NJE HISTORI E SHKURTER E BAPTISTEVE
Tiparet e vecanta te Baptisteve jane rrenjet etyre qe shkojne deri ne kohen e Krishtit dhe prandaj ata qendrojne ne kontrast me protestantet e sotem.
Protestantet dikur ishin Katolike ashtu si dikur Ortodoksit ishin Katolike. Baptistet asnjehere nuk kane qene katolike dhe gjate gjithe histories kane qene kunder mesimeve te rreme te kishes Katolike. Ne pershkrimin e pozites se historike te Baptisteve, do te jete gjithashtu e nevojshme per te pershkruar poziten historike te Katolikeve, qe te shfaqim qarte ndryshimet ndermjet tyre.
Fatkeqsisht termi “te Krishtere” perdoret kaq gjeresisht sot, saqe kur njerezit e degjojne ate mund te mendojne per Katliket, Ortodoksit, ose Protestantet. Shume njerez nuk e kuptojne qe megjithese sot Katoliket dhe Ortodokset shpallin qe jane “te krishtere”, asnjehere nuk kane qene keshtu ne te kaluaren.
Sidomos Katoliket kane qene te vecuar nga te krishteret dhe gjeta gjithe histories jane njohur per persekutimet, torturat dhe vrasjet e bera ndaj besimtareve te vertete te Bibles.
Nje gje tjeter qe shumica e njerezve nuk kuptojne sot eshte se te gjithe ata qe nuk jane Katolike (ose Ortodokse) jane Protestante.
Protestantet e paten fillimin e tyre ne shekullin 15 kur nje grup njerezish protestoi kunder kishes Katolike dhe u nda prej tyre. Rrenjet e tyre ishin Brenda kishes Katolike por nje dite ata u larguan nga kisha Katolike per shkak te mesimeve jo Biblike qe Kisha katolike mesonte.
A thua u shfaqen per here te pare ne shekullin 15 njerezit e Perendise qe e besonin fjalen e Perendise dhe mesonin drejt Ate?
Patjeter qe jo.
Vete Jezus Krishti tha: “ … dhe mbi kete shkemb une do te ndertoj kishen time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin ate” (Mat 16:18)
Gjate gjithe histories Perendia ka pasur nje grup besimtaresh te vertete te Bibles. Qe nga koha e Krishtit e deri tani, Perendia ka premtuar qe te ruaje nje grup besimtaresh te vertete (Rom 11:5)
Ky grup besimtaesh asnjehere nuk ka pranuar mesimet e Kishes Katolike te Romes s te verteta, dhe gjithmone ka qendruar per te verteten e Shkrimit te Shenjte. Megjithese emrat qe u viheshin ketyre besimtareve kane ndryshuar gjeta gjithe historise, kjo gjenealogji e te krishtereve te vertete jane fillimet e kishes Baptiste te sotme.
Megjithse historia Baptiste njihet qe ne kohen e Krishtit, emir “Baptist” nuk perdorej gjithmone. Kjo histori eshte nje e vertete e kishes se vertete te Jezus Krishtit qe vazhdoi qe nga koha e apostujve deri ne ditet tone (Efes 2:20)
Ne menyre qe te kuptojme plotesisht kete duhet te kuptojme historine e Kishes Katolike Romake e cila filloi ne vitin 313 pas Krishtit ne kohen e mbreterimit te Konstandinit, por nuk u vendos plotesisht si kishe deri ne vitet 600-700 pas Krishtit.
Megjithse Kisha Katolike e shpall gjenealogjine e saj qe nga apostujt dhe sidomos tek apostulli Pjeter ajo kurre nuk ka ekzistuar para Konstandinit.
Konstandini ishte ai qe kerkoi fillimin e nje kishe-shtet nen diktaturen romake. Kjo erdhi si rezultat I nje enderre qe ai pati nje nate, ne te cilen ai pati shfaqjen e nje kryqi dhe degjoi nje ze qe I thoshte: “me ane te kesaj shenje, ti do te pushtosh” Ai ndjeu sikur Zoti do ta ndihmonte ate qe te fitonte betejate tij politike dhe prandaj kerkoi qe gjithe ushtaret e tij te mbanin shenjen e Kryqit ne gjithe armatimet e tyre.
Ne mund ta dime qarte qe Kisha Katolike kurre nuk ka qene kisha e Perendise jo vetem per fillimet e tyre te pazakonta por per shkak te mesimeve te tyre jo-Biblike (kunder fjales se Perendise)
Disa doktrina kryesore qe Baptistet kane besuar gjate shekujve.
1. Krishti eshte themeluesi , kreu i vetem dhe ligjdhenesi i kishave
2. Jane vetem dy urdherime (ose porosi) nga Perendia.
a. Darka e Zotit
b. Pagezimi
(qe jane tipike dhe qe asnjera nuk ka lidhje me shpetimin ne vetvete.)
3. Nje qeveri te paster demokratike
4. Bibla eshte baza e vetme e autoritetit.
5. Shpetimi eshte me ane te hirit + asgje (pa vepra)
6. Anataresia e kishes eshte e perbere vetem nga besimtare te rilindur , te pagezuar sipas Bibles.
7. Kishat e ndryshme jane plotesisht te ndara dhe te pavarura nga njera tjetra.
8. Ndarje e plote e kishes me shtetin
9. Liri e plote fetare per te gjithe.
Mjaft qarte cdo njeri mund ta shohe se keto mesime jane te gjitha ne kundershtim me mesimet e kishes katolike dhe si rezultat kane shkaktuar persekutim te madh ndaj besimtareve te Bibles nga Katoliket, te cilet kontrollonin gjithashtu edhe qeverine.
Po ju pershkruajme disa detaje historike:
I) Vitet Nga Krishti – 600 pas Krishtit.
Po ju japim ketu gjithashtu disa mesime te kishes Katolike:
Ne kohen Konstandinit u formua nje fe zyrtare shteterore. Ideja e “papes” u formua si diktator i kishes ne paralelizem me diktatorin e shtetit.
Meqenese cdo njeri u detyrua qe te ndiqte “kishen shteterore’ (ose te vdiste), pa dyshim qe kishte mjaft njerez te pashpetuar ne kishe. Ata sollen me vete menyrat pagane te adhurimit, festime, ditet e pushimit, veshjet, etj ne paralelizem me praktikat pagane te babilonise se lashte.
Ju do te dalloni lehte gabimet e tyre:
1. Ndryshimi nga qeveri demokratike ne qeveri hierarkike
2. Ndryshimi i shpetimit nga hiri ne shpetim me vepra.
3. Pagezimi i foshnjave zuri vendin e pagezimit te besimtareve te rritur.
4. Pagezimi i foshnjave u be i detyruar me ligj
5. Bashkim i kishes me shtetin.
6. Persekutim intensive i te gjithe atyre qe nuk bashkoheshin me ta.
7. Detyrim i anataresise ne kishe
8. Shkaterrim i te gjithe lirise fetare.
Ne kete kohe, besimtaret e vertete te Bibles po ndiqeshin, rriheshin, torturoheshin dhe po vriteshin duke u detyruar te fshiheshin ne pyje, male dhe shpella.
Ata qendruan ne mesimet e verteta te Bibles. Ata pagezonin vetem ata qe ishin vertet te shpetuar me ane te gjakut te Jezus Krishtit dhe prandaj ata u quajten Ana-Baptise ose Ri-Pagezues.
Fjala Baptist ka kuptimin “pagezues” qe vjen nga fjala greke baptizo qe do te thote zhytje.
(kujtojme ketu qe Kisha katolike Romake pagezonte cdo foshnje) .
Ne vitin 451 pas Krishtit ne Kishen Katolike Romake u vendos adhurimi I Marise si mbreteresha e Qiellit, dhe sipas doktrines se tyre Maria duhet te ishte nje ndermjetes midis Perendise dhe njerezve. (Bibla thote te 1Timoteu 2:5 “Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri” )
Ri-Pagezuesit ose Baptistet ekzistonin gjate gjithe kesaj kohe dhe asnjehere nuk ishin dakort me keto mesime te rreme, dhe per kete u torturuan, u perndoqen dhe u vrane nga kisha Katolike.
II) Vitet 600 – 1400 pas Krishtit
Kjo kohe ne librat e historise njihet si “periudha e erret” dhe arsyeja eshte sepse ne kete kohe kisha Katolike ka ndaluar driten e ungjillit te Jezus Krishtit qe te shkelqente, duke torturuar dhe duke vrare te krishteret e vertete.
• Ne kete kohe u vendos doktrina: “Nuk ka shpetim jashte Kishes Katolike”
• Ne kete kohe u vendos mesimi: “njerezit do ti shpetonin mekateve te tyre “te renda” duke i paguar nje shume te madhe parash kishes katolike.
• Ne kete kohe u shpik “purgatorin” si nje vend-lavatrice ku te vdekurit shkojne per te pastruar mekatet e tyre ndersa presin gjykimin final.
Asnje nga keto mesime nuk I gjejme ne Shkrimin e Shenjte (Biblen).
Ne vitin 869 pas Krishtit – Kisha Ortodokse greke u shkeput nga Kisha Katolike
Ne vitin 1123 pas Krishtit – Prifterinjte nuk lejoheshin qe te martoheshin.
Ne vitin 1175 pas Krishtit – Buka dhe vera e darkes se Zotit u mesua qe ato kthehen ne trupin dhe ne gjakun e vertete te Jezus Krishtit.
Ne vitin 1229 pas Krishtit – Vetem prifterinje lejoheshin qe te kishin Bibla dhe mekatet u rrefeheshin prifterinjve.
Kjo eshte koha me e erret ne historine e njerezimit per deshmine e vertete per Perendine mbi toke.
III) Vitet 1400 – 1700 pas Krishtit:
Kjo kohe ishte kohe revoltash dhe reformimesh kunder sistemit Katolik “kishe-shtet”.
Kjo eshte koha e “Reformimit Protestant” Kishat e ndertuara ne Evrope ne ate kohe u shkeputen nga kontrolli i kishes Katolike.
Ato moren qendrime te vendosura per kete ceshtje si:
• Bibla eshte autoriteti i vetem per jeten dhe jo kisha
• Cdo njeri duhet te jete i lire ta lexoje Biblen ne gjuhen e vet.
Zgjimi qe pasoi ishte i madh por shume nga keto “grupe protestuese” mbajten doktrinat e rreme te Katolikeve si:
• Qeveri kishtare hierarkike
• Lidhja kishe-shtet
• Pagezim me sperkatje
• Pagezimi I foshnjave… etj
Ri-Pagezuesit ose Baptistet ekzistonin gjate gjithe kesaj kohe dhe asnjehere nuk ishin dakort me keto mesime te rreme.
IV) Vitet 1700-sot (shek 21)
Qe nga koha e “reformimit Protestant”, grupet e ndryshme kane vazhduar traditat formale Katolike.
Sot ne shekullin 21 shume grupe po kthehen dhe po pranojne ato praktika qe Katoliket kane dhe madje ata po pranojne qe Katoliket jane besimtare te rilindur ne Jezus Krishtin.
Baptistet me ndryshime te vogla, kane ruajtur besnikerisht themelet biblike te besimit. Per shkak te gjakut te derdhur te besimtareve te vertete te Bibles qe eshte derdhur dhe vazhdon te derdhet nga duart e Katolikeve, Baptistet nuk mund t'i pranojne Katoliket si vellezer te vertete te Rilindur.
Qe nga Koha e Jezus Krishtit e deri ne ditet tona, ka patur gjithmone kisha qe ndoqen doktrinat themelore te Besimit, (qe i pershkruam me siper)
Pavarsisht 50 milione njerezve te vrare gjate periudhes se erret, keto kisha vazhdojne te rriten me numra te medhenj.
Fale Fjales se Perendise, qendrimit per ndarjen e kishes nga shteti dhe per liri fetare per te gjithe ata ruajten vazhdimisht nje forme te paster adhurimi dhe praktikash te Dhjates se Re.
Te nxjerre jashte ligjit, te perndjekur, te vrare, eshte nje fakt i vertete historik qe datohen qe nga koha e Jezus Krishtit.
Historia u dha atyre emrin “BAPTISTE”
Marre nga "Kisha Biblike"
Per ata qe kane njohuri me te gjera ne kete fushe do te doja te dija me shume gjera rreth "Baptiste_ve"?!
Cilet ishin?
Kush ishte vepra dhe qellimi i tyre?
Kush i krijoj?!Ku qendron besimi i tyre?!
Krijoni Kontakt