• Lajmi është bërë I ditur nga disa media kosovare të cilat thonë se kreu I Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të jetë gjatë muajit prill në Kosovë, fill pas samitit të NATO-s I cili do të zhvillohet në Bruksel
Pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj në mënyrë të menjëhershme nga presidenti I amerikës, Xhorxh W. Bush mund të vizitojë Kosovën së shpejti. Lajmi është bërë I ditur nga disa media kosovare të cilat thonë se kreu I Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të jetë gjatë muajit prill në Kosovë. Për një lajm të tillë I cili do të thotë shumë për shtetin më të ri të botës, mediat kosovare I referohen një lajmi të bërë publik nga mediat kroate. Sipas këtyre mediave presidenti Xhorxh Bush do të jetë në Kosovë fill pas samitit të NATO-s I cili do të zhvillohet në Bruksel. Mediat kroate gjithashtu bëjnë të ditur se presidenti Xhorxh W. Bush do të vizitojë Kroacinë menjehërë pas samitit të NATO-s dhe po sipas këtyre burimeve ai mund të vizitojë edhe Kosovën. Nëse ky informacion konfirmohet kjo do të ishte vizita e dytë e një presidenti amerikan në një territor me popullsi shqiptare. Ndërkohë presidenti Bush vizitoi edhe Shqiperine në datën 10 qershor të vitit të kaluar, një vizitë historike që tërhoqi vëmendjen e të gjithë komunitetit ndërkombëtar. (News24/Balkanweb)
http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=17212
Krijoni Kontakt