po cdo vend te botes shqiptaret po e mbyt rracizmi si punave zazakve jemi ber.
po cdo vend te botes shqiptaret po e mbyt rracizmi si punave zazakve jemi ber.
E di, une nuk po thoja qe shqiptaret jane denuar per shkak se jane shqiptar por vetem per vete faktin e mangesive ne sistem. Kjo gje ka efekt ne te gjithe qe banojne ketu.
Puna eshte se te thuash qe:
Asnje shqiptar s'e ka hengur kot!
eshte njesuaj si te thuash:
Asnje anglez s'e ka hengur kot!
Gje qe s'eshte e vertet dhe kaq.
Kam dicka qe te shtoj per ty si gazetar.
Persa flet rreth fakteve, ti je ai shqiptar qe komentove lajme per shqiptaret qe jane pajisur me nenshtetesi britanike qe do ju hiqej e drejta e tyre si nenshtetas, pasi paskan genjyer gjate intervistes qe kane kryer kur kane arritur ne britani.
Here tjeter kur te njoftosh dynjane neper TV ose gazete bashkangjit nje fakt qe te jete sado pak real.
Kalofsh mire![]()
Ministria e Brendshme britanike sqaron se cilët të huaj do të mund të përfitojnë nga ndryshimet e ligjit
Britania e Madhe, rregulla "të acarta" për emigrantët
Aplikimi i paketës së re pritet të fillojë në muajin mars
Në mars të këtij viti sistemi emigrator në Mbretërinë e Bashkuar do të ndryshojë thuajse rrënjësisht. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë Sekretarja e "Home Office" ose ministrja e Brendshme britanike, Xheki Smith.
Specialisti i Emigracionit në Ministrinë e Punës, Durim Hatibi, duke iu referuar materialeve zyrtare saktëson se në listën e ndryshimeve të pritshme, ata që goditen më shumë janë punëtorët e pakualifikuar, që u drejtohen kufijve të Britanisë së Madhe me ëndrrën për një jetë më të mirë. Këta punëtorë të padiplomuar dhe pa kualifikime të tjera në drejtim të edukimit të tyre, të ardhur nga vende jo anëtare të Bashkimit Evropian, nuk do të mund të gjejnë më hapësira në sistemin e ri të hartuar nga qeveria britanike. Kjo e fundit ka parashtruar në idenë e vet të ndryshimit të politikave emigratore preferencën për thithjen e sa më shumë punëtorëve të kualifikuar në fusha të ndryshme, ku ka më shumë nevojë Britania. Sekretarja Smith në këtë linjë u shpreh se qeveria duhet të baraspeshojë nevojat për emigrimin me nevojën për të kontrolluar kufijtë kombëtarë, duke deklaruar se MB duhet të sigurohet që vetëm njerëzit për të cilët vendi ka nevojë të lejohen të vijnë. Sekretarja e "Home Office" e MB, Xheki Smith, përvijoi disa nga kolonat e sistemit të ri emigrator të këtij vendi, në një fjalim të mbajtur në "The London School of Economics". Ajo trajtoi rregullat e reja të emigrimit, që do të hyjnë në fuqi duke filluar nga ky vit. Këtu do të përfshihen edhe kërkesa e njohjes së anglishtes nga kandidatët emigrantë, karta të detyrueshme identifikimi për shtetasit e huaj që jetojnë në MB, rregulla më të rrepta për të sjellë bashkëshortet e huaja atje, si dhe hollësira të sistemit të ri, bazuar në pikëzim.
Sistemi me kolona
"Ky sistem do të vihet në jetë në muajt e parë të vitit 2008, duke shpalosur qartë aftësitë që duam të tërheqim në MB, si dhe kushtet që duhet të plotësojnë këta persona para se të vijnë këtu. Pesë nivele, apo "Kolona" do të mbulojnë kategoritë e ndryshme të aftësive për emigrantët kandidatë përtej Zonës Ekonomike Evropiane, me kritere të qarta të vendosura. Kjo do të bëjë që të ndahen se për cilët kemi nevojë dhe për cilët jo". Janë këto fjalët e ministres Smith. Ajo shpjegoi se Kolona 1 do të jetë për emigrantët tepër të kualifikuar, cilësitë dhe përvoja e të cilëve do t‘u mundësonte të ngrinin biznese të reja, apo të punonin në fusha tepër të specializuara. Kolona 1 do të zëvendësojë mes të tjerash Programin e Emigrantëve Tepër të Kualifikuar.
"Kolona 1 do të fillojë të funksionojë në mars të këtij viti. Ajo do të zëvendësojë tetë rrugë emigratore për sipërmarrës dhe titullarë biznesi. Kjo do të thotë se që të kualifikohesh për hyrje, të gjithë kërkuesit do të duhet të mbledhin pikë bazuar në aftësitë, kualifikimet, aftësitë në anglisht, statusin financiar dhe pajtueshmërinë me ligjin", shpjegoi Smith.
Ajo vazhdoi në përshkrimin e katër kolonave të tjera, duke deklaruar befasisht se Kolona 3 e paracaktuar për punëtorët me kualifikime të ulëta do të pezullohej. Raportimet e mëparshme në shtyp flisnin se në fakt do të ishte më e lehtë të vije në MB si punëtor jo shumë i kualifikuar, sipas sistemit të ri të pikëzimit, kryesisht falë nevojave për t‘u përgatitur për Lojërat e ardhme Olimpike.
"Kolona 2 do të jetë për punëtorët e kualifikuar për të plotësuar vende pune në sektorë, ku ka mangësi të punëtorëve rezidentë në fusha si inxhinieria, IT dhe arsimi. Kolona 3 mbulon punëtorët jo shumë të kualifikuar. Kështu, fleksibiliteti i sistemit provohet nga fakti se tashmë kemi marrë vendimin ta pezullojmë këtë nivel, pasi mendojmë se emigrimi nga BE po na ofron punëtorët për të cilët ka nevojë tregu ynë në këtë aspekt. Kolona 4 do të jetë për studentët ndërkombëtarë, që i sjellin përfitime kaq të mëdha MB-së, ndërkohë që ajo 5 do të mbulojë punëtorët e përkohshëm", vijon më tej Smith me shpjegimin e saj për sistemin e ri.
Skemat e emigrimit aktual, si ajo e Punëtorëve të Bujqësisë dhe Skema e Bazuar në Sektorë, do të anulohen kur të hyjë në fuqi Kolona 3. Industria e agrikulturës në MB, sipas ekspertëve të fushës, nuk mund të jetë e kënaqur nga ky vendim. Kjo, pasi ata mendojnë se BE-ja nuk mund të ofrojë punëtorë të mjaftueshëm për të plotësuar të gjitha nevojat e këtij sektori.
Skema e lançuar tani vonë e Të Diplomuarve Ndërkombëtarë do të zëvendësohet nga Kolona 4.
Smith deklaroi gjithashtu se Komiteti Këshillimor për Emigrimin do të asistojë qeverinë në identifikimin e sektorëve dhe profesioneve specifike, ku do të ketë mangësi të fuqisë punëtore.
"Këshillat e tij do të na ndihmojnë të vendosim se cilave aftësi u duhen dhënë pikë dhe cilave jo, kështu që ne do të mund të menaxhojmë emigrimin e punës efektivisht", u shpreh ajo.
Përfitimet
Ministrja Smith, pavarësisht shtrëngesave që do t‘i bëhen sistemit emigrator në Mbretërinë e Bashkuar, ka ngritur lart ndihmesën e emigrantëve për zhvillimin e Britanisë përgjatë të gjithë historisë së saj. "Historia jonë, ajo e vjetra dhe modernia, është e pasur me shembuj se si rritja ekonomike është mbështetur, madje e siguruar nga fuqia punëtore emigratore. Sot, punëtorët emigrantë po plotësojnë mangësitë e aftësive dhe po rrinë përkrah kërkesave të tregut të punës", u shpreh Smith. Ajo pohoi se "emigrantët po mbështesin shërbimet publike, duke punuar te Shërbimi Kombëtar i Shëndetit. Ata po krijojnë biznese dhe vende pune të reja. Kontributi i tyre fiskal neto është krahasimisht më i madh se ai i personave të lindur në Mbretërinë e Bashkuar".
Sipas Sekretares së "Home Office", nëse do të ndalohej, ashtu me një të rënë lapsi, emigrimi në Britaninë e Madhe, efektet negative do të ishin të rrufeshme.
"Vitin e shkuar, emigrimi kontribuoi me afërsisht gjashtë miliardë paund në rritjen ekonomike", tha Smith. Ajo shtoi se nëse emigrimi neto do të ndalohej, niveli i rritjes tonë do të binte me 5 për qind, madje që në të dy vitet pasues".
Sidoqoftë, sekretarja Smith u shpreh se qeveria duhet të baraspeshojë nevojat për emigrimin me domosdoshmërinë për të kontrolluar kufijtë kombëtarë. Ajo deklaroi se MB duhet të sigurohet që vetëm njerëzit për të cilët ka nevojë ky vend duhet të lejohen të vijnë dhe të jetojnë atje. Po kështu ajo shtoi se në vend të 80 rrugëve të vlerësuara për të ardhur në MB, siç ekzistojnë aktualisht, do të ketë vetëm një sistem të bazuar në pikëzim.
Detyrimi
Njohja e gjuhës angleze, kusht i panegociueshëm
Njohja e anglishtes do të jetë një kusht i panegociueshëm për autoritetet britanike, për të gjithë ata që duan të sigurojnë një të ardhme në këtë vend. Emigrantëve që bëjnë pjesë në Kolonën 1&2 do t‘u kërkohet të provojnë aftësitë në gjuhën angleze. Aktualisht, emigrantëve u kërkohet që të provojnë njohjen e anglishtes vetëm kur paraqesin kërkesë për leje të vazhdueshme qëndrimi, apo për marrjen e shtetësisë.
"Kjo nuk është kërkesë e bërë kuturu. Ne e njohim vlerën e emigrantëve që janë në gjendje të bëjnë përpara në MB, të integrohen në bashkësitë vendore, të mbrojnë vetveten nga shfrytëzimi. Zotërimi i rrjedhshëm i anglishtes i rrit shanset e secilit për t‘u punësuar me 1/5, duke pasur një ndikim të ngjashëm edhe në realizimin e të ardhurave", u shpreh sekretarja e "Home Office".
Smith tha gjithashtu se po propozon që bashkëshortet e emigrantëve të huaj që jetojnë në Britani duhet të provojnë një njohje bazë të gjuhës, nëse synojnë të sistemohen në këtë vend.
"Vitin e kaluar, afro 50000 njerëz u pranuan në MB si të fejuar, apo bashkëshortë. Mendoj se është e drejtë që tani ne duhet të realizojmë pritshmëritë tona, që ato të mund të flasin anglisht, para se të vijnë këtu", shpjegoi më tej Smith. A. Rr.
Kundërshtimi
Ndryshimet ligjore në tabelë qitje nga kritikat
Paketa e re me sistemin e ndryshuar për emigracionin në Britaninë e Madhe mendohet se do të ketë një numër shumë të madh kundërshtarësh dhe nuk do të arrijë të aplikohet aq lehtë nga ana e qeverisë. Një gjë e tillë u testua që në momentin e parë të prezantimit të saj nga sekretarja e "Home Office", Smith.
Gjatë "pyetje-përgjigjeve" që vijuan fjalën e Sekretares Smith u përvijuan disa prej pyetjeve "me spec". Filip Legraine, gazetar dhe autori i shkrimit "Emigrantët: vendi juaj ka nevojë për ata" ishte veçanërisht kritik, lidhur me rregullat e reja imigratore.
"Sipas Kolonës 1 ti ke nevojë për një diplomë universitare, që do të thotë se ke larguar një ‘Bill Geits të ri‘,tha Legraine. Kjo do të thotë, vijoi ai, se nëse Riçard Bronsoni (sipërmarrës multimiliarder britanik) do të kish lindur jashtë, nuk do të lejohej të vinte tek ne. Kjo do të thotë se babai i Barabak Obamasë, duke qenë një bari kenian dhish nuk do të lejohej të vinte. A nuk do të kish qenë kjo një humbje e madhe për Britaninë?". Kësaj pyetjeje Smith ju përgjigj duke deklaruar se ajo nuk besonte në mundësinë e krijimit të një sistemi emigrator, të besueshëm për njerëzit dhe të aftë të shmangë paragjykimet kundër emigrantëve. Po kështu, Smith tha se komponenti "investitorë" i Kategorisë së Kolonës 1 do t‘i mundësonte njerëzve, si Bill Geitsi të jepnin ndihmesë të vyer për MB. Përsa i takon babait të Obamasë, Smithi nuk bëri asnjë koment. Gazetari Legraine, po kështu kritikoi sistemin e Kolonës 2, veçanërisht rolin e Komitetit Këshillimor të Migrimit. "Lidhur me Kolonën 2, si vallë mund të presësh që një komitet i burrave të urtë të vendosin se ku ka mangësi në ekonomi, për të mos thënë se kur dhe ku do të përvijoheshin ato në të ardhnmen. Ky planifikim i fuqisë punëtore vdiq së bashku me Bashkimin Sovjetik. Nëse këtë e mendoni si ide të madhe, përse vallë nuk e zbatoni mes trevave të Britanisë", ishte pyetja e tij. Smith u pëgjigj se kishte arsye për të besuar se ekonomistët dhe të tjerë mund të përcaktojnë mangësitë në tregun e punës, duke u bazuar në të dhënat ekzistuese. Ajo tha se ky qëndrim nuk "ishte planifikim i centralizuar", por "një qëndrim i sofistikuar", duke e shfrytëzuar Komitetin për të përcaktuar se "cilat do të ishin fushat ku emigrimi, ndjeshëm dhe qartë do të sillte përfitime". Legraine po kështu shprehu shqetësimet e tij mbi planet e qeverisë për t‘i kërkuar karta identiteti të gjithë shtetasve të huaj, që jetojnë në Britani. "Së fundi, por vetëm nga radha dhe jo rëndësia, si mund të përcaktoni njerëzit se cilët janë këta të huaj? A nuk do t‘i shtynte kjo njerëzit që ndodh të kërkojnë, p.sh. persona jo të bardhë të frenohen dhe të kërkojnë që të provojnë se janë britanikë, pra nuk kanë nevojë të mbajnë të tilla karta. Si do të propozonit që të ndalet ky diskriminim?". Në një përgjigje, që ngjalli disa buzëqeshje cinike tek pjesëmarrësit, Smith deklaroi se qeveria ka në plan "të shtrijë sistemin e kartave të identitetit jo vetëm dhe thjesht për shtetasit e huaj..diçka për të cilën, tashmë jemi zotuar ta kryejmë.."
Angli, shqiptarja i përdredh kokën burrit
Policia e Mançesterit gjen të vdekur Elez Dautin. Akuzohet bashkëshortja, Emona
Nga Londra
Muhamed Veliu
Gruaja vret burrin. Personazhet janë shqiptarë, por skena ku luhet tragjedia ndodhet shumë larg prej vendlidjes se tyre, në Angli. Krimi në familje nuk ka kursyer të godasë rëndë një çift emigrantësh shqiptarë në veri të Anglisë. Një emigrant shqiptar, në qytetin e Mançesterit, është vrarë nga bashkëshortja. Elez Dauti është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në zonën Prestviç. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar bashkëshorten e tij, Emona Dauti. Një zëdhënëse e policisë së Mançesterit tha për "Shqip" se nuk dihen ende motivet që e kanë shtyrë 26-vjeçaren Dauti të ndërmarrë një akt të tillë. Zëdhënësja ka sqaruar se shkaku i vdekjes ka qenë përdredhja e kokës. Emona Dauti, nënë e dy fëmijëve, ka dalë të martën në mesditë përpara Gjykatës së Krimeve në Mançester, e akuzuar për vrasje.
Ky është rasti i dytë, kur krimi godet një familje shqiptare në Angli. Vitin e shkuar, për motive xhelozie, 38-vjeçari Sadik Duba nga Bulqiza goditi disa herë për vdekje në gjoks me thikë bashkëshorten Alida Duba. Kjo tragjedi në këtë familje, krahas një viktime, ka prodhuar një tjetër dramë, akoma më të rëndë, atë të katër fëmijëve të tyre, të cilët do të rriten jetimë me nënën e vdekur dhe babanë në burg. Ndërkohë, problemet brenda familjeve shqiptare në Angli, në mesin e vitit 2007, do të prodhonte një tjetër viktimë. Emigranti Vullnet Kastrati, 33 vjeç, nga Shkodra, u gjet i varur në shtëpinë e tij pas një sërë problemesh familjare. Frekuentimi i shumtë i lokaleve të basteve po kthehet në një problem të mprehtë për emigrantët shqiptarë të Anglisë. Shumë çifte po ndahen, ndërsa shumë të tjerë të zhytur në spiralen e basteve të pashpresë dhe kanë vite që nuk telefonojnë familjet. Ndërkohë, dhuna që bashkëshortët ushtrojnë ndaj grave është një tjetër problem me të cilin po përballen organizatat shqiptare, të cilat japin këshillime falas për to. Në disa raste është dashur ndërhyrja e policisë dhe më pas këshillimi burrave shqiptarë nga uniformat blu, që kjo dhunë të ndalojë. Shumë gra shqiptare në Angli po u drejtohen gjykatave, duke hapur procese divorci pafund ndaj bashkëshortëve. Vrasja e Elez Dautit e çon në 20 numrin e emigrantëve shqiptarë të vrarë në Britaninë e Madhe këto dhjetë vitet e fundit.
Dhuna dhe vrasjet kanë mundur "të kalojnë" edhe përtej Atlantikut, bashkë me familjet shqiptare, që kanë emigruar në të ashtuquajturën Tokë e Premtuar. Dy ditë më parë, një krim i pashembullt me protagonistë shqiptarë, ndodhi në Çikago të shtetit Illinois në SHBA. Një çift shqiptarësh të moshuar janë gjetur të vdekur dhe policia lokale dyshon se ata janë vrarë nga djali i tyre. Syrja Shehu, 66 vjeç, dhe Safo Shehu, 67 vjeç, u gjetën të vrarë me armë në shtëpinë e tyre. Mediat në Çikago, duke iu referuar hetimeve të policisë, raportuan se i dyshuari i parë për këtë ngjarje makabre është 33-vjeçari Artur Shehu, i cili ka telefonuar për të raportuar ngjarjen dhe është larguar nga shtëpia. Shkak mendohet se kanë qenë problemet financiare të djalit, që punonte si taksist.
E mo e dhe ti keto jane gjera qe nuk sjellin asnje vlere .
Po si ne cdo vend te botes ndodhin te tilla krime .
Ne usa ndodhin me qindra vrasje te ketilla ,si nga shqiptaret vet amerikanet ,ruset ,
mexikanet ,talibne indianet etc .Na ka dale nami ne te shkreteve se te dihet se cbejne ne angli apo usa vendasit te lush mende e kokes .Ne usa c'do min do kete nga nje speshell njuz
me te tilla raste .
Pastaj ka rrugezgjidhje te tjera ,te ndaheshin pse te vriteshin ,jane arsyje shume te forta qe e cojne njeriun ne krim dhe ne nje crim te tille ti perdredhi koken burrit .E se ca i shtoni vete ju gazetaret .
Kur me flet per organizatat shqiptare per mbrojtjen e te drejtave te grave ne angli apo ne usa ,?! nuk kan nge apo nuk dine keto gjera se qe kane lene vendelindjen kane lene per nje arsyje dhe jo tu drejtohen organizatave .Familja eshte e shenjte dhe po nuk dite ta ruash dhe ta mbrosh vete asnje gje nuk te sjellin organizatat pervec fjaleve .
Emigrimi eshte i eger kujdesni ju te martuari se po se patet mendjen ju hengri dreqi .me ardhka vertet keq.
Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 10-01-2008 më 11:28
Po mire tani, nje gje kisha, ty pse te djeg shum kur njerezit thone qe di nuk di si te raportosh? Pastaj hidhesh dhe perdridhesh dhe kerkon fakte, prova, lesh e pershesh kur gjithmone i ke para syve...
Pse e ke bere artikullin sikur krimi familjar eshte nje fenomen i ri qe sapo ka zene familjen dhe se po ben kerrdin ne komunitet? Per me teper pse e ben sikur vetem shqiptaret jane te semuret nga ky fenomen? Sikur nuk ndodh fare neper kombesite e tjera?
Ama, gjeja kryesore... Pse e quan ti veper te kryer? Si mund ta nisesh me fjaline "Gruaja vret burrin." pa kurrfare konsiderate per te drejtat e te akuzuarit dhe sistemit te drejtesise kriminale te ketij vendi? Si e bere ti fakt te kryer kur ti nuk ishe atje nuk e kuptoj...
Po ja doli e pafajshme gruaja dhe u gjet sikur te ishte aksident, vet mbrojtje ose dikush tjeter, a do te shohim nje artikull korrektimi ne ketu? Apo do te rimbursosh ti demin per defamimin publik? Ti vete or Muhamed duhet te dish shume per keto gjera apo jo? Apo nuk ishe ti i njejti Muhamed Veliu qe mori nje pagese te madhe per demtim karakteri, kur shkruajten nje here se ti ishe terrorist? Hahahahaha, sa per te qeshur eh? Pak si hipokrit ky qendrimi jot ketu apo jo? Te quash tjetren vrasese kur akoma nuk ka mbaruar procesi?
A nuk jane tipike dhe prevalente ne te gjithe shtypin e diaspores (te pakten ne Angli) keto karakteristika? Shkruajne "gazetaret" shkel e shko cfare do lloj brockullash... dhe pastaj haheni e ziheni dhe shkruani per njeri tjetrin sikur ja u kemi neve ngene te lexojme ato budalliqe... Vet nga njeri tjetri jeni mesuar keq...
Ndryshuar për herë të fundit nga lojaxhiu : 10-01-2008 më 22:32
Vrasjet dhe dhuna jane dhe ekzistojne ne çdo vend te botes per fatin tone te keq!
Jam dakort em parafolesin kur thote qe nuk duhet te japim ne ndershkimin pa ditur te verteten dhe aq me teper ata gazetaret qe çfare nuk thote njeri nuk e thote tjetri!
Po megjithate fakti eshte fakt....krimi eshte kryer dhe cilat qofshin motivet qe e kane shtyre bashkeshorten te bente nje gje te tille,prape ngelet "marrje e jetes se nje njeriu",qofte ky i pafajshem ose me faj!
Kam pare femra te dhunura qe kane vrare bashkeshortin dhe nuk me duken arsye te justifikueshme,pasi dhunen nuk je i detyruar ta pranosh,nuk eshte nevoja te kalosh ne ekstrem!
Nje psikolog i madhe ka thene "Te gjithe e kemi nje mn çmendurie ne trurin tone",po jo te gjithe do te mundnim te vrisnin!
Njeriu mendon ne rradhe te pare per jeten qe do marri,per femijet qe ka lene mes kater rrugeve dhe aq me teper per veten!Vrasja per mua nuk ka justifikim!
Nga ana penale ka lehtesi denimi persa i perket faktoreve,provave,por prape se prape keto jane çeshtje qe dalin para Gjykates Te Larte dhe aty kurre nuk mund te dalesh i pafajshem!
Me vjen keq per personin e vdekur,per kete grua dhe me teper per femijet e tyre!
Nje tragjedi familjare qe sja vlen te diskutohet por te behet shembull!
"Carpe Diem"
moj ti xhemla, po c me duhet mua moj moter se sa vriten ne Usa apo ne Angli apo ne Turkbekistan apo ne Ceceni apo Sudan!!!Akoma nuk jane shuar???
Pastaj dhe sikur, ne nje muaj ja u vrane 100 ne Usa ne nje popullsi 310 milionesh..dhe te u vrane 10 ne nje popullsi 4 milionesh..prape perqindja ne na rendon, ne na ngelet kriminaliteti ne dere dhe derri maç i Mediave..
Po ne Usa apo gjetke vriten xexot me njeri tjetrin po ne skemi as xexo qe tjua ngopim atyre fajin.. ..Mua me intereson keta maluketerit tane c katranosin...
E pra , na paska dale nami i kote..
Do na e thote njeri si ja perdrodhi koken apo jo??/Se nuk i dihet ndonjehere..
si thote populli, meso zanat dhe lere menjane se do te te duhet me vone...hahahahaa
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
Krijoni Kontakt