Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    SK Tirana - rekordmbajtėsja e futbollit shqiptar

    Mė 16 gusht 1920, atdhetari P. Nika, sė bashku me zotėrinjtė e nderuar A. Erebara, P. Jakova, A. Hoxha, A. Koja, P. Berisha, A. Zajmi, H. Fortuzi, B. Pazari, L. Berisha, S. Frashėri, H. Alizoti, A. Gjitomi e V. Fekeēi formuan Shoqėrinė Sportive "Agimi". Parėsore nė kėtė shoqėri ishte loja e futbollit, ndaj, qė nė tetorin e po atij viti, skuadra e saj zhvilloi ndeshjen e parė me "Juventusin" e Shkodrės. Nė vitin 1925 u zgjodh Kėshilli Drejtues i Shoqėrisė "Agimi", i pėrbėrė prej zotėrinjve A. Zajmi, S. Stėrmasi, B. Toptani, I. Gjinali e A. Koja. Gjatė kėtij viti u zhvillua edhe takimi i parė ndėrkombėtar me "Cernagorac" tė Cetinės. Me nismėn dhe kėmbėnguljen e zotėrinjve S. Stėrmasi, A. Erebara, A. Zajmi e A. Koja, "Agimi" nė vitin 1927 mori emrin SPORT KLUB TIRANA.

    Gjatė periudhės 1927-30, S.K. Tirana zhvilloi shumė ndeshje miqėsore brenda vendit. Sipari i kampionateve kombėtarė tė futbollit nė Shqipėri u ngrit mė 6 prill 1930. Nė fund tė kėtij kapionati bardheblutė u renditėn nė kryė tė klasifikimit duke u shpallur kėshtu kampionėt e parė shqiptarė. Tė njėjtin rezultat arriti S.K. Tirana nė 6 prej 7 kampionateve tė paraluftės sė Dytė Botėrore, duke dominuar bindshėm skenėn e futbollit shqiptar. Ai ishte i pari ekip shqiptar qė futi pėr herė tė parė nė drejtim rolin fiks tė trainerit, si dhe i pari ekip shqiptar qė tėrhoqi pranė tij njė trainer tė huaj, hungarezin Samo Singer mė 1934.

    Kampionatet e pasluftės, S.K. Tirana i filloi mirė, duke u renditur i dyti nė atė tė vitit 1945, pas humbjes nė finale prej Vllaznisė sė Shkodrės. Por shpejt ai do tė binte pre e regjimit komunist tė instaluar nė Shqipėri. Nė fillim tė marsit 1946, nė kinema "Nacional" tė Tiranės, direktivat nga lart do t'i ndėrronin emrin nga S.K. Tirana nė "17 Nėntori", pėr t'i mohuar atij traditėn. 10-vjeēari qė pasoi kaloi nė tė njėjtėn atmosferė mbytėse, qė u bė akoma mė e rėnduar me lindjen e dy tė privilegjuarave tė sistemit, nėn shembullin e simotrave tė tyre nė Bashkim Sovjetik e vendet e Europės Lindore: "Partizani" (skuadėr e Ministrisė sė Mbrojtjes) e "Dinamo" (skuadėr e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme). Dhjetėra lojtarė tė talentuar tė Tiranės u "rrėmbyen" nė vite prej kėtyre kuēedrave tė sportit shqiptar. Si pasojė e gjithė kėtyre, gjysma e parė e kėtij dhjetvjeēari (1947-57) u karakterizua nga luhatje tė mėdha nė ecurinė e Tiranės. Diametralisht e kundėrt qe paraqitja nė gjysmėn e dytė tė tij: njė paraqitje e denjė dhe e qėndrueshme, falė stabilizimit tė formacionit.

    Nė vitet 1958-64, Tirana vazhdoi tė pėrfaqėsohej denjėsisht e renditja nė kampionate luhatej rreth vendit tė tretė. Por kėto vite nuk ishin veēse preludi i asaj qė pėrgatitej: rikthimi i Tiranės nė lavdinė e paraluftės, nėn drejtimin e tė paharruarit Lym (Myslym) Alla. Nė kampionatin e 22-tė kombėtar, Tirana shpallet Kampion pas 28 vjet "agjėrimi". Kėtė sukses ajo e pėrsėrit edhe njė vit mė vonė, por gjeneralėve tė Partizanit e xhelatėve tė Dinamos kjo ju duk njė sfidė e hapur, Tirana u pėrjashtua nga kampionati i sezonit 1966-67 ndėrkohė qė kishte siguruar titullin tre javė para pėrfundimit, titull qė nuk mund t'i kalonte askujt tjetėr pėrveēse Dinamos. Megjithė kėto makinacione e padrejtėsi tė papara kundėr saj, Tirana arriti tė shpallej kapione edhe dy vite tė tjerė rresht, duke demostruar njė epėrsi tė plotė mbi tė gjithė kundershtarėt (1968 vetėm 2 humbje, 1969-70 vetėm 1 humbje).

    10-vjeēari 1971-80 u karakterizua nga luhatje tė mėdha nė ecurinė ė Tiranės, me renditje nė kampionat qė shkonin nga vendi i dytė nė atė tė trembėdhjetė e fitoren e dy Kupave tė Republikės. Ndėrrimi i menjėhershėm i njė brezi tė tėrė lojtarėsh mbylli kėshtu njė cikėl tė sukseshėm pėr Tiranėn. Por agjėrimi kėsaj radhe nuk do tė zgjaste shumė. Nė sezonin 1981-82 Tirana rishpallet kampione, duke pėrsėritur kėtė sukses edhe 3 herė tė tjera gjatė 10-vjeēarit 1981-90, krahas fitores sė 3 Kupave te Shqipėrisė. Gjatė kėtyrė viteve Tirana arriti suksese edhe nė Kupat e Europės, dhe lojtarėt e saj pėrbėnin bazėn e pėrfaqėsueses mė tė suksesshme qė Shqipėria ka patur.

    Nė vitet 1991-95 Tirana (qė nė gusht 1991 rimori emrin e saj tė vėrtetė), ashtu si e gjithė shoqėria e sporti shqiptar, pėrjetoi njė periudhė tranzicioni e luhatjesh, tė karakterizuar nga largimi i pothuajse tė gjithė lojtarėvė jashtė vendit. Por Tirana nuk duron tė jetė pėr shumė kohė larg vendeve tė nderit. Kėshtu mė 1995 ajo u rishpall kampion 5 javė para pėrfundimit tė kampionatit e arriti tė grumbullojė plot 12 pikė diferencė nga vendi i dytė. Por tanimė bėhet fjalė jo pėr histori, por pėr tė tashmen qė tė gjithė e njohim. Tirana vazhdon tė dominojė skenėn e futbollit shqiptare e t'u dhurojė emocione e gėzim tifozave tė saj tė pėrjetshėm, atyre qė ndjehen tironas e qė mendojnė se bardheblu nuk ėshtė thjesh njė pasion, por njė fe, nje besim.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    1967 - ta, koha e mbrapshtė, kur Tiranės iu “vodh” njė titull kampioni.


    Qysh atėherė kanė kaluar mjaft kohė. Saktėsisht, gati 41 vjet. E megjithatė, pėrherė njė ngjarje e tillė mė ka grishur pėr ta cekur dhe hapur kėtė “Dosje”, e cila krejt natyrshėm ėshtė e mbuluar nga pluhuri i kohės dhe i harresės. Dhe nuk jam i vetmi, i pėrfshirė nė kėtė “lėvizje”. Ndėrkohė, gazetari i njohur sportiv, shkrimtari Skifter Kėlliēi, i nxitur nga kjo dramė e madhe sportive e vitit 1967, siē e konsideron ai, ka shkruar edhe njė roman me titullin “Tirana”, dy orė para dėnimit”.

    Mė tepėr se njė dekadė mė parė, e kam hapur pėr herė tė parė kėtė “Dosje tabu” sportive tė vitit 1967. Nuk ishte shkruar kurrė mė parė pėr kėtė histori, ndonėse pėr tė flitej nė qarqet sportive apo nė mjediset e tifozėve tė kryeqytetit. Ndėrrimi i sistemeve, ardhja dhe vendosja e sistemit demokratik nė vendin tonė, ma krijoi kėtė mundėsi. Tė flisje apo tė shkruaje pėr tė, nė kohėn e sistemit monist, ishte njė gjė mjaft e frikshme, pasi konseguencat apo pasojat, mund tė ēonin pėrpara “Nenit 55” dhe ēdokush mund tė akuzohej pėr agjitacion e propagandė. Nė gjurmim tė fakteve, kam kontaktuar me personazhet e kėsaj ngjarjeje “tragjiko komike” pėr ditėt e sotme. Kam biseduar gjatė dhe pėr shumė gjėra me trajnerin e 17 Nėntorit tė asaj kohe, tė ndjerin e famshėm Myslym Alla. Kam folur me dy personazhet kryesore tė implikuar nė kėtė ngjarje incident, ish futbollistin e bardhebluve, mjeshtrin Osman Mema, dhe ish futbollistin e Partizanit, kavajasin Agim Dizdari, i cili tani jeton nė Itali. Kam kontaktuar edhe me Zyber Konēin, qė atėherė ishte sekretar, dhe Alfred Kazanxhiun, qė ishte kryetar i FSHF sė, pėr ta ndriēuar kėtė ngjarje, por ata nuk mė kanė thėnė ndonjė gjė me vlerė, duke u justifikuar me kujtesėn dhe largėsinė kohore tė ngjarjes. Kėto shkrime, nė njė cikėl periodik dhe tė gjatė, mund t’i gjeni nė arkivat e gazetės “Sporti shqiptar” tė vitit 1996. Ato mbylleshin me njė apel drejtuar Federatės Shqiptare tė Futbollit pėr nevojėn e rishikimit tė historisė sė futbollit tonė dhe rikthimin e njė titulli kampion Tiranės, i cili nė mėnyrė arbitrare dhe aspak tė ndershme, pas intrigave dhe kulisave tė qarqeve tė caktuara tė atij sistemi diktatorial, u ishte “vjedhur” asokohe bardhebluve, kupė qė pėr tė qenė tė ndershėm dhe luajalė, ende sot e ka vendin bosh nė vitrinėn e trofeve tė Tiranės.


    Po ēfarė ka ndodhur nė tė vėrtetė, nė atė ndeshje tė 25 qershorit 1967, ku nis edhe kjo histori mbi 40 vjeēare, e veshur ende me tisin e harresės dhe tė enigmės ?

    Nė kampionatin e vitit 1966, pėr herė tė parė pas ēlirimit, kampione e Shqipėrisė u shpall 17 Nėntori, siē quhej atėherė Tirana. 6 titujt e fituar nga SK “Tirana” (1930 1937) nė kampionatet kombėtare tė futbollit gjatė periudhės sė Mbretėrisė, jo vetėm qė nuk llogariteshin, por as guxoje t’i mendoje. Kėshtu qė kjo ishte njė ngjarje me pėrmasa tė veēanta pėr futbollin nė vendin tonė. Bardheblutė prishėn hegjemoninė e Partizanit dhe Dinamos nė fitimin e titujve kombėtarė tė futbollit, qė pėr dy dekada alternonin njėri tjetrin. Fillimisht, nga gjeneralėt e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe asaj tė Mbrendshme, qė “de facto” ishin edhe si presidentėt e sotėm tė kėtyre ekipeve, kjo ngjarje, pėr ngushėllim, u konsiderua si rastėsi. Por koha tregoi se nuk ishte kėshtu. Nė kampionatin pasardhės, 17 Nėntori nuk e uli tempin, vazhdoi tė luante me petkun e kampiones dhe tė kryesonte renditjen. Katėr javė para se tė pėrfundonte ky kampionat, Tirana kryesonte me 33 pikė, e ndjekur nga Dinamo me 31 dhe Partizani me 25 pikė. Ndeshjet e kėsaj jave ishin kyēe pėr fatin e titullit. Tirana do tė luante me Partizanin, ndėrsa Dinamo do tė luante nė Shkodėr me Vllazninė.

    Dhe ja tek erdhėm tek 24 qershori, kur nė stadiumin « Qemal Stafa » do tė ndesheshin 17 Nėntori me Partizanin. Pėr ēudi, atė ditė ishte e shtunė. Themi pėr ēudi, pasi atėherė nė vendin tonė ndeshjet e futbollit zhvilloheshin vetėm tė dielave. Psenė e kėtij ndryshimi nuk kam arritur ta mėsoj, por vetėm ta hamendėsoj, pasi njė ditė mė pas, tė dielėn, nė Shkodėr do tė luante Vllaznia me Dinamon (?!)

    Sidoqoftė, atė ditė, Tirana fitoi 2 1 ndaj Partizanit, nė njė ndeshje mjaft tė fortė, ku veēanėrisht nė pjesėn e dytė pati aty kėtu edhe lojė tė ashpėr. Megjithatė, golin e fitores pėr bardheblutė e shėnoi i ndjeri Bahri Ishka, i cili luante sulmues i majtė i bardhebluve. Pas kėtij rezultati duhet nėnkuptuar gėzimi i tifozėve tė Tiranės, tė cilėt tani e kishin thuajse tė hapur rrugėn drejt titullit, pasi ata do tė ndesheshin me Tomorin e Beratit, Lokomotivėn e Durrėsit dhe Traktorin e Lushnjės, kundėrshtarė relativisht mė tė lehtė pėr t’u mundur...

    Ndėrkohė qė futbollistėt u ishin drejtuar dhomave tė zhveshjes, nė mjediset e brendshme tė stadiumit « Qemal Stafa » ndodh njė incident midis futbollistit tė Tiranės, Osman Mema, dhe futbollistit tė Partizanit, Agim Dizdari, i cili nė atė ndeshje nuk u aktivizua. Zėnka u shua menjėherė. Mirėpo kaq ka mjaftuar, qė « gijotina » e atij sistemi « tė qoftėlargut » tė godiste pa mėshirė Tiranėn. Tė martėn, mė 27 qershor, nė gazetėn « Sporti Popullor », e vetmja gazetė sportive qė dilte asokohe nė vendin tonė, botohet « ferman katili » i Federatės Shqiptare tė Futbollit, i cili pėrjashtonte nga kampionati kombėtar tė dyja skuadrat, si 17 Nėntorin dhe Partizanin, pėr shfaqje tė theksuara antisportive nė ndeshjen ndėrmjet tyre (?!)

    Qė nga ajo ditė ka kaluar shumė kohė, por jo sa pėr ta harruar. Njė pjesė e mirė e personazheve tė saj janė gjallė dhe e rikujtojnė me saktėsi se ēfarė ka ndodhur atė ditė. Tė tjerė heshtin, punė e tyre. E megjithatė, ne, nė prag tė derbit tė 129 tė midis Tiranės dhe Partizanit, po e rihapim kėtė « Dosje ». Thjesht pėr tė revokuar njė ngjarje, por, pse jo, edhe pėr ta ndrequr historinė e futbollit tonė. Qoftė edhe moralisht ...


    Bashkim Tufa
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #3
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Osman Mema: Ja ēfarė ndodhi mė 1967.


    « Nė pėrfundim tė ndeshjes midis 17 Nėntorit dhe Partizanit, qė u mbyll me fitoren tonė 2 1, duke dalė nga fusha pėr t’u futur nė dhomat e zhveshjes, isha sė bashku me futbollistin Muharrem Karriqi, ndėrkohė qė Agim Dizdari mė ofendoi. Me uniformėn e ushtarakut, ai e bėri njė gjė tė tillė nė nerva e sipėr, pas humbjes qė pėsoi Partizani. Nė atė moment nuk jam pėrmbajtur dhe menjėherė e godita Dizdarin, ndėrkohė qė sherri arriti deri nė dhomat e zhveshjes, ku ėshtė dashur ndėrhyrja e lojtarėve tė tjerė, por edhe e trajnerit Refik Resmja pėr tė qetėsuar situatėn. Realisht, tensioni kapi kulmin nė kėtė moment, por ai e kishte fillimin qė pėrpara se tė luhej ndeshja, sepse nga ana e tė kuqve pretendohej fitorja me ēdo kusht, nė mėnyrė qė t’i prishej punė 17 Nėntorit pėr tė dalė kampion. Tė nesėrmen dhe nė ditėt nė vazhdim, opinioni dhe media e asaj kohe nuk mė cilėsuan aspak fajtor pėr atė se ēfarė ndodhi nė dhomat e zhveshjes. Problemi ishte se Komiteti Shtetėror i Sporteve mori vendimin ekstrem pėr tė pėrjashtuar nga kampionati ekipin tonė dhe atė tė Partizanit, ndėrkohė qė unė u pezullova 6 muaj. U bė kaq problem ky incident, sa qė pėr pak rrezikova edhe burgun, pasi nė shtėpi mė mbėrrin njė fletė thirrje nga policia, se duhej tė paraqitesha nė hetuesi pėr tė sqaruar gjithēka. Pėrpara se tė shkoja atje, pėrfitoj nga rasti pėr tė blerė gazetėn « Bashkimi », e cila tregonte pėr ngjarjen, ndėrkohė qė mua nuk mė bėnte aspak fajtor. Kur kam hyrė nė zyrėn e hetuesit, Sali Budės, ai menjėherė mė tha: « Ti je Osman Mema, qė ke bėrė njė skandal nė fushė? » Unė, me qetėsi iu pėrgjigja: « Jo. » Madje i dhashė edhe gazetėn ta lexonte, pėr tė kuptuar mė mirė atė se ēfarė kishte ndodhur. Pas njė ore mė ēuan edhe nė drejtorinė e policisė, ku pasi u sqaruan pėr gjithēka, mė lanė tė lirė, » kujton Osman Mema. Sipas tij, arsyeja e gjithė kėtij incidenti, qė solli dhe pėrjashtimin e tė dy ekipeve nga kampionati, ishte prania nė stadium e « gardės sė kuqe kineze ». « Dėnimi i ashpėr nga Komiteti Shtetėror i Sporteve, por edhe fakti qė ky incident nė dhomat e zhveshjes u bė problem deri edhe nė hetuesi, mendoj se kishte njė arsye. Ditėn qė u luajt derbi, nė stadium ishte njė pjesė e « gardės sė kuqe kineze » dhe, si rrjedhojė, veprimi ynė u quajt shfaqje e huaj, e palejueshme pėr regjimin qė po kalonim. Rivaliteti mes tė dy skuadrave ishte pėr faktin se Partizani merrte lojtarėt mė tė mirė nga 17 Nėntori, me justifikimin pėr t’i pasur ushtarė, madje edhe unė vetė luajta 6 sezone me ta. Partizani cilėsohej skuadra e qeverisė, ndėrsa 17 Nėntori skuadra e tė deklasuarve. Dua tė theksoj se, pavarėsisht dėnimit qė mora, pėr t’u pezulluar 6 muaj, unė isha krejtėsisht i pafajshėm, ndėrkohė qė rivalėt na kishin zili pėr faktin se ishim njė ekip i shkėlqyer, qė luanim prej vitesh me njėri tjetrin, teksa nė drejtim kishim njė trajner si Myslym Alla. Qė nga ai moment i errėt i karrierės 40 vjet mė parė dhe deri mė sot, nuk kam folur me Agim Dizdarin, iniciatorin e provokimit me fyerje, » kujton Osman Mema.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #4
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Selman Stermasi, Presidenti i Pare i SK Tirana.


    Selman Stermasi, nje djale i nje familje te pasur e bujare nga Tirana ishte nder futbollistet e pare te qytetit, kohe para se te organizohej Kampionati i pare kombetar i futbollit. E po ne vitet e para luftes ai u be dhe presidenti i pare i Klubit Tirana. Ai ishte njeriu qe i fali Tiranes jo vetem djersen, talentin e pasurine e tij, por dhe vete shpirtin e tij te madh.

    Per sportistet e varfer te asaj kohe shtepia e tij ishte vendi ku ata gjenin gjithmone tryezen e shtruar si per shume hallexhinj te tjere te kohes. Lojtaret e quanin me shaka shtepine e tij, tek Pazari i Ri, me emrin "menca". Por bujaria e tij nuk kishte fund. Ai paguante ēdo gje per ekipin dhe nuk fitonte asgje prej tij.

    Ai zbuloi dy yjet e futbollit shqiptar Lushten e Kryeziun duke i marre qe femije nga "Streha Vorfnore" e duke i mbajtur ne shtepine e tij derisa u bene burra. Ai ishte njeriu qe i rriti si futbolliste dhe realizoi kontratat me Klubet e medha italiane per te dy. Por nga kontratat ai nuk mbajti asnje qindarke por ia dhuroi vete sportisteve. Ndaj sot Kryeziu e Lushta e kujtojne me shume respekt. Lushta i paralizuar e pa goje sot vetem qan para fotos se Stermasit te madh, njeriut qe nuk e lejuan t'a takonte me kurre ne jete.

    Me ardhjen ne fuqi te pushtetit komunist ra kembana e se keqes dhe per SK Tiranen e Stermasin. Ne nje mbledhje me disa "shoke te Partise" u vendos te nderrohej emri nga Tirana ne 17 Nentori. Selmani u ngrit e kundershtoi duke thene se: "Emri TIRANA i jep ketij ekipi mjaft nder e nuk kemi arsye sepse ta heqim ate". Por nga podiumi iu hakerryen: "Ulu e mbylle gojen!" duke e cilesuar armik e borgjez. Sigurisht shoket e tribunes do kishin qene duke kullotur dhite ne ndonje maje mali kur Selman Stermasi jetonte per Tiranen e per me shume kur ky "armik" me 6 prill 1939 mori gjithe ekipin e Tiranes dhe ishte ne balle te demostrates se Tiranes duke kerkuar arme per te perballuar pushtimin fashist te Shqiperise. Por ishte koha e "shokeve", ndaj ky sebep mjaftoi qe te nesermen Stermasi te pushohej menjehere nga puna e te hidhej ne rruge duke iu ndaluar rreptesisht qe te shkelte pragun e klubit Tirana.

    Lexoni kete paradoks komunist: - Selman Stermasi nuk lejohej me ne klubin Tirana qe ai e kish ndertuar me shpirt! Por te pakten le te themi shyqyr qe nuk i hoqen dhe emrin Shqiperise e t'ia vinin psh 29 Nentori. Pas kesaj Xha Selmani siē filluan ta njohin te gjithe, punoi per shume vite si punetor ne ndermarrjen"M.Mame" dhe qe njeriu qe kurre nuk u kontrollua tek dera e ndermarrjes sepse ndershmeria e tij ishte e mirenjohur nga te gjithe. Me te veshtira ishin ditet kur luante Kombetarja dhe ai nuk kishte bilete per te pare ndeshjen. Ai qante para ekranit te TV. Po ashtu gezohej si femije kur Fatmir Frasheri i ēonte shpesh bileten e ndeshjes.

    Ky ishte njeriu-futboll,njeriu bardh&blu qe nuk deshi emrin 17 Nentori por Tirana. E sot qe ai nuk jeton me ka nje stadium ne Tirane qe mban emrin e tij kurse ne do sillnim si homazh vetem nje kujtim qe besoj e kane te gjithe tifozat e Tirones: Kemi pare me dhjetra ndeshje te Tiranes ne kohen kur quhej "17 Nentori", por kurre si kam degjuar tifozet qe te therrasin ne kete emer por gjithmone"TIRONA -TIRONA!"
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #5
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    SK TIRANA - Fituesja e Kupes se Pare te Shqiperise.



    Mė 11 dhjetor 1938, nė Shqipėrinė Zogiste jo pak por plot 18 skuadra, kanė dalė nė fushėn e lojės. Dhe ėshtė interesante ndarja nė grupe. Pėr kėte merrej nė konsideratė renditja e kampionatit kombėtar tė vitit 1937.

    Nė grupin e parė pėr fitimin e Kupės qenė tri skuadrat e renditura tė parat nė atė kampionat 1937: SK Tirana, Vllaznia dhe Besa. Nė grupin B Skenderbeu, Bashkimi Elbasanas dhe Dragoj i Pogradecit. Nė grupin C Durrėsi, Bardhyli i Lezhės, Tomorri i Beratit, Ismail Qemali i Vlorės. Saktėsisht sipas renditjes sė Kampionatit Kombėtar tė vitit 1937. Mandej vijnė tre grupe tė tjera, A, B, C me skuadrat e Divizionit tė dytė (kategorisė sė dytė) ku gjithashtu fituesit do tė nderoheshin me kupė.

    Siē shihet qartė, pėrmasat kombėtare tė Kupės ishin hapėsinore: 18 skuadra nga tė gjithė krahinat e Shqipėrisė! Dhe ndeshjet qė do tė ishin dramatike...
    Sidomos treshja e parė SK Tirana, Vllaznia, Besa. Ose mė mirė me thanė, dueli i famshėm Tiranė - Shkodėr. Ndonėse ēudia e parė i takon Kavajės: Besa - SK Tirana 2-1. Dhe vjen mrekullia: Tirana - Vllaznia 5-3! Gati tenistik ėshtė dhe rezultati i ndeshjes Tirana -Besa 4-2, ndėrkohė Vllaznia fiton 2-1 nė Kavajė.

