Close

Rezultati i Sondazhit: Vendim i drejte per ti perjashtuar?!

Votues
90. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    46 51.11%
  • JO

    36 40.00%
  • Nuk e di

    8 8.89%
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 185
  1. #-9

    Mbanin ferexhe, drejtoresha përzë dy vajza nga shkolla

    Nxënëset e shkollës "28 Nëntori", Gentjana e Marsela, prej një muaji pa mësim

    Gentiana është nxënëse e klasës së 8-të në shkollën 9-vjeçare "28 Nëntori" në lagjen Laprakë të Tiranës. Bashkë me motrën e saj më të vogël, Marselën në klasë të 6-të gjenden prej një muaji në shtëpi, ndërsa bashkëmoshatarët e saj marrin çantat e shkojnë në shkollë. Kanë vënë shaminë e islamit, ose siç njihet ndryshe ferexhenë. Kjo i ka penguar për të mos qenë si gjithë të tjerët. Drejtoresha e shkollës, Lirie Ahmeti, nuk i ka pranuar në mësim, pasi vajzat e mitura janë veshur me këto simbole fetare. "Nuk lejohet prezenca në shkollë me këtë uniformë, sepse shkolla është laike. Po kështu, shkolla ka një rregullore të brendshme, e cila parashikon mbajtjen e një uniforme për të gjithë nxënësit e shkollës", mësohet t‘u ketë komunikuar drejtoresha prindërve. Ata janë sorollatur dyerve të shkollës, Drejtorisë Arsimore dhe Ministrisë së Arsimit, por asgjë nuk ka ndryshuar në sjelljen e titullarëve, që nxjerrin përpara ligjin. Kanë kthyer mbrapsht prindërit e interesuar për shkollimin e të bijave, edhe pse me ferexhe. Sipas tyre, ligji e ndalon fenë në institucionet e arsimit publik, që është laik. Duke iu referuar ligjit për arsimin, në nenin 7 thuhet se "arsimi parauniversitar publik ka karakter laik. Në institucionet arsimore publike ndalohet indoktrinimi ideologjik e fetar".

    Por kokëfortësia e palëve ka çuar në braktisjen e arsimit bazë të dy minoreneve. Saktësojmë se arsimi 9-vjeçar është i detyruar në vendin tonë. Por, me sa duket, autoritetet shtetërore e kanë harruar këtë fakt dhe po çojnë drejt analfabetizmit dy nxënëse, që deri para një muaji ishin me nota shumë të mira në mësime. Nga ana tjetër, prindërit e tyre mbajnë një qëndrim po aq të rreptë, duke mos bërë asnjë përpjekje që dy fëmijët e tyre të shkojnë në mësim me uniformën e shkollës dhe jo me atë fetare.

    "Ne nuk i kemi detyruar aspak fëmijët tanë të vishen me shami", shprehet babai, Medeti, në intervistën e tij për "Shqip". Ndërsa shton se "as nuk u thotë atyre ta heqin atë". Babai tregon se ka dëshirë që vajzat të shkollohen, ndaj dhe i është drejtuar gazetës "Shqip". I pyetur se a është e përcaktuar mosha kur një femër në bazë të Kuranit duhet të veshë ferexhe, ai thotë se "në bazë të Kuranit një femër që ka arritur në moshën e pubertetit duhet të mbulojë pjesët e turpshme të trupit". Vajza e madhe e tij, 15-vjeçare, është në nisje të kësaj moshe, ndërsa e vogla ende jo, por gjithsesi ka vendosur të ndjekë rrugën e pjesëtarëve më të rritur të familjes. Medet Hasani, bashkëshortja e tij dhe katër vajzat janë besimtarë praktikantë myslimanë. Doktrinë kjo që e ndjekin prej afro 6 vitesh, kur Medeti u njoh me islamin. Ai rrëfen për gazetën se ka dëshirë që fëmijët e tij të ndjekin rrugët që dëshirojnë në jetë, por dëshira e tyre është tashmë e lexueshme. Të ndjekin mësimet e islamit, duke sakrifikuar edhe të ardhmen e tyre.

    Në shkollën 9-vjeçare "28 Nëntori", si në çdo tjetër të kryeqytetit, nxënësit vishen me uniformë në shkollë, ndërsa vajzat e familjes Hasani nuk e kanë pranuar atë, duke e këmbyer me uniformën fetare. Drejtoresha e shkollës u shpreh për "Shqip" se ka bërë për një muaj rresht punë edukative me vajzat, por ato nuk janë bindur të heqin ferexhenë dhe të veshin këmishat e bardha dhe pantallonat xhins, si bashkëmoshatarët. Në këto kushte, thotë drejtoresha, e vetmja zgjidhje është që ato të regjistrohen në shkollën e Medresesë. Në të kundërt duhet të zbatojnë rregulloren e brendshme të shkollës "28 Nëntori", të vishen me uniformë shkolle. Bindja fetare e dy motrave është mjaft e fortë, as mësuesit dhe as nxënësit s‘kanë mundur t‘ua ndryshojnë. Bashkëmoshatarët e Marselës dhe Gentianës janë në moshë minore dhe nuk mund të mbajnë qëndrim për sjelljen e tyre të re. Aktualisht ato janë pa mësim, marrin vetëm leksione fetare në një shkollë private iraniane.


    Neni 59


    Gjobë për prindërit që

    heqin fëmijët nga shkolla


    Ligji për arsimin parauniversitar në nenin 59 thotë si më poshtë: Kur nxënësit e moshës 6 deri 16 vjeç, të cilët i përfshin detyrimi shkollor, mungojnë pa arsye në shkollë, ose e braktisin atë, prindërit e tyre dënohen për kundërvajtje administrative me gjobë nga 1000 deri në 10000 lekë, si vijon: Kur nxënësi mungon në mësim pa arsye 30-50 për qind të kohës në dy muaj të njëpasnjëshëm, masa e gjobës është 1000 deri në 3000 lekë dhe në rast përsëritjeje gjatë po atij viti, gjoba bëhet 5000 lekë. Vendimi i gjobës jepet nga kryetari i bashkisë, sipas propozimit të drejtorit të shkollës. Kundër vendimit të gjobitjes mund të bëhet ankim brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së njoftimit në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja.


    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=37966
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #-8
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Sektit Vahabi dhe Jehova duhet tu priten rrenjet ne Shqiperi dhe trojet shqiptare.

  3. #-7
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    ca njerez s´e harrojne shkollen e xhaxhit!?!

    kush jemi ne te detyrojme dike te distancohet nga bindja e tij fetare??
    shihemi n´gjykate

  4. #-6
    I zene deri ne Gusht. Maska e )un(
    Anëtarësuar
    15-11-2007
    Vendndodhja
    te shpia tjeterkuj, edhe ne msn...
    Postime
    125
    Gabim te perjashtohen nga shkolla,
    perse ne Angli lejohen qe te mbajne shami vajzat e se njejtes moshe?
    .

  5. #-5
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Zgjidhja nuk eshte perjashtimi pasi arrin ti vecosh keto vajza akoma me shume nga shoqeria qe ecen perpara.

    Duhen bindur qe keto norma fetare jane te kota dhe nuk deshojne asnje gje te karakterit apo besimit te tyre dhe jane vete sektet perkatese qe duhet te pranojne kete per te miren e besimtareve te tyre.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #-4
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ne institucionet e nje shteti laik nuk kane pune simbolet fetare.as veshjet,e ka bere shume mire drejtoresha,bravo i qofte.
    ps.nuk mesohet biologjia/evolucioni i specieve duke pas ferexhe ne koke..............ke ferexhe ne koke,ik ne shkolle fetare dhe meso ademin me havane,gjerat jane kaq te thjeshta
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 05-03-2008 më 13:10
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Duhet ta mesojn ato vajzat edhe te tjeret qe "Shqiperia" nuk eshte "Arabi"
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #-2
    Biznesmen i ardhshem Maska e Tepelenas_nr_1
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Athina fck city
    Postime
    202
    Ca budallqe eshte kjo...duan te tregojen patjeter qe jane myslimane po tregojeni ne vend tjeter ne shkolle gjejen ta bejen.Dicka e tille sjell probleme dhe percarje,do jen si delja e zez ne gjithe kopen.
    Nga ana tjeter kjo leshi qe ven ne koke e ven mysliman fanatik ose myslimanet qe jetejone jeten e perditshme ne baze te fes,ne shqiperi kemi kushtetuten mbi te gjithe dhe asnje fe .
    Mire beri qe u perjashtuan edhe keshtu duhet te ndodh sduhet te shkatkojen probleme.Ligji i njejt per te gjithe dhe ligji i kushtetutes mbi te gjithe!
    Mind is like a parachute it works best when it is open
    Dalai Lama

  9. #-1
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    "Ne nuk i kemi detyruar aspak fëmijët tanë të vishen me shami", shprehet babai, Medeti,
    Medeti e paska bere medet fare. Po ato nga e mesuan se duhet qe te vishen ashtu ?
    drejtoresha, nuk e di ne ka bere mire, se ato krijesa te vogla do ngelen pa shkolle per faj te shume faktoreve.
    Nuk di cte them..... secili ka te drejten e tij...
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #0
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shkolla te vendose rregullore dhe pastaj mund te perjashtoje ata qe jane te veshur kunder rregullores.
    Por dhe kjo qe bejne tani nuk eshte e drejte, pejashtojne ato me shami dhe lene ato me cica e me ***** jashte. Nuk promovoj veninen e shamise, por jam per drejtesi ne denim. Nese ato u perjashtuan atehere vendos rregull e pejashto dhe tjere qe shkelin rregylloren e veshjes.

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. Pranimet ne universitet per 2006-2007
    Nga helene në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 04:18
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •