• Altin Latifi
Ka pėrfunduar sėrish me tension ndeshja e djeshme mes Elbasanit dhe Shkumbinit, ku nė fund ka ndodhur njė tjetėr akt i ēuditshėm. Verdheblutė arritėn tė triumfonin 1-0, falė njė goli tė shėnuar nga Ardian Nuhiu nė pjesėn e parė, por fundi i takimit do tė sillte edhe njėherė momente aspak tė kėndshme. Mė saktė, ka qenė njė konfrontim mes futbollistit maqedonas tė Elbasanit Nikola Karēev dhe deputetit tė Peqinit Dashnor Sula, gjithnjė i pranishėm nė ndeshjet e Shkumbinit. Tė dy mėsohet se nuk janė gjatė ndeshjes, kur ishin nė tribunė, por vetėm pas saj. Nė fakt, Karēev ka qenė i pezulluar dhe nuk ka luajtur, ndėrsa Sula ishte nė tribunėn e “Rruzhdi Bizhutės” duke parė nde-shjen dhe si tifozė i zjarrtė, nė fund ka qenė tepėr i nxehur pėr humbjen. Persona tė pranishėm nė ato momente nė stadium, thanė se deputeti e ka gjuajtur me njė shkelm tė lehtė lojtarin maqedonas, nė pėrfundim tė takimit. Askush nuk ka dhėnė arsye, por duket se gjithēka lidhet me pėrthyerjen e krahut ndaj peqinasve nga Karēev pas shėnimit tė golit nė Kupė 10 ditė mė parė. Nė fakt, gjėrat janė shuar shpejt, por njė gjė e tillė nuk ėshtė pritur mirė nė gjithė ambientin verdheblu.
Precedenti
Ėshtė hera e dytė brenda pak ditėsh qė deputeti i PD-sė Dashnor Sula vihet nė qendėr tė problemeve pas njė ndeshje futbolli. Pak ditė mė parė, nė pėrfundim tė takimit Elbasani-Shkumbini tė vlefshėm pėr tė tetat e finales sė Kupės, ai pati njė konflikt verbal me tifozėt elbasanas, qė gjithsesi e patėn ofenduar gjatė gjithė ndeshjes. Mė pas, deputeti qėndroi nė pritje tė sulmuesit Skerdi Bejzade nė Qafė Krrabė, ku tentoi madje ta hidhte me makinė. Njė gjė e tillė bėri qė Bejzade tė shoqėrohej me polici deri nė Tiranė.
Incidentet
Takimi i djeshėm ka qenė shumė mė i qetė nė krahasim me atė pėr Kupėn e Shqipėrisė 10 ditė mė parė, megjithatė, ndeshja Elbasani-Shkumbini nuk mund tė mos ofronte momente tensioni. Nė pėrfundim tė takimit nuk munguan sharjet e problemet mes dy tifozerive, duke bėrė qė policia tė shoqėronte nė komisariat 11 persona. Ata janė gjobitur pėr prishje tė rendit e tė qetėsisė publike e mė pas janė lėnė tė lirė. Gjithsesi, nga tė dy kampet, gjendja ėshtė vlerėsuar shumė herė mė e qetė se takimi pėr Kupė.
http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=32051
Krijoni Kontakt