Close
Faqja 14 prej 22 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 217
  1. #131
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Metal Lexo Postimin
    Në fjalën përshëndetëse ai u shpreh se duhet më shumë vëmëndje nga shteti për komunitetin shqiptarë në Britaninë e Madhe pasi ai pa u kuptuar është shtuar shumë.
    he mo te kane faj keta? Po qe eshte rralluar ne Shqiperi e ke vene re or tyç?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e cufi british
    Anëtarësuar
    25-05-2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    28
    harroi meta se 99% jane shqipetare nga kosova dhe nuk i intereson politika e vyshkur e metes,,,,,,,,,,

  3. #133
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    I arratisuri nga burgu Bënçes merr nënshtetësi britanike

    I arratisuri nga burgu Bënçes merr nënshtetësi britanike

    Afrim Sinani, i dënuar në Shqipëri me 22 vjet burg për një vrasje në Kukës

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Pas bllokimit që Frrok Koçeku i bëri me sukses ekstradimit nga Anglia, një tjetër shqiptar, në të njëjtën mënyrë po tenton t‘i vërtetojë gjykatës londineze se nuk duhet ekstraduar në Shqipëri. Afrim Sinani, 33 vjeç, megjithëse është betuar para gjykatës për të dëshmuar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, nuk e ka mbajtur premtimin, pasi dëshmia nuk ka rezultuar bindëse. Nga procesi i ekstradimit është zbuluar një tjetër shkelje e Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe. Megjithëse Afrim Sinani kërkohet nga Interpol Tirana prej vitit 1998 dhe kartela e tij e kuqe ndodhet edhe në dosjen e Interpolit ndërkombëtar, duke qarkulluar në të gjitha policitë e botës, kjo nuk e ka ndaluar "Home Office" t‘i garantojë atij azil në Angli. Madje, në vitin 2005 ajo e ka pajisur atë me pasaportë britanike, lëshuar nën emrin Afrim Pulaj, emër i përdorur nga Sinani, kur ai kërkoi azil politik si "i persekutuar nga serbët".

    Arrestimi

    Sinani do të prangosej nga Skuadra e ekstradimeve në "Scotland Yard", pasi vendndodhja e tij u zbulua nga disa të dhëna shumë të sakta që zyra e Interpol Tiranës kishte siguruar në rrugë operative. Këto të dhëna pala shqiptare ua kaloi homologëve britanikë, të cilët ekzekutuan me sukses në prill 2007 fletë-arrestin e ardhur nga Tirana. Ndërkohë, dje në seancën e radhës të procesit të ekstradimit, Sinani, i cili kërkohet të plotësojë 22 vite burg, i ka treguar gjykatës versionin e ngjarjeve për të cilat kërkohet nga drejtësia shqiptare.
    33-vjeçari Sinani është dënuar nga Gjykata e Kukësit në vitin 1995 si autor i vrasjes së Astrit Sinanit, pasi fisi i këtij të fundit i kishte zënë pritë Afrimit. Në këtë pritë mbeti i vrarë babai i tij. Afrim Sinani fillimisht ka treguar momentin kur ka ndodhur vrasja e babait, duke thënë se personi që hapi zjarr me automatik iu duk se ishte Astriti, i cili më pas u arrestua, ndërsa i vëllai, Naimi, u shpall person në kërkim. Një vit më vonë, drejtësia shqiptare do të linte të lirë Astrit Sinanin, i cili, sipas organit të akuzës në Kukës, u vra për motive hakmarrjeje më 1 gusht 1994 nga Afrim Sinani.

    Gjykimi në Shqipëri

    Afrim Sinani i ka treguar gjykatës se gjatë kohës kur ka ndodhur vrasja për të cilën akuzohet, ai ka qenë emigrant në Greqi. Kur është kthyer në shtëpi, në vitin 1996, ai tha se është takuar në Tiranë me një mik, të quajtur Hekuran Kola. Ai i tregoi se akuzohej për vrasjen e Naim Sinanit. "Mendova se po bënte shaka me mua. Por më tha që e kishte seriozisht. Kurrë më parë nuk kam dëgjuar për këtë vrasje. U trondita kur ma tha. E lamë të takoheshim me shefin e policisë kriminale në Kukës për të biseduar. Nuk më kujtohet emri i tij", ka deklaruar Sinani. Sipas tij, ai është dorëzuar në polici më 15 korrik 1996, pasi ishte i pafajshëm dhe donte të pastronte emrin nga akuzat për vrasje. Dëshmia e Sinanit ka vazhduar, duke treguar se është torturuar në qelitë e Komisariatit të Kukësit. Atje, tregoi ai, është lënë në një dhomë pa drita e banjë.
    "Pas disa ditësh në qeli erdhi një hetues, më kapi nga flokët duke ma përplasur kokën në tavolinë e duke më sharë nga nëna. Vendosi para meje një dosje me dokumente dhe më detyroi t‘i firmosja pa e ditur se çfarë ishin. Nuk kisha avokat gjatë tri muajve në izolim. Pjesëtarë të grupit të gatshëm, që vinin nga Puka dhe Shkodra, më rrihnin dhe si pasojë më thyen dorën dhe këmbën. Kisha dhimbje të forta. Pas tre muajsh, më sollën si avokate zonjën Drita Veliu", ka vijuar Sinani dëshminë e tij para gjykatës londineze. Sipas tij, ai nuk ka qenë prezent në gjykatë kur është zhvilluar gjyqi dhe se një polic, disa javë para gjyqit, i ka treguar se është dënuar me 22 vite burg. Por sipas dokumentacionit ardhur nga Tirana, rezulton se ai ka qenë i pranishëm në gjykatë, madje ka kërkuar mëshirë për krimin e kryer, duke pranuar autorësinë. Për këtë deklaratë, Sinani tha: "Kurrë nuk kam qenë gjatë procesit gjyqësor. Firma ime në procesin e Apelit, ku avokat ka qenë Riza Riza, është e falsifikuar. Asnjëherë nuk kam kërkuar apel të këtij vendimi".

    Arratia

    Pas dënimit nga Gjykata e Kukësit, Afrim Sinani do të dërgohej për të vuajtur dënimin në burgun e Bënçës. Largimin nga vendi i vuajtjes së dënimit, si pasojë e shkatërrimit të shtetit më 1997, Sinani e ka cilësuar si një amnisti nga shteti. "Një burrë me kollare erdhi në burg. Me megafon na tha se të gjithë të burgosurit, që ishim mbledhur në oborr, na kishte amnistuar shteti. Pasi disa orësh, na grupuan sipas qyteteve duke na hipur nëpër autobusë. Në orën katër të pasdites kam dalë nga burgu", ka treguar Sinani. Gjykatësi Anthony Evan, i habitur, ka pyetur Sinanin se kush e organizoi këtë amnisti. "Shteti vetë", u përgjigj Sinani. Pasi ka fituar lirinë nga "shteti", ai ka treguar se jetën do ta vazhdonte në Prizren, duke jetuar pranë fisit Pulaj, kushërinj të nënës, ku edhe ndërtoi një shtëpi. Me fillimin e luftës, për gjashtë muaj do të qëndronte në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në Tiranë, nga ku më pas do të shkonte në Angli, për të kërkuar azil në vitin 2000, si kosovar me emrin Afrim Pulaj. Në vitin 2004, ministria e brendshme "Home Office" do t‘i garantonte azilin dhe një vit më pas Sinani mori edhe nënshtetësinë britanike, së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e lindur në Londër. Seanca e radhës e procesit të ekstradimit ndaj Afrim Sinanit do të zhvillohet më 27 mars 2008.

    "Të suksesshmit"

    Nëse gjykata e ekstradimeve, "City of Westminster Magistrate", nuk do të lejojë ekstradimin e Afrim Sinanit nga Anglia, atëherë numri i të kërkuarve nga drejtësia shqiptare, të arrestuar në Londër, arrin në 6. Vitin e shkuar, Frrok Koçeku, i dënuar me 16 vjet për vrasje nuk u ekstradua, pasi gjykata besoi se ai me të vërtetë persekutohej në Shqipëri dhe nuk do të rigjykohej nëse ekstradohej. Pjetër Lekstakaj, i dënuar me dhjetë vjet për tentativë vrasjeje në një fshat të Lezhës, nuk u ekstradua, pasi vuan nga çrregullime mendore dhe se në spitalin e burgut në Tiranë nuk ka, sipas gjykatës angleze, ekspertizë të nevojshme për ta kuruar. Rastin më flagrant të bllokimit të ekstradimit nga Anglia e shënon Hektor Mahmutaj, nga Fieri, i dënuar me 25 vjet burg. Juristi britanik, John Hardy, përfaqësues i qeverisë shqiptare në proces, u tërhoq pasi besonte se problemi i rigjykimit të personave të ekstraduar nuk zbatohej si duhet. Po për këtë problem, në janar 2007, Imer Hasani i dënuar me 20 vjet për vrasje nuk do të ekstradohej nga Anglia. Tre vjet më parë, Fatmir Bleta fitoi procesin me shtetin shqiptar për çështje teknike dhe me arsyen e vetme se shteti shqiptar nuk i kishte dërguar në shtëpi vendimin e gjyqit në mungesë dhe ta njoftonte se ishte person në kërkim. Rasti "Bleta" është kthyer në precedent, duke u përdorur masivisht nga juristët britanikë në proceset e ekstradimit ndaj shqiptarëve.

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    sa keq,shume i kan dhene, tjeret i vrasin kalamojt e bejne lloj lloj masakrash dhe maksimumi marin disa vite burg.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    pak i kane denuar,shume mire ja u kan bere,sa te ndyre jane disa.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  6. #136
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Po ku ka ligje per keta aman!
    Denohen dhe dalin pas 5 vjetesh dhe rifillojne profesionin e "gjakpiresit"!
    Ku quhet denim ky,po keta duhen djegur me benzine.
    A kane nena e motra keta lloj perbindshash?

    Per keta duhet ligji i vdekjes dhe per pedofilet dhe ata qe marrin jete te pafajshme njerezish!
    "Carpe Diem"

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    ore muhamet,

    vetem ksi lloj lajmesh di te postosh.

    foli tek top-chanel, se aty fiton edhe noj leke, dhe mos u lodh me me ksi lajmesh ketu.

    ju ka ardh ne maje te hundes njerzve me ksi lajmesh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #138
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shume mire ja kane bere,po more jeten e dikujt mendohu mire,ska rendesi nenshtetesia qe ke!
    Te zene mend te tjere megjithese mendoj se do kerkoj apelim dhe do i ulet se nuk i denojne kaq ne Angli jo!
    Mendoni sikur te ishte nje i afermi juaj ai i vdekuri!Pse ate lopa e beri?!Skishte nene e babe?!
    "Carpe Diem"

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Citim Postuar më parë nga flag Lexo Postimin
    Siduket harrove se ju jeni ne krye te listes nga ata qe kan krijuar kete imazh te Shqiptareve ne Britani te Madhe me "investigimet" tuaja si ne The Sun, NOTW etj.

    Nese Britanezet e kan kete opinion ndaj Shqiptareve atehere eshte falë jush Muhamed Veliu dhe "investigimeve" tuaja.

    Prandaj kete lajm qe na ofrove sot tregon sa injorant qe je dhe te njejten kohe na cenove inteligjencen te gjithe atyre qe kan lexuar madje nje shkrim tuajin. A mendove se ne Shqiptaret harruam se çfare shkruani ju per Shqiptaret ne Britani te Madhe? A harrove qe falë shkrimeve tuaja ne gazetat Britanike sot Shqiptaret kan kete imazh?

    Kete qe bëre sot eshte njejte sikur nje vrasës i femijeve te akuzon nje vras tjeter te femijeve. Nuk ka as nje dallim, dhe per te vepruar keshtu siq po vepron tani, ju duhet te jeni ne njeri i cili nuk ka aspak moral dhe per nje shenim te emrit tuaj ne ndonje prej gazetave Britanike, ju jeni ne gjendje te shkruani keq e me keq. Ju vuani per ato 5 minuta te fames(5 minutes fame).

    Fatkeqsisht ju ndoshta i keni fituar ato 5 minuta dhe ende je i uritur per 5 minuta tjerë por dëmin qe e shkaktoni dhe keni shkakuar, do te zgjatin me dekada.

    Dhe ne fund, per ata qe na quajten skllever te Anglezeve, dhe te tjetet qe gjithashtu komentuan per discriminimin ndaj Shqiptareve.

    Nje gje qe dua te them eshte se lirinë dhe te drejtat qe i kan Shqiptaret ne Britani nuk i kan ne asnje vend tjeter te botës. Madje as ne trojet e tyre Shqiptare. Dhe jo vetem Shqiptaret por te gjithe Britanezet.



    Behar, kur i akuzuari del para jurisë se zgjedhur prej 12 anëtareve, juria duhet te gjykojë rastin konkret e jo çfarë ka ndodhur me heret apo te kaluaren e te akuzuarit. E kaluara e te akuzuarit apo karakteri i tij permendet vetem nese nuk ka bërë asnje krim perpara. Kjo shprehet nga avokati mbrojtes ku kerkon nga juria qe te merr ne konsiderat qe ky eshte krimi i parë i klientit te tij/saj. Tek kur te mirret vendimi nga juria atehere tregohet e kaluara e tij apo krimet qe i ka bërë ne te kaluaren.

    Edhe kete dua te shtoj, opinioni i popullit eshte krejtsishte ndryshe me numrin e fakteve apo krimeve te regjistruara ne polici nga Shqiptaret.

    Por normalisht kur nje Shqiptar si Muhamed Veliu shkruan per nje krim, çfarëdo qoftë ai, dhe me aq urretje ndaj atij Shqiptarit atehere pse mos te shkruan tabloidi The Sun, NOTW etj. Nga keto shkrime normalisht qe populli kur lexon nje shkrim te till atehere ai veq e regjistron ne trurin e tij se Shqiptaret jan te gjithe te tillë, pamvarsisht qe raporti i policise tregon se Shqiptaret jan peshqit me te vogel krahasim me krimet e verteta. Me fjale tjera numri i krimeve nga Shqiptaret eshte shume i vogel se sa besohet e mendohet ne popull.

    Nuk dua te tingulloj se po mburem me krimet nga Shqiptaret por kur krahasoj numrin qe bëjnë te tjeret ne krahasim me numrin e Shqiptareve atehere per mua mjafton te mburem se jam Shqiptarë dhe qe nuk kemi aq numer te madh kriminelesh.

    Po, ne nuk jemi perfekt, por asnje popull nuk eshte perfekt. Po, kemi kriminel, por edhe popujt tjerë kan kriminel pertej kriminelash.
    A duhet gjykuar krimet dhe kriminelet? Po. A duhet te mvishet i tere nje popull si kriminel sepse nje grup prej 1-100 nga gjithsejt 50 mijë +- kan kryer disa krime te vogela? Jo. Fatkeqsisht keshtu nuk mendon Muhamed Veliu dhe disa koleg te tij nga gazetat Britanike.

    Ja Muhamed edhe sot fitove 5 minuta famë sepse ke shtyer te tjeret te pergjigjen ketij postimi tuaj.
    me bukur se je shprehur nuk ka ku te vej,me pik e me presje.
    M.Veliu eshte i ushqyer me nje urretje ndaj shqiptarve, pasi ky mund te jete Reporter/Gazetar cfare eshte,por te pakten te shprehi realitetin edhe mos te bej te pa beren te bere,duke bere qimen Tra.

    dhe jam plotesisht ndakord qe shume veta qe kane opinion negative per shqiptaret eshte ndaj investigimeve te zotit M.Veliu.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    po jo mi shpirt si kan fajet keto,fajet i ka femra qe rri me to, se njeriu sa me shume jep aq me shume kerkon. po lene se 80% i egzagjeron m.Veliu
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

Faqja 14 prej 22 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Shqipja Standarde: ASHAK-u ngren komision rishikimi...
    Nga drini_në_TR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •