Close
Faqja 2 prej 22 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 217
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Postuar më parë nga KillinGRoutinE
    Me te vertete e shoh me dyshim vendin ne pemen e evulucionit te nj pjese te mire te shoqerisse Shqipetare .!!!
    eshte koha qe te kapni librat e jo thikat ....!
    ------------------------------------------------------
    qka prsin nga keto gjenerata me thika ????? degjenerim ...mafia garant ...
    isha ne polici per te identifiku ate qe ka vjedh te une...kur hapa albumin me foto abababababab plot shqiptar ...thash nuk njof askend
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  2. #12
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Angli: Shqiptarët po dënohen në bazë të opinonit.

    Nga Londra
    Muhamed Veliu


    Shqiptarët në Britaninë e Madhe po dënohen në bazë të opinionit të keq krijuar për ta nga mediat britanike dhe jo fakteve për krimet që ata akuzohen.
    Juritë e proceseve gjyqësore po ndikohen në vendim-marrje nga ato që dëgjojnë dhe lexojnë rreth shqiptarëve duke mos i trajtuar ata si të barabartë përballë ligjit si të gjithë qytetarët e tjerë.
    Më pas gjykatësit britanik lexojnë masa dënimi nga më të rëndat siç ishte rasti Kujtim Spahiut dënuar me 33 vite burg. “Të jeshë shqiptar në Angli në sytë e bashkombasve të mi do të thotë të jesh kriminel” do të deklaronte gjatë një interviste britanikja Sarah O’neill e cila po kërkon rishikimin e dënimit të Spahiut.


    Dënimi dy shqiptarëve

    Gazeta Shqip ka zbuluar fakte të reja rreth dënimit disa ditë më parë të dy shqiptarëve për përdhunim.
    Endrit Gashi sëbashku me Gjergj Shpendin u dënuan në total me 17 vite burg.
    Ata u gjetën fajtor për përdhunimin e një koleges së tyre kamarire natën e Krishtlindjeve. Dhjetë nga dymbëdhjetë antarët e jurisë ishin dakort për fajësinë e tyre. Ndërsa dy të tjerët kishin rezerva për ti shpallur ata fajtor.
    Nga biseda me një punonjës të kafe Rouge ku punonin dy shqiptarët dhe “viktima” është mësuar se ajo i ka denoncuar ata për tu hakmarrë pasi u mor vesh që pas festës së Natës së Krishtinjeve kishte kryer mardhënje seksuale me dy kolegët e saj shqiptarë.
    “Endritin e kam parë disa ditë pas asaj feste duke folur për një kohë të gjatë me vajzën me origjinë ruse. Ata po qeshnin me njëri tjetrin. Nëse Endriti e kishte përdhunuar si mund ajo të bisedonte me të e të qeshte?” rrëfen personi që ka dijeni të plotë rreth asaj që ka ndodhur me kolegët e tij.
    Më tej ai ka zbardhur të gjithë ngjarjen përse ajo denoncoi të dy shqiptarët se e kishin përdhunuar.
    Sipas tij ishte Gjergj Shpendi ai i cili u tregoi kolegëve të tjerë meshkuj në Kafe Rouge se sëbashku me Endritin kishin kryer mardhënje seksuale me kamarieren 22 vjeçare ruse me shtetësi britanike, pas mbarimit të festës.
    Ajo e ka marrë vesh, se kjo ngjarje që ka dashur ta mbajë sekret ishte bërë publike.
    Më pas ka menduar hakmarrjen duke i denoncuar ata në polici se ishte përdhunuar.
    Dëshmia e saj e filmuar siç ndodh në të tilla raste, është dhënë një muaj pas datës kur ajo pranoi me dëshirën e saj të shkojë në hotel me dy shqiptarët.
    Rusja ka pranuar që të tre kanë qënë të pirë por ajo nuk kishte pranuar të kryente mardhënje seksuale me ta. Sipas dëshmisë së saj ishte Gjergj Shpendi ai i cili përdori forcë dhe e përdhunoi i pari.
    Të dy shqiptarët kanë mohuar në mënyrë kategorike ta kenë përdhunuar atë.
    Megjithatë juria është bindur me dëshminë e saj duke mos i dhënë rëndësi fatit se ajo nuk u mor me dhunë për të çuar në hotel.
    Një tjetër motiv për të denoncuar shqiptarët si përdhunues mund të jetë dëmshpërblimi që marrin viktimat e përdhunimit pasi personi që ka kryer përdhunimin gjendet fajtor.
    Besohet se “viktima” e këtij rasti ta ketë studjuar mirë këtë mundësi për të përfituar kompensim si viktimë e një përdhunimi në kurriz të dy shqiptarëve.


    Rasti “Megaman” drejtësia me standart të dyfishtë

    Disa muaj më parë Kujtim Spahiu do të dënohej me 33 vite burg për një vrasje dhe tre tentative vrasje. Për ta gjetur atë fajtor nuk kishte prova solide që vërtetonin se ai ishte njeri që kishte hapur zjarr ndaj një grupi shqiptarësh.
    Incidenti mes dy grupeve rivale shqiptare më 16 Tetor 2006 është i ngjashëm me atë të një muzikanti me ngjyrë drejtues i grupit “So Solid Crew” ndodhur në vitin 2004. Por vendimi gjyqësor krejt i kundërt.
    Dwayne Vincent njohur me emrin e artit Megaman sëbashku me një mikun e tij nisen për të sqaruar një problem të mëparshëm me Colin Scarlet.
    Carl Morgan mik i Vincent armatoset me një pistoletë me të cilen godet për vdekje Colin Scarlet.Sipas prokurosisë britanike ishte Vincent ai që inkurajori Morgan të kryente të shtinte me pistoletë katër herë mbi viktimën. Ngjatja është krejt e njëjtë me atë të Kujtim Spahiut i cili niset me Herland Bilalin për të sqaruar një sherr me Petrit Brahën. Më pas ishte Bilali ai që hap zjarr me armë kundra Brahës që shpëton për mrekulli megjithëse u plagos 4 pluma ndërsa mbetet i vdekur Prel Marku.
    Për këtë ngjarje krejt të njëjtë Kujtim Spahiu do të dënohej me 33 vjet burg.
    Ndërsa muzikanti me ngjyrë Dwayne Vincent “Megaman” më 26 Shtator 2006 do të shpallej i pafajshëm ndaj akuzave për vrasje. Ndërsa Carl Morgan u gjet fajtor.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Duhet te jesh realist, duke u munduar t'i pergjigjesh pyetjes: Perse ndodh kjo dukuri (edhe) per shqiptaret? Kot per kuriozitet, provo t'i japesh nje pergjigje.

  4. #14
    i/e larguar Maska e KillinGRoutinE
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    London
    Postime
    42
    Nga Londra 12-11-2007, 07:00
    Muhamed Veliu

    Një shqiptar, i cili nuk ka kursyer të përdorë dhunën fizike ndaj bashkëshortes së tij britanike, që i mundësoi ardhjen përsëri në Angli pasi e dëbuan, është dënuar me tre vite burg. Ylber Kola e ka rrahur bashkëshorten deri në atë pikë sa i ka thyer këmbën në disa pjesë. Britmat e saj nga dhimbja e tmerrshme që shkaktonte këmba e thyer, nuk ia kanë prishur terezinë Kolës të telefonojë ambulancën




    plus dhe nje artikull qe fliste per dy veta qe perdhunuan shoqen e vet te pune ne menyre brutale ..etc ect kudiune .. ti vete isjruan me suprlativa pastaj shkruan qe i del ne mbrojtje sepse kam pershtyjen qe je perdoorues i mire i COPY/PASTE

  5. #15
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Jo 33 vjet por ne litar. vetem keshtu frenohet krimi. Edhe mos beni gabim te krahasoni anglezet me shqiptaret, keta te fundit jane hanibale.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    [QUOTE=qafezezi;1755415]Jo 33 vjet por ne litar. vetem keshtu frenohet krimi. Edhe mos beni gabim te krahasoni anglezet me shqiptaret, keta te fundit jane hanibale.[/QUOTE]


    Edhe ti zotrote sh Shqiptar po me dukesh,keshtu qe mos thoje shqiptaret jane canibal,se me duket fut edhe veten pak aty! Ok ? Kur do t'i jepni njehere fund ketyre pergjithsimeve mes njeri tjetrit se na keni hequr mendjen?! C'rendesi se ca rrace eshte krimineli,krimineli duhet te marri denimin qe meriton edhe pike!Po thoje c'faje kane njerezit e e thjeshte qe punojne me djersen e ballit dhe kur vine puna paragjykohen per shkak te ketyre kafsheve!


    Me vjen keq per ata cunat,nese nuk kane bere asnje gje me dhune por me deshire!Shpresoje qe te vertetohet mos-fajesija e tyre,dhe ate bucen ta kalbin ne burg.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    Me keto kthesa 180 gradeshe nuk i ben fare favore vetes o muhamed. Ti vete ke qene pjese e ketyre "gazetareve" qe i kane bere gjygje shtypi cunave shqiptare qe jane akuzuar.... me keq se shtrigat e Salemit.

    Oh zot... ironia e kesaj teme eshte kaq e paperballueshme sa qe nuk mund te them gje tjeter.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    mu me pelqen tema
    duhet me tregu se qka bejn shqiptart jasht vendi
    Nuk e din kodin e mergimit
    qdo shqiptar jasht vendi asht ambasador i vendit te vet !
    vertet shqiptart jan shembull i keq edhe pse ka shum te mirê.
    per at rastin qe dy shqiptaret kan dhunu kolegen ruse 22 vjeçare , e kan qu ne hotel tani i kan tregu shokve ne punpe !

    shqiptari hargjon 2000 kalori gjat seksit.
    100 per seks
    1900 kalori pas seksi mu livdu me kend ishte !
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    per at rastin qe dy shqiptaret kan dhunu kolegen ruse 22 vjeçare , e kan qu ne hotel tani i kan tregu shokve ne punpe !
    Po, kjo e justifikon qe ata te hane burg per perdhunim. "I tregoven shokeve te punes qe beren seks, o bo bo... Hajde ti varim!"

    Me trego nje burr qe nuk mburret per keshtu lloj gjerash. Na e nxorre ti qe vetem shqiptaret mburren keshtu. Hajde... hajde...

    Nuk mbaron se me cudituri vetija qe kane shqipetaret per te share veten, per cfare do lloj gjeje. Nje idiot na quan "Hanibal" (Kanibal???), tjetra na thot qe harxhojme 1900 kalori kur mburremi per seks...

  10. #20
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Hej Anglia ju la një shtet të vogël në konferencën e Londrës, sepse deshi që të mos mbijetoni pa ju përkulur asaj.
    Anglezët ia arritën qëllimit, sot shqiptarët janë robër të anglezëve, dhe punojnë si gomarë, dhe vazhdimisht hanë dajak, e ju bëhen padrejtësi.

    Sa mirë, sa lumturi. Ata që kanë menduar për të ardhmen sot kënaqen, kurse nipërit e budallenjve kanë mbetur budallenj.

Faqja 2 prej 22 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Shqipja Standarde: ASHAK-u ngren komision rishikimi...
    Nga drini_në_TR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •