Kam ne kompjuter windows xp, dhe dua qe pervec tij te instaloj dhe Linux...i vetmi problem qe kam eshte se me kane thene se kur krijoj particionime per Linux me formatohet i gjithe hdd.A eshte e vertete e si mund ta shmang.....
Kam ne kompjuter windows xp, dhe dua qe pervec tij te instaloj dhe Linux...i vetmi problem qe kam eshte se me kane thene se kur krijoj particionime per Linux me formatohet i gjithe hdd.A eshte e vertete e si mund ta shmang.....
Eshte e vertete nqs perdor particionuesin e XP.
Por fatmiresisht shumica e distribucioneve Linux ( te paketen Mandrake dhe SuSe te cilet i njoh) kane programe per te krijuar particione te reja pa humbur informacionet qe ke ne disk. Per te perdorur keto programe duhet te fillosh procesin e instalimit (s'ke mundesi ti perdoresh nga Windows).
Zgjidhja tjeter eshte te perdoresh Partition Magic i cili eshte program qe funksjonon ne Windows (versioni 8 kompatibel XP) dhe eshte me pagese. Eshte me i thjeshti dhe me i sigurti per te ri-dimensionuar dhe krijuar particione (ke mundesi te krijosh dhe particione Linux).
Kurajo!
Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !
Falemnderit per pergjigjen, Partition magic e kam dhe besoj se keshtu do ta filloj instalimin.Kam edhe nje pyetje tjeter ... cinstalimi i linuxit te hap probleme?
Pak a shume Roni te jep zgjidhjen. Po te kerkosh ne keto forumet e informatikes do te gjesh edhe nje diskutim te mehershem per instalimin e linux.
Ki parasysh qe:
1. Nese instalon Red Hat 8.0 (te rekomandoj Red Hat) mos zgjidh instalimin automatik te versioneve te red hat si workstation ose server, por zgjidh custom install qe te jep vete ty te drejte te krijosh partitions. Red Hat mund ta ndaje hard drive per ty automatikisht, por nese ia le ne dore programit, ka per borxh ta fshije te gjithe informacionin e XP pasi e shikon hard drive si nje te vetem.
2. Ideja me e mire eshte instalimi i Partition Magic dhe krijimi i nje partition te re (sa me afer me partition e Windows) dhe ne ate partition te besh instalimin e linux. Pra partition ku eshte instaluar windows xp ti nuk e prek me dore fare, e le sic eshte.
3. Si boot loader mos zgjidh lilo por Grub qe eshte default per red hat qe prej versionit 7.2. Avantazhi i GRUB eshte se shkruan ne Master Boot Sector te kompjuterit pa qene nevoja qe ju te beni ndonje konfigurim manual. Grub e dallon partition e windows dhe te red hat dhe i rendit te dyja ne hapje. Windows XP do te jete e renditur si DOS.
Nese i ke parasysh keto gjera, dhe e ben ndarjen e hard drive sic duhet nuk duhet te kesh probleme fare ne instalim. Gjithmone eshte mire qe ti heshedh nje sy dokumentacionit te redhat per instalimin perpara se ta besh kete.
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Krijoni Kontakt