KONGRESI I TRIESTIT
Rrėmuja e njė kongresi shqiptar nė Triest, njė parashikim pėr Trepēėn e Kosovės
***
Baron Franc Nopēa
Nga Triesti u ktheva nė Vjenė. Aty, kur unė i tregova Berhtoldit pėr pasojat e mundshme negative nėse froni shqiptar do tė mbetej bosh pėr njė kohė tė gjatė, ai mu ankua se nuk gjente njė kandidat tė pėrshtatshėm. Nė fakt, kishte njė numėr tė madh kandidatėsh. Nė radhė tė parė ishte Konti Urah fon Vyrtemberg, pastaj edhe njė princ egjiptian, Ahmed Fuad, dhe djali i Markezit Castriota nga Napoli. Nė kėto rrethana, vendosa tė merrja njė hap qė mund tė mė bėnte lehtėsisht qesharak dhe mund tė dėmtonte tėrė imazhin e punės time pėr shqiptarėt. Megjithatė mora guxim dhe e provova. Unė i thashė Shkėqesisė Konrad me shkrim se edhe unė do tė isha gati tė bėhesha kandidat pėr fronin, nėse kandidatura ime do tė mbėshtetej nga Ballhausplatzi. I shpjegova se do tė mė duhej vetėm njė shumė e madhe, pėr tė blerė tė ashtuquajturit patriotė shqiptarė. Nga pėrvoja ime me puēin e Monpensiesė, pashė se nuk do tė ishte e vėshtirė qė tė shpallesha mbret prej tyre. Nė momentin kur tė bėhesha mbret evropian, nuk do tė kisha tė vėshtirė tė gjeja fonde tė tjera tė duhura duke u martuar me ndonjė amerikane tė pasur me pretendime pėr njė titull aristokratik, pra tė hyja nė njė martesė ku normalisht do tė kisha antipati. Mbėshtetjen e banorėve tė Veriut e kisha tė sigurtė pėr shkak tė qėndrimit tim aty nė vitet 1910 dhe 1911, dhe nė Vjenė mund tė shpresohej qė Ismail Qemali, i mbėshtetur mė parė nga Berhtoldi, nuk do tė krijonte vėshtirėsi. Disa ditė mė vonė, mė datėn 22 mars, i shkrova kėtė letėr:
Shkėlqesi!
Pėr shkak tė acarimit tė fatlumtė tė marrėdhėnieve tė Monarkisė me Malin e Zi, pjesa e fundit tė bisedės sonė qė lidhej me mua, ėshtė bėrė pa rėndėsi. Nėse flisni pėr kėtė punė me Kontin Berhtold, do tJu kėrkoja tė mos e pėrmendnit fare kandidaturėn time, qė tė shmang pėrshtypjen e interesit vetjak. Para ndėrhyrjes sonė aktive ky hap mė dukej e vetmja rrugė, por pėr fat, Ballhausplatzi ka vendosur pėr njė mė tė mirė. Pėr sa i pėrket Dukės Monpensie, ai mbetet njė rrezik dhe mė duket se meqenėse ai udhėton nėn flamurin anglez, nuk kemi mundėsi tjetėr tė veprojmė kundėr rrengut tė tij tė planifikuar pėrveē njė aksidenti detar ku jahti i tij, qoftė duke u larguar nga Brindisi, qoftė duke ardhur nė Vlorė, tė pėrplaset rastėsisht me njė avullore tė Llojdit, duke bėrė tė domosdoshme qė Duka tė shpėtohej nga uji dhe tė ēohej ne Triest apo nė Kotorr. Siē kam dėgjuar, ai ka bėrė njė pėrpjekje tjetėr pėr tė vendosur kontakte me Ismail Qemalin. Duke Ju kėrkuar ndjesė qė kohėt e fundit Ju kam marrė kaq shumė kohė, mbetem me shumė respekt,
Baron Franc Nopēa
Ka mundėsi qė kandidatura ime tė pritej me shpotitje nė qarqet kompetente. Disa javė mė vonė kur u tėrhoqa i neveritur nga ēdo veprimtari lidhur me Shqipėrinė, shumė njerėz menduan se kjo ndodhi vetėm se nuk u realizuan planet e mia ambicioze. Unė hoqa dorė pėr shkak se Shqipėria siē doli nga Konferenca e Londrės, ishte njė lindje e vdekur. Nuk u pėrpoqa tė mbrohesha nga akuzat dashakeqe tė pėrdorura me kėnaqėsi nga kundėrshtarėt e mi, duke ditur se ngjarjet qė do tė vinin, do tė pėrbėnin mbrojtjen mė tė mirė. Shembja e shtetit shqiptar nė vitin 1914 tregoi se unė pata tė drejtė nė vitin 1913 tė largohesha nga anija qė po fundosej. I vetmi gabim qė bėra ishte fakti se unė i parashikova ngjarjet shumė mė parė se kundėrshtarėt e mi. Gjatė kohės kur po mbahej ende Konferenca e Londrės, nė fronin e Shqipėrisė hypi princ Vidi. Nė kėtė kohė doli nė pah edhe Prenk Bibė Doda, i cili udhėtonte tutje e tėhu midis Vjenės dhe Romės. E kisha tė qartė prej kohėsh qėndrimin e tij proserb dhe promalazez, me anė tė tė cilit ai kėrkonte njohjen e tij si princ i Mirditės. Qė prej fillimit tė luftės ballkanike ai u bashkua me Malin e Zi dhe mė vonė, bashkė me Marka Gjonin, gjatė pėrparimit tė trupave serbe kundėr Lezhės, iu hapi rrugėn trupave tė tyre. Pas kėtyre gjėrave nuk mė habiti kur mė njoftoi, duke mė trajtuar si mikun e tij personal, gjatė njė darke festive nė Hotelin Zaher [Hotel Sacher], se ai kishte ndėrmend tė kthehej nė Mirditė jo nga Durrėsi, por nga Beogradi. Besimi i tij shkonte aq larg sa qė ai mė kėrkoi tė ndėrhyja pranė Berhtoldit nė kėtė ēėshtje. Fill pas Kongresit tė Shqiptarėve dhashė dorėheqje nga Komiteti Shqiptar pėr shkak tė kufijve tė Shqipėrise tė caktuar nė Londėr dhe u tėrhoqa nga ēdo veprimtari politike. Kjo Shqipėri ska pėr tė mbijetuar. Nuk do tė mbijetojė sepse ajo detyrimisht do tė bjerė pre e njėrės prej dy fuqive fqinje. Mė keq se asgjė. Gjykoj se njė veprim i mėtejshem pėr Shqipėrinė nuk pėrputhet me sigurinė e Monarkisė. Njė Shlezvig-Holshtajn i ri. Kjo Shqipėri mjafton pėr tė blerė neutralitetin e Italisė, jo mė shumė. Kėto janė fjalėt qė i pėrgatita dhe i dėrgova me shkrim Konradit. Dorėheqjen time nga Komiteti Shqiptar e morėn pėr keq. Gjithsesi unė u tėrhoqa nga ēdo veprimtari e mėtejshme pėr Shqipėrine dhe i shpjegova arsyet e mia Shkėlqesisė sė Tij Konradit, Berhtoldit, Shkėlqesisė sė Tij Berenrajter [Baerenreither] dhe tė gjithėve qė donin tė mė dėgjonin.
Pjesė nga vepra mė interesante e Nopēės
Udhėtime nė Ballkan: kujtimet e baronit Franc Nopēa
Titulli nė original:
Reisen in den Balkan: die Lebenserinnerungen des Franz Baron Nopcsa
Krijoni Kontakt