Ngushellime te gjithe familjareve....
Kjo eshte me te vertete nje tragjedi e madhe..
Ngushellime te gjithe familjareve....
Kjo eshte me te vertete nje tragjedi e madhe..
Deputeti i zones se Farkes shpreh ngushëllimet e tij për
familjarët dhe të afërmit e tragjedisë së dhimbshme, që ndodhi
në liqenin e Farkës
Deputeti i zones se Farkes, Nikollaq Neranxi shpreh
ngushëllimet e tij për familjarët dhe të afërmit e tragjedisë
së dhimbshme, që ndodhi në liqenin e Farkës, ku humbën jetën
16 qytetarë. Ai eshte shprehur se ngjarje te tilla, si kjo e
sotmja, duhet te sensibilizojne te gjithe personat për të
marrë masa per parandalimin e ngjarje të tilla të nivelit të
tragjedive. "Nuk më vjen mirë që të përdoret tragjedia, si
shkas për të kryer detyrimet që ka politika dhe shteti
shqiptar. Për të parandaluar që të mos ndodhin tragjedi të
tilla, duhet të merren masa që më parë. Duke shprehur edhe
njëherë dhimbjen tonë për këtë ngjarje të rëndë, rikujtojmë se
nëse do të lejoheshin me ligj mjetet e lundrimit, varka duhet
të ishte pajisur me mjete shpëtimi dhe 16 jetët të pajisur me
mjete shpëtimi, do të kishin shpëtuar” shprehet deputeti
Neranxi ne deklaraten e tij
“Për të parandaluar ngjarje të tilla duhet të merren masa
sigurie, si psh. në lokalet publike, kinema, bar-e,
restorante, disko dhe pub-e duhet të kenë daljet e emergjencës
që sot nuk ekzistojnë” tha Neranxi.
© Copyright 2008 BalkanWeb.com
Takohemi në Ditën e Gjykimit
Presidenti i Republikes, Bamir Topika shprehur publikisht
ngushellimet per familjaret, te afermit e te cileve humben
jeten ne Liqenin e Farkes
Tirane-Lajmin e humbjes se jeteve te pafajshme ne tragjedine e
Farkes e ka percjelle me trishtim edhe Presidenti i
Republikes, Bamir Topi, i cili ka shprehur publikisht
ngushellimet per familjaret, gjate vizites se tij ne Bashkine
e Rreshenit.
“Sinqerisht nuk mund te gjej fjale per te pershkruar dhimbjen
dhe trishtimin qe me ka pllakosur ne momentin kur mora vesh
lajmin e kesaj tragjedie, qe perfshiu tre familje”, - u shpreh
Kryetari i Shtetit, duke vijuar: “Nje tragjedi e ketyre
permasave sigurisht te mbush me shume trishtim dhe njeriu e ka
te veshtire te zgjedhe fjalet e duhura. U konsumua nje
tragjedi, per fat te keq, ne konturet e nje absurdi. Nje
pakujdesi, te cilen ne po e ndeshim ne menyre shume te
shemtuar. Jane shume jete njerezish, jete njerezish qe fshihen
brenda disa çastesh. Ndjej nje hidherim shume te thelle, para
se gjithash per familjaret e mbijetuar, por une deshiroj
gjithashtu te ndaj dhimbjen time me dhimbjen e familjareve.
Deshiroj t’u shpreh edhe njehere familjareve ngushellimet me
te sinqerta. Zoti ju dhente kurajo dhe vullnet per ta
perballuar kete dhimbje kaq te madhe."
Me tej, Kryetari i Shtetit ka garantuar familjaret se “se
bashku me dhimbjen dhe hidherimin e thelle qe ndjej, deshiroj
te shpreh sigurine se te gjitha institucionet e shtetit
shqiptar do te jene prane familjareve, te cilet, ne keto
çaste, kane me shume se asnjehere tjeter nevoje per kurajo,
ndihme dhe mbeshtetje!”
© Copyright 2008 BalkanWeb.com
Takohemi në Ditën e Gjykimit
Qe ne oren 5 te mengjesit kur u zgjova, sapo hapa televizorin kete lajm degjova te parin. Me erdhi shume keq, sidomos per dy binjaket e vegjel, te cilet sot mbushnin plot 5 vjeç. Nje tragjedi e vertete.
Sot ka shprehur ngushellimet per familjet e te mbyturve edhe Shteti Shqiptar, dhe me vendim qeverie 6 marsi eshte shpallur dite zie dhe ne oren 12 eshte mbajtur nje minute heshtje dhe jane ngritur flamujt ne gjysmeshtize ne te gjitha institucionet shteterore te Republikes se Shqiperise.
Ngushellimet e mia te gjithe familjareve. Ishte me te vertete nje tragjeti shume e rende.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në liqenin e Farkës, afër Tiranës pas përmbytjes së një varke, ku 16 shtetas shqiptarë kanë humbur jetën, në mesin e të cilëve edhe fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate kur viktimat kishin marrë varkën pasi kishin darkuar së bashku në një nga restorantet pranë liqenit. Vetëm 4 veta kanë mbijetuar. Mendohet se varka është përmbytur nga mbipesha, pasi ajo mund të mbante vetëm 7 persona.
16 persona humbën jetën rreth orës 05 e 10 minuta pas mesnatës në Liqenin e Farkës, pasi varka e tyre u përmbys. 4 të tjerë shpëtuan. Mes viktimave ka edhe fëmijë të moshës 5 vjeçare, përkatësisht dy binjakë.
Shqipëria është sot në Ditë Zie kombëtare për të nderuar 16 personat që humbën jetën pak pas mesnate kur varka e tyre u përmbys në Liqenin e Farkës pranë Tiranës. Flamujt janë ulur në gjysmështizë dhe u mbajt një minutë heshtje në orën 12:00, për të nderuar 16 personat që humbën jetën rreth 10 minuta pas mesnate, kur varka e tyre u përmbys në Liqenin e Farkës, rreth 22 - 23 kilometra larg Tiranës, në rrugën që lidh kryeqytetin
me Elbasanin.
Katër persona të tjerë shpëtuan. Mes viktimave ka fëmijë të moshës 5 vjeçare, përkatësisht dy binjakë. Sipas të dhënave të para ngjarja ndodhi pas festimit të ditëlindjes së viktimave binjakë - Gersi dhe Rei Osmani dhe Alban Hysa.
Familja Osmani humbi 8 anëtarë. Kuvendi mbajti seancë plenare të posaçme dhe ndërpreu punimet, si dhe presidenti Bamir Topi vizitën në Rrëshen.
Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha shpalli 6 marsin, Ditë Zie Kombëtare.
“Ngushëllimet tona më të sinqerta, për të ndarë këtë zi të thellë me familjet Osmani, Hysa, Spahiu dhe Dibra, në qytetet e këtyre viktimave. Këshilli i Ministrave vendos të shpallë ditën e sotme - Zi Kombëtare - në nderim të viktimave të mbytura. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamujt kombëtarë të ulen në gjysmështizë. Në nderim të tyre të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet 1 minutë heshtje. Ndërkaq, ministria e Brendshme ngarkohet të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave”, ka thënë kryeministri |Sali Berisha.
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, thanë se ngjarja ishte shumë e rëndë dhe tragjike. Në morgun e Tiranës, ku u bë autopsia e kufomave, shkuan shumë deputetë e ministra.
Policia raportoi se tragjedia ndodhi shpejt, pavarësisht ndërhyrjes së skuadrave të shpëtimit, të Batalionit Special të ushtrisë, Repartit të Zhytjeve të forcave RENEA, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
“Sipas të mbijetuarve të gjithë shtetasit të ndodhur në motobarkë, kanë qenë duke darkuar dhe më pas janë larguar nga Bar-Restorant “Liqeni”, për të kaluar në bregun tjetër. Të 19 personat kanë hipur në një barkë të mbyllur, me një kapacitet normal për të transportuar 5 deri në 7 pasagjerë, çka ka sjellë dhe përmbysjen e menjëhershme të saj, diku në mes të liqenit, duke shkaktuar mbytjen, brenda pak minutave, të të gjithë personave në bord, në pamundësi për të dalë prej saj.
Nga të dhënat e marra në vendngjarje, u konkludua se viktima - shtetasi Afrim Dibra ishte pronari i Bar-Restorant “Liqeni”. Paraprakisht mendohet se është shkaktari i kësaj tragjedie fatale duke organizuar lëvizjen me motobarkë me 19 persona në bord”, ka thënë Alma Katragjini, zëdhënëse e Policisë.
Strukturat e shtetit ishin në gatishmëri të plotë dhe në vendngjarje, zv/sministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi dhe Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Muhamet Rrumbullaku.
Kjo është tragjedia e tretë me përmasa të mëdha në katër vjetët e fundit në Shqipëri.
Në 9 janar 2004, 21 emigrantë klandestinë u mbytën në detin Jon, kur udhëtonin drejt Italisë. Më 14 tetorit 2004, 16 nxënës nga Malisheva e Kosovës humbën jetën në një aksident, kur autobusi i tyre u rrëzua në
Fushë-Arrëz në rrugën Durrës-Kukës.
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Ngushellime familjeve se me verte tragjedi e madhe. 16 te vdekur.
Po keta te rriturit, aq veshtire e kane pasur per te notuar? 16 te mbytur nga 20 ne nje liqen si ai i Farkes.
Presidenti Sejdiu ngushëllon Presidentin Topi për tragjedinë në Liqenin e Farkës
Presidenti i Republikës së Kosovë, dr. Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi, me rastin e tragjedisë në Liqenin e Farkës, në afërsi të Tiranës, me ç’rast kanë humbur jetën 16 persona.
Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës për tragjedinë e rëndë që ndodhi në Liqenin e Farkës, në të cilën humbën jetën 16 qytetarë të Shqipërisë, thuhet në telegramin e presidentit Sejdiu drejtuar presidentit shqiptar, Bamir Topi.
Këtë lajm të kobshëm e kemi marrë me pikëllim të thellë të gjithë ne në Kosovë, ndaj Ju lusim z. President që t’ua shprehni ngushëllimet tona edhe institucioneve, familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit të Shqipërisë, thuhet në telegramin e ngushëllimit, të nënshkruar nga Dr. Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës.
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Tmerr, nuk besoj se ka fjale per te ngushelluar familjaret e te mbyturve, sidomos kur behet fjale per disa persona nga e njejta familje. C'fat i poshter per te gjithe po sidomos per dy persevjecaret binjake. Nuk di njeriu kujt ti hakerrehet perpara lajmeve te tilla.
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
cte thuash mor aman..
sapo e lexova ne balkanweb.. tmerr..
disa vjet me pare ndodhi nje tragjedi e tille ne liqen te prespes..ku nje klase gjimnazi nga katundet e poradecit.. hypin ne nje varke te kalbur e .. krejt klasa ..goxha djem e vajza humben jeten..
ja dhe tani ne farke nje nj b rezervuar mes malesh.. humbin jeten kaq njerez..
ku vete mo pronar i hotel restaurantit.. ku te con mushka o qyqar..
eshte zanat ..varka..lundrimi..e sigurimi i mjeteve lundruse..
ka shkolla per kto pune..ka letra zyrtare qe paisen mjetet e njerzit e ketyre mjeteve.. e ka zyra te posacme qe licensojne nje mjet lundrus e ekuipazhet..
saliiii.. te ndodhi nje here kjo pun ne prespe.. ne otranto e kudo..
po vjen vera.. e do msyjne katunaret e kosov ilirides nder plazhet shqiptare.. do shkojne te provojne trimerine kalamajte nder liqene e rezervuare..
ka nje serial filmik.. amerika me mich e pamela..pikerisht per kto ceshtje..
sikurse kerri nuk mund te dale ne rruge pa u kontrolluar nga zyrat e shtetit e pa u paisur me leje mjeti e shoferi..ashtu dhe varkat barkat e anijet e skafet.. kerkojne kontroll e kontroll e kontroll... e personel te licensuar..
jemi shtet a sjemi..
femijet e shkrete.. iken pa shijuar jeten..
nje tufe katundaresh.. qe injoranca i ndeshkoi tmerresisht..
le te nxjerre mesime.. qeverria me ata mijra rrogtare.. qe.. dine te bejne si europa.. vetem pushimet.. e qejfet..se punet i bejne akoma alla enver bangladesh e kine e viteve 60-te..
Lexova kete shkrim dhe nuk u durova pa bere nje pergjigjjje.
Ngushellimet me te perzemerta Familjareve te viktimave!
Duke shpresu se nuk do te ndodhin me te tilla tragjedi vdekjeprurese.
Gjak MalSori
Krijoni Kontakt