harroi meta se 99% jane shqipetare nga kosova dhe nuk i intereson politika e vyshkur e metes,,,,,,,,,,
I arratisuri nga burgu Bënçes merr nënshtetësi britanike
Afrim Sinani, i dënuar në Shqipëri me 22 vjet burg për një vrasje në Kukës
Nga Londra
Muhamed Veliu
Pas bllokimit që Frrok Koçeku i bëri me sukses ekstradimit nga Anglia, një tjetër shqiptar, në të njëjtën mënyrë po tenton t‘i vërtetojë gjykatës londineze se nuk duhet ekstraduar në Shqipëri. Afrim Sinani, 33 vjeç, megjithëse është betuar para gjykatës për të dëshmuar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, nuk e ka mbajtur premtimin, pasi dëshmia nuk ka rezultuar bindëse. Nga procesi i ekstradimit është zbuluar një tjetër shkelje e Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe. Megjithëse Afrim Sinani kërkohet nga Interpol Tirana prej vitit 1998 dhe kartela e tij e kuqe ndodhet edhe në dosjen e Interpolit ndërkombëtar, duke qarkulluar në të gjitha policitë e botës, kjo nuk e ka ndaluar "Home Office" t‘i garantojë atij azil në Angli. Madje, në vitin 2005 ajo e ka pajisur atë me pasaportë britanike, lëshuar nën emrin Afrim Pulaj, emër i përdorur nga Sinani, kur ai kërkoi azil politik si "i persekutuar nga serbët".
Arrestimi
Sinani do të prangosej nga Skuadra e ekstradimeve në "Scotland Yard", pasi vendndodhja e tij u zbulua nga disa të dhëna shumë të sakta që zyra e Interpol Tiranës kishte siguruar në rrugë operative. Këto të dhëna pala shqiptare ua kaloi homologëve britanikë, të cilët ekzekutuan me sukses në prill 2007 fletë-arrestin e ardhur nga Tirana. Ndërkohë, dje në seancën e radhës të procesit të ekstradimit, Sinani, i cili kërkohet të plotësojë 22 vite burg, i ka treguar gjykatës versionin e ngjarjeve për të cilat kërkohet nga drejtësia shqiptare.
33-vjeçari Sinani është dënuar nga Gjykata e Kukësit në vitin 1995 si autor i vrasjes së Astrit Sinanit, pasi fisi i këtij të fundit i kishte zënë pritë Afrimit. Në këtë pritë mbeti i vrarë babai i tij. Afrim Sinani fillimisht ka treguar momentin kur ka ndodhur vrasja e babait, duke thënë se personi që hapi zjarr me automatik iu duk se ishte Astriti, i cili më pas u arrestua, ndërsa i vëllai, Naimi, u shpall person në kërkim. Një vit më vonë, drejtësia shqiptare do të linte të lirë Astrit Sinanin, i cili, sipas organit të akuzës në Kukës, u vra për motive hakmarrjeje më 1 gusht 1994 nga Afrim Sinani.
Gjykimi në Shqipëri
Afrim Sinani i ka treguar gjykatës se gjatë kohës kur ka ndodhur vrasja për të cilën akuzohet, ai ka qenë emigrant në Greqi. Kur është kthyer në shtëpi, në vitin 1996, ai tha se është takuar në Tiranë me një mik, të quajtur Hekuran Kola. Ai i tregoi se akuzohej për vrasjen e Naim Sinanit. "Mendova se po bënte shaka me mua. Por më tha që e kishte seriozisht. Kurrë më parë nuk kam dëgjuar për këtë vrasje. U trondita kur ma tha. E lamë të takoheshim me shefin e policisë kriminale në Kukës për të biseduar. Nuk më kujtohet emri i tij", ka deklaruar Sinani. Sipas tij, ai është dorëzuar në polici më 15 korrik 1996, pasi ishte i pafajshëm dhe donte të pastronte emrin nga akuzat për vrasje. Dëshmia e Sinanit ka vazhduar, duke treguar se është torturuar në qelitë e Komisariatit të Kukësit. Atje, tregoi ai, është lënë në një dhomë pa drita e banjë.
"Pas disa ditësh në qeli erdhi një hetues, më kapi nga flokët duke ma përplasur kokën në tavolinë e duke më sharë nga nëna. Vendosi para meje një dosje me dokumente dhe më detyroi t‘i firmosja pa e ditur se çfarë ishin. Nuk kisha avokat gjatë tri muajve në izolim. Pjesëtarë të grupit të gatshëm, që vinin nga Puka dhe Shkodra, më rrihnin dhe si pasojë më thyen dorën dhe këmbën. Kisha dhimbje të forta. Pas tre muajsh, më sollën si avokate zonjën Drita Veliu", ka vijuar Sinani dëshminë e tij para gjykatës londineze. Sipas tij, ai nuk ka qenë prezent në gjykatë kur është zhvilluar gjyqi dhe se një polic, disa javë para gjyqit, i ka treguar se është dënuar me 22 vite burg. Por sipas dokumentacionit ardhur nga Tirana, rezulton se ai ka qenë i pranishëm në gjykatë, madje ka kërkuar mëshirë për krimin e kryer, duke pranuar autorësinë. Për këtë deklaratë, Sinani tha: "Kurrë nuk kam qenë gjatë procesit gjyqësor. Firma ime në procesin e Apelit, ku avokat ka qenë Riza Riza, është e falsifikuar. Asnjëherë nuk kam kërkuar apel të këtij vendimi".
Arratia
Pas dënimit nga Gjykata e Kukësit, Afrim Sinani do të dërgohej për të vuajtur dënimin në burgun e Bënçës. Largimin nga vendi i vuajtjes së dënimit, si pasojë e shkatërrimit të shtetit më 1997, Sinani e ka cilësuar si një amnisti nga shteti. "Një burrë me kollare erdhi në burg. Me megafon na tha se të gjithë të burgosurit, që ishim mbledhur në oborr, na kishte amnistuar shteti. Pasi disa orësh, na grupuan sipas qyteteve duke na hipur nëpër autobusë. Në orën katër të pasdites kam dalë nga burgu", ka treguar Sinani. Gjykatësi Anthony Evan, i habitur, ka pyetur Sinanin se kush e organizoi këtë amnisti. "Shteti vetë", u përgjigj Sinani. Pasi ka fituar lirinë nga "shteti", ai ka treguar se jetën do ta vazhdonte në Prizren, duke jetuar pranë fisit Pulaj, kushërinj të nënës, ku edhe ndërtoi një shtëpi. Me fillimin e luftës, për gjashtë muaj do të qëndronte në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në Tiranë, nga ku më pas do të shkonte në Angli, për të kërkuar azil në vitin 2000, si kosovar me emrin Afrim Pulaj. Në vitin 2004, ministria e brendshme "Home Office" do t‘i garantonte azilin dhe një vit më pas Sinani mori edhe nënshtetësinë britanike, së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e lindur në Londër. Seanca e radhës e procesit të ekstradimit ndaj Afrim Sinanit do të zhvillohet më 27 mars 2008.
"Të suksesshmit"
Nëse gjykata e ekstradimeve, "City of Westminster Magistrate", nuk do të lejojë ekstradimin e Afrim Sinanit nga Anglia, atëherë numri i të kërkuarve nga drejtësia shqiptare, të arrestuar në Londër, arrin në 6. Vitin e shkuar, Frrok Koçeku, i dënuar me 16 vjet për vrasje nuk u ekstradua, pasi gjykata besoi se ai me të vërtetë persekutohej në Shqipëri dhe nuk do të rigjykohej nëse ekstradohej. Pjetër Lekstakaj, i dënuar me dhjetë vjet për tentativë vrasjeje në një fshat të Lezhës, nuk u ekstradua, pasi vuan nga çrregullime mendore dhe se në spitalin e burgut në Tiranë nuk ka, sipas gjykatës angleze, ekspertizë të nevojshme për ta kuruar. Rastin më flagrant të bllokimit të ekstradimit nga Anglia e shënon Hektor Mahmutaj, nga Fieri, i dënuar me 25 vjet burg. Juristi britanik, John Hardy, përfaqësues i qeverisë shqiptare në proces, u tërhoq pasi besonte se problemi i rigjykimit të personave të ekstraduar nuk zbatohej si duhet. Po për këtë problem, në janar 2007, Imer Hasani i dënuar me 20 vjet për vrasje nuk do të ekstradohej nga Anglia. Tre vjet më parë, Fatmir Bleta fitoi procesin me shtetin shqiptar për çështje teknike dhe me arsyen e vetme se shteti shqiptar nuk i kishte dërguar në shtëpi vendimin e gjyqit në mungesë dhe ta njoftonte se ishte person në kërkim. Rasti "Bleta" është kthyer në precedent, duke u përdorur masivisht nga juristët britanikë në proceset e ekstradimit ndaj shqiptarëve.
sa keq,shume i kan dhene, tjeret i vrasin kalamojt e bejne lloj lloj masakrash dhe maksimumi marin disa vite burg.
Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same
pak i kane denuar,shume mire ja u kan bere,sa te ndyre jane disa.
Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same
Po ku ka ligje per keta aman!
Denohen dhe dalin pas 5 vjetesh dhe rifillojne profesionin e "gjakpiresit"!
Ku quhet denim ky,po keta duhen djegur me benzine.
A kane nena e motra keta lloj perbindshash?
Per keta duhet ligji i vdekjes dhe per pedofilet dhe ata qe marrin jete te pafajshme njerezish!
"Carpe Diem"
ore muhamet,
vetem ksi lloj lajmesh di te postosh.
foli tek top-chanel, se aty fiton edhe noj leke, dhe mos u lodh me me ksi lajmesh ketu.
ju ka ardh ne maje te hundes njerzve me ksi lajmesh.
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Shume mire ja kane bere,po more jeten e dikujt mendohu mire,ska rendesi nenshtetesia qe ke!
Te zene mend te tjere megjithese mendoj se do kerkoj apelim dhe do i ulet se nuk i denojne kaq ne Angli jo!
Mendoni sikur te ishte nje i afermi juaj ai i vdekuri!Pse ate lopa e beri?!Skishte nene e babe?!
"Carpe Diem"
me bukur se je shprehur nuk ka ku te vej,me pik e me presje.
M.Veliu eshte i ushqyer me nje urretje ndaj shqiptarve, pasi ky mund te jete Reporter/Gazetar cfare eshte,por te pakten te shprehi realitetin edhe mos te bej te pa beren te bere,duke bere qimen Tra.
dhe jam plotesisht ndakord qe shume veta qe kane opinion negative per shqiptaret eshte ndaj investigimeve te zotit M.Veliu.
Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same
po jo mi shpirt si kan fajet keto,fajet i ka femra qe rri me to, se njeriu sa me shume jep aq me shume kerkon. po lene se 80% i egzagjeron m.Veliu
Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same
Krijoni Kontakt