    Dhe ja ku mbrrin i famshmi 22 janar 1939 dhe e gjithė Shkodra jeton me ndeshjen e madhe qė do tė pėrcaktonte fituesen e Kupės. Dhe befas merret vesh se Shkodrės i mungojnė njė tufė titullarėsh: Laēej, Xėrxa, Rusi, Alibali, Fakja, Gjeloshi, Dervishi... SK Tiranės vetėm Mark Gurashi. Por Lushta si gjithmonė, qysh ditėn e parė kur i ka dalė Vllaznisė pėrballė nė fushė, ka qenė shkatėrrimi i saj. Dhe ēel ate qė ne i themi seria e golave: 1-0 nė tė 24' kur pa kaluar 2 minuta Sllave Llambi shkakton autogol. Ndeshja ėshtė kėsisoj nė barazpeshė tė plotė, sepse, siē shkruan Mazreku, ""Vllaznia" na dha me kuptue se lojtarėt shkodranė ndodhen nė rrugėn e pėrparimit". Kėsisoj, deri nė tė '75 kur mbėrrin goli pėrcaktues i Jakovės, ēka vulos fitoren e SK Tiranės 2-1 si dhe marrjen e Kupės prej saj. "Janė rrahė papushim tė dyja portat", nėnvizon kronika e kohės, e cila vazhdon qartė: "Ndoshta ma teknikė janė tregue lojtarėt e Tiranės, ndoshta i kanė mbajtė ma mirė pozicionet, ndoshta kanė zbritur ma rrezikshėm nė portėn kundėrshtare, kryesisht pėr shkak tė shutit tė mirė tė Lushtės, por nga ana tjetėr lojtarėt shkodranė kanė luejtė me nji vullnet tė madh..."

    Kaq pėr kėte herė, sepse njė herė tjetėr mund t'i kthehemi prap kėsaj ngjarje. SK Tirana, sunduesja absolute e futbollit shqiptar tė viteve 30', fiton Kupėn e "Federatės Vllaznija Shqiptare" qė nė mėnyrė bindėse nuk ėshtė gjė tjetėr veēse Kupa e parė e Shqipėrisė nė futboll. Sepse "Federata Vllaznia Shqiptare" e vitit 1939 nuk ėshtė FSHF-ja, por shumė mė tepėr se kaq. Eshtė qeveria sportive e Shqipėrisė, Komiteti Olimpik i Shqiptar i epokės, vetė Mbretėria Shqiptare nė sport.

    Skeda e "finales" ėshtė kjo:

    Vllaznia - SK Tirana 1-2 Shkodėr, 22 janar 1939

    VLLAZNIA: Jubani, Hila, Kazazi, Smajli, Koxhja, Barbullushi, L. Hoxha,
    S.Gjinali, Vasija, Halepiani, H.Osmani.

    SK TIRANA: Hobdari, Maluēi, F.Janku, Llambi, Karapici, Plluska, Balla,
    Lisi, Lushta, Jakova, Kashariqi.

    GOLAT: 24' Lushta, 26' Llambi (vetgol), Jakova. GJYQTAR: Enver Kulla.


    Nga Besnik Dizdari
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    tirana sben hajrme kete trajner qe ka
    gjynah qe hoqen hafizin
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kur Shqipria ishte nje, Prizreni trondiste kryeqytetin e Shqiperise.


    Tirana - Prizreni 2-2

    Gjysemfundoret e Kampionatit te 10-te Kombetar te Futbollit qe jane zhvilluar ne Tirane me 26 dhe 27 Qershor 1942, perbejne per historine e sportit shqiptar nje ngjarje unikale, te jashtzakoneshme, historike. Ato jane kurorezimi i nje bashkimi sportiv te rralle midis shqiptareve etnike, po qe kurr nuk mund te konsiderohet thjesht sportiv. Pranija e skuadres se Prizrenit ne kryeqytetin e Shqiperise se Vertete, Tirane, duke synuar titullin e Kampionit, perben ngjarjen e rralle qe ndonese ka qene e futur ne histori 60 vjet me pare, ishte zhdukur dhe rifutet perseri me te gjitha te Drejtat e se Vertetes.

    Skuadra e Prizrenit me lojtaret "me trup te lidhun e ma te madh te cilet zhvilluan nji loje te tane energji, me kalime topi te forta e te gjata, me kundersulme, me te vertete te rrezikshme", sic krahasohen ata prej komentit te kohes, perballe lojtareve "me trup ma te vogel e ma te njome te Tiranes", ia ka arritur qe ne ate qershor 1942 te cudise publikun e kryeqytetit me futbollin e saj.

    Ndeshja Tirana - Prizreni e 26 Qershorit 1942 per kohen, duhet konsideruar nje spektakel i vertete me pasurine e episodeve, me rrjedhen e saj plot befasira e madje dhe me cudite e saj. E gjykuar nga italiani Giovanni Fontana, ajo dhuron "nji loje te zjarrte, te shpejte e te bukur", nenvizon kronika. Dhe vetem pervoja e madhe e Zyber Lisit, padyshim me i miri lojtar i ketij Kampionati, me golat e tij te vazhdueshem, shpeton si te thuash, nderin e 7 here Kampiones se Shqiperise.

    Ndeshja nis e merr forcen e saj ne minuten e 21-te kur gjyqtari jep nje 11-metersh disi te shpejtuar per vendasit, te cilin Lisi e shnderron ne 1-0. Dy minuta me vone Lisi fton Deranin per nje gjuajtje te forte dhe topi tund shtyllen e Hadrit. E kur vjen minuta e 28, Lisi merr persiper gjithcka vete duke shenuar lart ne kend. Po pa kaluar dy minuta, ne te 30', Skender Gjinali, i cili ndjehet si ne shtepi te vet, pasi menjanon dy tiranas, ndonese eshte disi larg, gjuan fort dhe 2-1! Mandej ngjitet ne skene Ali Visha, i cili me vone do te jape jeten e tij te re ne Lufte, tek tund edhe shtyllen drejtpersedrejti nga gjuajtja e kendit. Eshte minuta e 42-te dhe Rexhep Spahiu - "ma i miri e ma simpatiku lojtar i Tiranes pati fatkeqesine te rrezohet keq dhe te vritej ne dore duke u detyruar me lane lojen", sic shkruhet. Nuk ka zevendesime dhe per gati 50 minuta Tirana eshte me 10 vete. Megjithate luan nje pjese te dyte tejet te forte e plot qendrese. Zyber Lisi merr persiper gjithcka, ndonese eshte gjithnje ne nje mbulim te rrepte te mbrojtjes se Prizrenit me ne krye Salihin. Ne te 15' Gota i Prizrenit tund shtyllen e Kambes dhe ky eshte paralajmerimi i nje barazimi qe megjithate do te vonoje per futbollistet e forte prizrenas. Besim Fagu ndalon nderkaq, nje gol thuajse te sigurte e tashma ndeshja ka ashperise, cka e detyron arbitrin Fontana te vershelleje shpesh. Prizreni kerkon me ngulm barazimin dhe e arrin, ndonese disi edhe me fat. 10 minuta para mbarimit le fushen edhe Demneri dhe pas 60 sekondave fale kombinimit Gota - S. Hasani, ky i fundit me zgjuarsi gjen shtegun e golit fatlum: 2-2! Jane edhe 9 minuta loje dhe tashme gjithcka i perket Prizrenit, i cili nuk largohet nga zona e Tiranes. Goli i pritet nderkaq, po dy here S. Hasani nuk realizon i vetem perballe Kambes! Do te kishte qene eleminimi i bujshem i Sportklub Tiranes dhe ndoshta mund te kishi patur Prizrenin deri te titulli i Kampionit te Shqiperise! Nuk arrihet. Skuadrat perfundojne ne 2-2 dhe duhet shtesa prej 2X15 minuta. Po tashma Tirana kishte kapercyer muzgun. Thuajse eshte errur. Nuk mund te luhet me tej. Skuadrat e lene Shallvaren midis duartrokitjeve te tifozave te shumte kryeqytetas. Sidomos per Vishen, Fagun, Demnerin dhe Spahiun nga njera ane dhe per Gjinalin, Jusufin, Shporten, Goten dhe Ismailin nga pala e Prizrenit, te cilet komenti i kohs i vecon si me te miret. Kolonel Adem Boletini, tifozi numer 1 i Prizrenit, le edhe ai tribunen e nderit, i bindur se skuadra e Kosoves kishte paraqitur nje shembull te shkelqyer, pertej se sportiv.

    Tirane, 26 Qershor 1942

    Tirana - Prizreni 2-2

    TIRANA: Kamba, Peza, Fagu, Kurani, Demneri, Spahiu, Parapani, Derani, Lisi, Bylyku, Visha.

    PRIZRENI: Hadri, Ismaili, Salihi, Shaqiri, Jusufi, Shporta, Gota, S. Hasani, Vraniqi, S.Gjinali, R.Hasani.

    Golat: Lisi 21', 28', S. Gjinali 30', S. Hasani 81' Gjyqtari: Giovanni Fontana (Itali)



    Skuadra prizrenase me kryet lart: Tirana - Prizreni 2:1

    Keshtu pra, duhej filluar gjithcka nga e para. Dhe pa e zgjatur, 24 ore me vone, vjen ndeshja e perseritur. Nuk ka meshire per lodhjen e lojtareve. As ne modelet e vjetra te Kupes se Botes nuk eshte luajtur dy dite rrjesht. E ben Shqiperia e vitit 1942 ate mbasdite te 27 Qershorit 1942, ku thuajse e gjithe Tirana ka mbushur Shallvaren si ne ditet e paharrueshme te kampionateve te viteve '30 kur kater protagoniste shqiptare te Kosoves, Riza Lushta, Naim Kryeziu, Skender Gjinali e Mazllum Xurxa te Sportklub Tiranes e te Vllaznise se Shkodres, habisin rinine tiranase me lojrat e tyre terheqese. Skuadra e Prizrenit kishte ngjallur nje mall, nje kersheri, nje ndjenje mbarekombetare.

    Triumfon Tirana 2-1, pasi ka mbyllur pjesen e pare 2-0. Po Prizreni e le Shallvaren me kryet lart, pasi ka treguar se shqiptaret e pertej Bregut te Drinit kane gjithnje talente te verteta sportive.

    Ndeshja e perseritur per te percaktuar skuadren finaliste (fundore) ne gare per titullin, ka shume gjera te perbashketa me ate te nje dite me pare (2-2) ne ecurine, ne episodet, ne emocionet qe krijon me befasite e saj. Duhet thene qe ne fillim se Prizreni le pershtypje te shkelqyeshme per here te dyte. Ja si e perkufizon ate shtypi i kryeqytetit:

    "Tue marre parasysh ndeshjet qe zhvilloi ne qytetin e vet, skuadra e Prizrenit kunder Pejes, Prishtines e Shkodres dhe dy ndeshjet qe luejti ne kryeqytet kunder skuadres se Tiranes, mund te themi pa frike gabimi, se asht nji skuader shume e mire, e forte, e shpejte, homozhene, me nji koncept teknik e taktik loje per tu marre shembull".

    Kronika e ndeshjes eshte po aq e pasur, ndonese ritmika e saj eshte doemos ne varesi te lodhjes se ndeshjes se 24 oreve me pare. Tirana e kupton se prizrenasit duhen mposhtur sa me shpejt qe te jete e mundur. Dhe e udhehequr nga pervoja e pashtereshme e Zyber Lisit, per 20 minuta rrjesht ajo eshte te porta e miqve. Dhe 2-0 per Tiranen! Golat arrihen brenda nje harku 60 sekondesh. Ne minuten e 17-te, Besim Fagu nis Zyber Lisin, ku Aristidh Parapanin dhe pasi e merr Akil Deranin, kesaj here ky zgjedh gjuajtjen tokasi dhe 1-0! Sa vihet topi ne qender, Tirana bllokon, zoteron Ali Visha, kalon tek Mexhid Dibra, i cili gjuan. Portjeri Hadri pret, por nuk ndal. Topi rikthehet dhe aty Lisi nuk vonon te kemba e tij e pagabueshme e con per here te dyte topin ne rrjete.

    Me kaq duket se fati i gjysemfundores eshte percaktuar tashma. Prizreni megjithate, nuk e pranon nje gje te tille. Lindin kombinacionet Vraniqi - S. Hasani dhe futbollistet prizrenas jane prane golit. Pas pak eshte S. Hasani perseri i vetem me Kamben, por ky eshte me fat tek rrok topin. Tirana nderkaq, e ndjen se nuk ka vend per stepje dhe kerkon golin e trete. Derani dhe Shyqyri (TAS) Bylyku gjuajne fort, por Hadri esht ene pozicion. Dhe prap Akil Derani - talent i madh - i cili ne te 35' leshon bomben e tij, cka i jep mundesi Hadrit te korre duartrokitjet e publikut te pamate. Pas Luftes, Derani si dhe shume te tjere, do te braktise Atdheun per ti shpetuar sundimit komunist dhe futbolli shqiptar, sic me thoshte i paharrueshmi Myslym Alla, do te kishte patur ne Akil Deranin nje yll futbolli me teper.

    Keshtu ecen kjo ndeshje, deri 1 minute para mbarimit kur Tiranen e ndjek fati i takimit te pare me lojtaret e vet. Michele Carone nxjerr nga fusha Besim Fagun dhe ne pjesen e dyte perseri Prizreni ka epersine e 11 veteve perballe 10 te Tiranes. S. Gjinali, Vraniqi dhe Gota jane prane golit par aportjerit shtatshkurter Petrit Kamba, tejet i shkathet megjithate. Ne te 58' Gota tung shtyllen e portes se Kambes dhe goli duket i projektuar tashma. E arrin i zakonshmi Skender Gjinali ne te 76', i cili gjuan dy here rrjesht. heren e pare kthen Kamba, por te dyten gjuajtja e Gjinalit eshte e pameshirshme! Eshte 2-1!

    Qysh nga ky cast Prizreni nuk leviz nga zona e Tiranes. Gota, Vraniqi, Jusugi jane fare prane golit, po tashma Kambes i behen shtylle edhe Peza e Bylyku. Tirana fiton 2-1 kete ndeshje te tipit "play - off" te sotem dhe eshte ne finalen (fundoren) e Kampionatit te 10-te.

    Ajo eshte ne ndeshje e paharrueshme. Prizreni e le me kryet lart Shallvaren dhe vete Tiranen per te mos mberritur me, ne mos gaboj deri sot e kesaj dite per nje ndeshje ne Shqiperine e Vjeter!

    Tiranes i duhej te priste kesisoj, kundershtaren e hereshme, skuadren e Shkodres - kampione ne fuqi - me te cilen do te kryqezoje shpatat edhe nje here tjeter per nje fund te madh.

    Tirane, 27 Qershor 1942

    TIRANA: Kamba, Peza, qiri, Visha, Fagu, Kurani, Parapani, Derani, Lisi, Bylyku, Mexhid Dibra

    PRIZRENI: Hadri, Ismaili, Salihi, Shporta, Jusufi, Shaqiri, Gota, Delhysa, Vraniqi, S.GJinali, S.Hasani.

    Golat: Derani 17', Lisi 18', S. Gjinali 76'. Gjyqtar: Michele Corone (Itali)
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #8
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga goldian Lexo Postimin
    tirana sben hajrme kete trajner qe ka
    gjynah qe hoqen hafizin
    Kjo teme nuk eshte per diskutimin e kampionatit te futbollit, por per SK TIRANEN si pjese e Elites Kombtare, rekordmene e futbollit shqiptar e antikomuniste e vetme ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #9
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Arben Minga, legjenda qė u shua para kohe.


    Lajmi i kobshėm erdhi nga pėrtej oqeanit. Arben Minga, futbollisti i shquar i Tiranės dhe i kombėtares, ky kolos i futbollit shqiptar, nė orėt e para tė sė mėrkurės sė 31 janarit 2007, i ka dhėnė lamtumirėn e parakohshme jetės sė tij, familjes, miqve, shokėve, por edhe atyre mijėra e mijėra sportdashėsve, tė cilėt e kanė brohoritur pėr vite e vite nė fushat e blerta tė futbollit ...

    Jeta e njeriut, ēuditėrisht, pėrngjan me qiriun. Dihet vetėm se kur ndizet, pra ditėlindja, e cila mbahet mend dhe festohet vit pas viti, apo nė pėrvjetorė tė ndryshėm. Me kalimin e kohės, flaka e qiriut, herė plot shkėlqim dhe herė e zbehtė, me nuanca ngjyrash krejt individuale, dalėngadalė vjen e venitet e venitet, derisa shuhet fare... Kėtė fund tė pashmangshėm, edhe pse jemi nė mijėvjeēarin e tretė tė njerėzimit, askush nuk e di se kur do t'i ndodhė. Dikush, kėtė ndarje nga jeta, nga shoqėria, e ka mė tė parakohshme dhe mė tė papritur, ēka e bėn dhimbjen edhe mė tė madhe ...

    Pėr njerėzit qė i njeh mirė, duket sikur e ke mė tė lehtė tė shkruash, por nuk ėshtė kėshtu. Ngjarjet e shumta, kujtimet, tė ngatėrrohen njėra me tjetrėn dhe befas nuk di kė tė pėrzgjedhėsh mė parė pėr tė treguar. Ta nisim me atė gol fantastik e tė shkėlqyer ndaj Belgjikės, qė edhe pse ėshtė kthyer nė njė emblemė pėr futbollin shqiptar? Sėrish na duket fare pak pėr ta identifikuar vetėm me tė kėtė futbollist tė madh. Ta nis me lojėrat ndaj Spanjės sė Butragenjos apo Polonisė sė Bonjekut? Pėrsėri na duket e pamjaftueshme pėr kėtė lojtar, i cili ka veshur nė 28 ndeshje fanellėn kuqezi, madje ka arritur tė mbajė nė krah edhe shiritin e kapitenit tė kombėtares. Tė tregojmė pėr ato lojėra aq tė bukura dhe dinjitoze ndaj Dinamos sė Bukureshtit, Goteborgut apo Bajernit tė Mynihut? Tė rrėfejmė pėr gėzimin e pamatė tė djaloshit tė ri Minga, kur varte pėr herė tė parė nė qafė medaljen e kampionit tė Shqipėrisė nė vitin 1982? Nuk na duket e mjaftueshme, pasi ai do ta pėrsėriste kėtė rit edhe 5 herė tė tjera nė vitet pasardhės, ku secili prej tyre mbart mbresa dhe emocione tė veēanta nga njėri tjetri, pėr Benin dhe shokėt e tij tė ekipit...

    Si tė gjithė fėmijėt, edhe Arbenin, i lindur nė Tiranė nė njė familje me origjinė korēare, e rrėmbeu pasioni pėr sportin qė nė moshė fare tė re. Por ndryshe nga mjaft moshatarė, edhe pse ishte shumė shtatlartė, ai pėr ēudi zgjodhi futbollin, si sportin e tij tė zemrės. Mėsimet e para tė futbollit i mori nė klasat sportive tė shkollės "Alqi Kondi" nga mėsuesi Robert Roshi. Pas katėr vitesh kaloi menjėherė me ekipin e tė rinjve tė Tiranės, pėr tė rėnė nė duart e Fatmir Frashėrit. Ky i fundit, i njohur pėr idetė dhe simpatinė ndaj futbollit anglez, duke parė aftėsitė, cilėsitė dhe karakterin e Mingės, "ia mori shpirtin" me stėrvitje djaloshit tė ri. Mirėpo qė tė dy kishin rėnė nė "dashuri" me njėri tjetrin. Fjala dhe kėshillat e Frashėrit ishin ligj pėr Benin, i cili po hidhte hapat e parė nė futbollin e vėrtetė. Talenti i kėtij tė riu shtatlartė nuk kishte se si tė mos vihej re. Me rekomandimin e Frashėrit, trajner i asaj kohe i 17 Nėntorit, siē quhej nė ato vite Tirana, Zyber Konēi, e afron Mingėn pranė ekipit tė tė rriturve, si njė ndėr tė rinjtė me perspektivė, pėr tė pėrfituar privilegjet e rastit. "Nė vitin 1977, kur kam shkuar te Tirana, kujton mesfushori Sulejman Mema, njė bashkėlojtar dhe mė pas edhe trajner i personazhit tonė, e kam gjetur Mingėn nė ekipin e tė rriturve. Madje ai kishte nisur tė luante herė pas here si zėvendėsues. Edhe pse ishte fare i ri, vetėm 18 vjeē, me thėnė tė drejtėn, ai mė habiste me lojėn e tij. Sulmues aq shtatlartė nuk kishte nė futbollin shqiptar, por ajo tė linte mė tepėr pėrshtypje, ishte lufta sportive qė bėnte ai djalosh i ri. Vraponte gjatė gjithė kohės dhe nuk i hapte rrugė askujt. Nuk i bėnte syri dritė dhe nuk impresionohej, edhe pse luante kundėr emrave tė shquar tė Tiranės nė ato vite, si Dhalesi me shokė. Gati, gati, tė gjithė kishin frikė tė dyluftonin dhe pėrplaseshin me tė," tė thotė Mema.

    Fati e deshi, qė pas Konēit, trajner i ekipit tė tė rriturve tė Tiranės tė caktohej Fatmir Frashėri. "Ēifti" Frashėri Minga u bashkua sėrish, pėr tė vazhduar njė punė tė nisur qė nė ekipin e tė rinjve. Kritikat, qoftė shoqėrore, por edhe tė shtypit sportiv tė kohės, pse Frashėri aktivizonte njė sulmues tė tillė shtatlartė si Minga, ishin tė shumta. Por ato binin nė vesh tė shurdhėr, Frashėri me kokėfortėsi vazhdonte tė tijėn. Por edhe Minga, ashtu me ngadalė, nisi ta justifikojė besimin e trajnerit dhe tė fitonte simpatinė e sportdashėsve. "Arbeni ishte shembulli i njė sportisti tė vėrtetė, serioz dhe shumė punėtor. Nga goja e tij kurrė nuk kam dėgjuar tė thotė "u lodha". Ai ishte i pari nė ēdo ushtrim dhe mjaft i sakrificės nė lojė pėr ekipin dhe shokėt. Mbi tė gjitha, do tė thosha se Beni ishte edhe njė njeri i mirė, mjaft i respektueshėm dhe mirėnjohės, cilėsi kėto, qė rrallė i gjen tė gjitha tė mbledhura sė bashku tek njerėzit. E kam takuar kohėt e fundit kur erdhi nė Shqipėri. Mė erdhi keq qė ishte pak i dobėsuar, por pėr mua pak rėndėsi kishte, unė mbaj mend Mingėn 20 vjeēar, tė fortė dhe tė fuqishėm", kujton me zė tė dredhur, pa e fshehur keqardhjen pėr tė, ish trajneri Fatmir Frashėri.

    Ndėrkaq, nė fundin e viteve '70 dhe fillimin e viteve '80, te Tirana, njėri pas tjetrit vjen njė grup futbollistėsh tė rinj dhe tė talentuar. Po pėrgatitej njė tjetėr "revolucion" bardheblu pas atij tė viteve '60 '70. Njė prej tyre do tė ishte edhe i riu Minga. Ai do tė rrethohej dhe mbėshtetej nė lojėn e tij fuqishme nga Mema, Muēa, Kola, Baēi, Naēi, Bimo, Liti, Hodja, pa i pėrmendur tė gjithė, tė cilėt, sė bashku do tė formonin njė ansambėl tė shkėlqyer, qė do tė bėnte "ligjin" nė futbollin shqiptar. Asokohe, pėr shkaqe shėndetėsore, do tė largohej nga Tirana trajneri Frashėri dhe nė vend tė tij do tė rikthehej Enver Shehu. Nėn drejtimin e tij, Minga do tė kishte kulmin e karrierės sė tij, do tė shpėrthente. Do tė fitonte titullin e parė tė kampionit mė 1982, ndėrkohė qė dy vite mė parė, trajneri Konēi do ta thėrriste nė ekipin kombėtar pėr t'i besuar fanellėn kuqezi nė njė ndeshje ndaj Finlandės. Kėto suksese, nė vazhdim do ta pasuronin mė tej biografinė sportive tė kėtij futbollisti. Gjoksi i djaloshit tė fuqishėm, vit pas viti do tė stolisej nga medaljet e shumta tė trofeve tė fituara. Tirana, apo 17 Nėntori i atyre viteve, gati gati do tė identifikohej me sulmuesin shtatlartė Minga, tė cilin kundėrshtarėt e kishin thuajse tė pamundur ta pėrballonin. Ata qė kanė arritur ta shikojnė Arbenin nė fushat e blerta, besojmė se e kujtojnė se sa e vėshtirė ka qenė pėr mbrojtėsit e ekipeve rivale t'ia shkėpusnin topin nga kėmbėt kėtij gjiganti. Pėr t'u pėrplasur me tė as qė bėhej fjalė, mjerė ai futbollist qė i hynte kėsaj aventure, pasi nė ēdo rast do tė dilte i humbur, nė mos i dėmtuar. Madje nuk do tė gabojmė aspak, nėse do tė shprehemi se Minga me lojėn e tij do tė ishte sulmuesi modern i avancuar i kohėve tė sotme. Ai ishte pararendėsi, shembulli mė i mirė nė futbollin shqiptar, pėr vlerat dhe domosdoshmėrinė e sulmuesve shtatlartė nė ekipet tona.

    Por vlerat dhe bėmat e Arben Mingės i kishin kapėrcyer edhe kufijtė e Shqipėrisė, qoftė nė radhėt e kombėtares, por edhe me Tiranėn, nė ndeshjet pėr kupat e Europės. Rumunėve tė Dinamos sė Bukureshtit u kishte mbetur gozhdė dhe nuk e harronin kollaj eliminimin nga Tirana pėr Kupėn e Kampioneve. Loja aq produktive e sulmuesit shtatlartė bardheblu atyre u kishte mbetur nė mendje. Nė vitin 1991 ata kėrkojnė dhe ia arrijnė ta bėjnė tė tyrin Mingėn. Por sulmuesi shtatlartė nuk arrin tė pėrshtatet me lojėn e Dinamos, drejtuesit e tė cilit mendojnė ta huazojnė nė ekipin e Brashovės. Aty ai gjen edhe dy bashkatdhetarė, Bozhiqin dhe Canajn, duke formuar kėshtu "koloninė" shqiptare tė Brashovės. Minga luan edhe dy sezone tė tjerė nė Rumani me ekipe tė tjera tė kėtij vendi. Befas e kupton se mosha bėn tė vetėn dhe nė prag ishte koha pėr t'i thėnė "Mjaft" futbollit. Vendos qė tė kthehet nė atdhe, pranė ekipit tė tij tė zemrės, Tiranės, qė e rriti dhe e burrėroi. Rikthehet te bardheblutė dhe trajner gjen shokun e tij, Sulejman Memėn. Shumė prej bashkėlojtarėve tė tij i kishin thėnė me kohė lamtumirė futbollit. Por Arbeni ishte profesionist, kishte pėrvojė dhe forcat fizike nuk do t'i mungonin pėr tė pėrballuar fushėn e blertė. Do tė luante edhe dy sezone, do tė fitonte dy tituj kampioni, pėr t'i dhėnė fund karrierės sė tij tė pasur sportive, me triumfin e kampionatit tė 57 tė kombėtar tė futbollit...

    Tani, si tė gjithė njerėzit, Arben Minga do t'i kushtohej jetės sė pėrditshme, profesionit tė tij tė merceologut dhe jetės familjare. Aty, te Tirana, disa vite mė parė, ai ishte njohur dhe kishte lidhur jetėn bashkėshortore me basketbollisten e njohur Nora Goxhi, e cila i kishte dhuruar edhe njė djalė, Gridin, qė tani do ta ndiente mė tėpėr ngrohtėsinė tė atit, qė do tė kishte mė tepėr kohė pėr t'u marrė me tė. Pėr disa vite punoi pranė pikės doganore tė Rinasit, ēka u kthye edhe si njė pikė takimi pėr shokėt e tij, futbollistėt, qė lėviznin nga njeri vend nė tjetrin. Por fati e solli qė pikėrisht pas njė dekade, familja Minga tė emigronte pėrsėri. Nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė, Arbeni, sė bashku me Norėn dhe Gridin, ashtu si edhe mjaft bashkatdhetarė tė tij, iu drejtuan Kanadasė sė largėt. U vendos nė qytetin e Uindsorit, fare pranė Detroitit, ku lulėzon industria e prodhimit tė makinave. Kuptohet, si kudo, fillimi ishte i vėshtirė, por Beni arriti tė akomodohet mjaft shpejt me Kanadanė, jetėn e emigrantit, edhe pėr faktin se atje gjeti njė komunitet shqiptarėsh prej afro 3000 vetash, shumė prej tė cilėve e njihnin kėtė futbollist tė shquar. Atje lindi edhe Jordi, djali i dytė i tij. Por nuk ishte thėnė qė kjo lumturi, kjo jetė familjare tė vazhdonte gjatė. Para dy vitesh, sėmundja e rėndė i pushtoi shtatin edhe kėtij kolosi. As bisturia e kirurgėve, as fjala e fundit e teknologjisė mjekėsore, nuk arriti t'ia shkulte tė keqen kėtij njeriu kaq tė paepur, tė qeshur dhe miqėsor.

    Nė orėt e para tė agimit tė sė mėrkurės sė 31 janarit 2007, zemra e Arben Mingės, e kėtij mjeshtri tė futbollit shqiptar, pushoi sė rrahuri... Tiranės, futbollit tonė kombėtar, tani do t'i mungojė nė apel edhe njė legjendė, Arben Minga...

    Nga Bashkim Tufa
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #10
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Me 10 mars 2008 (ora 18:00), ne Qendren Nderkombetare te Kultures "Pjeter Arbnori" u shfaq dokumentari televiziv "Profesor me shkollen e jetes dhe te punes se ndershme", nje prodhim i Radiotelevizionit Shqiptar, kushtuar veprimtarise sportive te Mjeshtrit te Merituar te Sportit, Xhavit Demneri.




    Xhavit Demneri. Profesori pa diplomė ...


    Sado tė shkruash dhe tė flasėsh pėr tė, gjithmonė do tė lesh gjėra pa thėnė, pėr ato qė bėri dhe ato qė nuk e lanė t'i bėnte. Profesori i pashkollė u ngjit nė katedrėn e dekanit, duke i detyruar tė gjithė tė njohin dhe tė liēensohen nė "Koverēianon" e tij...

    Kurrė nuk kisha menduar qė tė shkruaja kaq shpejt nė vetėn e parė. Gjithmonė kam qenė i idesė, se kjo do tė mė lejohej vetėm pas shumė dekadash dhe vitesh pune. Por nuk mund tė lija nė harresė disa fakte qė lidhin ndoshta edhe qėnien time nė kėtė profesion, apo dėshirėn e madhe pėr futbollin, me emrin e tė madhit Xhavit Demneri.

    Nė moshė fare tė vogėl, kur tė gjithė flisnin pėr kėtė lojė, nė rrethin tim familjar ajo identifikohej vetėm me njė emėr, Xhavit Demnerin. Mė pas kur fillova tė mendoj pėr tė goditur topin (me dėshirėn e madhe tė fėmijės pėr t'u bėrė futbollist), i vetmi emėr qė dėgjoja ishte po ai, madje i ngritur nė kufinjtė e legjendės (nė atė kohė e kishin larguar nga futbolli).

    Nė vitin 1991, kam pėrgatitur njė rubrikė tė shkurtėr televizive me emra tė mėdhenj tė futbollit shqiptar dhe ajo ka filluar me Xhavit Demnerin. E quaj veten me fat qė kam bėrė diēka pėr tė, sepse jo gjithmonė tė qėllon tė flasėsh dhe shkruash pėr mė tė mėdhenjtė e lojės sė topit tė rrumbullakėt. Nė qoftė se ndonjėherė do tė krijohej nė futbollin shqiptar "Klubi i tė mėdhenjve", Demneri sigurisht qė do tė kishte njė ndėr poltronat kryesore. Edhe sot kur shkruaj kėto radhė e quaj veten fatlum qė shorti mė qėlloi mua tė bėj profilin e tij, profilin e njė gjiganti tė madh tė pankinės shqiptare.

    T'i thuash dikujt nė botė, qoftė specialist, gazetar apo profesor futbolli, se krijuesi i shkollės sė seleksionerit nė Shqipėri, njeriu qė ka pėrgatitur qindra futbollistė nuk ka qenė gjė tjetėr vetėm njė zanatēi i thjeshtė, sigurisht qė do tė befasohej. Dhe ėshtė e kuptueshme.

    Por, Demneri ia arriti t'i kapėrcejė tė gjitha me durim dhe kėmbėngulje. Dy qenė vetitė e mėdha qė e bėnė tė ecė pėrpara, pasioni dhe nuhatja. Tė shkrira nė njė njeri i cili nė gjithė jetėn e tij i ėshtė falur dy gjėrave, pasionit dhe kuranit, ato krijuan profesorin e parė tė shkollės pėrgatitėse shqiptare.

    Nė qoftė se arti i trainerit nė Shqipėri, ka disa identitete, arti i seleksionerit ka vetėm njė emėr Xhavit Demneri. Tirana, rrugėt dhe fushat e saj tė pakta, ishin tė parat vende ku ai mėsoi tė luante futboll. Deri pėrpara ēlirimit, ai llogaritej si njė nga forcat mė tė afta tė Tiranės sė asaj kohe.

    Nė 1946, ėshtė anėtar i skuadrės kombėtare qė arriti suksesin e saj tė parė, duke u shpallur kampone e Ballkanit. Demneri, u dėmtua dhe u aktivizua vetėm nė njė ndeshje, por emri i tij mbeti nė librin e artė tė kėtij evenimenti. Mė pas ėshtė njė ndėr krijuesit e Partizanit tė parė, sė bashku me specialistė dhe futbollistė tė tjerė. Edhe pak vite futboll dhe Demneri ulet nė pankinėn e drejtuesit.

    Tirana ėshtė skuadra e preferuar dhe fusha e "Ali Demit", vendi kur pėr shumė vite me rradhė ai derdhi djersėn e tij pėr pėrgatitjen e qindra futbollistėve, me skuadrėn e tė rinjve. Breza tė tėrė lojtarėsh dhe tifozėsh, mbajnė mend kuarjon, pasionin, punėn kėmbėngulėse dhe pėrpjekjet e tij, pėr afirmimin e emrave nė futbollin shqiptar. Kokėulur dhe kėmbėngulės, i pafjalė dhe i rreptė, Demneri mbeti pėr vite tė tėra shtylla e pėrgatitjes sė futbollistėve pėr skuadrėn bardheblu dhe pėr futbollin kombėtar.

    Elementėt mė tė thjeshtė tė futbollit, pėr emrat mė tė shquar tė Shqipėrisė janė mėsuar pikėrisht prej profesor Xhavitit. Nė kėtė pikė ai ėshtė i paharrueshėm nga tė gjithė, siē ndodh gjithmonė me mėsuesin e klasės sė parė, i cili ngulitet nė kujtesėn e njeriut dhe shqitet prej saj vetėm kur ajo (kujtesa) bėhet inegzistente.
    "A-B-C" e tij u ėshtė ngulur nė kokė tė gjithėve dhe nuk ėshtė harruar pėr tėrė jetėn. Kėshillat e tij pėr pėrgatitje, pėr elementė tė veēantė teknikė, pėr mėnyrėn e lojės, e deri tek sjellja me publikun, kanė qenė leksionet e para pėr kėdo qė i kishte hyrė kėsaj rruge, si pėr ata qė nuk arritėn dot tė godasin topin me skuadrėn e tė rriturve edhe pėr tė tjerėt qė veshėn pėr shumė vite uniformėn kuqezi tė skuadrės kombėtare tė Shqipėrisė.

    Nga "leksionet" e tij u krijua edhe shkolla e parė e trainerėve tė moshave, shkollė qė erdhi duke u bėrė dalėngadalė universitet, madje kualitativ. Eshtė fatkeqėsi, qė prej tyre kanė mbetur vetėm ato shprehjet qė trainerėt e sotėm i shoqėrojnė gjithmonė me pasthėnien "kėshtu thoshte Xhavit Demneri" dhe asgjė tjetėr. Ai arritne tė dallonte tek njeriu i zakonshėm talentin e rrallė, tek ai qė mendonte se ishte i aftė pėr mbrojtje, sulmuesin e shpejtė dhe tek portieri golėshnuesin e aftė. Njeriu qė paradite priste xhama nė njė dyqan tė thjeshtė nė pazarin e ri, pasdite zgjidhte dhe pėrgatiste ajkėn e futbollit shqiptar.

    "Ky djali qė pe t'i ėshtė tepėr i talentuar, por ka qejf tė luajė portier. Unė do ta bėj sulmues, madje shumė tė mirė"- i thoshte Demneri njė ditė njė kolegut tė tij tė volejbollit Harun Dojakės, gjatė njė bisede nė dyqan. Dhe ashtu ndodhi.
    Nga ai "djaloshi" qė donte tė mbronte portėn, lindi Panajot Pano i madh, qė trondiste stadiumet shqiptare. E sa e sa tė tjerė. Deri Stavri Lubonjėn, Vason, Gjylin e plot futbollistė tė tjerė qė luajtėn anekėnd Shqipėrisė.

    Por kapitulli i tij mė i shkėlqyer nė karrierė ėshtė krijimi i skuadrės sė madhe tė viteve 1964-1970. Ajo Tiranė e paharruar, me emra tė mėdhenj, qė mė pas mori famė edhe jashtė Shqipėrisė, kishte kaluar nėpėr duart e profesor Xhavitit.
    Dhe ishin tė gjithė tė mėdhenj, madje disa prej tyre tė pakrahasueshėm. Tafaj, Kasmi, Halili, Bylyku, vėllezėrit Mema, Xhaēka, Hyka, Bukoviku, Bytyēi, Ishka etj. qenė njerėzit qė i dhanė njė moment kulmor futbollit shqiptar, qė u mbajt mend gjatė.

    Nga kėshillat e tij, nga stėrvitja, pra nga "Universiteti-Demneri", plot 58 futbollistė kanė veshur uniformėn e skuadrės kombėtare tė Shqipėrisė. Njė shifėr e tillė ėshtė tronditėse edhe pėr Koverēianon e famshme tė Italisė. Dhe tė mendosh se gjithēka kryhej me mjete tė thjeshta dhe nė kushte tė vėshtira.

    "I pyesja lojtarėt me shumė takt se ē'kishin ngrėnė pėr drekė, sepse kishte mes tyre qė vinin nga familje tė varfra. Njė tė paushqyeri mirė nuk mund t'i jepje ngarkesėn qė merrnin tė tjerėt...". Pėr kėto i duhej tė kujdesej njė traineri nė Shqipėri.

    Asnjėherė nuk diti tė kėrkojė pėr vete. U largua (edhe e larguan), vetėm sepse nuk iu plotėsuan disa kėrkesa krejtėsisht tė thjeshta pėr skuadrėn, si baza materiale, njė gotė ēaj pas ndeshjes, apo muri ku futbollistėt mėsonin tė godisnin me tė dyja kėmbėt. Nė njė mbledhje tė zgjeruar ai i ripėrsėriti kėrkesat e tij duke shtuar edhe faktin se gjithēka binte nė vesh tė shurdhėr.

    "Bėji fletėrrufe profesor Xhaviti" (ishte koha kur moda e dacibaove kineze, filloi tė mbushė muret e Shqipėrisė) thirri dikush nga salla me shaka. Pėrgjigjia e Demnerit ishte e lodhur dhe e zgjuar: "Kėta nuk dėgjojnė edhe po t'i bėsh fletė-bubullimė".

    Dhe nuk e dėgjuan vėrtet. Dhe ai iku, la dashurinė e tij tė madhe, la katedrėn qė e krijoi vetė, la pasionin qė e mbajti pėr shumė vite nė kėmbė dhe u tėrhoq. Nuk u ankua kurrė, nuk kėrkoi. I bindur pėr atė qė kish bėrė dhe atė qė e penguan ta bėnte, u tėrhoq mėnjanė i rrethuar gjithmonė nga respekti i dashamirėsve dhe familjes, duke patur nė mend fjalėn e madhe tė birit tė zotit: "Fali o Atė se nuk dinė ē'bėjnė".

    Eshtė banale por sinjifikative tė pėrmendėsh se pas luftės e deri nė vitet '90, asnjėherė nuk i krijuan mundėsinė tė udhėtonte jashtė shtetit, jo se kishte nevojė por vetėm pėr satisfaksion. Dhe tė mendosh kishte punuar si rrallėkush dhe ishte djersitur mjaft pėr t'i nxjerrė tė tjerėt nė fushėn e madhe tė futbollit.
    Ai iku, por djersa e tij mbeti aty nė fushėn e thjeshtė tė "Ali Demit", futbollistėt e tij u bėnė tė mėdhenj dhe askush nuk harroi tė thoshte: kam dalė nga shkolla e Xhavit Demnerit. Nė tė vėrtetė ai nuk kishte ikur, nuk mund tė ikte, ai u tėrhoq pėrkohėsisht duke lėnė atė emėr tė madh. Ashtu si edhe tė premten, kur i tha kėsaj bote, Lamtumirė!

    Sado tė shkruash dhe flasėsh pėr tė gjithmonė do tė lesh gjėra pa thėnė, pėr ato qė bėri dhe ato qė s'e lanė t'i bėnte ...

    Profesori i pashkollė u ngjit nė katedrėn e dekanit duke i detyruar tė gjithė tė njohin dhe liēensohen nė "Koverēianon" e tij.

    Tritan Kokona, 10 Nėntor 1996
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  3. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25
  4. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •