"Kaini" ėshtė ki ini !!!
I dashur evlat , Edushka !
Letrėn tėnde tė fundit e mora dhe u gėzova pa masė. Thashė tė tė shkruaj njė letėr,
jo se kam ndonjė porosi po kot pėr hoby, siē i thoni ju andej sipėr, tė ksemolloisemi
si prindi me djalin me demek pėr ēlodhje. E mora atė pakon qė mė dėrgoje dhe m'u
bė qejfi. E mora dhe kasetėn me kėngėn tėnde e m'u bė di herė qejfi. Ja brezi
qė kemi rritur, i thashė Mehmetit. Edhe kėngėn e bėn vetė e s'e lė t'ia
bėjnė tė tjerėt si tė duan, po si t'i duhet. Me kėta djem mo, do eci pėrpara
kauza jonė e pėrbashkėt. Me shėndet mirė kam qėnė. Tani nė behar qė ndėrronet gjaku
mo, bėnem gjeth fare, sikur s'kam patur kurrė lėngatė e jam gati tė shkatėrroj
jo njė, po tre grupe antiparti njeherėsh.
Nuk jemi dhe aq keq sa thuhet kėtu nė ferr. Si tė mėsohet njeriu. Unė pėr vete jam
ambjentuar aq mirė. Le qė se mos kish ndonjė ndryshim ajo jeta jonė andej lart nga
kjo qė bėjmė kėtu. Ati-ati janė. Kam zėnė miq tė rinj. Nga tė gjitha kohėt, nga
tė gjitha moshat, se ferr hesapi kėtu, ka tė bardhė e tė zinj...
Mė hahet muhabeti me njėrin qė ka hapur njė tavernė kėto kohėt e fundit. Kain e
quajnė, zotni burrė. Ka vrarė tė vėllanė, ndaj e kanė prurė nė ferr po nejse. Ka
hapur njė tavernė trendy siē u thua ti atyre lokaleve tė shtrenjta. Ėshtė i biri
i Adamit e Evės. Ata qė thonė se krijuan njerėzimin, po unė s'i besoj ato broēkulla.
Pėr mua botėn e ka shpikur o Marksi, o Engelsi, se Lenini s'pati kohė e as vegla
pėr kėsi punėsh. Po nejse ai dhe emrin tavernės ashtu ja ka vėnė: Bujtina Adami
& Eva.
-Pse s'i vure ndonjė emėr tjetėr, - e pieta, - ndonjė nga kėta emrat amerikanė
qė s'i kupton dot njeri.
-Jo po dua ta vė nė nderim e pėr respekt tė prindėrve, Adamit e Evės. -Eh, se mos
i bėre ēirak sa qenė gjallė, po do t'i ngresh tani pėr sė vdekuri, - i thom.
-Po se mos ti e bėrė ēirak Halilin, tėt atė, - ma pret kopili. - Harrove qė u dogje
dhe Kuranin, meqė qe hoxhė, e vetė qeshje kur ngroheshe nė zjarr?!
-Ndrishe puna ime. Ai s'qe baba i denjė pėr njė baba udhėheqėsi, - i thashė,
- dhe thashė ta vdisja ca nga ca. Po i lėmė kėto, - i thashė, - se tė di njėsoj
jemi mė duket.
Po le ē'kopil ėshtė treguar. E ka bėrė tabelėn nė tė dy krahėt nė njė krah pėr
kaurėt: Adami & Eva, nė krah tjetėr pėr myslimanėt Ademi & Hava. Hanė e
pinė tė di, palėt pa mur nė mes, si ai qė po ngrihet nė Lindje tė Mesme siē mė shkruaje.
Po kėta mislimanėt vetėm ēaj pinė, e ankohet pėr xhiron, ndėrsa kėta tė krishterėt
dėnden me verė. Mė bie njėri njė broke tė madhe. Pije shoku Enver, - mė tha, - se
ėshtė gjaku i Krishtit! - Rrofsh i thashė, po e kam lėnė gjakun, s'e pi mė.
S'e pi, se s'ke, apo s'do?! Jo mor jo, kam pirė gjak sa tė duash atje
sipėr, po tani ma ka mbledhur diabeti. Po ti evlat e pi gjakun ndonjė ēikė!? Mė
thanė se atire tregėtarėve dhe ndėrtusave jua pi gjakun me opingė. Ashtu evlat ashtu.
Pirja e gjakut vetėm tė mira tė bėn, dėgjo mua.Nejse, vaēė njė ditė fund jave vveek end siē i thua zotrote, e gjeta tė ziun Kain
tė dėrrmuar. Kish pirė ca nga ato pijet imperialiste vicky me xhin e qe bėrė tapė.
Ja kish shkrepur tė qarit me kokėn mbi tavolinė. Ngreje kokėn, i thom. -Po unė kam
vrarė vėllanė tim, mė vjen keq, mė vjen turp. Bithė e plasur, i thashė. Po unė vrava
barinė qė e keshė nė vėnd tė babait e s'mė gjeti gjė. Le pastaj tė tjerėt pas
tij. Kur qan ti unė duhet tė vė kujen i thashė. Ngre kokėn se je burrė. E mblodhi
veten. Nga ajo ditė me qeras gjithnjė.
-Nga je ti, shoku Enver? - mė piet njė ditė. -Nga Shqipėria, i thom. Andej marr
furnizimet me zarzavate pėr dyqanin, tim thotė. Luaj mor vendit, i them, e ke gabim.
Atje s'ka pėllėmbė tokė tė lirė se e mbusha vetė mė bunkerė. Le qė dhe po tė
kish, se mos do t'i punojnė ata. Po s'qeshė unė t'ju fut drunė, s'punojnė
shqipėtarėt, as me para, e as me temena. Jo perimet mbillen nė Maqedoni, po tenderin
e ka fituar njė shqiptar dhe ai na i bie. -M'u bė qejfi qė pėr dobiēllėqe tė
tilla, ju punon mėndja djemve atje sipėr.
S'e ke idenė ēfarė njeriu i mirė ėshtė Kaini. Mė dėftoi biografinė atė ditė
qė qe i dehur. Ngjanim nė shumė gjėra ndaj mė pėlqeu firauni. Mė dėftoi pėr perėndinė,
se si i kish krijuar Kopshtin e Edenit ku jetonin prindėrit e tij. Eh e ke mirė
ti, o Kain vėllai, se ta krijuan tė tjerėt kopshtin. Po unė qė e krijova vetė Edenin
atje sipėr, dhe ika e e lashė tė ma bėjė rrush e kumbulla ai firauni i Thanasit.
Po nejse, nejse dhe njė ēikė degjenerim do ketė pasur, se ai thotė qė ata rrinin
lakuriq nė atė Kopshtin e Edenit. Kanė histori interesante kėta tė fesė! Ti, besoj,
mbase i di, se je vetė kaur, po unė s'i kam ditur. Mė kėnaqi Kain vėllai me
historitė e biblės. Mė tha se tė parėt e tij iknin lakuriq meshkuj e fėmra. Unė
s'ja besoj tė tėra, se e di ti qė jam ateist, po nejse. Kėtu, si nė burg, ngaqė
s'ke ē'tė bėsh, i dėgjon historitė dhe nga dhjetė herė e tė duken interesante.
Mė tha qė ajo gruaja, Havaja a Eva, quaje si tė duash, hėngri koqen e mollės fshehurazi
dhe zoti e dėnoi. Tė kish ngrėnė nė kohėn time ndonjė gjė tė ndaluar, unė i kėpusja
kokėn, i thom Kainit. Epo Zoti ka mė shumė mėshirė se ti, nuk ėshtė sa ti i pashpirt.
-Pse jam i pashpirt mor firaun, nuk e fala Nakon unė. -E fale, po e vrave mė pas.
Dmth., e ruajte pėr njė vakt tjetėr. Po nuk kish pasur faj ajo gruaja, e kish mėsuar
gjarpėri tė bėnte paudhėsira. Ja si Ramizi qė mėsonte Nexhmijen time. Le kur mė
dėftonte pėr pėrmbitjen e madhe. M'u kujtuan kėto vitet '90 kur shpėtove
vetėm ti evlat, nga raca jonė e keqe, ashtu mo si ja thoshim e kuqe!... Qė tė vazhdonte
raca me demek. Pastaj nisi fillimi i ri. Nuk e di si e dėftojnė andej nga kampi
i myslimanėve kėtė, se nuk mė qasin, meqė s'jam bėrė synet, po pak rėndėsi ka.
Shiqir qė shpėtuat ju nga ajo pėrmbitja e madhe.
Mė vjen njė natė nė derė njė grua me leshra lėshuar, ja shih Bulen tuaj. Aman shoku
Enver, ti qė je mė i mėnēmi, mė i drejti, mė i forti mė i... Lėri moj kėto, i thashė,
po thuamė ē'hall ke!? - Po ja, ti e ke shok atė Kainin qė ka hapur tavernėn.
Dua tė mė marrė nė punė djalin, se kemi mbetur keq. Ē'je ti moj malukate, i
thom. Romake shoku Enver, nga Roma e vjetėr, vėndallije denbabaden. Jam e ėma e
Neronit, perandorit tė dikurshėm tė Romės. Pies Foto Ēamin, se atė kemi mė tė kėnduarin
e birosė. Ē'ėshtė ki Neroni mo? - Nuk e di. - Si s'e di, po pse kot tė shkolloi
partia deri nė Bashkim Sovjetik tia!?
-Atje, dmth., nė BRSS, qė nga Lenini e kėtej na e fillonin historinė. Ē'faj
kam unė i shkreti se bota ka ekzistuar dhe para komunizmit! Piet Aleks Budėn, se
ai i di kėto, ėshtė marrė mė varre, me ilirė e me pellazgė tėrė jetėn. Vjen Aleksi
me temena. Ju patjetėr e dini shoku Enver, vetėm se nuk ju kujtohet pėr momentin.
-Lėri more denglat, po thuaje, se tanėt jemi kėtu tė gjithė, e s'na del llafi.
- Neroni ėshtė njė perandor mizor qė dogji Romėn, dmth., qytetėrimin romak qė vrau
nja tetė gra e tre-katėr mijė ushtarė robėr, ndėrsa kjo ėshtė e ėma. Thonė se kanė
pasur njė inēest tė dy, ndaj janė kėtu nė ferr.
-Pse s'thua qė qėnka burrė zotni ki Neroni?! -Po ē'punė do bėjė? - i thom
tė jėmės. Oh ai ėshtė kėngėtar i lindur, ka njė zė qė ja dhjet dhe Luan Zhegut tuaj.
Veē ta dėgjosh kur kėndon live. Qoftė e bėrė, qėnka burrė zotni ki qė ka djegur
Romėn. Harrova tė thom se e zgjeroi tani nė behar bujtinėn Kaini, e natėn ka kthyer
nė pub. Pinė gjithė udhėheqėsit birrė me patatina e lozin poker si ju, tek pub rozafa.
Neroni kėndon live nga ora 12 deri nė 4 tė sabahut allafrėnga. Veē tė shohėsh dens,
rep, hip-hop. Unė pėr vete jam bėrė ca R&B, po kėta metalistėt, Hitleri me shokė,
s'i duroj dot as kėtu, na ēanė veshėt! E qė thua ti, dėgjoj njė natė afėr sabahut...
Neroni live, kėndonte njė kėngė pėr Romėn.
Roma, nė zemrat tona
edhe e djegur
sido tė jesh
ti je e jona.
I ngrihem i vete atje me atė bastunin qė mė kanė dhuruar punonjėset e kombinatit
"Misto Mame" pėr ditėlindje. Ē'e ke kėtė kėngė ti!
-Hip-hop shoku Enver, mė thotė.
-More s'tė thom pėr hop-hopin unė, po ku e ke marrė. Ti vetė e dogje Romėn,
pse bėn sikur t'u nxi trapi tani. -E, shoku Enver, se ti mos e bėre ēirak Shqipėrinė!...
-E di ti, more firaun, qė kjo ėshtė pirateri. Tė tė zėrė Sefedin Ēela, tė bėn gjėmėn.
Kish kopjuar kėngėn tėnde firauni, gjen tenxherja kapakun thuaj! -Mos tė ta dėgjoj
mė, se mė kujtohet pėrmbitja e Tiranės Erdhi e na ndau Kaini, se kushedi ē'do
i keshe bėrė. Pimė nga njė gotė.
Ah ē'burrė i lartė je more Kain. Ah qė s'tė njoha nė tė gjallė, se do jeshė
bėrė njė oficer i shkėlqier Sigurimi. Hajt mo, se nipėrit e mi ishin dhe ata qė
kishe, - mė tha, - s'mė mbetet qejfi, pėr kokė tė fėmijėve.
S'i paskej ngrėnė akoma fėmijėt e tij me ē'mora vesh. M'u ankua pėr
biznesin. -Ky cerberi ėshtė mė keq se Nanua juaj atje lart. Na griu me taksa, nuk
na lė tė ngrėmė kokė. Le qė seē e ka shpallur dhe zonė pedonale kėtė cepin e ferrit
ku ėshtė pubi im dhe mė mori nė qafė, ra klientela. Tani njerėzit do hyjnė mė njė
biēim karte elektronike. Dmth., siē hinin nė kohėn time me leje tė drejtorisė sė
ditė nė Bllok njerėzia. Po dhe ti o evlat, e keshe bėrė nė Tiranė. Mė tha Bedriu
qė erdhi tani kėto ditė sa bėri dorėzimet e sa mori rrobat, se dhe ti e keshe bėrė.
I kishe vėnė njė derr zinxhiri udhės pėr nė Bllok. Ashtu tė lumtė se u bėmė si kėmbėt
e dhisė. Nė Bllok s'mund tė hijnė tė gjithė, se ē'u pa puna. Vuri nja di
ushtarė nė krie rrugės, se ngjan mė mirė, dėgjo mua. Pse si tė dukesha unė tia,
qė s'lija njeri asaj udhe veē njerėzve tanė. Tani kthimi nė identitet mund tė quhet i pėrfunduar, se u ktheve tek unė nė shumė gjėra, o evlat! Me kaq them ta mbill se mė vajti ora e bilardos me Kainin. E kemi bėrė mė xhin kush humbet. Tė fala gjithė njerėzve tanė, gjithė atire qė mė duan e i dua.
PS.
Po t'u bė mbarė, mė dėrgo nja di ēupa nga ato qė iu jep me qira diplomatėve
tė huaj kur vinė nė Tiranė pėr t'i futur nė thes. Tė dinė tė kėndojnė po dhe
tė jenė njė ēikė tė mbajtura. Me njė fjalė tė mos i mbajė Kaini me bukė, po ta nxjerrin vetė bukėn e tire. Pėrqindjen e fitimit ta dėrgoj nė rastin mė tė parė. Kėtu bėjnė goxha para ēupat. U mejtoj tė mos i mundoni kot duke i dėrguar nė Itali e Greqi. Diskutoje me shokėt. Kujdes mos iu zbulon linjėn Interpoli se mė kanė thėnė qė kanė nisur ca hetime pėr atė punėn e organeve.
Nga Kaini ke shumė tė fala tė pėrzemėrta.
Rroftė Partia jonė e lavdishme e Punės!
Rroftė populli shqiptar!
Rrofshi ju...
Krijoni Kontakt