Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Leku, monedha më e dobët në Europën lindore

    Ekspertët pohojnë se rajoni ka zhvlerësuar monedhat vendase për të stimuluar eksportet. Në vendin tonë, mungesa e prodhimit dhe nënçmimi i ekzagjeruar i lekut sjell çmime të larta

    Monedha vendase -- e këmbyer me euro

    Kodi:
    Leku shqiptar               124.6
    
    Dinari serb                   79.24
    
    Denari maqedonas           61.29
    
    Kuna kroate                 7.31
    
    Levi bullgar                 1.95
    
    Paundi i Qipros             0.58
    
    Koruna çeke                27.53
    
    Krone daneze               7.45
    
    Kruni estonez              15.6
    
    Litasi lituanez             3.45
    
    Lira e Maltës               0.43
    
    Koruna sllovene            34.23
    
    Zloti polak                 3.77
    Monedha vendase vazhdon të pozicionohet akoma më e fortë në tregun valutor vendas, në krahasim me monedhën e përbashkët evropiane, euron. Por situata paraqitet krejt ndryshe në vendet e rajonit, në të cilët theksohet zhvlerësimi i kursit të këmbimit të monedhave vendase, dhe kjo bëhet për shkak të hapjes së tregjeve të shkëmbimit të mallrave. Pra, leku shqiptar pozicionohet si monedha më e fortë në këmbim me euron, e krahasuar kjo me vendet e rajonit. Por ndryshe nga sa po ndodh, ekspertët parashtrojnë idenë se, sipas tezave ekonomike, zhvlerësimi i monedhës vendase do të ndihmonte në forcimin e ekonomisë, pasi do të kishte më shumë përfitime në eksporte. Por sipas tyre, në rastin e vendit tonë, zhvlerësimi i lekut në një kohë kur mungon prodhimi vendas, do të ishte thikë me dy presa për ekonominë. Pra, kjo do të sillte rritje të mëtejshme të çmimeve. Ekspertët parashtrojnë idenë se zhvlerësimi i lekut në vendet e rajonit ka pasur si qëllim stimulimin akoma më shumë të prodhimit vendas, por ka mbuluar edhe deficitin tregtar. Politika e zhvlerësimit të lekut në rajon ka qenë e diktuar nga bankat qendrore, një veprim ky i cili nuk mund të ndërmerret nga ne. Problemi i deficitit tregtar është i pranishëm në shifra alarmante në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, deficiti tregtar për muajin janar të këtij viti arriti në 220 miliardë lekë. Pra, sipas ekspertëve, e vetmja mënyrë për zhvlerësimin e monedhës vendase mbetet ajo për një zhvlerësim të diktuar nga Banka e Shqipërisë, në rastet se ekonomia do ta kërkonte atë. Sakaq, ulja e normave të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë në një kohë kur ekonomia paraqet mungesë të prodhimit vendas, do të sillte çmime akoma më të larta. Po ashtu, ulja e normave të interesit të lekut është edhe në interes të qeverisë, pasi kjo nuk do të sillte kosto të lartë në shlyerjen e borxhit të brendshëm. Por nga ana tjetër, ekspertët parashtrojnë idenë se rritja e normave të interesit redukton uljen e parasë “cash” në qarkullim, ku sipas tyre, me normat e larta që janë sot deri në vitin 2009, të gjitha transaksionet do të kryhen nëpërmjet bankave. Një tjetër faktor i cili mund të ndikojë në zhvlerësimin e parasë vendase, është edhe kriza ekonomike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Rezerva Federale është e detyruar sërish të ulë normat e interesit. Kjo situatë do të përcillet në vendet e Evropës, e cila pritet të vijë dhe tek ne. Gjithashtu, ekspertët veçojnë se faktorët kryesorë që po mbajnë një monedhë vendase të forcuar, janë fillimisht të ardhurat në nivel të lartë të emigrantëve. Pavarësisht se prej tyre kjo periudhë njihet si “e qetë”, të ardhurat e emigrantëve ndikojnë në forcimin e monedhës së huaj. Po këtu veçohet edhe mungesa e prodhimit bujqësor në vend, si dhe investimet e huaja. Por duke iu referuar situatës në rajon, mësohet se zhvlerësimi i monedhave vendase ka sjellë hapjen e tregjeve. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Serbisë, vërehet zhvlerësim i theksuar i kursit të këmbimit të dinarit përkundrejt euros (5.1 për qind), duke filluar nga fillimi i vitit 2008 (nga 79.24 në 83.46 për një euro). Kështu, në datën 28 shkurt, guvernatori i Bankës së Serbisë, Radovan Jelasiç, njoftoi rritjen e normës së interesit me 0.75 për qind, duke e çuar atë në 11.50 për qind. Për sa i përket Kroacisë, kursi i këmbimit midis kunës (monedha kroate) dhe euros pati një zhvlerësim të lehtë me 0.2 për qind në muajin dhjetor 2007, ku euroja u vlerësua nga 7.31 kuna më 30 nëntor dhe me 7.33 kuna më 31 dhjetor 2007. Në terma nominalë, kursi i këmbimit të kunës me euron është forcuar me 0.3 për qind në fund të vitit 2007, krahasuar me 7.35 kuna/euro në fund të vitit 2006. Kursi nominal i këmbimit të kunës ndaj euros iu nënshtrua presioneve rritëse në njëzetë ditët e para të muajit dhjetor. Kërkesa për kuna u rrit për shkak të rritjes sezonale të konsumit dhe të parasë jashtë bankave. Në të njëjtën periudhë, tregu valutor pati një rritje të ofertës valutore, e ardhur si rrjedhojë e fluksit të madh hyrës të remitancave nga jashtë. Kurse në Maqedoni, vetëm në fund të muajit kursi i këmbimit të denarit kundrejt një euroje në tregun valutor ishte 61.29, duke ruajtur nivele relativisht të qëndrueshme.

