NDARJA ADMINISTRATIVE DHE REGJISTRIMI I POPULLSISĖ NĖ
QARKUN E PRIZRENIT NĖ VITIN 1919
Hyrje
Pas pushtimit tė Kosovės dhe tė viseve tjera etnike shqiptare nga Serbia /tetor-nėntor1912/, komanda supreme serbe, sipas vendimit tė qeverisė sė saj: nr. 18714 tė datės 5 nėntor 1912, me shpejtėsi ndėrtoi njė administratė ushtarake, duke e ndarė vendin nė 10 qarqe, nė dhjetra rrethe dhe nė qindra komuna tė vogla. Qė nė fillim tė vitit 1913 qeveria e Pashiqit Kosovėn e kishte copėzuar nė kėto, qarqe rrethe e komuna:
1. Qarku i Tetovės kishte 4 rrethe dhe 59 komuna me 300 fshatra;
2. Qarku i Shkupit kishte 3 rrethe dhe 61 komuna me 249 fshatra;
3. Qarku i Kumanovės kishte 5 rrethe dhe 60 komuna me 409 fshatra;
4. Qarku i Kavadarit kishte 3 rrethe dhe 52 komuna me 227 fshatra;
5. Qarku i Dibrės kishte 3 rrethe (kėtu ėshtė llogaritur edhe rrethi i Peshkopisė) dhe 35 komuna me 202 fshatra;
6. Qarku i Manastirit kishte 6 rrethe dhe 116 komuna me 584 fshatra;
7. Qarku i Plevles kishte 3 rrethe dhe 27 komuna me 122 fshatra;
8. Qarku i Novi Pazarit (Pazarit tė Ri) kishte 3 rrethe dhe 54 komuna me 571 fshatra;
9. Qarku i Prishtinės kishte 5 rrethe (Prishtina, Gjilani, Vuēiterrna, Llapi dhe Ferizaji) dhe 72 komuna me 628 fshatra;
10. Qarku i Prizrenit kishte 8 rrethe dhe kėto rrethe ishin:
I. Rrethi i Prizrenit, i ndarė nė 20 komuna me 67 fshatra;
II. Rrethi i Gjakovės, i ndarė nė 16 komuna me 59 fshatra;
III. Rrethi i Gorės (Vranisht), i ndarė nė 19 komuna me 54 fshatra;
IV. Rrethi i Drinit /Krasniqes (Vaspas) , i ndarė nė 13 komuna me 57 fshatra;
V. Rrethi Metohisė (Istok), i ndarė nė 11 komuna me 73 fshatra;
VI. Rrethi i Podrimes (Rahovec), i ndarė nė 13 komuna me 83 fshatra;
VII. Rrethi i Lumės (Bicaj), i ndarė nė 15 komuna me 32 fshatra dhe
VIII. Rrethi i Podgorės (Suharekė), i ndarė nė 10 komuna me 38 fshatra.
Sipas njė vendimi tė Komandės sė armatės III serbe, mė 12 nėntor 1912 edhe vet qyteti i Prizrenit u nda nė disa qendra - lagje, si:
1. Kuarti i mahallės sė Terzinjve me lagjet: Myderrizi, Hoqa, Haxhi Kasemi, Sozi, Begzade dhe Ilaz Kuka:
2. Kuarti Arad me lagjet: Ajdi Begu, Varoshi, Sinan Pasha dhe Mahmut Pasha;
3. Kuarti Sveti Petki me lagjet: Buda Hoqa, Ahmet Begu, Ēoraga (Liman Ēogaxhi), Mahmuti, Haxhi Ramadani, Atiku (Xhuma Xhami) dhe Xhediti;
4. Kuarti Levishke me lagjet: Saraqhane, Katibi, Sinani, Dragodani, Kurilla, Mehmed Pasha, dhe Muhaxhiri. 1
Kryeshef i qarkut tė Prizrenit fillimisht u caktua Sreten V. Kojiqi, tė cilin mė vonė do ta zavendėsojnė Gjorgje Matiqi dhe Kataniqi, qė tė tre antishqiptarė tė dėshmuar.
Shkruan: Sheradin BERISHA
http://lajme.dervina.com/foto/521eb7...0d518be/shera1[1].jpg
I
Dihet mirėfilli se gjatė luftės sė parė Botėrore (1915-1918) , Kosova dhe viset tjera shqiptare u pushtuan nga forcat e bllokut Qėndror: Bullgaria dhe Austro-Hungaria, ndėrsa ushtria serbe (pas kapitullimit nė nėntor 1915), nga brigjet shqiptare, u largua me ndihmėn e Francės dhe tė Rusisė nė Greqi. Ndonėse forcat e bllokut tė Antantės: Francės, Anglisė, Italisė. . . ku bėnin pjesė edhe divizionet e ushtrisė serbe, ishin pėrqėndruar nė Selanik, mė 15 shtator 1918 kėto forca hapėn Frontin e ashtuquajtur tė Selanikut, kundėr ushtrisė bullgare dhe asaj austro-hungareze. Aleanca ushtarake e Antantės gjatė marshimit nė drejtim tė veriut, mposhti ushtrinė bullgare duke e detyruar qė tė kapitulloi mė 29 shtator 1918. Nė kėto operacione pushtuese, njėsitė ushtarake franceze ishin tė parat qė nė fillim tė tetorit 1918 u futėn nė Kosovė dhe pėrgaditėn terenin pėr rikthimin e ushtrisė serbe nė tokat shqiptare. Qeveria serbe kishte pėr qėllim qė krahas depėrtimit tė ushtrisė franceze, tė organizonte edhe pushtetin e pėrkohshėm serb nėpėr qendrat mė tė mėdha tė Kosovės. . . 2 Dhe kėtė e bėri me lehtėsi falė ndihmės sė ushtrisė franceze. Ndėrkohė, sipas marrėveshjes me aleatėt e vet, ushtria serbe dislokoi trupat e saj nė tėrė teritorin e ripushtuar. Mė 1. XI. 1918 komanda e Armatės sė III serbe me seli nė Shkup, me njė vendim tė veēantė territoret shqiptare u ndau nė tri zona ushtarake:
1. nė zonėn e Manastirit,
2. tė Vardarit dhe
3. nė atė tė Kosovės.
Ndėrkaq zona e Kosovės, me qendėr nė Prishtinė, ndahet nė tri qarqe- (zona) ushtarake:
1. Qarku i regjimentit tė Prizrenit, me shtab nė kėtė qytet dhe pėrfshinte kėto rrethe: rrethin e Gorės, Sharrit, Gjakovės, Podrimės, Podgorės, Lumės dhe tė Hasit.
2. Qarku i Regjimentit tė Prishtinės, me shtab nė Prishtinė dhe pėrfshinte rrethet administrative: tė Llapit me njė pjesė tė Graēanicės, rrethit tė Gjilanit dhe atė tė Nerodimes me qendėr nė Ferizaj.
3. Qarku i Regjimentit tė Novi Pazarit (Pazarit tė Ri), pėrfshinte rrethet administrative: tė Sjenicės, Dezhevės, Nivi Pazarit (Pazarit tė Ri), Shtavicės, Tutinit, Mitrovicės, Vuēiterrnės, Drencės-Llaushė, Istokut, Rozhajės dhe tė Pejės. 3 Kjo ndarje mbetet nė fuqi deri nė vitin 1920, kur Mbretėria SKS do tė ndahet nė krahina.
Pas dislokimit tė plotė tė trupave ushtarke serbe nė trevat e ripushtuara shqiptare, komanda supreme serbe me ndihmėn e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, fillon konstituimin e pushtetit ushtarako-policor nė ēdo vendbanim. Fillimisht trevat shqiptare ndahen nė qarqe, rrethe dhe komuna tė vogla, pėrafėrsisht sipas ndarjes qė ishte bėrė nė vitin 1913. Dhe Kosova ndahet nė tri qarqe, si nė:
1. Qarkun e Kosovės me katėr rrethe;
2. Qarkun e Zveēanit me tri rrethe dhe nė
3. Qarkun e Prizrenit me gjashtė rrethe.
Pushtuesit serb, ndėrtimin e pushtetit nė qarqe dhe njėsi mė tė vogla administrative e arsyetonin, me: konfiguracionin e vėshtirė malor tė terenit, me gjerėsinė e teritorit, me mungesėn e lidhjeve tė komunikacionit, me mosnėnshtrimin e popullsisė shqiptare etj. Pėr tė vėnė nėn kontrollė tė plotė gjithė hapsirėn shqiptare, Qeveria serbe nė krye tė qarqeve emroi oficerė mė aktivė dhe mė energjik, nė luftimin e rezistencės shqiptare.
II
Pėr tė argumentuar ndarjen administrative dhe vėnjen e pushtetit ushtarak serb nė Kosovė, shembulli mė ilustrativ ėshtė qarku i Prizrenit. Pas pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore, ndonėse forcat franceze tė dislokuara nė Prizren u larguan pėr nė jug tė Shqipėrisė (Gjirokastėr, Korēė etj), komanda e pėrgjithshme e ushtrisė serbe mė 1 nėntor 1918, urdhėroi Batalionin e II tė Regjimentit tė parė tė saj, qė tė dislokohet nė Prizren.
Ministria e Punėve tė Brendshme e Serbisė meqė kishte caktuar Gjorgje Matiqin pėr ndėrtimin e pushtetit policor nė Kosovė, ky antishqiptar i njohur qė nga viti 1913, pėr kryeshef nė Qarkun e Prizrenit emroi Petar Kostiqin ish-drejtor i gjimnazit, i cili mė vonė do tė zavendėsohet nga D. O Dorontiqi. Ndėrkaq gjithė kryetarėt dhe shefat e policisė sė rretheve emroi serb, si:
1. Pėr rrethin e Sharrit, kryetar emruan Cvetko Bllagojeviqin (tregtar nga Prizreni), shef tė policisė Toma Jovanoviqin;
2. Pėr rrethin e Podrimes, kryetar Predrag Gjurgjeviqin (mėsues) , shef tė policisė Risto Kuzmanoviqin;
3. Pėr rrethin e Podgorės, kryetar Ranko Trifunoviqin, shef tė policisė Milorad Protiqin;
4. Pėr rrethin e Gorės, kryetar Spaso Lekiqin (ish-gjykatės) , shef tė policisė Branisllav Popoviqin;
5. Ndėrkaq pėr vendosjen e pushtetit nė rrethin e Lumės dhe tė Hasit ishin angazhuar Shani Llausha dhe Sadik Efendiu (ish-naēallnikė tė kėtyre rretheve gjatė viteve 1914-1915) por megjithatė shef nė rrethin e Lumės ndėrkohė do tė emrohet Stojan Dajiqi, kurse pėr shefa tė policisė nė rrethin e Lumės u emrua Milorad Petroviqi, ndėrsa pėr rrethin e Hasit: Mihajllo Koviq (ish - oficer nė Divizionin e Vardarit) . 4
Sipas vendimit tė MPB-s serbe tė datės 10 nėntor 1918, mė 13 nėntor, shefi i Qarkut tė Prizrenit P. Kostiq do ta konstituoi edhe administratėn e pushtetit civil nė Prizren. Dhe, pėr kryetar emron Rista Skakaleviqin, ndėrsa pėr anėtarė:
1. Cvetko Bllagojeviqin-tregtar;
2. Ratko Zhoriqin - tregtar;
3. Risto Gjunkoviqin (kryeplak) ;
4. Jovan Gjorgjeviqin;
5. Shaqir Ēavdėrbashėn;
6. Ramiz Korėn - rentier;
7. Petar Kostiqin-sekretar i mitropolisė nė pension;
8. Musa Shehzaden-rentier;
9. Vasilje Desiqin - kryetar i gjyqit tė shkallės sė parė nė Prizren;
10. Trifun Dimitrijeviqin-profesor nė pension; dhe
11. disa tregtarė e zejtarė. 5
Nė Qarkun e Prizrenit, m enjėherė pas ndarjes administrativo - territoriale dhe vendosjes sė pushtetit qėndror, autoritetet serbe bėjnė regjistrimin e popullsisė. Sipas njė dokumenti, qė deri mė sot ka qenė pakė i njohur nė histori, regjistrimi i popullsisė nė Qarkun e Prizrenit, pėr herė tė parė ėshtė bėrė nė fillim tė vitit 1919. Nė kėtė dokument, qė mbanė numrin K. P. br. 742 dhe datėn, 2 shkurt 1919, tė nėnshkruar nga naēallniku i Qarkut tė Prizrenit M. O Dorontiqi, evidentohet regjistrimi i popullsisė sipas rretheve, komunave dhe fshatrave, me tė dhėnat: numrin e banorėve, tė shtėpive, tė familjeve dhe pėrkatėsinė e tyre fetare. Origjinali i kėtij dokumenti ruhet nė arkivin e fondit tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė nė Beograd-nr. 65, fasc. 28. dok. 189.
Edhe ky dokument, dėshmon se Qarku i Prizrenit ishte i ndarė nė gjashtė rrethe, si nė:
1. Rrethin e Sharrit - me seli nė Prizren;
2. Rrethin e Podgorės - me seli nė Suharekė;
3. Rrethin e Podrimės - me seli nė Rahovec;
4. Rrethin e Gorės - me seli nė Vranishtė;
5. Rrethin e Lumes - me seli nė Bicaj dhe
6. Rrethin e Hasit - me seli nė Krumė.
III
Struktura e pėrgjithshme, e regjistrimit tė popullsisė nė Qarkun e Prizrenit, sipas kėtij dokumenti dukej kėshtu:
A) R r e th i i Sh a rr i t - ka pasur gjithsej 16 komuna si: komunėn e Sredskės, Gornje Sellos, Verbiēanės, Lubinjės, Lokvicės, Lybeēevės, Hoqės sė Qytetit, Zhurit, Vermicės, Vlashnjės, Manastricės, Serbicės sė Epėrme, Korishės, Lubizhdės, Sevcit dhe Novakės.
1. Komuna e Sredskės, pėrfshinte fshatin Sredskė me 144 familje ortodokse (Serbe) (1031 banorė) dhe fshatin Pllanjan 6 me 45 familje ortodokse (275 banorė) dhe 57 familje myslimane (345 banorė) .
2. Komuna e Gornjesellos, pėrfshinte fshatrat: Gornjeselle dhe Mushnikovė. Gornjesella kishte 97 familje ortodokse (478 banorė) dhe 19 myslimane (78 banorė) . Fshati Mushnikovė kishte 73 familje ortodokse (420 banorė) dhe 37 myslimane (203 banorė) . 7
3. Komuna e Verbiēanės, pėrfshinte fshatrat: Verbiēanė, Novoselle dhe Gernēar. Fshati Verbiēan kishte 32 familje ortodokse (100%) me 176 banorė; Novosella 39 familje myslimane me 226 banorė. Tė dhėnat e fshatit Gernēar mungojnė! 8
4. Komuna e Lubinjės, pėrfshinte fshatrat: Lubinja e Poshtme,9 Lubinja e Epėrme dhe Drajēiqi. Lubinja e Poshtme kishte 89 familje me 562 banorė, tė gjithė myslimanė; Lubinja e Epėrme 83 familje me 470 banorė, poashtu tė gjithė myslimanė dhe Drajēiqi 44 familje ortodokse me 334 banorė dhe 7 familje myslimane me 40 banorė.
5. Komuna e Lokvicės, pėrfshinte: Llokvicėn, Zhivinjanin, Jabllanicėn dhe Reēanin. Llokvica kishte 49 familje ortodokse me 290 banorė dhe 31 familje myslimane me 145 banorė; Zhivinjani kishte 11 familje myslimane me 70 banorė; Jabllanica 97 familje myslimane me 712 banorė; Reēani 50 familje myslimane me 381 banorė. 10
6. Komuna e Lybeēevės, 11 pėrfshinte fshatrat: Lybeēevė, Leskovec, Lez dhe Kushnin, me populllatė etnikisht shqiptare. Lybeēeva kishte 113 familje me 637banorė; Leskoveci 68familje me 419 banorė; Lezi 17 familje me 124 banorė dhe Kushnini gjithashtu kishte 17 familje me 112 banorė.
7. Komuna e Hoqės sė Qytetit, 12 pėrfshinte-fshatrat: Hoqė-e-Qytetit, Billushė, Jeshkovė dhe Poslisht, tė banuar me 100% shqiptarė. Hoqa e Qytetit kishte 86 familje (shtepi) me 565 banorė; Billusha kishte 104 familje (shtepi) me 574 banorė; Jeshkova 22 familje me 143 banorė dhe Poslishti kishte 11 familje me 85 banorė.
8. Komuna e Zhurit , 13 pėrfshinte vetėm fshatin Zhur, i cili sipas kėtij regjistrimi kishte 251 familje (shtėpi) shqiptare me 1304 banorė.
9. Komuna e Vėrmicės, 14 pėrfshinte fshatrat: Vėrmicė, Shkozė dhe Dobrusht, poashtu tė banuar 100% me shqiptar. Vėrmica kishte 68 shtepi me350 banorė; Shkoza 25 shtėpi me 146 banore dhe Dobrushti kishte 25 shtėpi me 69 banorė. 15
10. Komuna e - Vlashnjes, 16 pėrfshinte fshatrat: Vlashnje, Nashec, Atmaxhė dhe Grazhdanik. Vlashnja kishte 37 shtepi shqiptare me 310 banorė; Nasheci kishte 3 shtėpi, 1 shtėpi ortodokse sebe me 12 anėtarė dhe 2 familje shqiptare me 13 anėtarė, Atmaxha kishte 28 familje shqiptare me 155 anėtarė dhe Grazhdaniku kishte 18 shtėpi (familje) katolike shqiptare me180 anėtarė.
11. Komuna e Manastiricės, pėrfshinte fshatrat: Manastiricė, Struzhe dhe Nerbegosht.
Manastirica kishte 48 familje me 330 banorė myslimanė; Struzhja 60 familje shqiptare me 319 banorė dhe Nerbegoshti kishte 75 familje me 444 banorė myslimanė. 17
12. Komuna e Sėrbicės sė Epėrme, pėrfshinte: Serbicėn e Epėrme, Sėrbicėn e Poshtme, Piranėn dhe Trepetincėn. Serbica e Epėrme kishte 74 familje, prej tyre 7 familje ishin serbe me 42 banorė, 2 familje katolike shqiptare me 18 anėtarė dhe 5 familje myslimane me 58 anėtarė; Sėrbica e Poshtme kishte 21 familje, prej tyre 5 familje serbe me 20 anėtarė dhe 16 familje myslimane me 88 anėtarė; Pirana kishte 62 shtėpi, prej tyre 1 familje katolike shqiptare me 5 anėtarė dhe 61 familje tė tjera gjithashtu shqiptare (tė konfesionit myslimanė) me 138 banorė, ndėrsa Trepetinca kishte 7 familje katolike shqiptare me 61 banorė.
13. Komuna e Korishės, pėrfshinte fshatrat: Korishė, Lutogllavė dhe Kabash. Korisha kishte 58 familje me 497 banorė. Prej tyre 2 familje ishin ortodokse (serbe) me 14 anėtarė, 1 familje katolike shqiptare me 3 anėtarė dhe 55 familje tjera shqiptare me 480 anėtarė; Lutogllava kishte 10 familje me 92 banorė. Prej tyre ishin: 3 familje ortodokse (serbe) me 45 anėtarė, 5 familje katolike shqiptare me 39 anėtarė dhe 2 familje shqiptare me fe myslimane, me 8 anetarėdhe Kabashi kishte 64 familje shqiptare (me fe myslimane) me 508 banorė.
14. Komuna e Lubizhdės, pėrfshinte fshatrat: Lubizhdė, Dojnicė, dhe Skorrobisht. Lubizhda kishte 48 shtėpi-familje, prej tyre 29 familje ortodokse (serbe) me 262 anėtarė dhe 19 familje shqiptare tė fes myslimane me 195 anėtarė. Fshati Dojnicė kishte 19 familje ortodokse (serbe) me 169 banorė, kurse fshati Skorrobisht kishte 93 familje myslimane me 552 anėtarė.
15. Komuna e Sevcit, pėrfshinte fshatrat: Jazhnicė dhe Sevc. Jazhnica kishte 80 familje ortodokse (s) me 440 banorė, kurse Sevci 130 familje ortodokse (s) me 976 banorė.
16 Komuna e Novakės, pėrfshinte fshatrat: Novakė, Gilancė, Caparc, Smaq, Velezhė dhe Shpenadi. Novaka kishte 31 familje, ku prej tyre 27 ishin ortodokse (s) me 130 anėtarė dhe 4 katolike shqiptare me 25 anėtarė; Gilanca kishte 22 familje, prej tyre 20 ishin katolike shqiptare me 111 banorė dhe 2 familje ortodokse (s) me 12 anėtarė; Caparci kishte 19 familje shqiptare, 10 familje tė fes myslimane me 55 anėtarė dhe 9 katolike me 49 anėtarė.
Smaqi kishte 21 familje, prej tyre 12 familje shqiptare-katolike me 85 anėtarė dhe 9 familjeortodokse (s) me 89 anėtarė; Velezha kishte 17 familje shqiptare me 128 banorė.
Ku prej tyre 13 familje ishin katolike me 91 anėtarė dhe 4 familje tė fes myslimane me 37 anėtarė dhe Shpenadia kishte 16 familje shqiptare, 12 katolike me 108 anėtarė dhe 4 tė fes myslimane me 37 anėtarė.
Rrethi i Sharrit me 16 komunat e tij (sipas kėtij regjistrimi) ka pasur gjithsejt 2894 shtėpi me 17. 874 banorė. 18
Njė rėndėsi tė veēantė pėr Qarkun e Prizrenit kishte vet qyteti i Prizrenit, i cili ishte komunė nė vete. Prizreni deri nė shkurt 1919 kishte gjithsej 1. 810 familje (shtėpi) me 16. 100 banorė. Prej tyre 1. 500 (59, 28%) familje shqiptare (myslimanė) me 11. 475 (71, 27%) banorė; 150 (5, 92%) familje katolike shqiptare me 600 (3, 72%) banorė; 80 (31, 62%) familje ortodokse (serbe e gogė) me 3. 725 (23, 13%) banorė dhe 80 (3, 16%) familje rome me 300 (1, 86%) banorė. Numri i banorėve tė Prizrenit nė periudhėn 1910-1920 ka ndryshuar nė mėnyrė drastike. Zvoglimi i popullsisė ėshtė bėrė pėr shkak shpėrnguljes me dhunė nga pushtuesit serbė. Derisa nė vitin 1910 Prizreni kishte 30. 283 banorė, 3 vjet mė vonė (1913) ky numėr do tė zvogėlohet nė 18. 174, ndėrsa nė vitin 1919 do t“i ketė 16. 100 banorė, ndėrkaq sipas regjistrimit tė popullsisė ne vitin 1921 Prizreni ka pasur vetėm 16. 414 banorė. 19
Vijon...
http://lajme.dervina.com/?sherbimi=l...=9418-2538:948
Krijoni Kontakt