A thua cka me te vretete eshte duke ndodhur me djem dhe vellezerite tan ne ushtri.Ky nuk eshte rast i vetem.
21- vjeēari Genci Balliu i jep fund jetės nė vendrojė 40 minuta para mbarimit tė shėrbimit
Ushtari vetėvritet me tre plumba
"Pas tre muajve do tė lirohej nga shėrbimi ushtarak"
Ilir Bushi
TIRANE
Mister i plotė mbi vetvrasjen e Genci Balliut i cili ėshtė gjendur dje nė mėngjes me tre plumba automatiku nė mjekėr, gjatė kryerjes sė shėrbimit nė repartin 1001, pranė zonės sė quajtur Rrapi i Trishit. Pak orė para festės sė Ushtrisė ai ėshtė gjetur i vdekur nė vendroje, ndėrsa nga automatiku mungonin 3 fishekė.
Ka qenė ora 06:20 minuta kur ushtari i repartit tė Kimisė ka kalkuluar automatikun e tij nė pozicionin e goditjeve me breshėri dhe pastaj ka qėlluar nė drejtim tė mjekrės duke mbetur i vdekur nė vend. Sipas drejtuesve tė kėtij reparti ushtari Genci Balliu ishte nga Librazhdi dhe ai pėr tre muaj do tė lirohej. Ndėrkaq, ai ka kryer vetėvrasjen rreth 40 minuta para se tė mbaronte koha e shėrbimit pėr tė shkuar mė pas nė fjetore. Sipas ekspertėve mjeko-ligjorė vetvrasja ėshtė kryer gjatė njė momenti tė rėndė depresioni, por ende nuk janė sqaruar shkaqet qė kanė rėnduar gjendjen e tij psikologjike.
Ngjarja
Genci Balliu ishte nė mbarim tė orarit tė shėrbimit kur papritur nė vendrojen e tij janė dėgjuar tre krisma me breshėri. Shokėt e tij tė baterisė dhe drejtuesit e repartit kanė vrapuar menjėherė pranė vendrojės por kanė gjetur ushtarin tė rrėzuar pėrtokė dhe armėn e tij tė nxehtė nga goditjet e plumbave. Vetė ai ishte i pėrgjakur dhe i shfytyruar nga plumbat. Sipas dėshmitarėve ushtarakė qė arritėn menjėherė nė vendngjarje, ora ishte pikėrisht 06:20 minuta e mėngjesit. Ndėrkohė nė orėn 07:00, Genci do tė linte shėrbimin pėr tė kryer veprimet e tjera tė regjimit ushtarak nė fjetore. Menjėherė pas konstatimeve dhe verifikimeve tė para, ushtari ėshtė dėrguar nė drejtim tė spitalit Nėnė Tereza, ku pasi ėshtė vėrtetuar vdekja ai ėshtė dėrguar nė morg. Ndėrkaq zėdhėnėsja e Ministrisė sė Mbrojtjes Marjana Zagalli ka konfirmuar ngjarjen duke theksuar se pėrfundimi i ekspertizės mjeko-ligjore flet pėr njė rast vetėvrasjeje. Ajo theksoi gjithashtu se ushtari ka pasur probleme nė komunikimin me eprorėt pėr kryerjen e shėrbimit. Megjithatė arsyet e vetėvrasjes mbeten ende njė mister pėr tė gjithė drejtuesit e Repartit tė Kimisė dhe ushtarėt e shėrbimit qė ndodheshin afėr tij. Sipas ekspertizės paraprake thuhet se vetėvrasja ka ardhur si rezultat i njė depresioni tė rėndė qė ka pėsuar ushtari gjatė shėrbimit. Por megjithatė nuk janė zbuluar ende arsyet e plota qė i kanė shkaktuar atij kėtė depresion. Ka shumė mundėsi qė ngjarja tė ketė rjedhur nga problemet e marrėdhėnieve tė tij brenda repartit 1001, ku nuk pėrjashtohet ndonjė atakim me eprorėt. Sidoqoftė kjo mbetet nė kufijtė e hipotezės sepse fakti qė janė gjendur tre plumba nė mjekrėn e tij shton misterin e vetė-vrasjes.
Reparti
Pas vetėvrasjes sė 21 vjeēarit, njėri nga oficerėt e repartit na tha se viktima ėshtė gjendur i shtrirė, ndėrsa nė karrikatorin e automatikut mungonin tre fishekė. Ndėrsa ekspertėt thanė se nė mjekėr ėshtė konstatuar njė vrimė e madhe, pas breshėrisė sė plumbave. Menjėherė pas ngjarjes nė repart kanė mbrritur me radhė tė gjithė drejtuesit e lartė dhe oficerėt tė cilėt kanė bėrė analizėn e situatės nė vend. Duket se ngjarja ka qenė e shkėputur nga atmosfera e pėrgjithshme qė zotėronte nė repart. Pėrveē kėsaj, gjatė ditės sė djeshme Arma e Kimisė ka marrė pjesė nė ceremoninė e parakalimit me njė bateri tė veēantė ushtarake. Ndėrkaq prokuroria ka nisur tė shqyrtojė pistėn e hetimeve.
--------------------------------
------------------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt