Close
Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 217 prej 217
  1. #211
    Citim Postuar më parë nga ^AngeL^ Lexo Postimin
    ky siper mkupton mu,paskemi ne nje mendje.....................


    mfal per ta heq kureshtjen tani, kujt ja kan bo mire,shqiptarit ne burg te perjetshem apo francezit? qe u shujt me gjith france jarebi
    kriminelit

  2. #212
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    qyfyre, kriminel o ai qe ska pagu qerane, ai siper ska desh me mendu si ti per vllavin e vet shqiptar.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  3. #213
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Nuk e kuptoj nga e gjeni motivin per ti kthyer edhe temat e kesaj kategorie ne shaka !! Nejse.......

    Duhet te kuptoni nje gje kur diskutojme per burgim te perjetshem! Burgim i perjetshem ne UK nuk eshte ashtu siq ua merr mendja disave.....fute ne burg dhe hidhi celesat ne det! Ne varesi te krimit, denimi per jete (apo life sentence ) varion per nje periudhe nga 15 - 30 vite.Domethene u duhet te kalojne kaq kohe nga prapa kangjellave perpara se kerkesa e tyre per liri te kufuzuar ( parol ) te konsiderohet. Bordi i parol duhet te jete plotesisht i kenaqur nga te gjitha aspektet mbi nje te denuar kur i garanton parol.

    Parol, siq e thashe eshte liri e kufizuar dhe e mbikqyrur! Nese i denuari thyen rregullat dhe konditat per te cilat ka rene dakort ne parol, i jepet perseri rruga e Burgut.

    Keshtu qe ky Shqiptari mund te kete denim jete, por nuk e dime se sa vite do kaloje pas kangjellave deri sa te kete te drejten te konsiderohet per parol !!
    Ndryshuar për herë të fundit nga BvizioN : 04-03-2008 më 03:40
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #214
    Citim Postuar më parë nga ^AngeL^ Lexo Postimin
    qyfyre, kriminel o ai qe ska pagu qerane, ai siper ska desh me mendu si ti per vllavin e vet shqiptar.


    nga keta te dy, krimineli me i madh qenka ai qe s'ka paguar qerane ?

    Po ktej nga Amerika qe ka plot shqiptare pa pagu qerane, se duhet nja 5-6 muaj qe te nxjerrin nga shpia, dhe rrin qyl. Apo meritojne plumbin dhe kta kriminela ?

  5. #215
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Angli-Biznesmeni shqiptar mohon të jetë vrasës i kërkuar

    Beteja 2-vjeçare për të ekstraduar nga Anglia të arratisurin nga burgu i Lezhës

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Çështja e ekstradimit nga Anglia për në Shqipëri e një të arratisuri nga burgu i Lezhës është futur në një fazë interesante, pasi i kërkuari shqiptar pretendon se është një ngatërresë identiteti. Nga ana tjetër, prezenca e shqiptarit që kërkohet për vrasje në Shqipëri është përshkruar si shqetësim për komunitetin e zonës Mansfield nga gazeta lokale "Chud". Kjo gazetë pasqyron betejën e nisur nga shqiptari Selami Çokaj për të bllokuar ekstradimin. Shqiptari nga Tropoja gjendet në listën e Interpolit si një prej shqiptarëve më të kërkuar në botë. Ai dyshohet se është arratisur nga burgu i Shënkollit në Lezhë, ku vuante 20 vite burg për grabitje me armë dhe vrasjen e Lekë Pepajt, ngjarje e ndodhur në vitin 1994. Gazeta në fjalë citon drejtorin e policisë së Shkodrës, Nikolin Bala, të ketë deklaruar se Selami Çokaj është një ndër personat më të kërkuar nga veriu Shqipërisë, si dhe se ai është një person i rrezikshëm që kërkohet nga Interpoli. Besohet se Çokaj ka mbërritur në Angli si azilant në vitin 1997, duke u regjistruar me emrin Valton Gashi. Më pas, Ministria e Brendshme britanike, "Home Office", i ka garantuar atij qëndrimin në Angli si azilant, paçka se është njëri prej personave më të kërkuar në Shqipëri. Skuadra e ekstradimeve në "Scotland Yard" ra në gjurmët e tij pas një informacioni dërguar nga zyra e Interpol-Tiranës. Kjo zyrë dërgoi një mandat arresti, ekzekutuar nga "Scotland Yard" në vitin 2006. Çokaj do të arrestohej në zonën Mansfield, ku jetonte që prej vitin 2003, pas një qëndrimi të mëparshëm 8-vjeçar në Londër. Që në daljen e parë para gjykatës së ekstradimeve në Londër, familja e tij i paraqiti gjykatës një garanci pasurore prej 100 mijë stërlinash (17 milionë lekë), duke i rikthyer gjykimin në liri. Dy vjet më pas, nga seanca e parë gjyqësore, gjykata e ekstradimeve në Londër pranoi kërkesën e qeverisë shqiptare për ta ekstraduar atë. Ndërkohë pritet vetëm firma e Ministrisë së Brendshme që ai të dërgohet për në Shqipëri. Por, personi që policia britanike e ka identifikuar si Selami Çokaj thotë gjatë një interviste për mediat lokale ku ai banon, se është bërë një ngatërresë në identitet. Shqiptari 34-vjeçar, që ka një biznes në zonën Mansfield, shprehet se ai nuk është Selami Çokaj dhe se tani, pas kësaj ngatërrese, ai frikësohet për jetën e tij dhe të dy fëmijëve. Biznesmeni shqiptar, që besohet të jetë Selami Çokaj, e ka quajtur të gjithë procesin gjyqësor si sajesë të disa shqiptarëve të tjerë xhelozë, të cilët nuk i admirojnë arritjet e tij që kur ka mbërritur në Angli 11 vite më parë nga Kosova. Ai ka deklaruar se e vetmja ngjashmëri mes tij dhe të shumëkërkuarit Selami Çokaj është ngjashmëria në datëlindje. "Unë nuk jam Selami Çokaj. Nëse më dërgojnë në Shqipëri, atëherë jeta ime ka marrë fund. Gjithçka për mua merr fund. Të shumtën e kohës e kaloj duke qarë. Bashkëkombësit e mi e kanë sajuar këtë, pasi ata janë xhelozë. Po jetoj në Mansfield prej më shumë se dy vjet dhe nuk kam pasur asnjë problem me policinë, e cila kur erdhi në shtëpi pa se çfarë biznesi kisha ndërtuar. Më është dashur të ndryshoj numrin e celularit disa herë, pasi mund të më gjenin. Jam shumë i frikësuar. Ata mund të bëjnë gjëra të këqija duke më marrë fëmijët, apo duke më vrarë gruan. Kur kthehem në shtëpi më duhet të bëj kujdes, pasi edhe mund të më vrasin. Këta njerëz mund të të vrasin për asgjë", është shprehur shqiptari që pretendon të mos jetë Selami Çokaj.

  6. #216
    Hajde merre vesh kete muhabet.

  7. #217
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londra lejon ekstradimin e vrasesit nga Berati

    Edmond Kallmi kërkohet për një vrasje në Berat

    Nga gjykata "City of Westminster Magistrate Court"
    Muhamed Veliu

    Gjykata britanike e ekstradimeve "City of Westminster Magistrate Court" ka vendosur në favor të shtetit shqiptar, për të ekstraduar një vrasës beratas, që fshihej si azilant politik në Londër. Përmes një vendimi të detajuar me 10 faqe, gjykatësja C.S.R Tubbs e ka quajtur të drejtë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për të ekstraduar Edmond Kallmin. Në vendimin e saj, gjykatësja ka shqyrtuar argumentin e vetëm që kishte ngritur pala mbrojtëse, e cila pretendonte se nëse Kallmi do të ekstradohet, atij nuk do t‘i zhvillohet rigjykimi siç e kërkon Akti Britanik i Ekstradimeve 2003. Miratimi i kërkesës së palës shqiptare është konsideruar me kujdes nga gjykatësja Tubbs, duke marrë parasysh edhe dy precedentë, atë të Vullnet Mucellit në vitin 2007 dhe Fatmir Bletës në 2005, ku Gjykata e Lartë angleze vërejti se në Shqipëri ka probleme me rigjykimin dhe nuk bindeshim se rigjykimi ishte aktiv. Fitimi i betejës së parë për t‘i argumentuar gjykatës se Edmond Kallmi duhet ekstraduar është për meritë të përfaqësuesit të shtetit shqiptar në këtë proces, juristit Ben Brandon. Në seancën e fundit gjyqësore për gati dy orë ai ka argumentuar se Shqipëria e aplikon me sukses rigjykimin dhe se dy precedentët "Muceli, Belta" nuk duhen parë si shembuj të veçuar, por duhen parë paralelisht me çështjen "Da An Chen me Qeveria Rumune". Ngjashmëritë e dokumentacionit, dërguar nga Rumania në çështjen "Da An Chen" dhe garancitë që jepte qeveria rumune, kanë qenë identike me ato të dërguara nga Ministria e Drejtësisë shqiptare. Njëkohësisht, implementimi i njëjtë me Rumaninë, që Shqipëria i ka bërë Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut, ka qenë një tjetër argument që juristi Brandon ka parashtruar në gjykatë, duke e shpëtuar shtetin shqiptar nga pozita aspak komode në këtë proces, përballë avokatit mbrojtës Seth Levine që argumentonte të kundërtën, duke përdorur në favor të tyre, precedentët "Mucelli, Bleta". Në faqen e fundit të vendimit, gjykatësja C.S.R Tubbs jep argumentet e saj përse Edmond Kallmi duhet të ekstradohet. "Në këtë çështje, duke marrë parasysh rastin e Da An Chen, e cila iu parashtrua gjykatës për ta marrë në konsideratë, kërkesa e Shqipërisë më ka bindur mua se Kallmi ka të drejtë të plotë dhe legjitime për t‘u rigjykuar, Nuk ka asnjë pengesë në seksionin S. 85 për ta ekstraduar atë. Kështu këtë çështje ia dërgoj sekretares së Shtetit, e cila do të vendosë nëse ai do të ekstradohet sipas aneksit ligjor 85 dhe 87 të aktit të ekstradimit 2003", deklarohet në vendim. Në përfundim të seancës, avokati Levine u shpreh se do ta apelonte vendimin në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë, Edmond Kallmi do të vazhdojë qëndrimin në burg edhe pas përfundimit të dënimit me dy vite burg, dhënë nga një gjykatë angleze për kërcënim dhe rrahje. Kërkesa e qeverisë shqiptare për ekstradimin e tij iu dorëzua autoriteteve britanike më 18 janar 2007. Më 12 janar 2000, Kallmi është dënuar në mungesë nga Gjykata e Beratit me 15 vjet heqje lirie për vrasje. Kallmi, bashkë me njërin prej eksponentëve të njohur të krimit beratas, Dritan Vila, më 12 Shtator 1998 shkuan për të vrarë Hamit Bacin, duke lëshuar një breshëri automatiku nga jashtë shtëpisë së tij. Si pasojë mbeti e vrarë Arjana Baci. Bashkë me një bashkëpunëtor të tretë, ata largohen nga vendi ngjarjes duke hipur në një kodër e monitoruar lëvizjet e policisë. Në vitin 2000 Kallmi do të kërkonte azil në Britaninë e Madhe, duke dhënë të dhëna të rreme nën emrin Martin Buzi. Disa vite më pas u martua me një greko-britanike, me të cilën ka dy fëmijë. Në dhjetor 2006, ai u arrestua nga policia në veri të Londrës pas një sherri në një pub. Nga krahasimi i shenjave të gishtave, ai rezultoi se ishte person në kërkim nga zyra e Interpol Tiranës.

Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Shqipja Standarde: ASHAK-u ngren komision rishikimi...
    Nga drini_në_TR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •