Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Kryeministri Koshtunica jep dorėheqjen, Serbia shkon drejt zgjedhjeve

    Dorėhiq Koetshtunica, shpėrndahet qeveria serbe, zgjedhje tė parakohshme mė 11 maj
    (Dėrguar mė: 08/03/08)

    Ėshtė formalizuar kėshtu kriza qė ka nisur dy ditė mė parė pas ndarjes me partnerin liberal tė kualicionit qeveritar qė ėshtė afėr Presidentit tė Republikės Serbe, Boris Tadic. Njė situatė e tillė ka ardhur pas tentativės sė vetė Koshtunicės pėr tė imponuar njė ndalim tė negociatave me BE-nė pėr shkak tė njohjes nga ana e perėndimit tė pavarėsisė sė Kosovės

    Konservatori Vojisllav Koshtunica ka njoftuar sot dorėheqjen nga detyra e kryeministrit tė Serbisė. Ėshtė formalizuar kėshtu kriza qė ka nisur dy ditė mė parė pas ndarjes me partnerin liberal tė kualicionit qeveritar qė ėshtė afėr Presidentit tė Republikės Serbe, Boris Tadic. Njė situatė e tillė ka ardhur pas tentativės sė vetė Koshtunicės pėr tė imponuar njė ndalim tė negociatave me BE-nė pėr shkak tė njohjes nga ana e perėndimit tė pavarėsisė sė Kosovės. Nė kėto kushte Koshtunica ka shpėrndarė qeverinė serbe dhe ka bėrė thirrje pėr zgjedhje tė reja mė 11 maj. Dorėheqjen kryeministri serb u dha nė njė konferencė pėr shtyp urgjente tė mbajtur nė orėn 16.00. Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ka akuzuar partnerėt e tij pro-perėndimor e kualicionit qeveritar se nuk kanė arritur tė mbrojnė integritetin e Serbisė. Gjithashtu ai shtoi se nuk besonte mė tek partnerėt e kualicionit tė tij Partia Demokratike dhe G17 Plus Parti, tė cilėt nuk bėnė aq sa duhet pėr tė ruajtur Kosovėn. “Qeveria Serbe ėshtė nė krizė tė thellė, sepse partitė e kualicionit nuk kanė insistuar me vendosshmėri qė Serbia tė bėhej anėtare e BE-sė vetėm si njė shtet I bashkuar me Kosovėn”, ka pėrfunduar Koshtunica. (News24/Balkanweb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    tė luan tash koshtunica me koshtalla
    shkoi ne EU me Kosovėn a?

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Iken Koshtunica, Serbia ne zgjedhje

    Pa nje politike unike, nuk mund te funksionoje as qeveria. Prandaj kam vendosur qe mandatin t'ia ktheje popullit

    Kryeministri i Serbise, Vojisllav Koshtunica, ka dhene doreheqjen nga posti qe mbante prej kohesh, duke e cuar vendin ne nje krize politike. Lajmi per doreheqjen e tij eshte bere diten e djeshme, ne oren 16:00. Ne nje konference shtypi, ai deklaroi se do te shperndaje qeverine dhe do te kerkoje mbajtjen e zgjedhjeve te reja. Konferenca e shtypit eshte mbajtur ne Beograd ne seline e qeverise. Sipas medias, Kryeministri i Serbise, Vojisllav Koshtunica, zhvilloi nje takim te jashtezakonshem me gazetare dhe paralajmeroi doreheqjen e tij, gje e cila pritet te ndodhe gjate dites se neserme, kur ai do te kerkoje dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme.

    Doreheqja

    "Qeveria e Serbise me nuk po funksionon dhe te henen do te kerkoje nga Presidenti Boris Tadic, qe zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare te zhvillohen me 11 maj", u shpreh Kryeministri i Serbise, Vojisllav Koshtunica, gjate konferences se shtypit me gazetare. Kryeministri serb tha se ne qeveri nuk ekziston politika unike ndaj mbetjes se Kosoves ne kuader te Serbise. "Pa nje politike unike, nuk mund te funksionoje as qeveria. Prandaj kam vendosur qe mandatin t'ia ktheje popullit", theksoi ne fjalen e tij Koshtunica, i cili paralajmeroi se ne seancen e qeverise, diten e neserme, do te hartohet propozimi qe zgjedhjet parlamentare te mbahen se bashku me ato lokale, me 11 maj. Me kete vendim jane njoftuar edhe Partia Demokratike e Boris Tadicit dhe partia me e madhe opozitare, Partia Radikale serbe. Koshtunica eshte i mendimit se kjo eshte zgjidhja me e mire, sepse do te krijohet nje qeveri e re funksionale. Ai tha se deri tani nuk ka pasur konsultime me radikalet, per shkarkimin e Parlamentit, krijimin e ndonje koalicioni tjeter qeveritar apo mbeshtetjen e qeverise pakice. Sa i perket raporteve ne koalicionin qeveritar, Koshtunica theksoi se nga partneret ka pritur qe te mbeshtesin politiken e integritetit territorial te Serbise, se bashku me Kosoven, por ata kane refuzuar kete dhe nuk eshte arritur uniteti i duhur ndaj kesaj ceshtjeje. "Te gjitha partite duan qe Serbia te futen ne BE - dallimet jane me apo pa Kosoven. BE u ka mundesuar shteteve anetare qe ta njohin pavaresine e Kosoves dhe kane shkelur Rezoluten 1244 te KS te OKB", theksoi Koshtunica, i cili shpreson se renia e qeverise nuk do te pasohet me destabilizimin e vendit.

    Zgjedhjet e parakohshme me 11 maj? Kete do ta kerkoje Kryeministri i Serbise, diten e neserme, gjate seances ne Kuvend. Nderkaq, shkaku qe coi ne kete krize qeverine serbe duket te jete shpallja e pavaresise se Kosoves, per te cilen lideret e koalicionit qeveritar nuk kane qene ne nje drejtim. Koshtunica e pranoi, dy dite me pare, se qeveria e tij ishte duke kaluar nje prej krizave me te medha dhe tha se ai nuk u besonte me partnereve te tij te koalicionit. Qeveria Koshtunica ka qene ne krize, te shkaktuar nga dallimet ne qendrime per sa i takon marredhenieve me Bashkimin Evropian, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Koshtunica, nje nacionalist i moderuar, e pershkroi si te paligjshem vendimin e vendeve te BE-se per ta njohur pavaresine e Kosoves. Presidenti serb, Boris Tadic, thote se Beogradi do te jete ne gjendje te njohe te drejten e saj per Kosoven, vetem nese anetaresohet ne BE. Ai paralajmeroi se me 10 mars ka caktuar mbledhjen e Qeverise, ku do te shqyrtohet vendimi per shperndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare.

    "Nuk e coi Kosova qeverine ne krize"

    Pak ore pasi Kryeministri i Serbise, Vojisllav Koshtunica, lajmeroi doreheqjen, ka reaguar dhe kreu i shtetit, Boris Tadic. Gjate nje konference per shtyp, ne oren 20:00, Tadic deklaroi se nuk eshte Kosova, ajo qe ka cuar qeverine serbe ne krize, deri ne doreheqjen e Kryeministrit. Gjate fjales se tij, Presidenti i Serbise, Boris Tadic, ka marre ne konsiderate doreheqjen e Kryeministrit Koshtunica dhe ka bere te ditur se do te shpalle zgjedhjet e parakohshme. "Jam duke shqyrtuar doreheqjen e Koshtunices dhe do te shpall zgjedhjet e parakohshme", ka thene Tadic, ne nje deklarate te shkurter per shtypin. Boris Tadic, kreu i Partise Demokratike serbe dhe kreu i shtetit, i ka cilesuar zgjedhjet si rruga e duhur per t'i dhene mundesi popullit serb qe te vendose se cilen rruge do te ndjeke. Sipas Tadic, problemet e qeverise serbe nuk vijne te gjitha per shkak te Kosoves, por per shkak te perceptimeve te ndryshme ne lidhje me rendesine e zhvillimit te raporteve mes Beogradit dhe Bashkimi Evropian per rritjen e ekonomise serbe. "Nuk jam dakord me Koshtunicen, kur thote se qeveria nuk ka mbajtur nje qendrim te bashkuar per Kosoven, perderisa te gjithe mendojne se Kosova eshte pjese integrale e Serbise", tha Tadic, duke shtuar se "qeveria nuk ka pasur nje qendrim te perbashket per raportet me BE-ne dhe te ardhmen ekonomike te vendit".

    Shkaku, Kosova shpallet e pavarur

    Parlamenti i Kosoves e shpalli pavaresine e Kosoves ne nje unitet te plote me 17 shkurt 2007. Ne nje seance te jashtezakonshme deputetet votuan pro nje rezolute, e cila e karakterizon Kosoven "shtet te pavarur, sovran dhe demokratik". Sipas vendimit, Kosova gezon tani pavaresi shteterore nen mbikeqyrjen e BE. "Prej ketij momenti, pozicioni politik i Kosoves ka ndryshuar", deklaroi kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, pas miratimit te deklarates se pavaresise nga deputetet, me ngritje duarsh. "Ne jemi nje shtet i pavarur, i lire, sovran dhe demokratik. Urime te gjitheve juve". Me pas, Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci dhe Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, nenshkruan deklaraten e pavaresise se Kosoves. Nenshkrimin ne deklaraten e pavaresise e bene me tej dhe te 100 deputetet e pranishem ne sallen e Kuvendit te Kosoves. Nga ana e tyre, deputetet serbe e bojkotuan seancen e shpalljes se pavaresise, duke mos marre pjese. Ndersa ne rruget e Prishtines, kosovaret te gezuar valevitin flamuj kuqezi dhe hedhin fishekzjarre, ne Beograd mijera njerez dolen ne protesta kunder. Protesta kishte dhe ne qytetin e ndare te Mitrovices.

    BE-ja i ka bere thirrje Serbise te konfirmoje vendosmerine e saj per anetaresi, mes shqetesimeve ne lidhje me nje rezolute te parlamentit serb. Rezoluta ben thirrje qe vendi te kundershtoje lidhjet me BE-ne, per shkak te perkrahjes qe i ka dhene BE pavaresise se Kosoves. Komisioneri i zgjerimit, Olli Rehn, tha se BE-ja ishte e gatshme qe te ndihmonte Serbine per t'u afruar me BE-ne, por disa deklarata nga Beogradi duket se e perjashtojne nje gje te tille.

    K.J

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Serbet do e sjellin ne pushtet regjimin bellorus ose ate rus, nuke kane tjeter zgjedhje, ose ti mprehin bajonetat si ne kohen e Obrenoviēit e Ghingjiqit...
    Mua nuke me konvenon hyrja e tyre ne europe, me mire do ishte qe rusia ta marri ne dore foshnjen e saj qe e rriti ne djepin e nje tokes se huaj....

    Tani edhe Artemija do kacafytet me kundershtaret e tij, lesh arapi do behet shkinija, kur do zoti e mer ne dor rusia.

  5. #5
    2012 Maska e Danger Resist
    Anėtarėsuar
    26-02-2008
    Vendndodhja
    The place called NOWHERE
    Postime
    39
    shume "Patriot" eshte treguar Koshtunica


  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Doreheqja e Koshtunices, reagon Thaci: Po bie mentaliteti i se kaluares


    Duke komentuar zhvillimet e fundit nė Serbi, Thaēi tha se edhe nė vitin 1999, kur ėshtė larguar ushtria, policia dhe administrata e Serbisė nga Kosova, ka filluar rėnia e Millosheviēit.

