te asnjelloj feje) ne qeverisje, e te mirekuptim kombetar ndermjet forcave politike te vendit per te arritur stabilitet politik te mjaftueshem, ne menyre qe te terheqin invenstues... me pak fjale te mos perserisin gabimet e politikaneve shqiptare te Shqiperise.

  9. #9
    Shtet i pavarur do te thote:

    1. Qytetaret e atij vendi kane te drejte te vendosin per veten e tyre permes referendumit per gjithcka qe eshte ne interesin e tyre.

    2. Qe ka territor te caktuar te cilin e kontrollon permes strukturave te veta.

    3. Qe ka Ushtri

    4. Qe ka ministri te jashtme dhe perfaqesi diplomatike neper bote per te mbrojtur interesat e vendit.

    5. Qe ka vendin e vet ne mesin e kombeve te pavarura ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.

    - Kosova nuk do te kete asnje nga keto sepse:

    1. Ska te drejte referendumi por fati i saj caktohet nga te huajt

    2. Nuk e kontrollon krejt territorin e vet

    3. Nuk ka Ushtri

    4. Nuk ka ministri te jashtme dhe perfaqesi diplomatike neper bote.

    5. Nuk ka vend ne OKB

    Meqe asnje nga keto elemente qe dallojne nje shtet Kosova nuk i ka dhe nuk pritet qe ti kete sipas propozimit te Ahtisarit atehere mbetet te thuhet se Politikanet e Kosoves jane mashtruar keq dhe keto negociata kane qene vetem per te legalizuar enklavat serbe te krijuara pas luftes, caktimin e nje territori per serbet brenda Kosoves, Transferimin e kultures dhe trashegimise sone tek Serbia permes Kishave dhe territoreve te tyre, me nje fjale ngulitjen e Beogradit ne Kosove ne te gjitha fushat.

    Kjo qe po ndodh vetem te pa diturit munde ta quajne gje e mire per Kosoven sepse kjo pritet te sjelle asgje me shume as me pak se nje Palestine te re ne Evrope meqe konflikti entik, territorial dhe fetar jane bashkuar per te dhene 3 komponentet e sigurta qe lufta te mos ndalet kurre.

    Gomarin kur po e hante Ujku thoshte o Zot ishalla jam Enderr!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Albo, hajde se po supozojme se Kosova do te jete e pavarur.
    Te jesh i pavarur do te thote te punosh vetem per vete dhe ato te mira materiale, te mos i ndashe me ata qe nuk ju takojne. Te vendosesh vete per te tashmen dhe per te ardhmen.Ta kesh te rrethuar shtepine qe i huaji te trokas ne dere e te mos hyj deri ne dhome pa te pyetur fare. Te jesh i barabarte me te tjeret, te levizesh lirisht ne teritorin tend, Te jesh i pavarur do te thot te vdesesh kur te teket ty e jo kur t'i teket tjetrit. Eshte perkufizim i gjere.
    Kur te behen te pavarur kosovaret, detyren tjeter kryesore duhet ta kene Bashkimin Kombetar qe eshte qellim i shenjte sepse me Pavaresine e Kosoves nuk marrin fund problemet tona.Bashkimi Kombetar eshte edhe fundi i problemeve shqiptare ne pergjithesi.
    Per keto pyetje mund te shkruhen Libra per te dhene tamam pergjigje shkencore.
    Kjo eshte fare ne pika te shkurtera.
    Per pyetjet ne mes, mendoj se jane te parakohshme . Edhe per to vec mund te supozojme por, megjithate kuptohet se ndikojne per te mire. Kurre nuk kam qene i pavarur. Me duhet ta shijoj njehere pastaj te pergjigjem ne menyre te sakte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga faiksmajli : 07-11-2006 më 01:42

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Intervista e deputetit të pavarur Daut Rexhepi –LEKA
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 20:10
  2. Presidenti Sejdiu në Vjenë: "Kosova e pavarur, faktor stabiliteti"
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 17:10
  3. Kosova, e pavarur, por jo sovrane!
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 05:52
  4. Teokareviq: Kosova e pavarur nëse bëhet Mali i Zi shtet i pavarur
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 10:03
  5. Perse Kosova duhet te njihet e pavarur !
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •