Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Ti kë do të zgjidhje?

    TI KË DO TË ZGJEDHJE?

    Një grua po ujiste kopshtin, kur pa tre pleq që po qëndronin para oborrit të saj. Ajo nuk i njohu andaj u afrua dhe i tha:

    Nuk më duket se ju njoh, por duhet të jeni të uritur. Ju lutem, hyni në shtëpi që të mund të hani diçka.

    Ata ia kthyen:

    Është burri juaj në shtëpi?

    -Jo, -u përgjigj ajo, -nuk është.

    -Atëherë, nuk mund të hyjmë. -ngulën këmbë ata.


    Në mbrëmje, kur burri u kthye, ajo i tregoi gjithçka kish ndodhur. Burri pa u menduar fare i tha:

    -Dil dhe tregoju se kam ardhur dhe ftoj që të hyjnë brenda!


    Gruaja doli për të ftuar që të tretë.

    -Nuk mund të hyjmë që të tre në shtëpi, -shpjeguan pleqtë.

    -Pse? -pyeti ajo. Një nga burrat tregoi një nga miqtë e tij dhe shpjegoi:

    -emri i tij është Pasuri.


    Më pas tregoi tjetrin.

    -Emri i tij është Sukses, dhe mua me quajnë Dashuri. Tani, shko brenda dhe vendos me burrin tënd se cilin doni nga ne të tre që të hyjë brenda.


    Gruaja hyri brenda dhe i tregoi burrit gjithçka që ata thanë. Ai u gëzua dhe tha:

    -Sa bukur! Nëse është kështu, atëherë të ftojmë Pasurinë që të vijë dhe të mbushë shtëpinë tonë!


    E shoqja nuk qe dakord:

    -I dashur pse të mos ftojmë Suksesin?


    E bija që po i dëgjonte prej kohësh u afrua dhe tha:

    -A nuk do të ishte më mirë të fusnim brenda Dashurinë? Kështu, familja jonë do të ishte plot dashuri.

    -Marrim në konsideratë këshillën e vajzës sonë. -tha burri. -Shko jashtë dhe thirr dashurinë, që të jetë i ftuari ynë.


    Gruaja doli e tha:

    -Kush nga ju është Dashuria, le të vijë, ju lutem dhe le të jetë i ftuari ynë.


    Dashuria u ngrit nga ulësja e vet dhe u drejtua kah shtëpia. Edhe të tjerët u ngritën dhe e ndoqën pas. E habitur, gruaja iu drejtua Pasurisë dhe Suksesit:

    -Unë ftova vetëm Dashurinë: pse po vini dhe ju?


    Të tre u përgjigjën njëherësh:

    -Nëse do të kishe ftuar Pasurinë ose Suksesin, dy të tjerët do të qëndronin jashtë, por meqë ftove Dashurinë, kudo që shkon ajo shkojmë edhe ne me të. Ku ka dashuri ka dhe Sukses e Pasuri.



    URIMI IM PËR JU ËSHTË: Ku ka dhembje, ju uroj Paqe e Lumturi. Ku ka mungesë besimi në vetvete, juuroj besim në aftësitë e tuaja për ta kaluar. Ku ka druajtje, ju uroj dashuri dhe kurajë.


    Cila do te ishte zgjedhja juaj dhe perse ?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Ishalla Funksionojne Perrallat.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Ishalla Funksionojne Perrallat.
    Me vjen keq qe pikerisht prej teje lexova kete pergjigje.

    Eshte nje histori e trilluar qe percjell nje mesazh te madh . Qellimi ishte pikerisht ky mesazh dhe jo " perralla".

    Ti ke do te zgjidhje eshte pyetja ...
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kristiano
    Anëtarësuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Lezhe
    Postime
    476
    Me pelqen menyra se si eshte ndertuar tema,po pyetja ishte nese do zgjidhja midis dashurise ,parase apo suksesit?

  5. #5
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Parate do zgjidhja shume e nderuar Perla!

    Dashuri Barbonash nuk e soportoj dot!
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783
    ne baze te asaj qe lexova,une e mora pergjigjen.pra,nese dashuria ndiqet nga suksesi dhe pasuria,ate do te zgjidhja.por edhe ne rast te kundert,perseri dashurine do te zgjidhja.suksesi nuk sjell dashuri.pasuria gjithashtu.keto te dyja jane te lidhura me njera tjetren.pastaj kush jam une te vendos dicka tjeter?jam rritur me dashuri dhe kete do kerkoja nga jeta ime.nuk jam mesuar me pasuri dhe nuk do me mungonte shume.per sa i perket suksesit,eh.ai fitohet po te duash.

  7. #7
    Wilma Maska e xhuliana
    Anëtarësuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    Emilia-Romagna
    Postime
    824
    Tamam perralle qenka dhe ska shans te jete dicka reale....

    Dashuria qe ndiqet nga suksesi dhe paraja nuk ekziston!!!
    Megjithate do te zgjidhja dashurine edhe pse do te thote te jetosh edhe te punosh sa per te mbijetuar duke pritur fatin se mos te bjeri naj llotari.
    La Lussuria, La Superbia e L'Avarizia ostacolano il Pentimento

  8. #8
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Nqs njeri ka dashurine i ka te gjitha,paraja dhe suksesi ikin e vijne. Dashuria mbetet e dashur xhuliana.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #9
    Wilma Maska e xhuliana
    Anëtarësuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    Emilia-Romagna
    Postime
    824
    Qe dashuria MUND te mbetet jam dakort por qe paraja vjen eshte shume e veshtire.
    La Lussuria, La Superbia e L'Avarizia ostacolano il Pentimento

  10. #10
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    E perse e veshtire ?

    Si kujton ti,apo si deshiron qe parate te te vijne dhurate nga qielli. Asgje nuk arrihet pa perpjekje . Kur ke zemren e ngrohte arrin te punosh me shume dhe se bashku 2 njeres qe duhen arrijne tja dalin, mjafton vetem deshira e mire.

    Juve do te preferonit nje njeri qe ka leke dhe ku mund te jetonit rehat ,apo qe pasurine ta ndertonit se bashku me te ?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cila eshte ajo zgjidhje e drejte e çeshtjes shqiptare...
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 12:36
  2. Vetëvendosja proteston dhunshëm kundër planit të Ahtisarit
    Nga Alienated në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 769
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 08:50
  3. Zgjidhje, apo sërish pseudozgjidhje?
    Nga Borix në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 10:48
  4. Mustafaj: Kosovës t'i jepet pavarësia e kushtëzuar
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 186
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 12:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •