Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Perjashtuar Maska e besi84
    Anëtarësuar
    29-12-2003
    Vendndodhja
    n'toke t'Zotit!!
    Postime
    440

    • Arian ÇANI emisioni "ZONË E LIRË

    Ja se cflitet/diskutohet ne medjat tona:



    Po mua përse duhet të më vijë keq për serbët…!



    • Arian ÇANI emisioni "ZONË E LIRË"



    Kur mendoj se sa keq do ndjehesha sikur papritur të mësoja se Dropulli në Jug të Shqipërisë do të shpallte pavarësinë dhe do të ndahej përfundimisht nga vendi im… Kur e mendoj për një çast, dridhem i gjithi. Sepse them me vete: po tani ç'i mbeti më këtij vendi. Janë mbledhur bashkë gjithë më të fortët e botës dhe ...po luajnë e tallen me ne në këtë farë feje. Se nuk është puna që na iku një pjesë territori. Në fund të fundit, nuk është puna se mua më lidhte ndonjë gjë me ato treva (fjala që bie se në të vërtetë unë kam lidhje të forta me Dropullin), por fakti që po na pallojnë kështu në sy të gjithë botës dhe ne që nuk kemi asnjë mundësi ta bllokojmë këtë copëtim… Kjo është dramë e madhe, do t'i thosha vetes. Dhe jam i bindur që të njëjtën ndjesi do të kishin shumica e banorëve që nuk do jetonin në Dropull.

    Se jo për ndonjë gjë, por unë si qytetar i thjeshtë që banoj në kryeqytet apo diku vërdallë nëpër Shqipëri, nuk do t'i hyja fare diskutimit nëse do të kishin apo jo të drejtë banorët e Dropullit atje në Jug të ndaheshin nga pjesa tjetër e vendit dhe të shpallnin pavarësinë e njëanshme. Jo. jo. As nuk do të merresha fare me të tilla histori. Sepse që kur kam lindur, më kanë mësuar natyrshëm në familje, shkollë e kudo se Shqipëria është 28 mijë kilometra katrorë nga Vermoshi në Konispol. Sepse që kur kam qenë i vogël i kam shëtitur ato treva për qejfin tim, duke kaluar pushimet për vite me radhë në detin e paparë të Jugut… Ndërsa tani që po kap të dyzetat, të më thoshin se pasnesër, e diel 17 shkurt 2008, Dropulli i sipërm dhe i Poshtëm do të shpallë pavarësinë, sigurisht që do të më dukej vetja një vemje e poshtëruar. Sa keq do të ndjehesha…
    Se mirë që historia nuk është treguar aspak bujare me ne, duke na ndarë e copëtuar disa herë, por të paktën mos të na merrte tani në 2008-ën, një nga copat më të mira dhe më të pasura të vendit, Jugun. Dhe mirë që ata njerëz atje duan të jetojnë të ndarë, por që shumica e shteteve të kësaj bote, të mbështeste Dropullin dhe të na trajtonte ne si ca të egër që nuk kemi ditur të respektojmë të drejtat e tyre, kjo do të më dukej e papranueshme dhe e padrejtë. Unë për vete vdes për minoritarët dhe më lidhin aq shumë kujtime me ato treva, ndonëse ekzistenca e tyre nuk interferon fare prej vitesh në jetën time. E megjithatë, sa keq do të isha sikur ato fshatra aq të mirë që flasin greqisht të ndaheshin përfundimisht nga ky territor që për vite me radhë ka qenë i përbashkët...
    Kjo që po të rrëfeja më sipër nuk ishte veçse një trill i imi, një moment fantazie. Thjesht për të kuptuar më shumë tjetrin, të huajin, atë që ndoshta e konsiderojmë ende "armik".

    Kur isha i vogël më kanë mësuar se jeta është e padrejtë për njërën palë. Dhe është e drejtë për palën tjetër. Pasnesër është e diel, data 17 shkurt 2008. Ata do të festojnë, do të këndojnë, do të pijnë dhe do të dehen nga gëzimi i pavarësisë (së kushtëzuar). Sepse duke filluar nga e hëna, ata do të kenë flamurin e tyre, institucionet e tyre, korrupsionin e tyre. Sa mirë për kosovarët, por sa keq për serbët…!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2007
    Postime
    173
    Arjan, mos e lodh mendjen me mendime te tilla, se Dropulli s'ka pse te kerkoje pavaresine si Kosovaret, per nje sere arsyesh, por po te them dy me kryesoret:

    - nuk jane popull autokton (por te ardhur si argate tek pronat e bejlereve te Gjirokastres)

    - asnjehere s'jane trajtuar keq ne Shqiperi, perkundrazi kane perfaqesues ne parlament e qeveri e plot e plot te tjera te mira... sa gjithe jugu ua ka zili e po vdesin te tere te kene nje karte homogjeniteti (besoj e kupton ku e kam llafin )

    Mos e bej si ajo puna e nuses se re qe pa sopaten e filloi te qante djalin qe s'i kish lindur, nuk te ben mire per shendetin.

  3. #3
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Arian:
    Po qe se te shqeteson ceshtja e Megalo Idese dhe e Minoriteteve shko jeto ne greqi meqe je gjysem minoritar se dhe per te ikur ne vendin e plakes e ke me te lehte e mos na ca shume mandrallen me probleme historike...

    Po qe se te vjen keq ik hap ndonje emision anej nga Greqia dhe mos rrip me shqiptaret e shkrete qe per tu fut ne ate emisonin tend medioker duhet te paguajne gjobe...
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 05-03-2008 më 15:05
    FLANGO MA NON FLECTO

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Paralelizem i nje mendjeje te kryqezuar, jashte cdo lloj realiteti tokesor. S'paska me keq se produkti mendor nga zone e ngushte e logjikes ne zonen e lire te medias.
    -----------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  5. #5
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    po nqs zevendesonim fjalen "Dropull" me fjalen le te themi psh "Kavaje" ose "Ballsh" cfare do ngelej nga shkrimi? Si do ta kuptonim? Mbase duke zevendesuar paralelizmat e imagjinuara me fantazira skizofrenike do mund te binim dakord psh qe mbase shkrimi perpiqet te shikoje/paraqese/simpatizoje/kuptoje/insertFavoriteWordHere gjerat nga ana tjeter?
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    More Arian, more Arian, është histori e gjatë dhe e dhembshme kjo puna jonë në Kosovë. Nuk e din ti se serbët (kolonistët) erdhën e u ulën këmbëkryq në djepin tonë, në arën tonë, në oborrin tonë, në pragun tonë, për të na e bërë jetën sa më të padurueshme. Në jug e në lindje të fshatit tim i sollën dy fshatra me serbë e malazez. Ashtu vepruan edhe me fshatrat tjera të Kosovës. Ata silleshin si mbretër se kishin Rankoviçin lart. Kurrë nuk na e ndanë zullumin. Unë po i bie shkurt. Në luftën e dytë botërore, vetëm brenda një nate i prenë në mënyrën më barbare 42 burra të zgjedhur të fshatit tim dhe e bënë shkrumb e hi gjithë fshatin. Në këtë luftën e fundit, prapë flas vetëm për fshatin tim, në mënyrën më çnjerëzore u vranë e u masakruan 86 burra, gra e fëmijë. Kufomat e tyre i kemi gjetur në plehra, në puse e në varreza masive. Disa syresh nuk janë gjendur ende. Nëse ty të vjen keq për kriminelët, kjo është punë e jotja.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e kotolili
    Anëtarësuar
    16-02-2008
    Postime
    12
    o arian mos na ca koken me te tilla gjera se e di o antishqiptar qe ne do ta marrim camerine prandaj ben kete propogande

  8. #8
    e kemi thone i here pra




    jashte jevgjit nga Shqiperia




    dhe mjaft ndoqet kanale jevgjish se late nom

  9. #9
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Në vijim të postimit të proscriptor:

    Life's too short to remove USB safely.

  10. #10
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ky eshte psikopat,dukej qe ne fillimet e tija ,tek klani i nates,po tani psikopatia paska ecur...
    Ci ka edhe ato budalliqe mbi dropullin,ata jane emigrante,eshte njesoj sikur te pretendojme ne tokat qe banohen nga arbereshet ne itali...Ne vend qe te thote pse sna thone falemnderit dropullitet qe nuk i vervisim jashte tokes se shenjte shqiptare,po na pillka edhe endrra ne diell...

    Sa mirë për kosovarët, por sa keq për serbët…!


    Cfare thua mor psikopat...ti je per ne spitalin e Elbasanit...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Tema të Ngjashme

  1. Emisioni Fiks-Fare, a duhen marrë masa ndaj tij?
    Nga Jack Watson në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 237
    Postimi i Fundit: 24-03-2011, 12:13
  2. Zone e lire ! Emisioni me i mire apo thjesht me i ndjekur ?
    Nga Pratolini në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 18:18
  3. Nga emisioni i Aida Shtinos kërkohet Asim Aruçi
    Nga trantino në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 14:45
  4. Fillon emisioni "Kafazi i arte"
    Nga StormAngel në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-10-2004, 18:48
  5. Behuni drejtues/drejtuese e nje emisioni radio
    Nga ardi në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 15:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •