Erdhem ne kete jete duke qare, a thua se e dinim ate ēfare do na priste me tej. Por, dalengadale, duke u rritur, mesuam dhe se si te qeshim, kur prinderit apo te afermit e tjere na genjenin me biberona apo lodra te ndryshme. Avash avash na dolen dhe dhembet, qe te kishim mundesi te pertypnim ushqime te shumellojshme, per te provuar kenaqesi te ndryshme. Me pas filluam dhe te ecim, te vrapojme, te vrapojme... Te gjitha keto jane nje mrekulli. Dalengadale filluam te mesojme gjera te reja, te shkruajme, te lexojme e te mendojme per gjera te ndryshme, nganjehere edhe abstrakte. Por, perveē ketyre te mirave, me kalimin e kohes mesuam dhe gjera te keqia. Si psh, te genjejme ne raste te veēanta per nje arsye apo per nje tjeter. Nga nje dashuri e humbur apo tradheti mesuam te urrejme. Sot ne bote jetojne rreth 6 miliard njerez. Pothuajse shumica nga keto njerez kane genjyer nje here te vetme ne jete. Imagjinoni, nder breza, nga 1 genjeshter per ēdo njeri sa e kane shtremberuar rrugen e drejte. Jeten te gjithe e jetojme, marrim nga ajo te gjitha kenaqesite e mundeshme. Por nganjeher ajo tregohet e padrejte me ne, na fal hidherim, dhimbje apo urretje. Por a nuk jemi ne ata qe e kemi genjyer jeten fillimisht? Duke pare te gjitha keto, a nuk jemi ne njerezit e thjeshte, qe i kemi bere shume padrejtesi jetes dhe ajo gjithmone na eshte kthyer me te njejten monedhe....
Krijoni Kontakt