    KORRIERI
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Lei Rumun 3.68
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  3. #3
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Leku shqiptar eshte dhe monedha e vetme qe nuk eshte korrigjuar prej kohesh. Natyrisht qe numri eshte i madh. Vertetsisht Leku shqiptar ka nevoje serisht per nje korrigjim me nje 0. Apo ka ndonje nga ju qe ka pare qindarka keto kohet e fundit. 1o leke duhet te ishin 1 leke.


    Ky korrigjim eshte vetem nje pasqyrim i tregut, asgje me teper. Shpresoj qe qeveria ta kuptoje dikur ne te ardhmen.

    Pra vertetesisht leku qendron 12,4 me 1 ne krahasim me €. Dhe kjo nuk eshte aspak nje shifer e keqe duke pasur parasysh qe Shqiperia jeton nga emigracioni.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  4. #4
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Leku shqiptar ndodhet ne kete situate sepse shqiperise i mungon eksporti,pra i mungon mbishtesa (surplusi) e brendshme ne shumicen e fushave te ekonomise.

    Ne mungese te emigracionit leku do merrte arratine drejt asgjesimit e me te mbare ekonomia,sepse me ate deficit tregtar 220 miliarde vetem per janarin ,monedhen tone sdo e preferonte me askush ta kishte neper xhepa...

    Por forcimi i monedhes nuk ka pse te vije ne menyre te sforcuar...Japonia e mban jenin 1 me 100 ,pra afer lekut dhe nuk ankohet...

    Kurse zhvleresimi per te shtuar eksportet eshte idiotllik qe ska per te ndodhur ne kohen e sotme,ne kete sistem anormal ekonomik qe ka shqiperia,ku cdo levizje mund te kete 100 pasoja si pasoje e kaosit ku do veproje kjo levizje.

    Levizjet me monedhen behen kur jane shterur te gjitha burimet me fitimprurese,kurse ne shqiperi kemi te kunderten...Burimet fitimprurese jane te pashfrytezuara duke filluar qe nga fushat e prodhimit fillestar e ketej kerkohet te lozet me nje mekanizem financiar qe perdoret vetem ne rastet e urgjences....

    Shteti dhe Banka qendrore te shikojne te bejne kreditime me interesa te uleta ne fushen e prodhimit fillestar e ti lene keto gjera, se jane me rrezik 'atomik' per nje vend qe ka deficitin e muajit janar 220 miliard .....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Aman, kush po e ka mendjen nga leku ne kete situate qe eshte krijuar. Tani qeveritaret vetem Gerdecin kan ne mendje. Disa per te korrigjuar gabimet dhe per mos rene qeveria dhe disa per te hipur ne fron.

    Eh Shqiperi, e mjera Shqiperi.
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  6. #6
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Leku shqiptar ndodhet ne kete situate sepse shqiperise i mungon eksporti,pra i mungon mbishtesa (surplusi) e brendshme ne shumicen e fushave te ekonomise.

    Ne mungese te emigracionit leku do merrte arratine drejt asgjesimit e me te mbare ekonomia,sepse me ate deficit tregtar 220 miliarde vetem per janarin ,monedhen tone sdo e preferonte me askush ta kishte neper xhepa...

    Por forcimi i monedhes nuk ka pse te vije ne menyre te sforcuar...Japonia e mban jenin 1 me 100 ,pra afer lekut dhe nuk ankohet...

    Kurse zhvleresimi per te shtuar eksportet eshte idiotllik qe ska per te ndodhur ne kohen e sotme,ne kete sistem anormal ekonomik qe ka shqiperia,ku cdo levizje mund te kete 100 pasoja si pasoje e kaosit ku do veproje kjo levizje.

    Levizjet me monedhen behen kur jane shterur te gjitha burimet me fitimprurese,kurse ne shqiperi kemi te kunderten...Burimet fitimprurese jane te pashfrytezuara duke filluar qe nga fushat e prodhimit fillestar e ketej kerkohet te lozet me nje mekanizem financiar qe perdoret vetem ne rastet e urgjences....

    Shteti dhe Banka qendrore te shikojne te bejne kreditime me interesa te uleta ne fushen e prodhimit fillestar e ti lene keto gjera, se jane me rrezik 'atomik' per nje vend qe ka deficitin e muajit janar 220 miliard .....
    Rreziku nuk qendron kurrkund. Nuk e di per shtetet e tjera por per Bullgari e Rumani jam i sigurt qe kane rikorrigjuar valuten pas 90.

    Korrigjimi i valutes nuk mund te behet ne menyre te sforcuar. Nese behet i tille athere ka probleme te ndryshme qe mendon dhe ti. Ne rastin konkret ne Shqiperi kane humbur qindarkat.

    Pra ne automatikisht llogarisim nje 0 me shume. Qesharake eshte se shumica prej nesh vazhdon me leke te vjetra e leke te reja pavarsisht se korrigjimi i fundit eshte gati 70 vjec.

    Dmth i vetmi rrezik per popullsine ne rast te korrigjimit do te ishte:

    Leke te reja = 1
    Lekte te vjetra = 10

    Leke te vjetra fare= 100



    Ne kete menyre do te filloje te pakten te paguaje serisht ne shuma normale. Psh buka do bente 12 leke. Rrogen do e kishe 5000.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Me mir e lig dhe e nderrshme se siq treguan ne lajme,ne Lituani zun sa njerz duke fabriku,100 euro fallce me mija me mija...po gazetarja tha mos u shqetsoni ...shif 50 -shet te fabrikuara ne Itali ...prit prit shif 10 -shet te fabrikuara ne france
    rujuni ne pushime se edhe goglat shiten per arra..
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #8
    Vete vlera e lekut kundrejt euros nuk ka shume rendesi dhe nuk tregon ndonje gje te madhe, po levizja e lekut ne krahasim me euron ka me shume rendesi.

    Se eshte 120 = 1 euro apo 12 = 1 euro nuk ka ndonje rendesi te madhe, thjesht e dyta do ishte me e lehte ne perdorim.

  9. #9
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Jo Qyfyre nuk eshte ashtu.

    Pike se pari korrigjimi i lekut me nje 0 nuk behet per lehtesi llogaritjesh, por per te paswyruar tregun.

    Cila eshte monedha me e vogel qe ti ke ne xhep?

    Une them se monedha me vogel qe ti ke ne xhep eshte 5 lek.

    Ku vane qindarkat? Ore ku vajti monedha 1 Lek?

    Monedha 1 lek u zhduk si pasoje e inflacionit te rende te viteve 90'. Pra si perfundim shteti ne kete kohe ka shume shume lek ne qarkullim.

    Ky lloj leku pa nje korrigjim nuk do ta marre kurr veten.


    Si shembull mund te marresh bullgarine qe pas 90 ishte ne gjendje ekonomike akoma me keq se Shqiperia.

    I futi nje korrigjim levit, beri lidhjen me marken gjermane ( pra levi bullgar kishte lidhje direkte me marken gjermane te pandryshueshme gje qe zhduku inflacionin) dhe ne kete menyre stabilizoi ekonomine brenda pak muajsh.

    ee po duhen koke ne shtet e banke qendrore e jo karagjoza.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Letër e hapur nga Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore “VATRA”
    Nga Vicianum në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 11:11
  3. Kosova Lindore nuk duhet të harrohet dhe as të sakrifikohet
    Nga iliria e para në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2005, 08:21
  4. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 13:16
  5. Parlamenti Europian: Te hiqen vizat per Europen Lindore
    Nga Enri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 07:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •