Close
Faqja 7 prej 22 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 217
  1. #61
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Imazhi i shqiptarëve në debat televiziv

    Drejtuesja e debatit, Jeta Xharra: “Shqiptarë e kosovarë se duan njëri-tjetrin”

    RTK kishte improvizuar një studio lëvizëse në mes të Tamizit për të hapur një debat televiziv me një grup qytetarësh dhe ekspertësh mbi çështjen e imazhit të shqiptarëve në Britani të Madhe. Debati u zhvillua në mjediset e anijes HMS President, e ankoruar përballë kullës OXO, në qendër të Londrës. Një grup “të privilegjuarish” mbushnin studion, ndërsa në bankinën e debatit televiziv, ishin të ftuara katër gra; Brikena Muharremi - avokate, Scarlet McGeire – eksperte për marrëdhëniet publike, Lala Meredith-Vula – fotografe dhe Gemma Juma – përfaqësuese nga Këshilli i Refugjatëve. Debati u zhvillua në gjuhën angleze dhe u drejtua nga gazetarja Jeta Xharra.

    Debati
    Jeta Xharra kishte ardhur në studio me imazhin më të keq të shqiptarëve në diasporë. Që në hapje të emisionit, ajo shpërtheu me një sërë informacionesh për të vërtetuar se shqiptarët në Angli dhe në përgjithësi në Perëndim ishin më shumë imazh i trafikantit, kriminelit, azilantit të pasofistikuar, importuesit të drogës dhe prostitucionit dhe shkelësit të ligjit. Fjalët e gazetares Xharra u kundërshtuan sëpari nga zonja Gemma Juma, përfaqësuese e Këshillit të Refugjatëve. “Nuk ka evidenca që të provojë se shqiptarët janë të përfshirë në krimin e organizuar dhe prostitucion më shumë se grupet e tjera etnike apo vetë vendasit”, tha ajo. Megjithatë, zonja Juma pranoi se ekziston një imazh jo i mirë mediatik mbi shqiptarët në përgjithësi. Sipas saj është i domosdoshëm një organizim më i mirë, duke filluar që nga shoqatat etnike dhe deri tek organizmat e qeverisjes lokale dhe qendrore për të luftuar imazhin e keq në media. Zonjushe Brikena Muharremi u shpreh: “Nëse ka një problem këtu, ky do të ishte se shqiptarët nuk punojnë së bashku.
    Ekziston një lloj mosbesimi ndaj njëri-tjetrit mes shqiptarëve në migracion dhe kjo bën që ata të mos punojnë së bashku për të përmirësuar imazhin e tyre në Angli”. Në fjalën e saj, Scarlet McGeire, eksperte për marrëdhëniet me publikun theksoi se Britania e Madhe është një vend anti-emigracion. Sipas saj, shqiptarët erdhën në Britani të Madhe të papërgatitur. “Shumica ishin të paedukuar dhe nuk kishin shumë për të ofruar në marketin britanik. Kështu që shpejt, ata u gjendën në një pozitë të pafavorshme në një botë shumë ndryshe nga bota e tyre. Atyre u mungonte kultura e respektit ndaj ligjit, policit dhe shtetit”. Fotografja, Lala Meredith-Vula përforcoi idenë e gazetares Xharra se shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen për imazhin jo të mirë të tyre. Sipas saj, shqiptarët duhet të bashkëpunojnë shumë më tepër dhe duhet të shqetësohen më seriozisht nga imazhi jo i mirë që i ndjek kudo.

    Reagimet
    Zoti Ralf Gjoni, kryetar e degës së shoqatës “Mjaft” në Londër mori fjalën për të thënë se shqiptarët nuk e meritojnë një imazh të keq në media. Ai hodhi poshtë idenë se shqiptarët e diasporës nuk janë të organizuar. “Unë do të thoja se grupe të tjera etnike na kanë zili për organizimet tona brenda komunitetit”. Ai akuzoi organizmat qeveritare britanike që nuk bëjnë sa duhet për të luftuar krimin, trafikun dhe veprimtarinë ilegale të disa personave. Gazetarja Xharra ndërhyri për të thënë se shqiptarët e Kosovës ishin të indinjuar ndaj shqiptarëve nga Shqipëria. “Të gjithë kosovarët që kam takuar unë, më kanë thënë se nuk dëshirojnë të shoqërohen me shqiptarët e Shqipërisë. Ata më thonë se të gjithë kriminelët dhe trafikantët janë nga Shqipëria dhe po prishin imazhin e të gjithëve”. Historiani Bejtullah Destani e hodhi poshtë këtë konstatim të gazetares Xharra. Ai vuri në dukje se ka plot shembuj të imazhit të mirë mes komunitetit shqiptar, por që sipas tij nuk u jepet popullariteti i duhur. Skenaristi, Tomorr Kokona tha se duhet të pranojmë së bashku se midis nesh ka elementë që po na dëmtojnë imazhin tonë si grup dhe më pas duhet të organizohemi për ta luftuar këtë imazh. Në këtë debat u përmendën disa shembuj pozitivë të organizimit të shqiptarëve në Angli, midis të cilëve edhe gazeta “Albanian Mail”. Rexhep Bajraktari nga Kosova tha se problemi i bashkatdhetarëve tanë qëndron në faktin se të gjithë duan të jenë në krye dhe nuk pranojnë të bashkohen rreth një iniciative të përbashkët. Sipas tij shumica e shoqatave shqiptare në Angli janë inekzistente dhe vazhdojnë të pretendojnë se përfaqësojnë shqiptarët si grup etnik.

    Pjesa e dytë
    Debati televiziv ishte konceptuar në dy pjesë. Tema e dytë kishte të bënte me atë se çfarë shqiptarët ne diasporë mund të bënin për Kosovën dhe Shqipërinë. Në fjalën hyrëse, gazetarja Xharra tha se bashkatdhetarët kishin qenë shumë të suksesshëm për të mbledhur të ardhura dhe armatim në periudhën e Luftës së Kosovës. Në kohë paqeje, sipas saj pritej një angazhim i mëtejshëm. Ish – zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Daut Dauti duke folur nga eksperienca e tij personale hodhi një lum akuzash ndaj drejtuesve dhe politikanëve në Kosovë. “Në Kosovë drejtojnë injorantët, njerëzit e paaftë. Ata kanë frikë nga studentët e Oksfordit dhe Kambrixhit që i kemi me shumicë këtu. Nuk do të kishte shanse për një shqiptar të diplomuar në Angli apo Perëndim për të gjetur një pozicion drejtues në qeverinë e Kosovës”, tha ai. Të njëjtën gjë bëri edhe Ralf Gjoni nga shoqata “Mjaft”. Sipas tij, në Shqipëri ekziston një frymë më ndryshe, por përsëri mbetej problem inkuadrimi i trurit të edukuar në Perëndim. “Ka disa projekte dhe janë bërë disa hapa të vegjël në këtë drejtim. Megjithatë, në Shqipëri nëpunësit të kanë shumë frikë dhe bëjnë cmos që të dështosh nëse vjen nga shkollat e Perëndimit”, tha ai. Të tjerë që e morën fjalën, dhanë dëshmi të tyret personale mbi përpjekjet që kishin bërë në këtë drejtim. Pothuajse të gjitha ishin histori dështimesh që fajësonin sistemet burokratike të Shqipërisë dhe Kosovës, mentalitetin ballkanik që mbyt çdo iniciativë të importuar.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #62
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Imazhi i shqiptarëve në debat televiziv

    Në fjalën e saj, Scarlet McGeire, eksperte për marrëdhëniet me publikun theksoi se Britania e Madhe është një vend anti-emigracion. Sipas saj, shqiptarët erdhën në Britani të Madhe të papërgatitur. “Shumica ishin të paedukuar dhe nuk kishin shumë për të ofruar në marketin britanik. Kështu që shpejt, ata u gjendën në një pozitë të pafavorshme në një botë shumë ndryshe nga bota e tyre. Atyre u mungonte kultura e respektit ndaj ligjit, policit dhe shtetit”.

    Kjo eshte e verteta e hidhur per shumicen e shqiptareve (qofshin nga Shqiperia apo ne trojet e tjera shqiptare rreth saj)!

  3. #63
    Socialist Maska e Genti
    Anëtarësuar
    06-11-2002
    Vendndodhja
    Britani
    Postime
    140
    Mendoj se ligjet jane te barabarta per te gjithe banuesit qe jetojne ne Angli, mbase luan pak rol me ne shqiptaret por e meritojme pasi ne ja bojm vetes, mos te presim te trajtohemi si anglezet se fundi fundit ne jemi rrefugjat ne kete shtet dhe nuk mund te ecim sipas mentalitetin tone shqiptar.
    besoj se e njejta gje do kish ndodh dhe sikur anglezet te vinin ne shqiperi normale qe ata nuk do ishin te barabarte me ne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genti : 01-01-2008 më 16:02
    I Dont Care If Im Hated On The Net.
    Because I Have A Real Life.

  4. #64
    Citim Postuar më parë nga apollon 23 Lexo Postimin
    Me qete o njerez , kam qejf tu shoh njehere te diskutoni perballe njeri tjetrin , te shoh cfare zgjidhje do ti jepni problemit (dmth monopatin)!!

    Kush jane anglezet u njihet mire lekura , por dhe ne ama pellembe nuk te leshojme ne te tera drejtimet (kryesisht prostitucion , droge , dhe vjedhje), ketu ne angli me shume kosovare ka , edhe shqiptare po si ne mbare evropen e matane djellit !
    Qe Anglezet na percmojne , plotesisht e vertet , kujt i vritet !!? Keta qe i mbulon fodulleku dhe rracizmi , popull i piste , dembel , pijanec gje zymte qe u qesh fytyra pas shishes se gjashte , kudo pedofila ke !
    Vari qillon

    mire te tjerat se nuk i njof shume, po dembel? a mund te shajme ne njeri dembel?

  5. #65
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ore, ata kane perdhunuar...dy vete nje femer. Nuk ka rendesi a jane shqiptare a jane amerikane, ata duhet te denohen.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ore, ata kane perdhunuar...dy vete nje femer. Nuk ka rendesi a jane shqiptare a jane amerikane, ata duhet te denohen.
    O Edvin, askush nuk po e mohon qe duhet denuar, nese jan fajtor, por ketu po e komentojm ironin e ketij titulli "shqiptaret gjykohen ne bazë te opinionit", aq me shume, qe kete artikull e ka shkruar njeriu qe ka ndihmuar me se shumeti te krijoj kete opinion per Shqiptaret.

  7. #67
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Asnje shqiptar ne angli deri me sot nuk e ka ngrene burgun kot, ne baze te provave marrin cfare meritojne.



    Dito.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Asnje shqiptar ne angli deri me sot nuk e ka ngrene burgun kot, ne baze te provave marrin cfare meritojne.



    Dito.
    Cfare? E nga e dike ti kete gje? Mos i ke pare ti te gjitha rastet gjyqesore me shqiptar... ketu? Ta garantoj une qe ka shqiptar te pafajshem qe po kryen denime qe s'e meritojne ketu ne angli sepse sistemi ketu nuk eshte vertet ashtu sic duket. Mos beni koment nga hici duke vetem menduar qe: Eh, do kete ndonje gje, kot nuk jane arrestuar.

    Une di vet nje shokun tim qe beri hengri 1.5 vjet denim (beri vetem 9 muaj) per shkak se mbrojti veten ndaj nje zezaku... desh e hengri dhe per "Racialy agravated assault". Tani kur vete puna tek kush mbledh me shume veta te genjejne per njeri tjetrin dhe cili aktor eshte me i mire ne gjygj dhe ti mbushi mendjen jurise... cfare pret? Ka plot te pafajshem. Nuk eshte e vertete qe merren vetem prova te forta parasysh. Ka plot veta qe denohen vetem me prova rrethanore vetem sepse ashtu besoi juria. Deshmia e nje personi quhet prove e forte ketu dhe ne shumicen e rasteve kjo eshte prova qe denon te akuzuarin. Mos u cudit, sepse ka plot te pafajshem.

    Per ceshtje qe as nuk duhet te sillenin nga prokuroria ka plot veta qe jane denuar. Ne kete sistem "common law" eshte rregulli "adversaritetit" domethene sa do gabim qe te jete, prokuroria e ka per detyre ta sjelli ceshtjen ne gjygj ne qofte se mendon qe ka mundesi tia mbushi mendjen jurise. Po, edhe pse nuk duan ta pranojne, merret parasysh edhe opinioni public qe eshte prevalent ne ate kohe. Edhe te tjera si P.sh. sa gra ka juria, sa zezak ka ne juri, sa te bardhe, etj. Edhe ne qofte se ka nje dyshim te madh per fajesine nga vete prokuroria e sjellin ceshtjen ne gjygj. Ashtu sic e ka edhe per detyre avokati mbrojtes ta mbroje klientin edhe ne qofte se eshte fajtor.

    Tani kape ti kete ne raste te tilla si perdhunim qe eshte vetem fjala e asaj dhe fjala e atij. Si mundesh te jeshe i sigurte ti qe vetem pse fillon e qan njera ne gjygj ai vertete eshte perdhunues. Ka plot raste te tilla ne Angli, dehet njera dhe e ben me tjetrin dhe pastaj behet pishman dhe thote qe eshte perdhunuar. Dhe ti po thua te gjithe Shqiptaret qe jane denuar qenkan fajtor...
    Ndryshuar për herë të fundit nga lojaxhiu : 03-01-2008 më 09:38

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2005
    Vendndodhja
    Dirtyyy London
    Postime
    73
    Its about time the NHS got penalised for the inpetitude of their Staff. Kur punoja si perkthyes ne nje lindje te Londres, njof 2 raste kur mjeket kan qen fajtor per disability of 2 children with premature birth, on both occasions i advised the parents to seek legal advise as i was certain the medics were responsible but they declined. So i congratulate this women for taking them to court

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348
    Citim Postuar më parë nga lojaxhiu Lexo Postimin
    Cfare? E nga e dike ti kete gje? Mos i ke pare ti te gjitha rastet gjyqesore me shqiptar... ketu? Ta garantoj une qe ka shqiptar te pafajshem qe po kryen denime qe s'e meritojne ketu ne angli sepse sistemi ketu nuk eshte vertet ashtu sic duket. Mos beni koment nga hici duke vetem menduar qe: Eh, do kete ndonje gje, kot nuk jane arrestuar.

    Une di vet nje shokun tim qe beri hengri 1.5 vjet denim (beri vetem 9 muaj) per shkak se mbrojti veten ndaj nje zezaku... desh e hengri dhe per "Racialy agravated assault". Tani kur vete puna tek kush mbledh me shume veta te genjejne per njeri tjetrin dhe cili aktor eshte me i mire ne gjygj dhe ti mbushi ...
    Ke te drejt, ka Shqiptar te denuar qe mund te jan pafaj mirepo nuk besoj se jan denuar pse kan qen Shqiptar. Ka shume Anglez e Britanez qe jan denuar me vite te tera dhe ne fund eshte dashur te ju kerkohet falje e mandej edhe kompensim. Keto gjera ndodhin gjithekund, jo vetem ne Britani apo vetem pse jan Shqiptar.

    Sa per shokun tuaj qe ka mbrojtur veten, edhe ketu ka shume Anglez qe jan denuar vetem pse kan mbrojtur veten, madje edhe prej atyre ku jan sulmuar ne shtepin e tyre. Sipas policisë ai eshte dashur te thirre 999 e jo te merr ligjin ne duart e tij. Prandaj te kuptohemi qe njerz te pafajshem denohen gjithekund e jo per shkak ciles nacionalitet i perkasin.
    Gjithashtu me duhet te ceku se ne juri mund te ndodh qe ndonjeri prej juris mund te jete racist, kete po e them, sepse kam qenë pjese e juris ne dy raste dhe ne dy rastet ka qenë nje vajz qe nuk ka qen veshtire te vërehet se ishte pro te bardhit dhe kunder jo te bardhit, pamvarisht provave qe i posedonim perpara. Gjasat qe te gjithe(12 persona) te jan racist ne te njejtin rast, eshte shume e vogel.

Faqja 7 prej 22 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Shqipja Standarde: ASHAK-u ngren komision rishikimi...
    Nga drini_në_TR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •