Ne kete forum kemi folur e kemi folur per dashurine,tradhetine,ndjenjen e shume e shume te tjera...
Nuk e di a eshte diskutuar kjo teme me pare dhe nqs nje e tille ekziston,atehere kjo qe une po shkruaj mund te fshihet..
Do te doja te diskutoja me ju dicka qe nuk eshte aspak personale po e marre nga jeta....
Sic e kam thene edhe me pare,kam ikur ne moshe te vogel nga vendi im dhe jetoj jashte qe prej 17 vjetesh..
Dua te them qe me ben pershtypje sesi njerezit dashurohen nje dite dhe urrehen nje dite tjeter!!!
Ndarja te shume njerez ekziston dhe nuk kemi cfare te bejme per ta shmangur,pasi jo cdo gje varet nga ne!
Nje gje qe nuk arrij te kuptoj pse njerezit nuk arrijne pas kesaj te gezojne nje fare respekti per njeri tjetrin dhe te mbajne nje miqesi sado e vogel ose e madhe qofte,per hir te asaj qe kane kaluar bashke?
Perse ekziston urrejtja edhe ketu....perse duhet te ulim dhe te vrasim njeri tjetrin,a nuk do te ishte me mire te shmangnim nje gje te tille dhe te tregoheshim te matur edhe te pjekur,duke lene mbrapa dhimbjen dhe konfliktet e ndarjes dhe duke ja lene vendin dickaje qe eshte teper me e cmuar,dickaje qe tregon se jemi pjese e natyres humane dhe dime te vleresojme dike me te cilin kemi kaluar kohe me pare,te mira dhe te keqija bashke....
Perse njerezit e sotem nuk e pranojne nje gje te tille?
Ku qendron e keqja e saj?Cte keqe ka te qendrojme te tille....pse duhet ti bejme keq njeri tjetrit?
A mos eshte dashja e mbajtjes se miqesise per ate qe ka dashur,dicka qe do e ngushellonte te pakten me moshumbjen e plote te personit me te cilin ka njohur dhe jetuar ndjenjen e dashurise?!
Do te doja mendimin tuaj...
Krijoni Kontakt