    Me pavarėsine e Kosovės, ka rėnė edhe Koshtunica, mentaliteti i sė kaluarės sė Serbisė, ka thėnė kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi. Nje reagim i tille erdhi pas vendimit te kryeministrit te Serbise Vojisllav Koshtunica per te dhene doreheqjen. Kryeministri I Kosoves, Hashim Thaēi i cili ndodhej ne Merdare tha se zhvillimet historike dhe vendimtare qė ka marrė Kosova, gjithmonė kanė ndikuar nė demokratizimin e Serbisė. Duke komentuar zhvillimet e fundit nė Serbi, Thaēi tha se edhe nė vitin 1999, kur ėshtė larguar ushtria, policia dhe administrata e Serbisė nga Kosova, ka filluar rėnia e Millosheviēit.
    Politika shtetėrore e Kosovės ėshtė politikė e fqinjėsisė sė mirė, respektit tė paqes dhe stabilitetit. Kėshtu ka deklaruar kryeministri i Qeverisė sė Kosovės, Hashim Thaēi, nė kufirin qė lidh Kosovėn me Serbinė, nė Merdare, ku sot ėshtė bėrė zbulimi i pllakės nė tė cilėn shkruan: "Mirėserdhėt nė Republikėn e Kosovės". Thaēi me kėtė rast ka thėnė se pllaka e vendosur nė kufi simbolizon tė kaluarėn dhe tė ardhmen e Kosovės.

    (news24/balkanweb)

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjedhje te parakohshme ne Serbi? Qeveria vendos sot

    Presidenti Boris Tadic ka bere te ditur se do te nenshkruaje vendimin per zgjedhje te parakohshme, menjehere sapo te pranoje vendimin e Qeverise

    Qeveria serbe pritet te vendos sot per propozimin e kryeministrit Vojisllav Koshtunica per shperndarjen e Parlamentit dhe zgjedhje te parakohshme. Te gjitha partite politike ne Serbi jane te qendrimit per nevojen e shperndarjes se Qeverise. Kryeministri Koshtunica te shtunen deklaroi fundin e funksionimit te Qeverise duke vleresuar se kabineti qe drejton ai nuk ka nje politike unike per Kosoven.
    Nga ana tjeter presidenti Boris Tadic ka bere te ditur se do te nenshkruaje vendimin per zgjedhje te parakohshme, menjehere sapo te pranoje vendimin e Qeverise. Tadic deklaroi se nuk pajtohet me vleresimin e Koshtunices se qeveria nuk ka politike te perbashket shteterore per Kosoven. Sipas tij, kjo qeveri nuk ka qendrim rreth ardhmerise evropiane dhe ekonomike per qytetaret e saj. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet te mbahen me 11 maj, paralelisht me ato lokale. Ato do te kene ndikim jo vetem per Serbine, por edhe per marredheniet e saj me rajonin.

    (ina/balkanweb)

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Serbia, rruga e pakenaqesise

    Me shume se nje jave, pasi Kosova shpalli pavaresine e saj, te premten me 17 shkurt, rremuja akoma nuk eshte qetesuar. Por themelet e asaj qe mund te behet nje realitet i ri ne Ballkan kane filluar qe te shfaqen. Ashtu sic pritej, Kosova u njoh nga Amerika dhe pjesa me e madhe e vendeve te Bashkimit Evropian. Por numri i vendeve qe e kane njohur nga pjese te tjera te botes ka qene i vogel. Ne te njejten kohe, politikanet e Serbise jane te ndare mbi ate se cfare rruge duhet te marre vendi i tyre. Kosova ishte - dhe sipas Serbise vazhdon te jete - nje krahine serbe qe ka qene nen juridiksionin e Kombeve te Bashkuara prej perfundimit te luftes ne 1999. Rreth 90% e 2 milione banoreve te saj jane shqiptare etnike. Rreth gjysma e 120000 serbeve te saj jetojne ne veri, fare prane vete Serbise, dhe pjesa tjeter ne enklava te shperndara gjate gjithe pjeses tjeter te territorit.

    Cdo dite prej 17 shkurtit, serbet e Kosoves kane protestuar ne veri te qytetit te ndare te Mitrovices. Atje ka pasur disa incidente te dhunshme, kryesisht pergjate kufijve te Kosoves, por edhe ne pjesen serbe te Bosnjes. Serbet dhe shqiptaret ne forcat e policise se Kosoves nuk po punojne me se bashku ne veri dhe lindje te Kosoves. Por deri tani ne enklavat, jeta ka vazhduar me pak ndryshime. Vojisllav Koshtunica, Kryeministri i Serbise, ka thene se "Serbia ka ndermend te administroje pjese te Kosoves ku qytetaret besnike akoma vazhdojne te shikojne nga Beogradi per qeverisje". Duket se kjo politike e tij fillimisht eshte duke marre kontrollin e plote te veriut te Kosoves, por te adoptoje nje afrim pak me te ngadalte drejt enklavave, keshtu qe te mos provokoje nje reagim te ashper te shqiptareve dhe nje eksod te serbeve.

    Si BE-ja, e cila mendohet se do te zevendesoje misionin e OKB ne Kosove, planifikon te merret me kete eshte pyetja tjeter e madhe. Ne vete Serbine pyetja eshte nese qeveria mund te mbijetoje. Ajo eshte e ndare midis atyre si z.Koshtunica, te cilet mendojne se Serbia duhet te braktise rrugen e integrimit evropian dhe ata si Bozhidar Djelic, zv/kryeministri, te cilet argumentojne se, megjithese Serbia nuk duhet te njohe Kosoven, ajo nuk duhet te braktise ambiciet e saja drejt BE. Duke permendur se Kina, Brazili, India dhe Rusia mbeshtesin Serbine, ai thote me gezim se "bota e ardhshme eshte jona". Me 25 shkurt, Dimitrij Medvedev, presidenti i ardhshem rus, fluturoi drejt Beogradit per te premtuar mbeshtetjen e tij.

    Pak dite me pare, rreth 200000 njerez u mblodhen ne qender te Beogradit per te protestuar kunder pavaresise se Kosoves. Turmat grabiten shume dyqane dhe i vune flaken ambasades amerikane. Duke iu druajtur nje pritjeje armiqesore, Presidenti pro-evropian, Boris Tadic, e rregulloi qe te kalonte te gjithe diten ne Rumani. Ne menyre te pashmangshme disa serbe vune re ndryshimet. Njezet vjet me pare serbet ne mitingje masive ku degjonin fjalime te mbushura me emocion mbi Kosoven nga Sllobodan Milloshevici, i cili me vone i coi ata drejt luftes, ndersa rumunet ishin akoma duke u shtypur nen diktaturen e Nikolae Causheskut. Fjalimi i z.Koshtunica te kujtonte ne menyre shokuese ato te Milloshevicit - por Rumania tani eshte ne BE dhe ne NATO.

    Marko Bllagojevic, nje opinionist, veren megjithate se shkalla e vleresimit per z.Koshtunica per te ardhur keq eshte e ulet, "ju nuk mund te mohoni se ai eshte nje politikan shume i shkathet". Taktika e z.Koshtunica duket se eshte ajo e perdorimit te ceshtjes emocionale te Kosoves per te rindertuar mbeshtetjen e tij dhe spekulon me kredencialet e veta patriotike kunder atyre te partnereve te tij pro-evropiane ne koalicion. Ata tani jane duke u damkosur si tradhtare nga pjesa me e madhe e shtypit serb.

    Ivan Vejvoda, i cili drejton Balkan Trust for Democracy, nje kontribues per ceshtje te drejta, mendon se qeveria do te vazhdoje te qendroje e bashkuar te pakten deri ne vjeshte kur, pasi te gjithe emocionet do te ulen, pro-evropianet mund te mobilizojne ate qe ai e quan shumica e heshtur e Serbise. Kjo eshte haptazi strategjia e z.Delic. Ai eshte i hidheruar per BE, duke argumentuar se prej renies se Milloshevicit ne 2000, Serbia "nuk ka marre asgje". Por ai shton se tani nuk eshte koha per terheqje ne nje strofkull duke thene "ne ju urrejme juve".

    Serbia u bllokua kohet e fundit prej Hollandes qe te nenshkruante nje marreveshje stabilizimi dhe asocimi me Brukselin, zakonisht hapi i pare drejt anetaresimit ne BE. Duke nxjerre nje kopje te ketij dokumenti te madh, z.Delic thote se Serbia duhet te tregohet e shkathet. Ajo do te luftoje diplomatikisht Kosoven, thote ai, por shpreson se situata ne terren do te qetesohet dhe insiston se eshte ne interesin me te mire te Serbise per te implementuar ne cdo menyre marreveshjen, per te fituar kohe. Z.Delic beson se nje politike e tille e kujdesshme, madje mundet te jape si shperblim statusin e kandidatit ne BE deri ne fund te vitit, plus nje levizje te lire dhe pa viza ne pjesen me te madhe te vendeve te BE. Nese z.Delic do te ishte pergjegjes, kjo mund te ndodhte - por ai nuk eshte. Z.Blagojevic paralajmeron se, meqenese Kosova eshte nje ceshtje emocionale dhe jo nje ceshtje racionale, parashikimet mbi ate se si do te duket Ballkani pas rremujes per ata qe banojne ne Kosove jane te rrezikshme.

    Marre nga: "The Economist"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Pėr ne shqiptarėt fare s'ka fort rėndėsi tani mė se ēfarė ngjetė me Koshtunicen apo edhe mė tė tjerė si ai. Pėr ne me rėndėsi ėshtė qė tė vėjmė sa mė parė mardhenje diplomatike me vendėt qė nA KANĖ pranue dhe me i grahė Punės.

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Serbi, presidenti shperndan parlamentin. Zgjedhje me 11 maj

    Fundi i legjislatures se Koshtinices erdhi si pasoje e krizes qe perfshiu qeverine pasi kuvendi hodhi poshte javen e kaluar rezoluten anti- BE. Shkak i mosmarėveshjeve ishte pikėrisht Kosova

    Presidenti serb Boris Tadic ka dekretuar sot shperndarjen e parlamentit, duke shpallur ne te njejten kohe zgjedhje te parakoshme parlamentare, te cilat do te zhvillohen ne 11 maj, ne te njejten dite kur do te mbahen edhe zgjedhjet per pushtetin lokal. Lajmi eshte bere publik nga zyra e kreut te shtetit serb permes nje njoftimi per shtyp.

    Ditėn e hėnė kryeministri Vojislav Koshtunica mblodhi qeverinė pėr herė tė fundit duke i kėrkuar zyrtarisht Tadicit tė shpallte zgjedhjet e reja. Fundi i legjislatures se Koshtunices erdhi si pasoje e krizes qe perfshiu qeverine pasi kuvendi hodhi poshte javen e kaluar rezoluten anti- BE. Shkak i mosmarėveshjeve ishte pikėrisht Kosova.
    Liberalet, mbeshtetes se presidentit Tadic ne koalicionin qeveritar kerkonin vazhdimin me cdo kusht te bashkepunimit me BE-ne, nderkohe qe nacional-konservatoret kerkonin vazhdimin e bashkepunimit me Unionin, vetem nese njihej integriteti territorial i shtetit serb, qe sipas tyre perfshinte brenda kufijve edhe Kosoven.

    Qeveria e Koshtunicės pati vetėm njė vit jetė. Tashmė lideret e BE kanė bėrė thirrje qė serbėt tė votojnė pro forcave demokratike pėr tė siguruar tė ardhmen e Serbisė drejt Europės.


    (e.m/Ansa)

Tema tė Ngjashme

  1. Serbia e tandemit Tadiq-Koshtunica...
    Nga Sabriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2007, 13:26
  2. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Expert Argues Why Serbia Would Be Better Off Without Kosovo
    Nga Leila nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 04:50
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •