Shekulli XXI ndezje e motorit të historisë për Shqiptarët !!!
Çka u sakrifikua për hir të pavarësisë së Kosovës ?...Kjo është një ndër pyetjet që shpesh qytetarët e Kosovës e parashtrojnë , dhe kjo është tashmë e ditur për hir të një të ardhme më të mirë dhe të lënies pas krahëve të një të kaluar plotë lodhje dhe demoralizim e sakrificë të madhe historike si dhe për të gëzuar lirinë dhe rrugëtimin e mbarë aty ku ishte ndalur pamëshirshëm e ardhmja e këtij populli nga pushtuesi serb është bërë një lëshim aksidental jo i rastit pra „kompromisi historik dhe eklektik“ .Kështu duke u nisur nga kjo mund të themi se pasi ishin krijuar disa kushte dhe pas një procesi të gjatë historik Kosova erdhi në atë moment që të lëviz në drejtim të duhur të në një të ardhme përcaktuese pra shtetësia e saj .Pra në këtë mënyrë Republikë së Kosovës i ishte përcaktuar një vend në botën demokratike dhe civilizuese që me shekuj ishte shlyera nga hartat e botës dhe Europës, për shkak se në ato shekuj kur kombi shqiptarë po copëtohej dhe kur ishte servuar si specialitet për ndarje të aktorëve që ishin pjesëmarrës në këto beteja e që në fakt ishin totalisht të humbura edhe pse në atë kohë dukej se diçka po fitohej. Tani shekulli XXI e gjeti popullin tonë në një pozicion mjaftë të favorshme sepse mbështetja e madhe e botës demokratike dhe gabimet e kaluara filluan të përmirësohen duke kryer një obligim historik të shtrembëruar me shekuj dhe duke e drejtuar atë gabim me njohjen e Kosovës shtet nga aktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë .Thjesht në këtë shekull, për shqiptarët ishte ndezur motori i historisë i cili ishte fikur dhe kishte filluar të ndryshket nga mos ndezja e tij me shekuj ky motor tani po riparohet është në funksion të së ardhmes së kombit shqiptarët dhe rajonit në përgjithësi si në procesin e integrimit ashtu edhe krijimit të një miqësie të mirë me fqinjët sepse sic dihet miqësi e fqinjëve në Ballkan në të kaluarën ishte e sëmurë. Ndërsa ky procesi i nisur në Ballkan me pavarësinë e Kosovës është një e mirë që i kontribuon dhe do i kontribuoj edhe në të ardhme botës demokratike dhe burgjet e kombeve që ishin si model dhe konsideroheshin moderne nga disa doktrina që ishin më tepër të tipit iluziv dhe fantazues siç ishin në Ballkan ato doktrina nxitëse serbe që burgosnin të ardhme e popujve e në këtë rast të popullit të Kosovës . Me gjithë arritjet e deri tashme në Ballkan që nga shpërbërja e Jugosllavisë e deri në pavarësimin e Kosovës serbi ende nuk i ka këputur frerët dhe ende nuk e ka hequr nga dora thikën dhe pasionin e saj , si dhe ende nuk i ka lënë të vdesin farërat shpërthyese të mbjella në shpirtrat dhe zemrat e tyre për t’u demokratizuar dhe kulturuar por si duket serbët e kanë keqkuptuar demokracinë dhe është bërë një stacion dyshim edhe për botën demokratike në përgjithësi. Mund të thuhet se kjo për Ballkanin është një epokë e trishtuar sepse Serbia ka mbështetjen edhe të një vendi që njësoj e ka keqkuptuar demokracinë dhe po jeton me letargjinë e humbjes siç është Rusia dhe kjo jo vetëm se tregon se e kundërta gjendet në serbi dhe rusi por se edhe vetë ata dromca individësh për bëjnë politikën shtetërore në këtë shtete jetojnë me të kundërtën dhe nuk shohin aspak botën reale , thjeshtë ata mundohen ta mishërojnë puplajnë e në anën tjetër nuk shohin se zogu po ngordhë pra e ardhmja e tyre po vdes sepse kjo gjendje është e kundërta e botës demokratike dhe civilizues siç po veprojnë serbia dhe Rusia .Kjo vello e mosdijes brenda këtyre shteteve na lenë të kuptojmë se vija midis bindjes dhe përshtatjes me faktet e lindura është larg njëra tjetrës dhe se mbyllja edhe më tepër në vetvete çon në shkatërrim dhe degjenerim ,pra në këtë mënyrë Serbia dhe Rusia iu kanë rikthye politikës së vjetër dhe ndërtimit të mureve të gjata ndarëse në mesë botës demokratike dhe asaj neokomuniste apo staliniste. Ndërkaq do vij një kohë kur vetë Rusia dhe Serbia do kërkojnë ndihmën e botës demokratike, sikur një gruaje që i zihet fryma gjëja e parë që bënë mjeku është heqja e Koresë kështu në të ardhmen do kërkojnë këto shtet sepse dashur a padashur ata do i binden dhe do i besojnë këtij realiteti të ri të botës demokratike dhe bashkësisë ndërkombëtare në raport me çështjet që zgjidhen në mënyrë globale. Dhe krejt në tani procesi i rrugëtimit të Kosovës si shtet po shkon drejt veshjes së këtij fakti ( pra shtetësisë )me domethënie juridike dhe se integrimi i shtetit të Kosovës në Unionin Europian është zgjedhja më e mirë në qoftë se institucionet e Republikës së Kosovës punojnë në këtë drejtim duke ndryshuar së pari me një shartim shpirtërorë , kulturor e social dhe ekonomik ,e pastaj duke iu afruar kulturës së civilizimit europian dhe sistemit të vlerave të kësaj familje që po shkon drejt zgjerimit historik.
Krijoni Kontakt